Ndoshta , gorica plakë ,
në rrënjët e të cilës varrose birin tënd,
ka çel sythat e rinjë ,
të bardhë.
Ndoshta
….është tharë.
Ende gurgullon
burimi aty pran..
Ndoshta këndon
Ndoshta
….qan.
Të mos kish vapë,
.të freskonte buzën e tharë
e varrose tët bir poshtë goricës plakë
pran burimit
me ujë kristal.
.
O nënë
I kërkova gjat
edhe goricën plakë
edhe burimin..
por
…..nuk i gjeta,
Nga Arpica në Qafë Botë
në këmbë e bëra rrugën
Në livadhet çame, netëve të qershorit
bashkë me hënën
fjeta.
Në çdo rrënjë gorice .
pranë çdo burimi
vendosa një lule.
…derdha edhe disa pika lot
Eh ,sa e gjat mu duk rruga
Arpicë -Qafë Botë,
.
Nënokja ime.
Yt bir,
tokën e butë çame ka si djep.
Dhe
Çamëria,
si një nënë e mirë
djepin ja përkund,
I këndon ninullë
Nuk e le të qaj
I jep të pijë nga gjiri i saj.
I ledhaton ballin me dashurinë e një nëne të vërtet
I puth sinë..
Prehu o nënë e qetë
E kemi të mrekullushme
nanëmadhen,
…ÇAMËRINË.
Komentet