Shkrimtari i madh anglez Uilliam Shekspir shumicës se lexuesve ose adhuruesve te tij gjithandej globit, parasegjithash iu eshte i njohur dhe i dashur permes veprave ose tragjedive te njohura te “Hamletit” dhe Romeut e Xhulietes, dy te rinjeve te dashuruar nga Verona e Italise, te cilet konfliktet, armiqsite dhe kundershtimet e familjeve te tyre, i cuan drejt fundit ose aktit tragjik. E sidomos pjesetaret e familjeve te njohura Kapulet dhe Monteki qe nuk e lejuan nje gje te ketille.
Ndryshe nga kjo: Kur, kund dhe perse ( pse)?, keto jane pyetjet dhe dilemat kryesore qe e pershkruajne dhe mbulojne fund e krye dramen ose tragjedine e njohur te Romeot dhe Xhulietes…..)))
Apo, “vajzo, goco, dreqol! Që kur jemi ndarë, jam gjithmonë në tension dhe depresion t´madh.! Lumturia ime është që të jem pranë teje. I rijetoj vazhdimisht në kujtesën time përkëdheljet tua, lotët, përkujdesjen tënde engjëllore, femnore… Trupin tënd, sytë, vetullat dhe qepallat tua. Flegrat e buzëve, qukat në faqe… Hëm… Puthjet tua….! Auuuu! ( Romeo -Xhulietes)
Nejse! Pa u zgjatur ne detaje te kesaj kryevepre letrare te Shekspirit.
Ajo tjetra: ” kur bukuria e pakrahasueshme e An Bolyen, ndezte një flakë me ngjyra të zjarrta në zemrën dhe shpirtin e mbretit (monarkut) anglez, Henrikut VIII , i cili i shprehet ne vazhimi bukuroshes se famshme mbreterore ose oborrtare, An Bolyen:” ” E dashur, mos harro se të kam burgosur ose robëruar në zemërin time e dikund thellë në shpirtë. Edhe vetvetën time aty, bashk me ty. Po, po bashk me ty. Sytë e mi të verbër presin dëshpërimisht që të të shohin. Por t’i natyrisht se nuk e kupton dot se sa e bukur dhe tërheqëse ke qenë gjithmonë për mua, dhe si ke shtuar një vlerë speciale e të rrezikshme në zemrën time! ( fund i citatit)
“Më lejo të di specifikisht qëllimin që ke ose që kishe për sa i përket dashurisë sonë. Nevoja më detyron që të kërkoj këtë përgjigje, duke qenë i goditur për shumë vite ose motmote nga shigjeta e dashurisë dhe ende nuk jam i sigurt, nëse ia kam arritur të kem një vend në zemrën tënde…?!. Me trego të lutëm, se nuk po dijë ç’të bëj me vetën time të ikur ke ti. Me kupto!” ( Napoleon Bonaparti- letra Zhozefines)
Dreqi e marrtë! Në atë stuhi të madhe syçkash të lazdruara; mezi i gjeta sytë tu të kaltërt me flakë zjarri në maja të tyre, që po shihnin ose shikonin dikund largë si dy “pika të vogla çuditëse”, si për të me rrezatuar dhe goditur mua te shkretin dikund thellë me ‘shigjetën e zjarrtë” të Psihes e cila dikur e goditi ose shixhetoi Erosin.. Ishin sytë tu olimpikë që po shihnin dhe kërkonin nxitimthi dhe plot venerim në një diçka të mistershme ose enigmatike që me ngjante si në ëndërr. ( thote legjenda e njohur greke)
Ëndrrat janë një diçka përtej meje, përtej nesh… Ëndrrat janë vetëm për heronjtë ose guximtarët, ashtu si lufta, arti, gruaja, deti, dashuria… Erosi kishte frikë nga drita, ndërsa Psiha nga terri ose errësira. Apo, në mos jam i gabuar unë…!? Nuk po di…?!
Thuhet se arti lind ose buron nga deshira dhe gjurmimi për të bukurën, dashuria nga deshira ose nevoja e kahmotshme për artin dhe shpirtin, ndërsa, shkenca nga etja ose nevoja e madhe për të vërtetën.”( Sakaq, m’u kujtua edhe kjo në këtë cep nate.)
Na qenka për një ditë dhe kohë tjetër dashuria sipas Uilliam Shekspirit. E sidomos në Kosovë dhe Shqipëri, ku dashuria nuk ka kohë as miq ose aleat, apo….!?
Gjithashtu, një letër trjetër thotë së ndryshimet janë rregulla ose ligje të jetës. Ata që shohin (shikojnë) fortë në të sotmën dhe të djeshmën ose të kaluarën, patjetër do e humbasin (humbin) të nesërmen ose të ardhmen.
Po shoh se jeta ia paska thënë dikund larg ne fund ose gjysem te rruges. Ehhh…