Debatet formale mes republikanëve se kush duhet të jetë president i kanë tejkaluar të gjitha pritshëmritë. Edhe më cinikët nuk e kishin imagjinuar se kandidatët do të binin kaq poshtë dhe do të përqëndroheshin te sharjet personale. Megjithatë javën e kaluar, jashtë skenës, pati një debat të vërtetë lidhur me politikat ekonomike ndërmjet Donald Trumpit dhe Mitt Romneyt, që po përpiqet ta bllokojë emërimin e tij.
Fatkeqësisht, të dy burrat po flasin gjera pa kuptim. A ju befason kjo?
Pika e nisjes për këtë debat është devijimi i Z. Trump nga ortodoksia e tregut të lirë te tregtia ndërkombëtare. Sulmet ndaj emigrantëve janë ende tema qendrore e fushatës së kandidatit favorit të republikanëve, por ai ka hapur një front të dytë për deficitet e tregtisë, të cilat ai pretendon se janë shkaktuar nga manipulimi monetar i shteteve të tjera, sidomos nga Kina. Ky manipulim, thotë ai, është “vjedhje e miliarda dollarëve dhe e miliona vendesh pune ndaj amerikanëve”.
Zgjidhja e tij është “tarifë kompensimi” – taksë doganore – e njëjtë me ato që vendosim zakonisht kur zbulohet se shtetet e huaja i subvencionojnë eksportet në shkelje të marrëveshjeve të tregtisë së lirë.
Romney thotë se është i tmerruar. Në fjalimin e tij “stop-Trump” të javës së kaluar ai paralajmëroi se nëse Donaldi do të bëhet president Amerika do të “bjerë në një recesion të stërgjatë”. Pse? E vetmja arsye specifike që dha ai është se tarifat do të “shkaktojnë një luftë tregtare dhe kjo do të ngrinte çmimet për konsumatorët, do të shkatërrojë vendet e punës së eksporteve dhe do t’i shtyjë sipërmarrësit dhe bizneset të të gjitha llojeve që të largohen nga Amerika”.
Kjo është tepër gazmore nëse iu kujtohet ndonjë gjë nga fushata e 2012-s. Asokohe, duke pranuar thirrjet e Z. Trump, Z. Romney e vlerësoi biznesmenin si dikë me një “aftësi të jashtëzakonshme se si funksionon ekonomia jonë”. Por prisni, se ka edhe më: asokohe, Z. Romney po thoshte thuajse saktësisht të njëjtën gjë që Z. Trump po thotë tani. Ai premtoi se do ta shpallte Kinën një manipuluese monetare, ndërkohë që sulmoi presidentin Obama se kishte dështuar që ta bënte një gjë të tillë. Dhe ai i hodhi poshtë shqetësimet lidhur me nisjen e mundshme të një lufte tregtare, duke u shprehur se një kishte filluar tashmë: “Është një e heshtur dhe ata po fitojnë”.
Por më e rëndësishme se historia e paçmueshme e Z. Romney këtu, është gjithsesi fakti se analiza e tij ekonomike është e tëra e gabuar. Proteksionizmi mund të bëjë vërtet dëme shumë të rënda, duke i bërë ekonomitë më pak efikase dhe duke reduktuar rritjen afat-gjatë. Por ai nuk shkakton recesion.
Pse jo? A nuk i ul një luftë tregtare punësimet në industritë e eksportit? Po, dhe ajo gjithashtu rrit punësimin në industritë që konkurrojnë me importet. Në fakt, një luftë tregtare botërore, për nga përkufizimi, i pakëson importet saktësisht në të njëjtën sasi me të cilën ajo i ul eksportet. Nuk ka asnjë arsye për të besuar se efekti neto te punësimi do të ishte tejet negativ.
Por a nuk e shkaktoi proteksionizmi Depresionin e Madh? Jo, nuk e bëra ai – proteksionizmi qe një rezultat i Depresionit, jo shkaku. Sidoqoftë, nëse doni shembullin e një politike që ka të bëjë vërtet shumë me përhapjen e Depresionit të Madh, ai është standardi i arit – të cilin Ted Cruzi dëshiron ta rikthejë.
Përpara pesë vjetësh ankesa e Trumpit se manipulimi monetar kinez po i kushton SHBA-ve vende pune kishte njëfarë vlefshmërie – në fakt, disa ekonomistë seriozë kishin dalë në të njëjtin përfundim. Por në ditët e sotme Kina është në telashe të mëdha, dhe po përpiqet që ta blajë vlerën e parësë së saj lart, jo poshtë: rezervat e valutës së huaj janë zhytur përballë fluturimit të madh të kapitalit, me ritmin e një trilionë dollarësh gjatë vitit të fundit.
Dhe Kina nuk është e vetmja. Anembanë botës, kapitelet po largohen nga ekonomitë e rrezikuara – duke përfshirë, gjithsesi, edhe zonën euro, e cila këto kohë ka prirje të ketë suprluse tregtare më të mëdha se të Kinës. Dhe shumica e këtij kapitali që largohet është drejtuar për në Shtetet e Bashkuara, duke e shtyrë lart dollarin dhe duke i bërë industritë tona më pak konkurruese. Është një problem real; themelet ekonomike amerikane janë mjaft të forta, por ne rrezikojmë, faktikisht, të importojmë dobësitë ekonomike nga pjesa tjetër e botës. Por ky nuk është një problem që mund ta zgjidhim duke iu turrur të huajve që ne imagjinojmë gabimisht se po fitojnë në kurrizin tonë.
Çfarë mund të bëjmë për të luftuar dobësitë e importuara ekonomike? Kjo ëhstë një temë e madhe, por një gjë është e sigurt: duke parë trysninë nga jashtë dhe forcën shetqësuese të dollarit, Federal Resevre ka vërtetë shumë, shumë nevojë që ta mbajë nën kontroll rritjen e normave të interesit. A e përmenda se Z. Trump do që nomrat e interesit të rriten? Por jo vetëm kaq, sepse ai është një teoricien konspirativ i madh, kur deklaron se Janet Yellen, kreu i Federal Reserve, po i mban normat e interesit të ulëta si një favor për Presidentin Obama, i cili “dëshiron që ta lërë detyrën duke luajtur golf pas një viti”.
Pra tashmë është e qartë. Lajmi i mirë është se se pati një debat të vërtetë politikash ndërmjet republikanëve javën e kaluar. Lajmi i keq është se ishte një ekonomi mbeturinash nga të dyja anët.
Komentet