Kur fjala kthehet në lot
Kur fjala kthehet në lot
Deti bëhet tokë. ..
ëndrrat ikin…
Të mallkuar nga fjalët
Nuk mund ta ndal kohën.
Nuk i kishe sytë mbyllur
As që ke thënë se je i verbër
Përsëri…
Unë jam duke ëndërruar
A e besuat…!!!
Shhhhttt, hesht, qaj
Mos e lejo me shpirt
Asgjë për të marrë..
Lulja thahet përsëri…
Dimri ka kaluar,
çdo vit vjen
Koha kalon…
plagët gjejnë shërim…
Ju do të kapni ëndrrën tuaj
Dhe engjëlli… vjen përsëri.
Nuk ishte një ëndërr
Nuk ishte një ëndërr
Por një dëshirë e çmendur erdha tek ti..
I zgjate duart
Nuk më mbajte pranë
Nën qiellin blu Plot dashuri.
Gri në tokë dhe gri në qiell
Përveç duarve tuaja…
ato mbajnë blu
Pse janë duart e mia të shtrira?
Kur me të vërtetë Nuk afrohem As ne perqafim..?
Nuk ishte një vizion
Por dëshira e çmendur e shpirtit tim. ..
E ndjej akoma atë përqafim!!!
Më mungon fjala
Më mungon fjala
Ajo e pa thëna,
Ku ta gjej!!!???
Dje binte shi
e mendova
Ti mbledh pikat
që xhamin tim,takuan
…por,edhe sikur të mundja,
Cila është fjala qe do shkruaj!!???
A shkruhet fjala me pika shiu. .?
Ç’te bëka mendja kur zemra ndjehet bosh!!!!
Fjala nuk shkruhet,por lulet marin jetë
E çelin mbi tokë,…ti ku mbete,nderkoh???
Me pika shiu vargun e fillova…u mbyta nder lotë e kohën ngatërrova.
Në ëndërr me ty,por në gjumë nuk isha.
Mendje çuditur…..as shi nuk binte,jo!!
Fjalën tënde kerkova!!!
Deri kur dhimbja per ty
Deri kur dhimbja per ty
Do me mbyse frymen…?
Me do duroje kjo zemer…?
Cila eshte ndjenja qe e mund trishtimin…?
Do kerkoj nje dashuri tjeter..
A ka valle, tjeter si kjo….?
helmin dhe sherbetin
M’i servir….
E prap…
….dashuri mbetesh per syte e mi..
Ahhh ky malli shkrete
Ahhh ky malli shkrete,
I rende sa nje mal
Ne zemer me brengos.
Ulur buze detit
Emrin tend me rere e shkruaj
Me yjet e mbremjes
Imazhin tend krijoj..
E ne cdo cep te kesaj toke
Kur shkel, te kerkoj…
Ohhh nuk te gjej askund
E nuk te ndjej…
Vec ne shpirt, dhimbjen e mallit
E heshtjen e ikjes..!!
Engjejt zbresin ne toke
E endrrat ngjiten ne qiell..
Ndaj me ty un jam..
Ne toke e ne qiell.
Nen hijen e endrres
Nen hijen e endrres
U struka
Pa meshire..
Se nuk desha ta pranoj
Ate lamtumire!!
Kopesht trendafilash
Sodita sy mbyllur
Dhe erdha te ti
Me te bukuren enderr. …
zhyta shpirtin ne perqafimin tend
Fundosa zemren….
Ne nje det pa fund
….me ty
M’u ndryshken mendimet
M’u ndryshken mendimet
Ngujuar ne erresire
Duke shkallmuar
Betejen e heshtjes se mjeruar..
Cila stine je ti. .?
Kur ne dimer i cel lulet
E ne pranvere i vyshk?
Cila enderr je ti
Kur nates i jep drite
E dites i erreson shikimin?
Cila fjale je ti. .??
Kur heshtjen e kumbon
E biseden s’e lejon?
Cila kenge je ti..??
Kur melodise i shton ritmin
E tekstin pa fjale e le?
Cila stine..enderr. .
Fjale…kenge…
Je.?
Cila stine je ti. ?
Kur rrezen diellit ja mer
E shkrin akullin
Ne vullkan e kthen?
Cila zemer je ti..?
Kur buzeqeshjen ne jete e sjell
Por lotin ne det e kthen?
ulur ne karrige me foton tende bisedoj
ulur ne karrige me foton tende bisedoj
nje lot rreshqet,ti nuk e ndal
te flas,por ti hesht,,
te buzeqesh,,por ti nuk me shoqeron,
ateher mendova se nuk me sheh dhe nderrova vend,,,
te fola prap,,,,ti,,,,,,,,heshte,,,
bertita me shpirt,pa ze,u merzita me ty,
te ktheva kurrizin,,,ti prap heshte,,nuk me the ASGJE,,,
syte e tu dicka me thone,,une e di,
por nuk jam mesuar te kuptoj akoma heshtjen tende,,,
do me duhet kohe,,
por e di qe ti do komunikosh me mua edhe ne heshtje,,,
ndoshta un s’jam gati,,por ti do me mesosh,,,te jetoj pa ty,,,,
do me ndihmosh te gjej ate cka kam humbur,,,dashurine per jeten,,,!!!!!
Ka lotë të fshehur në shpirt
Ka lotë të fshehur në shpirt
që zbresin nëpër rrugët e zemrës
ku ndalen dhe krijojne
liqenin e dhimbjes …
Ka sy të bukur plot dritë
por te trishtuar në shkëlqimin e tyre të thellë … ka trupa perfektë ne aparence
që e bëjnë hënën dhe yjet të kërcejnë
por brenda plot plagë dhe shenja
Ka mendime, që mbesin të mbyllura
brenda atyre lotëve
ka fjalë që mbeten të gdhendura
brenda atyre syve
dhe ka vende që shoqërojnë ato trupa….
dhe jam une
ne rrugetimin tim
ku përveç lotëve,
fjalëve,
plagëve dhe dhimbjes
egzistojne ëndrrat e mia …. !!!!
Kam disa endrra
Kam disa endrra qe vetem ti i dije dhe ike duke i mar me vete,me lumturon ideja qe ti ke dicka timen ne boten tjeter e une kam kujtimin tend ne kete bote.
Nuk e di cfare gjete ne ate bote..si te priten….cfare te thane ..?di qe ne kete bote,ke lene nje vend bosh te paimagjinueshem,nje dhimbje te pa fund e pa sherim…nuk te kujtoj me lot ne sy,je gezimi im,me ty bie e ngrihem..te kujtoj me ate buzeqeshjen plot jete qe mbaje ne buze…e i jap kuraje vetes kur me duket sikur mungesa jote me shtrengon zemren e me len pa fryme…
Edhe pse ike ne boten tjeter…me jep akoma shprese e deshire per jete..ti mbetesh idhulli im o i shtrenjti babush….
Kur syte m’i sheh me lot,mos u trishto…jane lote malli…
Kur trishtimi me mbulon te gjithen,mos u merzit….eshte trishtim per mungesen e te shtrenjtit perqafim…
Kur te dukem e mbytur dhe e pa shprese…mos u merakos…kujtimi yt me ndihmon te jem prap e forte…
Me rrezon mbremja
Me rrezon mbremja
Tutje qeshjen m’a hedh..
E prap,pyes veten:-
A eshte heshtja…apo
….zhurma e heshtjes
Qe me trondit!!!
Kur endrrat larg i sodis
Buqete me lule stine
Edhe flladi i muzgut
Syte m’i ndrin…
Fjala…tretet ne heshjen e saj
E dhimbja shkrihet nen lotet e zbehte.
Sikur endrra te kish jete
Sikur endrra te kish jete
E gjumi mos t’me kish zene,
Ahhhh ai perqafimi yt…
Hapa syte e pa ty isha.
Ti me vjen ne endrra
E fjalen qe dua,me thua
Sikur dhimbjen ma din
A thua jeton me mua….???
Zgjimi i hidhur pa ty
E Jeta trishtueshem kalon
Sikur cdo nate Serish te vish,
Diten e kaloj endrren duke kujtuar…
Shume me mungon!!!
Kur rri e pret..
Kur rri e pret..
dhe heshtja te mbyt ndjenjen
Qorton fjalen e thene..kerkon
Magjine e endrres…serish te kthehet
A eshte penduese fjala
Apo ikja e llogjikes?
Se edhe guri,nese din ta kuptosh
Fjalen e tij,e thote..
Por kur malet u mblidhkan
E rende ne supe te rendojne,
Asgje e thene nuk gjen derman.
E nga dritarja..ashtu i heshtur
Me syte ngulitur nga rruga
Tashme bosh….kerkon..
Kerkon ate fjale…buzeqeshje apo shprese..qe nuk dije, nje dite
Kaq shume do e prisje..
Ankthi i refimit erreson
E shpresa fillon…kerkon.
—————