Refugjatë ukrainas në shtëpinë e stërmbesës së Tolstoit. – Pamja marrë nga TV/SRF Tagesschau
Në mesin e më shumë se 12.000 refugjatëve që erdhën në Zvicër nga Ukraina, ka edhe shumë fëmijë.
Shumë afër nga Crans Montana, në Valais, jeton Marta Albertini, stërmbesa e shkrimtarit të famshëm rus, autorit të “Lufta dhe Paqja”, e cila ka vënë në dispozicion një apartament për dy familje ukrainase.
Historia e Marta Albertinit, gruas së Leonardo Albertinit, djalit të Luigi Albertinit, themeluesit dhe drejtorit të Corriere della Sera, dhe mbi të gjitha stërmbesa e Lev Tolstoit, është një histori me përmbajtje të lartë simbolike.
Gruaja, e cila tani është 85 vjeç, ka jetuar për një kohë të gjatë në Orvieto dhe prej disa kohësh banon në Zvicrën frëngjishtfolëse.
Në Lens, shumë afër stacionit të famshëm të skive Crans Montana, Marta Albertini zotëron një apartament, në të cilin mirëpriti dy familje ukrainase që ikën nga lufta.
“Është detyra ime – tregon ajo për mikrofonat e radiotelevizionit zviceran, gjyshja ime me siguri do të kishte bërë të njëjtën gjë dhe, jam i sigurt se të njëjtën gjë do ta kishte bërë edhe stërgjyshi. “.
Dhe si do të kishte reaguar paraardhësi i saj famshëm ndaj luftës kundër Ukrainës?
“Me tmerr, me tmerr total. Ai ka qenë gjithmonë kundër luftës, kundër dhunës. Mendoj se do të ishte vërtet i dëshpëruar përballë asaj që po ndodh”, vëren Marta Albertini.
Ndërkohë, refugjatët ukrainas vazhdojnë të vërshojnë edhe në Zvicër. Ndërmjet të martës dhe të mërkurës, janë regjistruar 874 të ardhur të rinj, për gjithsej 12,750 persona që nga fillimi i luftës.
Në nivel global, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët raporton mbi 3.6 milionë njerëz që kanë kërkuar strehim jashtë vendit, veçanërisht në Poloni, e cila aktualisht strehon më shumë se 2.1 milionë refugjatë dhe persona të zhvendosur nga vendi fqinj.
Ata që u larguan nga Ukraina janë kryesisht të moshuar, gra dhe fëmijë. Për këta të fundit janë hapur dyert e shumë shkollave në Zvicër./swissinfo.ch/eb
Komentet