Paradokse te frikeshme e te rrezikeshme shqiptare pa fund…ndaj jemi ketu ku jemi sot …ne rrugen tone pa krye e pa zgjidhje , pa te sotme e sigurisht edhe pa te neserme..
Per inat te ”tradhetarit’ Ridvan Bode qe pranoi propozimin e Rames dje…Opozita e sotme na i del ne krah e ne mbrojtje ultra-socialistit te oreve te para e anti-opozitarit te terbuar te djeshem e te sotem Arben Malajt …te cilin duket se Partia e tij ka vendosur ta beje harakiri…e ti prese koken duke mos ja falur rrebelimin e tij ”te cuditshem” e perplasjen me krahun e djathte te Rames koke pa formen e Cermenikes …Tao Ballen…
Madje jo vetem PD e Opozita por dhjetera shkrime e statuse te njerezve te ndryshem shume prej te cileve te njohur e te respektuar, antikomuniste e demokrate te mire e te vertete jane bere me ose pa dashje pale mbrojtese ne krah te vlonjatit capraz Malaj…
Diletantizem, naivitet e pa pjekuri politike por dhe qytetare …ti dalesh ne krah pikerisht ne momente te tilla armikut e kundershtarit tend te eger politik te gati tre dekadave me radhe…ose e thene me shqip akoma …per inat te sime Vjehrre …vete fle me Mullixhine…
Dhe nuk e di pse me vjen nder mend ”shpirt-gjeresia” e PD qe dje…Kastriot Islamin qe do na thyente kafkat ne te persekutuarve politike e demokrateve te vertete …e pranoi ne gjirin e vet dhe e beri me pas nje ”demokrat te kulluar” ne luften kunder ish PS se tij…
Nejse….
Dhe e gjitha kjo …vetem e vetem se duke mbrojtur Malajn e duke kundershtuar shkarkimin e tij …pretendohet se po vazhdohet lufta kunder arrogances e plot-pushtetshmerise abuzive e keq qeverisese te Rames …ohhh zot cfare koncepti skandaloz i luftes politike dhe cfare budallalliku me brire …
Po pse moj kodoshe Opozite e pse ore shqiptare te mire vertet kaq te shkurtet e keni kujtesen e memorjen tuaj sa vertet po harroni sinqerisht se cilin jeni duke mbrojtur?
Po a e dini se cili eshte ne te vertete Arben Malaj dhe cila eshte fare shkurtimisht biografia e CV e tij qytetare dhe politike ?
….Nje nga themeluesit e PS dhe krahu i djathte i Servet Pellumbit e Fatos Nanos me shoke per vite me radhe…
Nje nga socialistet me besnike e me aktive ne luften kunder Pozites se djeshme qe eshte sot Opozite dhe kundershtar i betuar i PD dhe i Demokracise se vertete shqiptare ne cdo lloj beteje politike…
Per vite me radhe Minister i Ekonomise por edhe Minister i besuar i Financave duke qene nje nder figurat udheheqese qeverisese me te besuara te Nanos, Majkos, Metes e kohet e fundit edhe te vete Rames….
Malaj ka qene po per vite me radhe nje nga figurat e larta VIP te socialisteve shqiptare … dhe nje sherbetor fanatik e i zellshem i tyre ..duke qene per jo pak kohe edhe Deputet i tyre ne Parlamentin shqiptar…
Arben Malaj eshte nje nga arkitektet famekeqinj te Piramidave finaciare vdekjeprurese shqiptare qe pas kolapsit cuan ne renien e shtetit, ne anarshine totale qe perfshiu Shqiperine ne 1997, ne rrezimin e qeverise demokratike etj etj e qe me pas e shpuri vendin ne prag – luften vella vrasese civile… mes shqiptaresh…
Prej ketu Malaj do ta perqendronte aktivitetin e tij te rrezikshem antishqiptar ne qytetin e tij te lindjes ne Vlore ku krahas krimineleve te njohur si Zani Caushi e bandave rivale vrasese e bandite te ketij qyteti ai do te ishte edhe ne krah te ”rrebeleve” anti -Berisha, anti PD e anti Demokraci … Arben Imamit, Neritan Ceka, Skender Gjinushi , Gramoz Ruci etj te cilat ngriten Jugun me arme kunder pjese tjeter te Shqiperise , krijuan te ashtuquajturat Komitete te Shpetimit Kombetar , vrane , masakruan e dogjen te gjalle ne mes te Vlores por edhe te qyteteve te tjera te vendit shqiptare te pa fajshem per ti cuar ne vend porosine, deshiren e urdherin grekut e serbit…etj etj mizori renqethese pa fund qe kane ”si per cudi” ne cdo rast edhe Arben Malajn brenda e madje ne krye te tyre….
Po ky Arben Malaj qe ju sot i dilni pa turpesisht ne krah e ne mbrojtje deri dje ka bere kerdine neper firmat rentjere me parate e shqiptareve te pa ditur e naive por te ndershem …duke abuzuar si askush tjeter …e duke u pasuruar frikshem deri ne babezi e pa ngopesi te neveriteshme…
Shkoni e pyesni ne Vlore e t’ju tregojne edhe per kontrabanden e frikeshme te qenieve njerezore te kryesuar e drejtuar po nga ky palo Arben Malaj …pyesni edhe se kush e mbushi me njerez Katrin e Radit …me njerez – viktima te cilet pas pak oresh do te humbisnin jeten e tyre ne ate tragjedi te tmerreshme te kanalit te Otrantos …
Pra vec te tjerash ky qe mbroni ju eshte de facto e de jure edhe vrases e kriminel c’ka per te cilat qysh heret e prej kohesh duhej te ishte prapa hekurave ….natyrisht …nese ne ate vend do te flitej e do te kish Drejtesi te vertete,…
Kaq fort ju eshte bllokuar mendja e kaq fort ju jane qorruar syte o njerez sa te mos e dini qe po ky Arben Malaj na ka edhe nje Universitet Privat po aty ku po e mbroni juve sot…ne mes te Tiranes …po na ka edhe jo nje por disa vila, shtepi e apartamente banimi teper lluksoze e sa e sa biznese private te tijat sa ne Vlore e Sarande po aq edhe ne Lalze e ne Mullet a Lunder …po na ka edhe disa makina te shtrenjta fort e te fjales se fundit etj etj …
Uluni pak ne bythe e qendroni me kembe ne toke e mendje ne koke e pasi te ftilloheni mire e te qartesoheni nga trute e kokes atehere do te kuptoni se lufta e sulmi i socialisteve te tij ndaj tij nuk eshte as ndonje inat personal, as ndonje cmire profesionale, as kapricio e rastit, as pune kunji e kundershtie a kercenimi e mos plotesimi urdheri e deshire te dikujt sic kerkon te mbrohet, te c’fajesohet e te luaje rolin e te persekutuarit e te viktimes Arben Malaj jooooo…
Eshte lufte brenda sistemit e llojit te tyre per ti ngrene ne momentin e duhur koken njeri tjetrit ….
Sot Malajt…e neser me siguri absolute ne radhe per Gijotinen e Rames jane edhe Majko…edhe Arta Dade por edhe Ditmir Bushati e madje edhe ”beniamini” i tyre i hershem vete shoku militant i devotshem Bashkim Fino… etj etj sepse eshte koha e Spirokalit , e Pjerinit, e Ulsiut, Taos dhe e Erjoneve me shoke …ndaj dhe ata sot po i japin ultimatumin Arben Malajt….hap krahun se boll hengre…leri tani edhe te tjeret te hane me ne po aq sa ty …ok…
Dhe natyrisht qe ne kete lloj lufte tipike te kesaj lloj kaste, te ketij lloj soji e xhinsi bastardesh do te dalin rruges edhe armiqte e rastit e te radhes e do te behen plot Koka Turku per te hapur trashene e Trenit te tyre te sukseseve pa fund ani pse Treni shpesh nuk ecen mbi shinat e duhura por edhe del fare nga shinat…
Besoj se nje pjese jo te vogel ju kujtohet fare mire se c’bente deri dje Diktatori per te mbuluar deshtimet e tija skandaloze ne cdo fushe …teksa sajonte e nxirrte armiq e grupe puciste pa fund qe ja pengonin e sabotonin atij e partise se tij socializmin triumfues e ngadhnjimtar ndaj dhe radhazi ne litar e plumb vajten qe nga Koci Xoxe e Liri Gega e deri tek A.Kellezi, K.Theodhosi, L.Nashi, B.Balluku, H.Cako, P.Dume , Ll e M .Zicishti, F.Shehu e deri tek Kadri Hazbiu e Mehmet Shehu …e te gjithe keta ”shoke te mire partie” besnike te idealit , te luftes e te ndertimit socialist…
Beme Baba te te ngjaj…ndaj dhe Rama saktesisht ate rruge po ndjek te Babait te tij biollogjik por edhe te atij shpirteror…ndaj dhe Malaj e te tjere pas tij fatin e te siper cituarve te mij do te kene se s’ben …sepse ai ”lloj stani” historikisht deri sa te egzistoje vetem ate lloj Bulmeti mund te prodhoje …
Ndaj thirrini mendjes e mjaft me mbrojtjen ndaj Arben Malajt…lutjuni zotit qe ate qe s’po e beni dot ju…le ta bejne nga ligesia e tyre pa fund po vete ata…pra le ti hane koken sa me pare e sa me shume te jete e mundur njeri tjetrit e sa me shpejt ishalla sepse ne fund te fundit populli ne te tilla raste jo me kot thote Sorra – Sorres ja nxjerr Syte….
Komentet