Sot përfunduan të gjitha përgaditjet për botimin e librit enciklopedik: Kulla e Rezistencës Familja Markagjoni një dinasti shqiptare.Ky libër i autorës Bianca Maria Gjomarkaj vajzës së Kapidan Ndue Gjon Markut dhe mbeses se kapidan Gjon Marka Gjonit është libri më i përgaditur dhe me i kompletuar që është botuar deri tash për familjen e Kapidanit të Mirditës.Në këtë libër është e gershetuar Historia dhe Gjenologjia e vërtetë e Deres së Kapidanit te Mirditës me fakte dhe argumente shkencore ku 90 % e dokumenteve janë nga arkivat dhe studiuesit perëndimor.Ky libër i rrexon për tokë dokrrat dhe përrallat e historianeve komunistë që fatkeqësisht ende janë aktiv në Shqiperi dhe ende mirrën me fallsifikimin e historisë madje edhe te toponimeve të ndryshme të Mirdites siç është rasti i fallsifikimit edhe te vendit të Kishës i cili nuk quhet Geziq siç emërohet nga historianet komuniste por emri i vërtetë është Kisha e Nderfandinës.
Pas botimit të këtij libri dhe botimit të librit të Komandantit të përgjithshem të forcave të armatosura shqiptare Kapidan Mark Gjon Markut do të bëjmë promovimin e këtyre dy librave në Shqiperi dhe në të gjitha viset etnike shqiptare.Historia e vërtetë po del në shesh kurse propagandistet komunistë që mundohen të organizojnë Konferenca Shkencore në Miriditë duke mos e ftuar Derën Zamadhe të Kapidanëve të Miriditës dhe duke organizuar këto konferenca me metodologji komuniste nuk munden asesi ta thonë të vërtetën shkencore. Madje është dridhëruese kur në krye të këtyre akademive ende janë komunistët e tipit të Skënder Gjinushit. Duhet përmendur faktin se ky libër enciklopedik është botuar edhe në gjuhën angleze dhe italiane dhe në të ardhmën do të botohet edhe në shumë gjuhë të tjera .
Ky është libri i nëntë për këtë vit që po e boton Shoqata“ Trojet e Arbrit “se bashku me Shtëpinë Botuese “Lumbardhi“, dhe që do të shtypet në Shkodër nga vet autorja! Të lumtë Bianca që e le lluksin e Amerikës dhe e zgjodhe Shkodrën për të jetuar dhe për ta thënë të vërtetën historike për Derën e Kapidanit.