Një ditë pas protestave të dhunshme të zhvilluara në Kukës për shkak të tarifës së vendosur nga qeveria për kalimin në Rrugën e Kombit, opozita ka zbarkuar në Kukës, ku kanë nisur një takim me këshilltarë bashkiakë të këtij qyteti dhe banorë.
Gazeta Shqiptare ka mësuar se një grup deputetësh të opozitës ndodhen sot në qarkun e Kukësit për të ndjekur nga afër situatën, pas arrestimeve të bëra në mesnatë nga policia.

Kështu, mësohet se drejt qytetit verilindor kanë udhëtuar ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, Edmond Spaho, Isuf Çela, Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, ish-deputeti Alban Zeneli, Arben Ristani, Albana Vokshi dhe 3 deputetë të LSI – Endrit Braimllari, Floida Kërpaçi dhe Përparim Spahiu kanë ndalur në qytet, ku makinat e policisë kanë mbushur rrugët si në shtetrrethim.
Ndërkaq, pritet që kryeministri i Shqipërisë të dalë në një konferencë për mediat lidhur me ngjarjet e fundit.
Komentet