(Vajzёs sime, Edirёs, me rastin e kungimit tё parё)
Sot ёshtё ditё feste, o bijё.
Mos e harro kurrё kёtё ditё,
gazin e fytyrave tona,
shijen e ostes.
Ёshtё dita e sё vёrtetёs.
Krishti hyri nё trupin tёnd.
Krishti, i lindur njeri,
pёr tё ndriçuar rrugёn tonё,
rrugёn e vёshtirё tё njerёzve.
Ai ishte i drejtё e i pёrvuajtur.
I donte njerёzit,
siç din tё dojё babai.
Ju mёsonte atyre dashurinё,
dhuratёn e shkёlqyer tё Krijuesit.
Qё toka e jonё tё bёhej
si Mbretёria e Qiejve.
Por nё botё mbretёron gjithmonё padrejtёsia…
Bota ёshtё mizore!
Ti e ke zbuluar heret,
qё kur ishe e vogёl.
Njё ditё babi yt nuk u kёthye nё shtёpi.
Ti pyesje :”ku ёshtё babi”?
Pёrgjigja ishte trishtimi nё fytyra.
Njё ditё policёt tё pёrzunё
nga kasollja jote e thjeshtё.
Tё vunё mbi njё kamion.
Stёrgjyshja tё shtrёngonte nё gjirin e saj.
Ti ke njohur diktaturёn e turpshme,
ke provuar pёrçmimin e njerёzve tё poshtёr,
sepse ishe fёmija e “armikut tё klasёs”.
Ndonёse ishe vetёm njё fёmijё….
Sot Krishti erdhi tek ti.
Drita e Tij ndriçon shpirtin tёnd.
Sot ecёn nё botёn e ёndrrave tё tua.
Jeta tё shёmbёllen me njё mёngjes
ngjyrё tёndafili.
Por bota ёshtё ende mizore.
Mos harro!
Lutju Jezuit pёr popullin tёnd,
qё shpresat tё mbulojnё trishtimin….
Bota do tё ndryshojё edhe nё sajёn tёnde.
Bota ёshtё e etur pёr dashuri.
Bota kёrkon drejtёsi e liri.
Ji e pёrvuajtur, por plot dinjitet!
Bёje pjesёzёn tёnde
nё ecjen e pafund tё njerёzimit.
Ёshtё mёsimi i vogёl
i ditёs tёnde tё madhe.
Latina, 22 shtator, 1991
Komentet