Italia është një shtet i madh demokratik dhe me një kulturë të spikatur qeverisëse, e cila pa dyshim që ka rrezatimin e saj mbreslënës në tërë shtrirjen botërore.
Ne kemi patur fatin e mirë që kemi përfituar nga trashëgimisma e mardhënieve kulturore dhe qeverisëse me fqinjen tonë përtej brigjeve të Adriatikut, me të cilën deti na ndan dhe deti na ka bashkuar që në zanafillën e jetës.
Po duke qënë vërtetë kaq afër, bëhemi dëshimtarë edhe të shumë episodeve të cilat shkaktojnë çudi dhe zhgënjim ndaj njeri-tjetrit.
Nuk është parë kurrë më konfuze politika italiane sa këto ditë, kur shikon që fregatat e saj me një ekuipazh luftarak prej 70 vetash sjellin në Shëngjin vetëm 16 emigrantë klandestinë nga vëndet e treta afrikane, sipas marrveshjes okulte Rama – Meloni.
Nuk ka ngjarje më diskretituese, se të nesërmen fregata italiane kthehet mbrapsht dhe i rikthen sërish këta emigrantë në vëndin ku kishin kërkuar azil, në Itali.
Një komedi tragjiko komike ka prodhuar qeverisja e sotme italiane.
Duket krejtësisht e pa besueshme të ketë ndodhur një sorollatje e tillë brënda vetes nga një shtet i madh demokratik.
Si është e mundur të ndodhë kjo?!
Të duket sikur Italia në këtë rast është në ekran dhe bën lodra me kukulla.
Aspak serioze dhe në të vërtetë shumë qesharake.
Po te ripërtëritim pak në memorien tonë denoncimin energjik që i bënë shumë media ndërkombëtare marrveshjes Rama -Meloni e cila u hartua në një errësirë të plotë, pa trasparencën më minimale me publikun, e kupton se historia e kësaj marrëveshje lindi nga kultura e djallit.
Skandali është një dështim spektakolar në llojin e vet që ka dy bashkëautor, Kryeministren italiane Xhorxhia Meloni dhe Kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Dështimi qëndron tek mungesa flagrante e respektimit të bazës ligjore të saj. Po qe se shikojmë me vëmëndje të thellë kontekstin e bërjes së saj, kuptojmë pa shumë vështirësi hallin që kishin dy kryeministrat.
Në furtunën skandaloze të aferës Mcgonigal dhe të inceneratorëve, Edi Rama i gjendur përballë një lumi akuzash nga shtypi amerikan dhe opinioni brendshëm kishte nevojë imediate për një valvul shkarkimi.
Tek Meloni gjeti limanin e vetëm europian, ku duhej të ankoronte shpresat.
Ndërsa Meloni që tribloi kundërshtarët politikë me kartën ekstreme të emigracionit, duke i mundësuar vetes ardhjen në pushtet, duhej të bënte diçka edhe më tej që të fitonte zgjedhjet e parlamentit europian.
Ishte dikush përtej brigjeve të Adriatikut që mund t’i falte çdo gjë pa klering në këmbim, vetëm se donte një mbështetje politike pazaraxhiu i vëndit të vogël.
Në këto kushte ka lindur marveshja krejtësisht e pa natyrshme Rama – Meloni.
Mbi gjithçka në këtë marrveshje, ku u shkelën me harbutëri jo vetëm integriteti territorial i Shqipërisë, por dhe të drejtat e njeriut, kishte interesa pushteti.
Eshtë pyetur pa fund mbi panatyrshmërinë e takimit politik midis dy liderëve nga të dyja anët e Adriatikut, i cili fsheh shumë të vërteta.
Pse u zgjodh pikërisht Shqipëria e vogël dhe e brishtë, pa traditë demokratike dhe kulturë menaxhuese për të krijuar një ekstraterritor italian në tokën e saj?!
Kultura e djallit që solli Edi Rama në politikë e joshi dhe e ktheu në viktimë edhe Xhorxhia Melonin.
Melonit, me siguri nga ndërmjetësit e stërvitur në errësirë që mbanë kryeministri shqiptarë rreth e rreth vetes, i është bërë e qartë realiteti dramatik i Republikës së Bananeve, që ka krijuar regjimi i Edi Ramës në Shqipëri dhe kryeministrja italiane gjeti atë që i duhej pa kushte fare në teritorin shqiptarë.
Giorgia Meloni vinte nga fitorja e stërmundimshme e pushtetit, ku së bashku me udhëheqësin karizmatik të qendrës së djathtë italiane Silvio Berlusconi-n dhe parti të tjera si ajo e Salvini-t, me kauzën e emigracionit dhe të luftës kundër korrupsionit, ndërtuan një koalicion qeveritar për t’i prirë drejtimit të Italisë.
Mesazhet e kryetarit të opozitës së djathtë shqiptare Dr. Berishës, për emigrantët shqiptarë që të votonin koalicionin e djathtë të Melonit, në mos rëndësinë e tyre në fitore, kishin simbolikën e djathtë në filozofinë e ndihmës dhe bashkëveprimit të forcave politike të spektrit. Sa fuqi pati në rezultatin zgjedhor ky vullnet i shprehur pak rëndësi ka, por kavalieri gjeti momentin dhe i shprehu me fisnikëri mirënjohjen e tij miqësore në mënyrë fisnike doktorit, duke folur edhe drejtpërdrejt me të nëpërmjet telefonit të këshilltarit të tij që kishte mbërritur si mysafir në zyrën e Berishës.
Ai bëri gjestin e guximshëm diplomatik, duke sfiduar kështu non-gratën amerikane si të pavërtetë dhe tërë rrebeshin e padrejtë diplomatik të administratës aktuale amerikane të z. Blinken, si dhe Sorosit, për diskriminimin e opozitës shqiptare.
Po me Melonin çfarë u bë ?
Asnjë përshëndetje në respekt të reciprocitetit së paku për t’i kthyer gjestin dashamirës, ndërsa vazhdoi marveshjen e hallit.
Sot kjo marrveshje e skanuar dhe rivlerësuar nga mediat botërore, organizatat e të drejtave të njeriut dhe e instucioneve europiane, ka marrë vulën e pa vlefshmërisë së saj nga gjykatat italiane.
Kjo është një krizë që ka rikthyer të vërtetën dhe ka bërë të mundur, që në respekt të shqetësimit publik, të ndalet një afere korruptive Rama – Meloni për tu rivlerësuar me vendime të drejta më tej.
Po kthehemi në një krizë të paralajmëruar edhe për vetë lidershipit italian të përfaqesuar nga Xhorxhia Meloni në këtë fazë.
Ajo iu përgjigj vendimit të gjykakës të emigracionit të Romës nga Libani se ne do vazhdojmë.
Dhe në faktë po lufton që ta përmbys gjykatën.
Nuk besoj shumë se qeveria demokratike e Romës do bjerë në nivelin e gjëndjes së regjimit në Shqipëri, sa të shpërfillë vendimet e gjykatave, siç bën në Shqipëri beu me poture, ku gjykatat dhe vendimete e tyre i ka kthyer në lëng groshi, duke i gëlltitur brënda gurmazit të tij autoritarist t֝ë pushtetit.
Parashikoj që demokracia italiane dhe instucionet e saj të krijojnë një zgjidhje të drejt duke respektuar ligjet për të ndërtuar praktika të tilla marrveshjesh, duke respektuar të drejtat e njeriut dhe sovranitetetin teritorial të çdo vëndi.