Nje shenim mbi lajmin (publikuar ne FB)
20 Tetor 2013
Nje mirenjohje e thelle vjen nga Muzeumi i Holokaustit ne Jerusalem per nje familje arabe. E para familje arabe qe nderohet me kete titull mirenjohje, nje titull i larte. Jo aq nga emertimi i titullit, por nga mesazhi i thelle qe buron prej tij. “Righteous Among the Nations honor”, keshtu quhet ky titull kesaj here akorduar egjyptianit Dr. Mohamed Helmi. Nderkohe qe dihet qe marredheniet mes Israelit dhe Egjyptit jane jo miqesore, megjithese qe prej tre dekadash tashme, eshte nenshkruar marreveshja e Paqes. Gjithesesi ky nderim qe i behet familjes se Dr. Helmit, (pasi ai vete ka vdekur), eshte nje hap drejt rruges se veshtire drejt Paqes. Eshte nje mesazh per te gjithe njerezimin, sepse na kujton fort se te gjithe jemi qenie njerezore ne rradhe te pare e pastaj viktima te lodrave te politikave cnjerezore e lakmitare.
Po a e thyen akullin e armiqesise ky nderim? Sigurisht qe jo, por eshte edhe ky nje nga guret e shumte ne rrugen drejt Paqes e Mirekuptimit Njerezor.
P.S.: Mua me pelqen te shqyrtoj dimensionet vijuese te ketij lajmi:
1. Perceptimi i politikes mbi veten.
2. Perceptimi i kesaj politike mbi kundershtarin dhe synimet e tij. 3. Perceptimi mbi fuqine dhe mundesite e kundershtarit.
4. Aftesia e kesaj politike per te percaktuar ndjeshmerite e kundershtarit.
5. A jane te gatshem te ecin buze gremines, ose a jane te gatshem te perceptojne buzen e gremines si nje autostrade?
Kur dihet qe etja drejt imazhit si politikane te forte ua zbeh shikimin dhe ua zhduk deshiren per te pranuar….te verteten.
Post Post Shkrim- 2024
Lufta qe filloi n Izrael me masakren e Hamasit me 7 Tetor 2023, ku mbeten te vrare mijera njerez dhe u moren peng qindra te tjere te cilet u torturuan ne menyren me cnjerezore, me barbare te mundshme pa bere asnje dallim moshe apo gjinie, raketat qe konkurojne me yjet ne qiell, zhurma e tyre, sirenat, vrapimi ne vendet e mbrojtura, frika qe endet ne ajer ku era e shperndan nder te gjitha palet, te ben te mendosh se je ne nje hapesire te gjere, si ne nje autostrade. Po ne fakt je ne buze te nje humnere. Eliminimi e drejtuesve te larte te organizates terroriste Hamas e Hezbollah, sigurisht qe pervec eliminimit fizik, percon edhe nje mesazh te forte Paqeje. (per shume vete ndoshta ky etiketim mund te duket absurd). Lufta hakmarrëse e Izraelit në Rripin e Gazës, të udhëhequr nga Hamasi, është shoqëruar me sulme të përditshme raketore ndërkufitare nga Hezbollahu – grup i armatosur dhe parti politike që kontrollon një pjesë të madhe të jugut të Libanit.
Sulmet me raketa të Hezbollahut bënë që Qeveria izraelite të urdhërojë evakuimin e të gjithë banorëve që ndodhen disa kilometra larg kufirit të veriut. Lëvizja fillimisht zhvendosi 60.000 njerëz dhe krijoi një zonë të mbyllur ushtarake që shtrihet 120 kilometra nga Deti Mesdhe deri në Lartësitë e aneksuara të Golanit.
Ndërsa fshati Gesher Haziv ndodhet jashtë zonës së evakuimit, shumë banorë u larguan vullnetarisht nga vendbanimi që dikur ishte shtëpi për rreth 1.000 njerëz. Kërcënimi nga sulmet ndërkufitare të Hezbollahut – i konsideruar një grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara, megjithëse BE-ja e ka shpallur të paligjshëm vetëm krahun e tij të armatosur – vazhdon të jetë i madh.
Dhe, që nga pushtimi tokësor i Izraelit në jug të Libanit në fillim të këtij muaji dhe sulmet ajrore të vazhdueshme në të gjithë vendin, Hezbollahu e ka rritur intensitetin dhe shtrirjen e sulmeve të tij me raketa, duke synuar qytete deri në jug të Haifës dhe duke zhvendosur dhjetëra mijëra izraelitë të tjerë. Sipas zyrtarëve izraelitë, sulmet me raketa të Hezbollahut kanë vrarë dhjetëra njerëz në veriun e Izraelit gjatë vitit të fundit.
Qyteti Kiryat Shmona, i cili ndodhet brenda zonës së evakuimit, kishte një popullsi prej më shumë se 26.000 banorësh një vit më parë, po u larguan për në Haifa.
Dhe jo vetem ketu…Te evakuar ka ne Tel Aviv e qytete te tjera.
Ata kane ikur nga shtepite e tyre, po perseri jane ne shtepine madhe, te vetmen qe kane zgjedhur te jetojne.
Natyrisht qe keto jane probleme, kjo eshte lufta fizike, po problemi ne fakt eshte tek vijimesia e ketyre organizatave terroriste, te cilat kane synime te qarta dhe percaktime po aq te qarta ideologjike e qe punojne fort me propaganden e duhur per to.
Dhe kjo eshte nje sfide shume e forte dhe e veshtire me kosto shume te larta njerezore.
Le te shpresojme qe kjo te mos zgjase. Le te shpresojme qe pengjet te kthehen ne shtepite e tyre, qe njerezit t’i gezohen diellit kur lind e perendon dhe kur e qeshura e femijeve te jete kenga me e shtrenjte ne bote.