( SFIDË: minifestivalet METROFEST – 1 dhe METROFEST- 2 )
__ Në situatën e sotme të injorimit dhe mohimit të dramave dhe komedive të tradiës e shoh të domosdshme të përsëris thënien e kahershme: “Pa veprat e dramatrurgjisë kombëtare nuk ka Teatër Kombëtar as Regjisurë Kombëtare”. Ky togfjalësh është artikuluar që nga drejtori i Teatrit Popullor Xhemal Broja, dekani i Institutit të Lartë për Aktorë “Alekdandër Moisiu” Andrea Malo ; regjisorët Sokrat Mio, Pandi Stillu, Piro Mani, Mihal Luarasi, Kujtim Spahivogli e gjer te Altin Basha dhe, – nga dramaturgët Kolë Jakova, Ruzhdi Pulaha, Fadil Kraja e Stefan Capaliku dhe, aktorët Kadri Roshi. Marie Logoreci, Naim Frasheri, Tinka Kurti, e gjer te Robert Ndrenika. Vështrimet me syze të zeza të veprave të dramaturgjisë sonë të traditës, nga disa regjisorë, aktorë dhe kritikë i konsideroj qasje të gabuara retrograde —
1
Vlerësoj vizionin, kthjelltësinë, orientimin dhe përkushtimin e drejtores së Qendrës Kulturore dhe të Teatrit të Metropolit Jonida Beqo për ringjalljen e disa veprave dramaturgjike më të mira të tradisës, Sëbashku me Sonila Kapedanin që para dy vitesh nisën punën studjuese e hulumtuese me pasion e vullnet dhe nxorën nga sirtaret e arkivave, bibliotekave, të librave “Historia e Teatrit Shqiptqar” etj. disa nga veprat e Periudhës së Rilindjes Kombëtare, të periudhës së Pavarësisë, të kohës së socrealizmit dhe të sotme, – rivlerësuan, seleksinuan dhe përzgjodhën më cilësoret, të cilat regjisorët i inkskenuan me këndvështrime të reja ku teatri total. zinte vendin kryesor. Kjo ishte qasja e duhur për të evidentuar me gjuhën e artit dramatik, vlerat historike, artistike dhe mesazhore të kësaj dramaturgjie që t’i flasin edhe kohës sonë.
2
U organizuan dy minifestivale. MetroFestë – 1, më 2017 dhe MetroFetë – 2, më 2018. Veprat, autorët dhe regjsorët në minifeestivalin e parë ishin: a) Drama “Loja e mbasdekes” e Martin Camajt, me regji të Shkëlzen Berishës. b ) Drama “Armiq” e dramaturgut të ri Shpëtim Gina, me regji të Xhuliano Briskut. Autori GINA u shfaq si talent i jashtëzakonshëm ne fillimviti 1970. Kjo dramë u ndalua të vihet në skenë në kohën e diktaturës, por edhe në kohën e pseudodemokracisë. U refuzua nga regjisorët (më shumë se tetë), – asnjeri nuk e mori përsipësr ta inskenojë, madje as Mihal Luarasi që e ngjiti në skene në kohën e diktturës dhe dhe e ndaluan të shfaqej në provat gjenerale c ) Drama “ I biri i Begut” e Milo Duçit, me regji të Joana Ymeraj..d ) Dramatizimi i romanit “Rrno për me tregue” i At Zef Pëllumbit nga Bashkim Hoxha, me regji te Milto Kutalit.
Kjo eksperiencë e vlertë vazhdoi në MetroFetstë- 2, 2018. ku u rrit cilësia si në rrafshin e hulumtimit dhe të perzgjedhjes së vepravë, ashtu dhe në inskenimin e tyre: 1. Spektakli “Rrajtë lëvizin” autor Ernest Koloqi, regjisore Rozi Kostani. 2. “Mbesa” e Krahinarit” autor Kristo Floqi, regjisor Aldi Hysotoçi. 3. “Kryet e hudhrës” autor Krist Berisha, regjisore Sonila Kapedani. 4. “Makaronat e shejtanit”, autor Lazër Ljumezi, regjisore Rexhina Mollaymeri.
3
Para fillimit të çdo spektaki Beqo dhe Kapedani, përballë spektatorit herë njera herë tjetra, ligjëronin për qasjen e tyre të inskenmit të veprave të dramaturgjisë së traditës, duke shpjeguar mënyrën si janë siguruar e përzgjedhur veprat, si kanë bashkëpunuar me regjisorët, si janë gërshetuar regjisorët dhe aktoret profesioniste me të rinjtë. Nga spetator kërkohej mendimi për nisiativën e tyre, duke aplikuar eksperimentin dhe vështrimin altenativ në rivlerësimin e dramave dhe komedive, inskenuar sipas sipas teatrit total.
4
Karakteristikë e veçantë e këtij minifestivali ishte jo konkurimi, por eksperimentimi i regjisorëve në vënien në skenë të veprave dramatike dhe komike. Vizioni dhe këndvështrimi i regjisorëve për të respektuar veprat e aurorëve, të cilat janë reflektim i një realiteti jetësor të caktuar shndërruar në realitet artistik, por edhe duke këkuar forma skenike origjinale brenda konceprit të teatrit total, të cilat u shprehën nëpërmjet gjuhës regjisoriale, aktrimore dhe skenografike. me realize, vërteësi jetësore dhe artistike.
5
Regjisorër sollën risi në qëndimin ndaj gjuhës dhe aplikimit të dialekteve dhe nendialiteve të veprës sipas trevës ku shtjellohen subjekti, ngjarjet, mjediset, këngët e vallet, Aktorët personazhe respektuan gjuhën e autorit, sipas tipave dhe karaktereve me dialektet, nendialektet dhe intonacionet përkatëse, realizuar me mjeshtëri artistike skenike.
6
Sipas meje mënyra e shestimit dhe formesimit të secilit spektakël ka specifikë e vet. Kjo është e dallueshme edhe në nivelin artistik. Spektakli i dramës Rrajtë rrjedhin” me regjisore Rozi Kostanit është i nivelit më të lartë. Spektakli “”Mbesa e Krahinarit me regjisorin e ri të talentua Hysotoçi. është e nivelit të lartë. Te regjisorja profesioniste e sukseshme Kostani, vlerëoj profesionalimin, inteligjencën, pasionin dhe guximin në qasjen eksperimentale dhe alternative. Ndersa tek regjisori i ri talentuar, vlerësoj kthjelltësinë dhe mprehtësinë regjisoriale që në ndarjen e roleve, shestimin e formësimin e spektaklit, çka me këtë sfaqje afirmon dhe promovon talentin e tij për një të adrhme të ndrituar, – pa nënvletësuar thënien se në art raporti midis punës dhe talentit është Nëntë me Një !…
***
Dy spektaklet e tjera “Kryet e hudhrës” dhe
“Makaronat e shetanit” i konsideroj të nivelit profesionist mesatar nga pikpamja artistike, etetike dhe mesazhore. Grotesku aplikohej duke e respektuar sensin e masës në tërësi, por here-herë kalohej caku. Po kështu britmat, e kantilena. Megjithatë publikut në sallë i dhanë kënaqësi artistike, estetike dhe mesazhore, në nivelin mesatar.
7
Eksperimentimet e guximshme dhe të sukseshme me veprat e traditës se kahershme të Teatrit te Metropilit, sipas meje mund dhe duhet të vazhdojnë edhe me veprat e dramaturgjisë së realizmit socialist, duke mënjanuar faktorët jashtëletrarë -ideologjizimin dhe politizimin. e në të njejtën kohë eksperimenti të përfshijë dramatizimet e disa veprave të letërsisë së socrealizmit.
Kjo ide më ka lindur që më 1996. U rekomandova studentëve të mi, të regjisurës të përgaditnin një platformë regjisorialë për dramën “Toka jonë” e Kolë Jakovës. Sugjerova një variant siç mendoja unë. Të përqëndroeshin te mesazhi kryesor i saj “ Toka i takon atij që e punon” sipas ideologjisë së shretit komunist. Ky mesash duhej stigmatizuar, qeshur e përqeshur duke aplikuar mjete figurative skenike që nga bufonada, ironia, satira, maska dhe grotesku në skenat dhe tablotë e politizuara.
Përqëndriimi te dramat e Lokes: drama e tokës, drama e familjes dhe drama e moralit, shkaktuar nga Tuçmaku pronari i tokave. Këto e të tjera mjete stigmatizuese, mund të përdoren në disa skena si psh te tabolja e Reformës Agrare, çmitizimn e saj dhe vënjen në lojë duke përdorur edhe maskat, e shoh efikas për përçudnimin e ideologjizimit dhe poltizimit, e të tjera e të tjera…Studentët nuk arritën ta realizojnë këtë qasje alternative që sfidon faktorët jashtëletrarë.
Besoj te regjisorët e Teatrit të Metropolit se do ta realizojnë me sukses rivënjen e dramës “Toka jojë” të Kolë Jakovës dhe vepra të tjera të realizmit
8
Rikthehem përsëri te thelbi i shkrimit tim “Pa vepra të dramaturgjisë kombëtar nuk ka as teater kombëtar as regjisurë e shkollës shqiptare”.Refuzimi direkt apo indirekt, në heshtje apo në ligjërime të hapura ndaj dramaturgjisë së traditës, por edhe të sotmes, nga disa regjisorë, aktorë kritikë dhe të tjerë të rrafsheve të ndryshme të letërsisë dhe artit, nga personalitete por edhe nga personulitete, është papërgjegjshmëri, por edhe mendjeletësi: flitet apriori pa i njohur veprat e drmaturgjisë sonë, pa i hulumtur, pa e studjuar as dramaturgjinë e traditës as dramaturgjinë e sotme. Po kështu edhe kuti i matjes të dramaturgjisë sonë me kryeveprat e dramaturgjisë botërore është i papranueshëm, për të mos thënë fjalë të rënda. Janë pikërisht ata që kopjonë spektklet e regjisorëtve botërorë gjer në plagjiature që e përbuzin dramën shqipe, pa marrë mundimin ta lexojnë për ta vënë në skenë. Po edhe kur rastësisht ndonjë vepër u bie në duar apo u rekomandohet, e lexojnë nga pozicioni i mospëlqimit.
Arsyeja kryesore është paaftësia regjispotiale në inskenimimin e veprave të dramaturgjisë kombëtare, që kërkojnë shestime dhe kendvëhtrime origjinale. Ata për të lozur regjisorin e madh, kopjonë spektaklet e kryeveprave botërore, nga regjisorët më të shquar botërorë. siç e kam thënë në disa shkrime te mia.
KONKLUZË :
Eksperimentimi në teatër ashtu si dhe në çdo rrafsh të kulturës, letërsisë dhe artit sipas optikave të reja realisto-moderne, është faktor i rëndësishëm si për rivlerësimin veprave të traditë, ashtu edhe të socrealizmit dhe të kohës sonë, çka pasuron fushën e formave artistike. Sipas meje, askush nuk ka të drejtë të refuzojë eksperimentuesin. Askush nuk ka të drejtë të mohojë apo përbuz cilindo që guxon dhe inskenon ndtyshe veprat e dramaturgjisë sonë që nga periudha e Rilindjes e Pavarësisë, e Socrealizmit dhe Kohës sonë. Opinionet mohuese pa i lexuar veprat apo me leximin e tre-katër veprave, janë të padobishme, nul, që dëshmojnë papërgjgjshmëri, shtirje për ta paraqitur veten si regjisor e aktor i madh, kritik e personalitet i lartë,…kur nuk arrijnë as tek mesataja, Fatkeqësisht ata përqeshin vetëveten.
Duke vlerësuar maksimalisht qasjen eksperimentuese, përcjell mesazhin: Kryefjalë e kryefjalëve është LIRIA & DITURIA, të cilat të mundësojnë të sfidosh rutininë, steriotipinë dhe vijat e bardha; të shohësh ndryshe e të provosh të eksperimentosh, për të realizuar idetë, mendimet, vizionin tënd në atë rrafsh që t’i të jeshë vetëvetja.
Komentet