10 minuta pas ndeshjeve të çdo dite Kulla Eiffel do të ndriçohet me ngjyrat e ekipit që ka marrë më shumë mbështetje
Gjatë Kampionatit Evropian në futboll i cili do të mbahet në Francë Kulla Eiffel do të ndriçohet me ngjyrat e përfaqësueses kombëtare që merr më shumë mbështetje në platformën mediatike sociale Twitter.
Në një deklaratë të bërë nga llogaria zyrtare e Twitter njoftohet se Kulla Eiffel përgjatë gjithë turneut në çdo ditë ndeshjeje do të ndriçohet me ngjyrat e vendit që merr më shumë mbështetje dhe që flitet më shumë me etiketat e ekipit në Twitter.
Në deklaratë gjithashtu thuhet se 10 minuta pas ndeshjeve të çdo dite Kulla Eiffel do të ndriçohet me ngjyrat e ekipit që ka marrë më shumë mbështetje.
Mes tjerash bëhet e ditur se edhe mesazhet më popullore të ditës të publikuara në Twitter nga futbolldashësit do të paraqiten mbi Kullën Eiffel.
Komentet