VOAL

VOAL

Kujtimet i kam të freskta! – Nga ARIANIT NAZMI LUKAJ

January 24, 2016

Komentet

Ukraina thotë se ka sulmuar një depo nafte që përdorej nga forcat ajrore ruse

Ushatarë ukrainas duke operuar me një dron. Shkurt, 2024.

 

Ukraina tha se forcat e saj kanë goditur një depo ruse të naftës që i shërbente forcave ajrore të Moskës e që gjendej qindra kilometra larg nga kufiri që ndan dy shtetet.

Ky sulm është në serinë e sulmeve përshkallëzuese ndërkufitare që kanë kryer Moska dhe Kievi dhe që kanë pasur për shënjestër infrastrukturën energjetike dhe ushtarake, pothuajse tre vjet pasi Kremlini nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

“Forcat ukrainase të mbrojtjes goditën një depo ruse të naftës në Engels” në rajonin e Saratovit, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale.

“Duhet të theksojmë se kjo depo nafte furnizonte me karburante bazën ajrore ushtarake, Engels-2, ku gjendet aviacioni strategjik i armikut”, u shtua në njoftim.

Në deklaratat e mëhershme, zyrtarët rusë pranuan se Ukraina kishte sulmuar rajonin me dronë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 32 dronë ukrainas gjatë natës, përfshirë 11 mbi rajonin e Saratovit.

Guvernatori i rajonit, Roman Busargin, tha se ekipet e emergjencave janë dislokuar në një ndërtesë industriale që është përfshirë nga flakët pas një sulmi ukrainas me dron. Por, ai nuk dha detaje se për çfarë ndërtesë bëhej fjalë.

Busargin shtoi se nuk ka të lënduar nga sulmet.

Kievi ka marrë përgjegjësinë edhe për sulme të mëhershme që kanë pasur për shënjestër depo të naftës, teksa Ukraina po vazhdon përpjekjet e saj për të ndërprerë të ardhurat ruse nga energjia, që thotë se i përdor për të financuar luftën e saj kundër Ukrainës.

“Shkatërrimi i depos së naftës krijon probleme të mëdha logjistike për aviacionin strategjik rus dhe ul ndjeshëm aftësitë e tij për të sulmuar qytetet paqësore ukrainase dhe objektet civile”, tha ushtria ukrainase.

Ndërkaq, Kievi tha po ashtu se gjatë natës mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar 41 dronë rusë, ndërkaq 22 të tjerë janë rrëzuar apo janë zhdukur nga radarët pas ndërhyrjes në sistemet e tyre elektronike.

UGSHPD: ABONETË FALAS PËR PENSIONISTËT DHE NXËNËSIT E EKSELENCËS

 
(Dy grupet në të cilat po investon Veliaj apo Rilindja Socialiste ?)
 
 
I nisur nga çudia se përse në fund të vitit nuk e pamë Erion Velinë me përparësen ngjeshur për t’i shërbyer njerëzve në nevojë me ndihma apo dhe me një vakt falas, skica e sjellë nga LD-NY 24 hedh shikimin tek kryeministri Rama i cili duhet të plotësojë disa përgjegjësi të kryebashkiakut kur ai mungon me arsye apo edhe tronditet disa ditë prej SPAK-ut*. 
Pensionistët dhe vota janë misioni kryesor i Rilindjes Socialiste në katër muajt e ardhshëm. 
Të mos ndalurit e Veliajt për të bërë lajme, qenka një problem i madh, por që edhe nuk mund të kalojë pa të shkaktuar habinë e realitetit që pushtetarët e korruptuar dhe me shumë fytyra jetojnë.
Pra pasi i sistemoi pensionistët me abonetë falas dhe i hipi të “monitorojnë trafikun gangrenë”, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj vazhdon me zell punën e palodhur edhe me brezin e ri, si për të treguar se ai në kryeqytet ka jo vetëm kujdesin për pleqërinë, por me shumë vëmendje ndjek edhe rininë të cilët së bashku që do t’u dalin për garant votave të Rilindjes Socialiste më 11 Maj. Nëse  administrata do të kishte etikë dhe profesionalizëm së paku do t’i fshikullonte një vërejtje Veliajt që të mos i keqpërdorë as pensionistët dhe as nxënësit e shkollave për mesazhe kaq foshnjore që ai shpreh sa herë që do të hapë gojën dhe këput:-“Jam shumë krenar për ju! Të dalësh me të gjitha 10-ta në Tiranë është një arritje e jashtëzakonshme”.
– Jo more!
Po çfarë bëre Ti si kreu i qarkut politik të Rilindjes Socialiste në Tiranë për këta nxënës që jo vetëm shkollat e kryeqytetit ua ktheve me turne dhe se nga prioritetet e ndërtimit jo vetëm që edhe pasditet ua zë fëmijëve duke i thirrur në Bashki e jo duke i vizituar në shkolla, por këtë asnjëherë nuk i pamë nxënësit e ekselencës që të kenë një veprimtari sportive në mjediset e shkollës.  Po, por kemi parë se sa investoni ju në qorrollisjen ideologjike që bëhet me të tjerë të rinj edhe në orët e mbrëmjes për shkak të agjendës së ngjeshur dikur ke pritur edhe në tarracë të rinjtë e Akademisë Politike të Partisë Socialiste*, për t’ju shpjeguar se Tirana dhe Aleksandria do të ndajnë titullin Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025.
Sa herë duhen dëgjuar të përsëritura këto statuse?
Janë jo thjesht të përsëritura, por të varfra. Duke dashur t’i motivosh të rinjtë, u lëshon atyre cilësime që asnjë prind dhe asnjë gjyshe apo gjysh nuk do ta pëlqente prej gojës tënde kur shprehesh:-“Ju jeni ‘ajka’ e këtij qyteti”.
A mundet Erion Veliaj t’i përcjellë edukatë dhe përvojë qoftë administrative dhe qoftë politike të rinjve të shkollës?!
Apo prindërit për të qenë politikisht korrekt dhe veç atyre që kanë parë çdo ditë  edhe deri tani në mesin e mandatit të tretë të Veliajt nuk i kanë të mjaftueshme provat së paku  për t’i mbajtur larg fëmijët nga ndikimi i shfrytëzuesve të gjithshkaje për pushtet.
A mundet media ta vërejë fenomenin dhe a munden prindërit e nxënësve që kujdesen edhe për gjyshërit e ekselentëve të mos bien viktima të përsëritura nga mashtrimet e Erion Veliajt dhe shkollës jofitimprurëse të tij?
Ndryshimi vjen me votë dhe vota merr vlerën e saj kur morali i familjes dhe i shoqërisë është i shëndetshëm dhe nuk i lihet në dorë pushtetarëve që korrupsioni dhe krimi i shndërron në të përjetshëm.
______________
**SPAK për Veliajn:
1-“Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. 
2-“Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. 
3-“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
4-“Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.
Veliaj në Akademinë Politike të PS: Puna dhe reputacioni që lëmë pas, kontribut dhe vlerë për vendin (9 Nëntor, 2024)
8 Janar, 2025

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Administrata Biden pritet të njoftojë ndihmë “masive” ushtarake për Ukrainën

VOA Marrë nga Associated Press

Administrata e Presidentit Joe Biden pritet të njoftojë një paketë ndihmë ushtarake masive, e fundit e kësaj administrate për Ukrainën.

Ndihma do njoftohet në kuadër të vizitës së Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin në Gjermani të enjten, gjatë së cilës do të takohet me rreth 50 vende partnere që kanë ndihmuar për mbrojtjen e Ukrainës, që kur Rusia nisi sulmin në shkallë të gjerë tre vite më parë, thanë dy zyrtarë të mbrojtjes për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Zyrtarët nuk dhanë hollësi mbi vlerën e saktë të ndihmës, por thanë se paketa pritet të jetë “e konsiderueshme” edhe pse nuk do të përfshijë të gjithë shumën financiare prej rreth 4 miliardë dollarësh, që ka mbetur nga fondi që ka autorizuar Kongresi për Ukrainën.

Ka të ngjarë që “të mbeten më shumë se 2 miliardë dollarë” për ekipin e Mbrojtjes së administratës së re për t’ia dërguar Ukrainës nëse administrata zgjedh të veprojë në mënyrë të tillë, tha të martën një zyrtar gjatë një bisede me gazetarët të cilët po ndjekin vizitën e zotit Austin.

Ukraina është duke filluar një ofensivë të dytë në rajonin Kursk të Rusisë dhe po përballet me sulme të vazhdueshme raketash me rreze të gjatë veprimi dhe përparime në terren nga Rusia, ndërsa secila nga palët po përpiqet që të jetë në kushtet më të mira të mundshme për të negociuar, përpara se Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën më 20 janar.

Zyrtarët e mbrojtjes së administratës së Presidentit Biden që punojnë mbi çështjet e lidhura me Ukrainën kanë qenë në komunikim me ekipin e tranzicionit të Presidentit të zgjedhur Trump për të diskutuar “të gjitha temat që ne besojmë se janë të rëndësishme”, tha një nga zyrtarët. Gjatë qëndrimit të sekretarit Austin në bazën ajrore Ramstein, do të mbahet takimi i tij i fundit me grupin që ai organizoi për t’i dalë në mbrojtje të Ukrainës pas sulmit në shkallë të gjerë nga Rusia.

Së bashku vendet e këtij grupi kanë dhënë një ndihmë prej më shumë se 126 miliardë dollarësh: për armatime, stërvitje ushtarake dhe ndihma të tjera. Paketat e ndihmës kanë përfshirë miliona fishekë municionesh, avionë luftarakë të avancuar, sisteme të mbrojtjes ajrore, madje edhe tanke.

Shtetet e Bashkuara kanë dhënë 66 miliardë dollarë nga ndihma totale.

Paketa e ndihmës që do të njoftohet të enjten do të sigurohet nga rezervat ekzistuese, me synimin për të dërguar shumicën e armëve që i janë premtuar Ukrainës, deri në kohën kur zoti Trump të bëjë betimin, tha një nga zyrtarët e mbrojtjes.

Më 30 dhjetor, administrata njoftoi një paketë tjetër ndihme prej 1.25 miliardë dollarësh, pjesë e një sërë njoftimesh për ndihma, ndërsa nxitoi të siguronte sa më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën, përpara se se Presidenti Joe Biden të largohej nga detyra. Zyrtarët thanë se afërsisht 80 deri në 90 përqind e të gjitha armatimeve që i ishin premtuar, tashmë i janë dhënë Ukrainës.

UGSHPD: VELIAJ NUK DO T’I MUNGOJË QENDRËS SË VËMENDJES

 
 

Kur përditshmëria e problemeve të kryeqytetit është më se e ngarkuar dhe në një kohë kur Kryetari i Bashkisë Tiranë u pa për herë të fundit në linjën e autobusit urban duke propaganduar abonetë falas për pensionistët, territori i Erion Velisë për të bërë dendur lajme është kufizuar. Ai më 2025, që pas furtunës me SPAK-un* më 26 Dhjetor, 2024 në një kohë kur pritet të bëhet krye lajm për dorëheqjen apo për një tjetër thirrje për të treguar përgjegjësitë dhe përmasën e korrupsionit, tregon se virtualisht ka forcë të publikojë “lajme frigoriferike”, jehona nga e shkuara e mediave evropiane që shkruanin për turizmin shqiptar. Duke u ndalur vetëm tek një titull i huazuar i gazetës “Ouest France” dhe i vendosur në Facebook e Instagram (aty ku Veliaj monitoron me klikime mbështetësit dhe kundërshtarët), “Perla e Fshehur e Ballkanit” dhe e shoqëruar me Kryeqyteti ynë ka diçka për çdo zemër kurioze”, ky i fundit i botuar me hatër në ATSH vetëm për ekuilibrat politikë dhe influencën e pushtetit që Veliaj mendon se ende e ka në Tiranë ose i duhet Ramës, imazhi propagandistik shpërthen.

Në ilustrimet e publikuara së pari gjen të freskëta me pak orë diferencë Facebook-un dhe Instagramin e Veliajt me rreth 2000 klikime e komente, por ato nuk janë të mjaftueshme për 11 Majin në sytë e Ramës i cili e pranon shërbimin dhe mashtrimin. Por së dyti, kur Tirana ka me mijëra probleme të ngritura prej keq qeverisjes dhe korrupsionit, si ka mundësi që Veliaj të ketë kohë sot me 7 Janar të na japë lajmin e Ouest France” të fundit të Dhjetorit të kaluar.
Parë me me imtësi propaganda e Rilindjes Socialiste dhe Imazhi janë pjesë e manisë për pushtet, megalomania*, çrregullim psikik të cilin sipas botimeve të  Ouest France”  tituj të ngjashëm dhe komente promovuese për turizmin janë bërë në verën e 2023, 2024 dhe së fundi në Dhjetor.
Ajo që publiku duhet të kuptojë pavarësisht ndjekësve dhe komentuesve në rrjetet sociale të Velisë, është se imazhi dhe propaganda progresive punon me lajme frigoriferike sa herë që ju lipset sepse mediat i kanë të blera. Ato i bën të freskëta inteligjenca artificiale ku duke mbledhur grimca nga vitet e ndryshme të artikujve, Veliaj del me një status të ri, i cili shitet edhe në ATSH, për fat të keq.
Në qoftë se nuk ju bind ky fakt, ju mund ta monitoroni Veliajn në çdo dalje dhe status, “parafabrikatet e frazave” që nuk janë mendim kritik që del prej punës, janë thjesht plagjarizëm i mendimit të shumë “intelektualëve progresistë globalë” që prej vitesh drejtojnë politikën dhe administratën. 
Sot 7 Janar, shërbimi vazhdon!
Për këtë Veliaj i duhet Ramës, por jo Tiranës.

_____________
*SPAK për Veliajn:
1-“Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. 
2-“Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. 
3-“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
4-“Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.
megalomania – dikush me një çrregullim psikologjik të quajtur megalomania, i cili karakterizohet nga një obsesion pas pushtetit dhe iluzionet e madhështisë
 
7 Janar, 2025
 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Presidenti ukrainas thotë se gati 15 mijë ushtarë rusë janë vrarë në Kursk

Një ushtar rus qëllon me obus drejt forcave ukrainase në Kursk, Rusi.

 

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të hënën se Rusia ka pësuar humbje të mëdha gjatë pesë muajve luftimesh kundër forcave ukrainase në rajonin jugor të Rusisë, Kursk, me gati 15.000 ushtarë të vrarë.

“Gjatë operacionit në Kursk, armiku i ka humbur tashmë 38.000 ushtarë të vet në këtë drejtim, ndërsa gati 15.000 prej atyre humbjeve janë të pakthyeshme”, tha Zelensky në një video-fjalim të hënën.

Zelensky nuk dha prova kur foli për humbjet e Rusisë në këtë rajon.

Ukraina e nisi në gusht inkursionin e madh në rajonin e Kurskut dhe mori nën kontroll pjesë të territorit rus, edhe pse ushtria ruse thotë se ia ka dalë ta rimarrë kontrollin në shumicën e tyre.

Ukraina ka thënë se e ka nisur një ofensivë të re në këtë rajon të dielën, por ka dhënë pak hollësi.

Disa vende perëndimore dhe Ukraina thonë se mbi 11.000 trupa të Koresë së Veriut janë duke luftuar përkrah forcave ruse në Kursk.

Rusia as nuk e ka pranuar e as mohuar praninë e trupave koreanoveriore.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të hënën se e ka ndalur përparimin e forcave ukrainase dhe se i ka shkatërruar forcat kryesore të saj pranë vendbanimit Berdin, afër një rruge që shkon në verilindje drejt qytetit të Kurskut.

Ministria tha gjithashtu se forcat ruse kanë bërë përparime të rëndësishme në Ukrainën lindore, përfshirë pushtimin e qytezës së Kurahoves.

Presidenti ukrainas Zelensky nuk e përmendi Kurahoven në fjalimin e tij.

Ai tha se forcat ukrainase kanë krijuar një zonë të sigurisë në rajonin e Kurskut, ku Rusia ka transferuar njësi të fuqishme ushtarake. Sipas tij, kjo ia ka pamundësuar Moskës që t’i dislokonte ato forca në zona kyçe të vijës së frontit në Ukrainën lindore. REL

Asambleja e NATO-s kërkon shtimin e trupave pas sulmit të 29 nëntorit në Veri të Kosovës

Incidentet në veri të Kosovës janë kambanë alarmi për komunitetin ndërkombëtar sa i përket seriozitetit të sfidave të vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor, konstatohet në një raport të fundvitit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Autori i këtij dokumenti, lordi nga Britania e Madhe, Mark Lancaster, thekson shkaqet dhe shtytësit aktualë të sfidave kryesore të sigurisë.

Kosova bashkë me Bosnjë-Hercegovinën konsiderohen si vende me potencial të lartë dhune për shkak të çështjeve ndëretnike dhe raporteve me Serbinë.

“Viti 2023 dëshmoi një rikthim të konsiderueshëm të konfrontimeve të dhunshme në veri të Kosovës. Incidentet i ranë si një kambanë alarmi komunitetit ndërkombëtar për seriozitetin e sfidave të vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor. Në rajonin ku pothuajse të gjitha shtetet dhe territoret janë në kërkim të një të ardhmeje euroatlantike, çështjet e pazgjidhura si në Kosovë ashtu edhe në Bosnjë e Hercegovinë duhet të ripërqendrojnë vëmendjen e rëndësishme të aleatëve: Aleatët duhet të pajtohen me potencialin për destabilizim më të gjerë që paraqesin këto sfida”, shkruan në raportin me titull: “Ballkani Perëndimor: Sfidat e përgjithshme të sigurisë në pragun e NATO-s”.

Mungesa e hapave drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, konsiderohet si çështja më sfiduese dhe më e paqëndrueshme e rajonit.

“Ajo ka shumë ndikime të menjëhershme domethënëse: i pengon të dyja vendet të avancojnë proceset e tyre të anëtarësimit në BE, është një faktor i rëndësishëm në jostabilitetin rajonal, një pengesë për bashkëpunimin ekonomik rajonal më të ngushtë dhe më efektiv dhe një kontribuues në vakumet e pushtetit që krijojnë mundësi për rrjetet kriminale për të shfrytëzuar rajonin si rrugë, arenë dhe zonë për trafikun e armëve, drogës dhe njerëzve”, thuhet në raport.

Sipas dokumentit, në thelb të mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi janë dy çështje kryesore: mosnjohja e Kosovës nga Serbia si dhe qasja e Qeverisë së Kosovës në komunat veriore të populluara kryesisht me serbë.

Duke iu referuar rreziqeve, po ashtu rekomandohet që NATO-ja ta konsiderojë shtimin e trupave në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë.

“Prania e forcave të NATO-s në Kosovë mund të përforcohet akoma duke pasur parasysh zhvillimin e ngjarjeve në terren e rajon: Aleatët dhe BE-ja mund të punojnë së bashku për të siguruar forca më të përshtatshme për qëllimet e tyre në Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë. Vëmendja e aleatëve ndaj Kosovës nuk mund të injorohet – prioritet kanë potencialisht më shumë forca, të pozicionuara siç duhet. Operimi i KFOR-it ka një rol të rëndësishëm, që shtrihet përtej frenimit të dhunës, pasi shërben gjithashtu si një kanal për kontakt pozitiv dhe ndërtim besimi me të gjitha komunitetet në Kosovë dhe Serbi”, shkruan në raport. sn

Monitor- Rinia shqiptare në pritje të një shansi, 49% jashtë tregut të punës dhe arsimit

Statusi i të rinjve shqiptarë (15-29 vjeç) në tregun e punës për vitin e shkuar tregon një realitet sfidues. Rreth 49.4% e të rinjve nuk janë as në punë dhe as duke ndjekur shkollën. Brenda këtij grupi, dallimet mes gjinive janë të dukshme dhe tregojnë sfida specifike për secilën…

Ka një panoramë shqetësuese për të rinjtë shqiptarë të moshës 15-29 vjeç. Sipas INSTAT, gati gjysma e tyre (49.4%) nuk janë as të punësuar dhe as në arsim, sipas të dhënave që u referohen vitit 2023. Kjo kategori, e njohur botërisht si “NEET” (Not in Employment, Education, or Training), tregon sfidat e thella ekonomike dhe sociale me të cilat përballet rinia në Shqipëri.

Me dallime të theksuara gjinore dhe arsye të ndryshme për inaktivitetin, këto të dhëna reflektojnë një mungesë të qartë të programeve dhe politikave që mund të integrojnë këtë grup të rëndësishëm në zhvillimin e vendit.

Duke analizuar të rinjtë të cilët nuk janë të punësuar, nuk janë duke ndjekur shkollën apo trajnim profesional sipas gjinisë dhe statusit të tyre në tregun e punës, vihet re se meshkujt janë më aktivë në treg sesa femrat (60.9% e meshkujve janë në kërkim të një pune dhe të gatshëm për të punuar, ndërsa tek femrat kjo përqindje është 39,0%).

Meshkujt e rinj kanë një përqindje më të lartë të papunësisë, me 60.9% që janë të papunë. Përkundër femrave, vetëm 1.9% e meshkujve rezultojnë të dekurajuar dhe 0.2% deklarojnë përgjegjësi familjare.

Përqindja e meshkujve të tjerë inaktivë është 37%, duke treguar një dinamikë të ndryshme nga femrat për arsye të inaktivitetit. Ndër femrat e reja, 39% janë të papuna, ndërsa një përqindje e konsiderueshme (25.3%) deklarojnë se janë të inaktive për shkak të përgjegjësive familjare.

Një tjetër grup i femrave, 33.7%, renditen si të tjera inaktive, duke reflektuar mungesën e përfshirjes së tyre në aktivitete arsimore ose tregun e punës.

Sipas sociologes Marsida Simo, këto shifra ngrenë shqetësime të mëdha për politikëbërjen, duke theksuar nevojën për programe që fuqizojnë pjesëmarrjen e të rinjve, veçanërisht të grave, në tregun e punës dhe arsim.

“Pa masa konkrete për të trajtuar këto sfida, përqindja e të rinjve që mbeten jashtë sistemit arsimor dhe tregut të punës mund të ndikojë negativisht në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.”-shprehet ajo.

Sociologia Marsida Simo e cilëson këtë situatë si një “fenomen alarmues që reflekton pasojat e një politike të pamjaftueshme për të rinjtë”. Sipas saj, mungesa e programeve të dedikuara për fuqizimin e të rinjve dhe krijimi i një mjedisi të favorshëm për punësim dhe arsim është rrënja e problemit.

“Femrat, në veçanti, janë të prekura nga normat sociale dhe presionet që lidhen me rolet tradicionale familjare, duke i detyruar ato të mbeten jashtë tregut të punës dhe arsimit. Nga ana tjetër, për meshkujt, mungesa e mundësive dhe dekurajimi nga situata ekonomike krijojnë një hendek të madh në aktivizimin e tyre,” thotë Simo.

Ajo thekson se zgjidhja kërkon një qasje të gjithanshme, duke përfshirë programe të arsimimit profesional, trajnime dhe lehtësira për krijimin e një balance midis jetës profesionale dhe familjare për gratë. “Nëse nuk veprojmë shpejt, kjo gjeneratë e të rinjve rrezikon të mbetet një gjeneratë e humbur,” përfundon ajo./MONITOR

Zelensky kërkon garanci të sigurisë nga SHBA-ja

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë takimit në Nju Jork, me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. 27 shtator 2024.

 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se çdo garanci të sigurisë për shtetin e tij në mënyrë që t’i jepet fund luftës me Rusinë do të ishin kuptimplotë vetëm nëse ato do të jepeshin nga Shtetet e Bashkuara.

Ai tha se shpreson se do të takohet shpejt me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, pas inaugurimit të tij më 20 janar.

“Pa SHBA-në, garancitë e sigurisë nuk janë të mundura”, tha ai në një intervistë triorëshe me Lex Fridman, që u publikua më 5 janar.

“Po flas për garanci të sigurisë që mund ta parandalojnë agresionin rus”, shtoi ai.

Gjatë kësaj interviste, që u zhvillua në Kiev, Zelensky foli në gjuhën angleze, ukrainase e madje edhe ruse. Ai tha se beson se një armëpushim pa garanci të sigurisë për Kievin do të përdorej nga Kremlini si një mundësi për t’u furnizuar dhe riorganizuar për ofensiva të reja.

Teksa përvjetori i tretë i nisjes së pushtimit rus të Ukrainës po afrohet, vdekjet dhe shkatërrimi po vazhdojnë në shumë qytete ukrainase, veçmas në lindje dhe në territorin e pushtuar nga forcat e Kremlinit, por edhe në Kursk, rajonin kufitar rus.

Kohë të pasigurta po e presin Kievin, teksa Trump pritet të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar.

Trump, i cili ka qenë kritik për sasinë e ndihmës së ofruar amerikane për Ukrainën, vazhdimisht është zotuar se do t’i japë fund shpejt konfliktit, edhe pse për këtë ai ka dhënë pak detaje. Shumë mbështetës të Ukrainës janë të shqetësuar se ai do të shtyjë përpara kushte që do të jenë të papranueshme për Kievin.

Përpjekjet për një armëpushim janë të pashmangshme, në dritë të premtimeve të Trumpit për t’i dhënë fund luftës në një periudhë të shkurtër kohore.

Administrata në largim e presidentit Joe Biden, në katër vjetët e fundit i ka dhënë Ukrainës ndihmë ushtarake dhe ndihmë tjetër në vlerë prej afër 60 miliardë dollarësh.

Zelensky ka një histori të gjatë dhe të vështirë me Trumpin.

Gjykimi i parë ndaj Trumpit për shkarkimin e tij nga posti i presidentit më 2019 u nxit nga një bisedë telefonike që ai kishte zhvilluar me Zelenskyn, në të cilin Trump dukej se kishte kushtëzuar ndihmën ushtarake amerikane në këmbim të hetimit nga Ukraina të familjes së Bidenit.

Trump disa herë e ka kritikuar Zelenksyn. Gjatë fushatës zgjedhore, ai vazhdimisht e ka përshkruar presidentin ukrainas si “tregtarin më të mirë në botë” – referencë për dhjetëra miliarda dollarë ndihmë që ligjvënësit e dy partive në SHBA kanë miratuar që kur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës në shkurtin e vitit 2022.

Megjithatë, gjatë intervistës Zelensky tha se është i bindur se Trumpi do të sjellë një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme të paqes, së bashku me garancitë e kërkuara të sigurisë.

“Trumpi dhe unë do të arrijmë deri te një marrëveshje… të ofrojë garanci të forta të sigurisë, së bashku me Evropën, dhe më pas ne mund të flasim me rusët. Ne dhe Trumpi jemi të parët, dhe Evropa do të mbështesë pozicionin e Ukrainës”, tha ai.

“Mendoj se presidenti Trump jo vetëm që ka vullnet, por i ka të gjitha mundësitë dhe këto nuk janë vetëm fjalë”.

“Unë vërtetë llogarisë në të dhe mendoj se njerëzit tanë vërtetë llogarisin në të, prandaj ai ka fuqi të mjaftueshme për t’i bërë presion atij, për t’i bërë presion [presidentit rus, Vladimir] Putin”, shtoi Zelensky.

I pyetur se çfarë kërkon që ta shqyrtojë një armëpushim, Zelensky tha se janë garancitë e sigurisë, mundësisht përfshirja në NATO, diçka që Putin e ka kundërshtuar me forcë.

Anëtarësimi në NATO ishte një nga argumentet fillestare që Kremlini përdori për të justifikuar luftën kundër Ukrainës.

Për çdo marrëveshje, Zelensky tha se partnerët perëndimorë, të paktën duhet të garantojnë sigurinë në territorin ukrainas që aktualisht nuk është i pushtuar nga Rusia, të vazhdojnë mbështetjen ushtarake dhe të mbajnë në fuqi sanksionet ekonomike ndaj Rusisë.

“Nëse nuk ka garanci të sigurisë, Putin sërish do të sulmojë”, tha ai.

Sipas tij, qëllimet e Putinit janë një “NATO e dobët” dhe një “Ukrainë që nuk mund të mbijetojë në fushëbetejë” dhe “të pamundësohet një raport i fortë me Trumpin”. REL

UGSHPD: VELIAJ SI VAJI, NOTON MBI KORRUPSIONIN

 
Nuk ke se nga ta kapësh Veliajn me “shkathtësinë” që paraqet edhe në ditët më të vështira të karrierës së tij  politike dhe administrative në një kohë kur i janë bërë të ditur nga BKH disa karakteristika që e s’kualifikojnë kryebashkiakun si drejtues në ditët e ardhshme me korrupsionin aktiv/pasiv, pastrimin e veprave penale dhe deklarimi i rremë i pasurive*.
Kjo është korniza e korrupsionit për Veliajn që ende nuk e ka kuptuar qytetarinë e dorëheqjes, korrupsion dhe jo performancë për punët e qytetit me gati 1 milion banorë.
Bëma më e fundit e Veliajt e cila shpërtheu pas 18 muajsh kundrështije me rivalin për kryetarin e Bashkisë Tiranë Belind Këlliçi ( kandidat i Bashkë Fitojmë), del si një ide origjinale ose përshtatje me kushtet e mirëqeverisjes vendore.
Në qoftë se nuk quhet vjedhje e ideve, e projektit apo qoftë edhe plagjarizëm nga ana e Velisë, ky i fundit jo vetëm që i fshihet realitetit, por hipën në autobusin më të parë të linjës me një grup figurantësh të moshuar të cilëve me sa duket ua ka dhënë kartat e abonesë me favorin e vetëm të mos pritjes në rradhën ditore të sporteleve të shërbimeve “të shpejta” të bashkisë.
Në prag të zgjedhjeve vendore të 14 Majit 2023, ideja e Këllëçit u quajt si gënjeshtra e 1 Prillit nga stafi elektoral i kryebashkiakut dhe i vetë Veliajt, sepse drejtorët e ndryshëm njihnin se si rridhnin paratë për të financuar projektet dhe zbatuar skemën e vjeljes së votës.
Faktet e kandidatit Bashkë Fitojmë ishin:
Bashkia Tiranë ka 430 milionë € për inceneratorë fantazmë, dhe nuk ka mundësi që 6.8% të buxhetit ta investojë për 200 mijë qytetarë të Tiranës në ditë. 
– Rreth 200 mijë qytetarë ( pensionistë, për studentë, për familjet në nevojë) si edhe ata që marrin dy linja urbane për të shkuar në punë, shkolla, spitale e që paguajnë 800 lekë një rrugë dhe 800 lekë rrugën e kthimit, 1600 lekë në ditë për të marrë një rrogë 400 mijë lekë në muaj apo për t’ia hequr pensionit dhe të ardhurave që sigurojnë nga mbështetja e fëmijëve në emigracion.
-Pra një kosto që në fund të muajit shkon 10 deri në 15% e vlerës së biletës së autobusit.
Nga kjo renditje kjo e fundit motivon bukur lidhjen e grabitjes së ideve ( piketat elektorale Bashkë Fitojmë) me korrupsionin dhe grupet e interesit që Veliaj dhe Rilindja i përkthejnë në vota sa herë që janë zgjedhjet.
Pra megjithëse “nuk e shohin” në sy njëri-tjetrin Rama dhe Veliaj kanë qëllim të përbashkët me njëri-tjetrin, pushtet përmes korrupsionit. Veç shqiptarëve që largohen, pensionistët mbeten grupi i interesit më i mos përfillur për sa i përket dinjitetit. Varfëria i bën ata të presin thërrimet e bonusit të pensioneve nga kryeministri, apo të pranojnë edhe abonenë falas të bashkisë edhe përse për plehrat që nuk shkojnë për tek inceneratori për t’u përpunuar, të gjithë bashkë paguajnë 80 mijë € në ditë.
Hareja dhe hipja e Veliajt sot në autobusin e linjës më të parë për të reklamuar “rehabilitimin politiko-administrativ” ishte qesharake. Me çfarë cilësie rrëshqitjesh ai gjen mundësi dhe fshihet kur përballet me akuzat që i ka paraqitur drejtësia së fundmi dhe hop shfaqet në krye të detyrës edhe në fundjavë. Në thelb ky është një sinjal për Ramën se puna me pensionistët për votën po shpërblehet deri në zgjedhje dhe bashkë me shtresat në nevojë apo studentë këto numërohen si 200 mijë vota.
Hipja në autobusin e linjës më të parë e Veliajt dhe ajo buzëqeshje ishte pjesë e asaj ane qesharake se për çfarë i duhet aboneja pensionistëve kur Tirana të vdes me bllokimin me orë të tëra në trafikun qytetas. E ndërsa kjo është pjesë e problemit të madh është që ky kryebashkiak ka krijuar me lejet e ndërtimit, rrugët e ngushta në projektet e pushtetit vendor, frymëzuesi dhe largpamësi Rama u shfaq në fund vit në Unazën e Tiranës me premtimet e zgjedhjeve që vijnë.
E përse do ti duhet aboneja pensionistëve kur deri tani ju mohua.
Të shëtisin unazën dhe të vështrojnë mrekullitë?
Apo të kthehen në guida turistësh tani që Tirana pushtohet nga miliona vizitorë ditorë, tani që janë edhe në moshë të thyer.
E për se ju duhet aboneja kur zemra dhe xhepi i pensionistëve është i zbrazët. I zbrazët nga vetmia, por edhe të fyer sepse nuk janë gjyshërit dhe gjyshet e Velisë.
Janë prindër dhe gjyshe dhe gjyshër të Shqipërisë së shpopulluar, të shqiptarëve emigrantë, janë gjyshërit dhe gjyshet që nuk i zbresin e hipin dot shkallët për të  blerë ushqime, për të rimbushur ilaçet apo për të kyçur pompën kur vjen racioni ditor i ujit. Ata/ato janë gjyshërit dhe gjyshet që për një abone po e vuajnë dimër verë motin duke humbur orë të tëra në sportelin që ndan abonenë “falas”. Presin lëmoshën e  të Bashkisë dhe Qeverisë  duke e këmbyer largqoftë nesër me dinjitetin e votës.
____________________
* SPAK me 26 Dhjetor, 2024
1- “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”. 
2-“Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”. 
3- “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
4- “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.
 
3 Janar, 2025 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)

Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)

Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)

L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)

Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)

Dy herë më shumë se mesatarja në rajon, 28% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

Shqipëria rrezikon të zbrazet më tej nga popullsia vendase në krahasim me vendet e tjera të rajonit.

Anketa që zhvillua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) rreth çështjeve të sigurisë zbuloi se shqiptarët në një përqindje më të lartë se rajoni kishin zhvilluar plane për lënë vendin.

Pyetjes “Unë kam zhvilluar një plan për të lëvizur” iu përgjigjën pozitivisht 11% të shqiptarëve. Kjo ishte përqindja më e lartë në rajon, gati dy herë më shumë se mesatarja në Ballkan.

Sipas tabelës bashkëngjitur rreth 28% e shqiptarëve kanë zhvilluar plane largimi. 11% kanë një plan, por jo ende të qartë, 11% kanë zhvilluar tashmë një plan emigrimi, teksa 6% kanë afate të qarta largimi, ndërsa 66% nuk duan të largohen.

Nga ata që duan të largohen 67% po shfrytëzojnë rrjetet me afërmit dhe miqtë jashtë vendit.

Një pjesë tjetër 10% do të ikin për studime. Shqipëria dhe Kosova kanë nivelin më të ulët të atyre që emigrojnë jashtë për studime.

Te pjesa që ka në plan të largohet 22% po ndjek gjuhët e huaja si parakusht për t’u larguar. Në Rajon ka përqindje më të larta të popullsisë që po ndjek gjuhët e huaja si parakusht për t’u larguar.

Nga pjesa e atyre që kanë plan të largohen 18% po aplikojnë për programet e vizave blu dhe kartave jeshilë, ndërsa 3% kanë siguruar kontrata pune në panairet e punësimit të zhvilluara jashtë.

29% e atyre që kanë plane për të ikur kanë gjetur punë nëpërmjet aplikimeve në internet.

Sipas të dhënave, shqiptarët që kanë në plan për të ikur kanë zhvilluar më shumë se një plan.

Ndonëse Shqipëria ka krijuar një imazh pozitiv për zhvillimet në turizëm dhe vendi ka rritje ekonomike mbi mesataren e dekadës që shkoi, qytetarët kanë ende potencial të lartë për të emigruar.

Tendenca për emigrim tani është përqendruar në shtresën e mesme dhe tek të punësuarit me paga të larta të cilët preferojnë të ikin për një arsim më të mirë për fëmijët dhe infrastrukturë më të mirë jetësorë në tërësi./Monitor

Ukraina raportohet të ketë nisur ofensivë të re në Kursk të Rusisë

Ushtria ukrainase ka nisur ofensivë të re në rajonin rus Kursk, sipas deklaratave preliminare të zyrtarëve ukrainas dhe raportimeve në disa kanale pro-ruse në platformën Telegram.

Ofensiva e papritur është bërë e ditur nga Andriy Kovalenko, udhëheqës i Qendrës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës kundër Dezinformimit, përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

Ai ka thënë se forcat ruse në Kursk janë “sulmuar në disa drejtime, në mënyrë të befasishme”.

Edhe shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka përmendur sulmin në mënyrë indirekte në Telegram.

“Rajoni Kursk, lajme të mira, Rusia po fiton atë që e meriton”, ka thënë ai.

Ofensiva është raportuar të jetë nisur nga qendra Sudzha, e cila ka qenë nën kontrollin ukrainas prej gushtit të vitit 2024, dhe ka vazhduar në drejtim të Bolshoje Soldatskojes, rreth 70 kilometra larg qytetit Kursk.

Ushtria ukrainase nuk i ka komentuar ende raportimet për sulme, mirëpo Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë përmes agjencisë shtetërore të lajmeve TASS se “rreth orës 9:00, forcat e armatosura ukrainase kanë nisur kundërsulm për të bllokuar avancimin e trupave ruse në drejtim të Kurskut”.

Radio Evropa e Lirë nuk i ka verifikuar në mënyrë të pavarur zhvillimet e reja në Kursk.

Sipas llogarive ruse në Telegram që vëzhgojnë nga afër zhvillimet në fushëbetejë, sulmet janë duke u kryer me makina të armatosura, pajisje për pastrim minash, sisteme elektrike të luftës, dhe armë tjera që po luftojnë me sukses dronët rusë.

Trupat ukrainase patën kryer edhe në gusht ofensivë të befasishme në Kursk.

Pothuajse gjysma e tokës së kapur nga ukrainasit është rikthyer prapë nën kontrollin rus, mirëpo Kievi e ka nën kontroll Sudazhn, dhe rreth 500 kilometra katrorë të territorit rus.

Në ditët e fundit në Telegram ka pasur raportime për ofensive të re të Ukrainës, teksa kanë mbetur edhe pak ditë deri te inaugurimi i Donald Trumpit si president i Shteteve të Bashkuara.

Përgjatë fushatës zgjedhore, ai është zotuar se në rast të fitores do t’i japë fund luftës së Moskës në Ukrainë, të nisur në shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. rel

VOA: Krimi i organizuar ka implikuar nivelet drejtuese të Policisë shqiptare

VOA Klodiana Lala

Arrestimi i një grupi oficerësh të lartë të Policisë së Shtetit gjatë dy viteve të fundit si pjesë e hetimeve të SKY ECC reflekton sipas ekspertëve nivelin e depërtimit të krimit të organizuar në radhët e policisë, po aq sa problemet sistemike të korrupsionit dhe ndikimit politik. Ky material është përgatitur nga gazetarja Klodiana Lala dhe është një bashkëpunim mes Rrjetit BIRN dhe Zërit të Amerikës.

Policia e Shtetit në Shqipëri përmbylli një cikël të ri ndryshimesh në dhjetor, duke filluar nga drejtori i Përgjithshëm dhe deri tek shefat e komisariateve të vendit. Ndryshimi i të gjithë zinxhirit drejtues u motivua publikisht me nevojën për të përmirësuar imazhin e policisë, po aq sa për të rritur parametrat e sigurisë dhe rezultatet në luftën kundër krimit.

Kjo është një betejë e vjetër për Policinë shqiptare, imazhi i së cilës u dëmtua edhe më shumë gjatë dy viteve të fundit nga arrestimi i një duzine oficerësh të lartë, të cilët akuzohen se u vendosën në shërbim të rrjeteve të krimit të organizuar.

Niveli i depërtimit të krimit të organizuar në strukturat e Policisë së Shtetit doli në sipërfaqe përmes komunikimeve të aplikacionit Sky ECC, të cilat iniciuan disa operacione dhe hetime të Prokurorisë së Posaçme.

Sipas Adriatik Agos, ish-drejtues i strukturave të policisë dhe ekspert për sigurinë, këto komunikime ekspozuan implikimin në nivele të larta të Policisë së Shtetit.

“Panoramat e reja, të dhënat inkriminuese që sollën këto platforma të komunikimeve elektronike vërtet janë të dhimbshme, kur dëgjon për nivele të larta, për funksione menaxheriale që janë të implikuar. Nga rastet e hetimeve të SPAK-ut, është mëse e qartë që nivele të larta apo funksione të veçanta si në nivelet vendore, ashtu edhe në nivele qëndrore janë të implikuar,” tha Ago.

Mes zyrtarëve të arrestuar, ish-shefi i Forcës Operacionale, Oltion Bistri akuzohet për rrjedhje të informacioneve sekrete për llogari të rrjeteve të krimit të organizuar, ndërsa ish-drejtori i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri akuzohet për lejimin e kultivimit të kanabisit në shkallë të gjerë.

Drejtues të tjerë policie akuzohen se u përfshinë drejtpërdrejt në planet për të eliminuar rivalët apo në kultivimin e kanabisit gjatë viteve 2019-2021.

Drejtuesit e institucioneve që kontrollojnë integritetin e efektivëve të policisë në Shqipëri i quajnë rastet të izoluara, ndërsa pohojnë se kanë ngritur një sërë filtrash për vetëpastrimin e radhëve të uniformave blu.

“Nuk bëhet fjalë për një numër shumë të madh për hir të së vërtetës, janë raste sporadike dhe të izoluara po sigurisht që meritojnë vëmendjen jo vetëm të Prokurorisë së Posaçme, por sigurisht edhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore,” thotë drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani.

“Për vitin 2024 ne kemi një sërë rezultatesh në këtë drejtim, me qëllimin e vetëm pastrimin e strukturave të Policisë së Shtetit nga elementë të inkriminuar dhe që turpërojnë uniformën e Policisë së Shtetit,” shtoi ai.

Vetëm gjatë vitit të fundit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore raporton se ka bërë 272 referime penale për 425 punonjës policie të dyshuar për shkelje të rënda disiplinore që lidhen kryesisht me vepra të shpërdorimin e detyrës, korrupsionin apo ushtrimin e ndikimit të paligjshëm.

Edhe kreu i Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, Dhimitraq Ziu thotë se janë marrë të gjitha masat që sistemi të vetëpastrohet përmes testeve të integritetit dhe procedimeve disiplinore.

“Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka marrë një sërë masash dhe po aplikon një sërë detyrash për vetëpastrimin e Policisë së Shtetit. Ato orientohen drejt dhe qartë mbi detyrimet që rrjedhin mbi planin e integritetit të Ministrit të Brendshëm… ku ka për qëllim parandalimin e korrupsionit në strukturat e policisë, promovimin e transparencës, rritjen e profesionalizmit, rritjen e besimit dhe forcimi i mekanizmit të kontrollit të Brendshëm të Policisë së Shtetit,” thotë Ziu.

Megjithatë, ekspertët e sigurisë i shohin me dyshim masat antikorrupsion në radhët e Policisë Shqiptare.

“Nuk ka besim Policia te masat antikorrupsion që janë duke u marrë, për assye sepse punonjësit e Policisë nuk shohin ndonjë shembull pozitiv tek drejtuesit e tyre në nivel vendor apo kombëtar dhe pak a shumë edhe me shifra, në një masë shumë të konsiderueshme, strukturat më të korruptuara janë nivelet drejtuese dhe zyrtarët e lartë të policisë në nivel vendor apo kombëtar,” shpjegon Sotiraq Hroni, drejtor i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim me qendër në Tiranë.

Hroni thekson se faktori kryesor që ndikon në inkriminimin e policisë së Shtetit lidhet me korrupsionin e gjithëpërhapur në shoqërinë shqiptare. Një rol qëndror negativ duket se luan edhe ndikimi i politikës.

“Në masën 74% punonjësit e policisë mendojnë se një nga faktorët kryesorë, ndër më të rëndësishmit në fakt, për nivelin e inkriminimit është edhe ndikimi i politikës,” theksoi ai.

Faktorë të tjerë lidhen sipas tij me procesin e rekrutimit, kulturën e punës apo mungesën e meritokracisë në radhët e Policisë së Shtetit.


Send this to a friend