Ish-të burgosur politikë, të afërm të tyre dhe pushtetarë vendorë, kanë përkujtuar revoltën antikomuniste në Burgun famëkeq të Spaçit në Mirditë.Ata u rikthyen dje duke vizituar qelitë ku kaluan vitet e tyre të rinisë, ndërsa në përkujtim të tyre u vendos edhe një pllakë përkujtimore.
Pajtim Lami nga Vlora është një nga personazhet që ka pasur një histori rrëqethëse gjatë kohës që ka qenë në këtë burg. Ai ka qëndruar për tri ditë nën gërmadha të minierës, duke luftuar me vdekjen, ndërsa të gjithë shokët mendonin se kishte vdekur. Lami përlotet teksa viziton dhomat e burgut, duke kujtuar tmerret që ka përjetuar kur ishte në këtë vend.
Ai u dënua me plot 30 vite burg pasi u kap në tentativë për t’u arratisur nga vendi. “Më burgosën në Burgun e Spaçit në moshën 20- vjeçare. Ditët që unë kam kaluar këtu kanë qenë një tmerr i vërtetë.
Tortura të të gjitha llojeve. Më futën në punë këtu në minierën e Spaçit. Kam punuar në çdo galeri që ndodhej këtu dhe ka qenë tepër e vështirë puna në nëntokë. Unë kam pasur një histori të dhimbshme.
Një ditë duke punuar, u shemb toka dhe më zuri dheu brenda galerisë. Për tri ditë kam qëndruar nën gërmadhë dhe askush nuk e dinte që jam gjallë. Por, fatmirësisht, uji që buronte poshtë galerisë më ka mbajtur në jetë.
Pas tri ditësh më gjetën bashkëvuajtës që ishin në burg dhe më erdhën në ndihmë, duke më nxjerrë nga ai vend. Po të mos më ndihmonin ata, unë sot do të isha i vdekur.
Nuk dua ta kujtoj më atë kohë, po ajo çfarë dua të them është se unë kam parë vdekjen me sy”, shprehet ish-i dënuari Pajtim Lami. Ai e konsideron të pafalshme që në ditët e sotme, ky vend është lënë në harresë, duke u kthyer në një gërmadhë që po shkatërrohet çdo ditë.
Sipas tij, këtu duhej të ishte bërë me kohë një muze për të kujtuar vuajtjet e të burgosurve të regjimit komunist, me qëllim që kjo histori t’u përcillet brezave të sotëm dhe atyre që do vijnë.
Sipas tij, ish-të burgosurit politikë janë të pavlerësuar nga shteti shqiptar. Më 21 maj të vitit 1973, të burgosurit politikë të Spaçit u ngritën në një revoltë antikomuniste që përfundoi pas disa ditësh me pushkatimin e disa prej të burgosurve politikë.
Profesori i njohur shqiptar Selman Sheme është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Pedagogu i mirënjohur i Gjeografisë, autori i dhjetëra librave dhe studimeve shkencore për gjeogr . . .
Imzot Joan Pelushi, ka lindur në Tiranë në 02.01.1956. Qysh në rininë e tij të hershme, në kohën më të egër të persekutimit fetar, u pagëzua fshehurazi nga prifti hero, më vonë peshkop . . .
Anëtare e Partisë Demokratike prej vitit 1996 e pjesë aktive qysh prej viteve ’90 e strukturës së kësaj force politike në atë që aktualisht quhet Njësia Vendore numër 9.
Lindur e rritur . . .
Radio Evropa e Lirë
Enver Hadri, politikan dhe aktivist nga Kosova, u vra 35 vjet më parë në Bruksel nga shërbimi sekret serb e jugosllav, UDB.
Përveç përvjetorit të vrasjes, . . .
Ahmet Hoxha ishte nga Kolonja e Gjirokastrës. Ai e kaloi gjithë jetën në burg. Është arratisur dy herë nga burgjet; një herë në Laç dhe një herë në Spaç.
Në arratisjen e dytë, ai iku n . . .
VOA Alex Gendler
Biznesi ka qenë i ndërthurur me politikën amerikane që para themelimit të vendit. Pavarësisht që drejtuesit e bizneseve luajnë rol të madh në financimin e fush . . .
Presidenti Donald Trump ka emëruar senatorin Marco Rubio si zgjedhjen e tij për Sekretar Shteti.
Ja pesë fakte rreth republikanit nga Florida, që ishte në mandatin e tij të tretë në . . .
Në faqen zyrtare të Parashqevi Simakut në rrjetin social është vendosur statusi si më poshtë:
SHBA- Mbesa e ikonës së muzikës Parashqevi Simaku, Ina Simaku, ka hedhur akuza të forta nda . . .
Ditën e hënë, më 17 dhjetor 2012, u nda nga jeta Prof. Gëzim Uruçi.
Ka qenë vetëm 5 vjeç, kur në vitin 1950 së bashku me babanë e tij, zbuluan shpellën e Gajtanit pranë fshatit Gur i Z . . .
VOAL – Grigorij Efimovič Novy, i njohur si Rasputin ka lindur në Pokrovskoe, një fshat i largët në Siberi, i vendosur në provincën e Tobolsk pranë maleve Ural. Data e lindjes ka qen . . .
E ardhmja e ish-diktatorit të Sirisë nuk dihet, pasi pas arratisjes së tij nga vendi, ai dhe familja e tij tani e gjejnë veten duke marrë azil politik në Rusi. Megjithatë, me interes ës . . .
AFP
Manfred Weber pa shumë zhurmë është shndërruar në një nga njerëzit më të fuqishëm në skenën politike evropiane.
Pavarësisht se nuk është i njohur shumë nga publiku, politikani g . . .
es
E kush do na vlerësojë për vuajtjet tona? Bijtë e atyre që na torturuan?