Nuk ka libra të harruar, ka histori të harruara, kujtesa të harruara e njerëz që dhe sot punojnë e mbrojnë ata që nënshkruan dokumente vdekje!
Libra të mirë, autorë të talentuar nuk harrohen kurrë nga lexuesit!
Ata nuk i mundi dot as diktatura, as pushkatimi, as mbrojtësit e harresës!
Një popull pa kujtesë është një popull pa histori!
E një komb pa histori do prodhojë intelektualë të shtirë, opozitarë te shtirë e demokratë te shtirë!
Anti komunizmi e anti diktatura është e djathta shqiptare!
Kush i mbron e i mbrojti këta persekutorë jane pjesë e teatrit të shtirë e handikapi më mizor i demokracisë!
Së shpejti në treg ky botim i ri!
Metafora sahariane ne 11 rrokshin dantesk e kaq aktual te Blloshmit.
Saharaja, larg është Saharaja,
Saharaja shkëmb e rërë e gurë,
Që ka shok veç emrin e saja
Dhe ngaqë s’sheh ëndrra, s’sheh as drurë.
Saharaja s’di të ëndërrojë.
Ajo bluan gurë me mend’ e saj…
Saharaja s’ka këngë të këndojë,
Saharaja s’ka as lot të qajë.
Saharaja nuk ka miq e shokë,
Saharaja nuk ka bijë, as bir.
Saharaja është një copë tokë,
Thonë se dhe me natën s’shkon mirë.
Natës s’i pëlqen në Sahara,
S’i pëlqen të ketë veç gurë për shtrojë;
Fjalë e dashuri e njerëz s’ka;
Perç’ e saj e zezë s’ka ç’të mbulojë.
As dhe një s’e di si është kandisur
Me kët’ plagë mbi shpinë rruzullimi,
Por se thonë në botë është stisur
Kur i duhej njerëzisë mallkimi.
Kur ai për keq e mban në gojë,
Saharaja e mban vesh e qesh.
Saharaja fillon të gëzojë,
Kur ne mallkohemi mes nesh.
E kur bie ndrojtur rrez’ e diellit
Dhe mbi gurët e pamyshkët ndrit,
I ngjan vello savani i qiellit,
Shkretëtirës shket e shkrepëtit.
Prandaj, kur urrejtjen e fortë e nxehur
Mbi dikë mallon e shfryn e shan,
Që nga skuta del kujtimi i dehur
Dhe thërret menjëherë Saharanë.
Kur mallkimi shfryn e kur kujtimi
Në pusin e harresës tret…
Kur hyn dielli e kur hesht thëllimi,
Shkretëtirë e shkretë mbetet shkretë.