Atë të martë të zezë të 11 shtatorit 2001…
Sapo isha kthyer nga një shetitje që bëja jo rrallë në brigjet ranore të Atllantikut që lag edhe qytetin North Kuinci, shumë pranë Bostonit, ku jetoj edhe tani, e po bëhesha gati së bashku me gruan time, Natasha, të niseshim në Aeroporti Ndërkombëtar “Logan”, ku punonim prej thuajse dy vitesh.
Ishte një mëngjes i kthjelltë dhe i ngrohtë, ashtu sic janë shpesh të tilla mëngjeset e para të shtatorit në rrethinat bregdetare të Bostonit, që më sillte ndërmënd plot mall këtë muaj gjatë të cilit kisha kaluar prej vitesh sa e sa pushime në plazhet e Durrësit, Sarandës, a Dhërmiut.
Dha ja,sapo u futa në apartamentin ku banoja, mbeta i tmerruar, kur nga ekrani i televizorit pashë se nga njëra prej kullave binjake të Nju Jorkut po dilnin flakë, ndërsa shtëllunga tymi të zi ngriheshin në qiellin e kaltërt. Zëri i dridhur i një telekomentatori të CNN-së,kumtonte se një avion kishte goditur këtë kullë.
Si, mos ndoshta gabimisht?Po si ishte e mundur që piloti të kishte bërë një lajthitje të tillë, kur qielli ishte kaq i dëlirë e dielli blatonte një dritë të pruaruar?Dhe kur unë hamendësoja kështu, një tjetë avion goditi kullën e dytë binjake. Ora shënonte të cast 9.03.
Atëherë, jo vetëm për telekomentatorin,por edhe për këdo që po ndiqte ato caste programet e CNN-së, u bë e qartë se në këto dy raste nuk ishte fjala për lajthitje, por për sulme terroriste.Po kush i bënte këto sulme, në emër të kujt i bënte?Mirëpo, nuk patëm kohë të mendonim më gjatë, sepse telekomentatori më pas kumtoi se të dy avionët, të shndërruar në predha,Amerikan Eir Flljat 11 dhe Junaited Fllajt 175, ishin nisur nga Aeroporti… Logan i Bostonit, ku pas disa orësh do të fillonim të punonim edhe unë me time shoqe!Më saktë,në terminalin A, security officier,( punonjës sigurimi) të një kompanie që ishte ngarkuar të ruante dhe kontrollonte kalimin e udhëtarëve nga pika e kontrollit,(chek point), në avionë.
Kjo ndodhte atë të martë të 11 shtatorit të vitit 2001.Një e martë njemënd e zezë!…
Nuk kaloi shumë kohë, kur telefoni zuri të tingëllonte pa reshtur.Na telefononin jo vetem nga qytete të tjera amerikane ,por edhe nga Shqipëria.Të tërë kishin ndjekur me televizor pamjet që vini nga dy kullat e Nju Jorkut, të tërë donin të dinin se mos kishim pësuar edhe ne ndonjë fatkeqësi,ashtu si ata të mjerë që ishin ndodhur në avionët, të cilët kishin goditur të dy kullat që tashmë po përpiheshin nga gjuhërat e mënxyrshme të flakëve.Dhe,natyrisht, të afërm,shokë miq,gëzoheshin që ne nuk kishim pësuar gjë.
Por të këqiat nuk kishin ende të sosur…
Më pas, po nga lajmet që pasonin njera- tjetrën në televizor, mësuam se një avion tjetër, i nisur nga Nju Xhersi, kishte goditur Pentagonin,pra, Ministrinë e Mbrojtjes së SHBA-s, që ndodhet në Uashington.
Dhe, oh,sa tmerr!Kulla që ishte goditur pas së parës,ashtu si të ishte gërryer nga brenda,zuri të përpihej në vetevete në sytë tanë,duke lëshuar tashmë re të murrme tymi,pastaj zjarri e zhurmë shpërthimesh të llahtarshme.
Në ato caste s’di as vetë sesi m’u ndërmendën ato pamje rëqethëse që kisha parë vite të shkuara në një emision të RAI-t,pastaj edhe të RTVSH-së, të cilat paraqitnin rënien dhe djegjen e ballonit gjerman “Hindenburg”.
I nisur tërë madhështi nga Frankfurti, më 6 maj të vitit 1937, pasi kishte përshkuar Atlantikun, ai, duke u ulur në aeroportin e Nju Jorkut i ndjekur nga sytë e mijëra shikuesve, befas kishte shpërthyer në flakë. Atëherë, udhëtarët e gjorë, një pjesë e të cilëve me fytyra e gjymtyrë të djegura, duke parë se nuk kishin asnjë rrugë shpëtimi, ishin hedhur nga balloni. Nga 98 udhëtarët, që ndodheshin brenda tij, 34 prej tyre kishin gjetur vdekjen.
Atëbotë, Herbert Herrisoni, komentatori i Radio Cikagos, që po përshkruante këtë pamje, për të mbetur në histori, ishte shkrehur në lot dhe i mbytur nga gulçimet, midis të tjerash, kishte shqiptuar: “Kjo është më e tmerrshmja, nga më të tmerrshmet katastrofa në botë!…”.
Por, ç’do të të kishte shqiptuar këto çaste, kur të shihte një kullë, më shumë se 300 metra të lartë, të gëlltitej në pak sekonda brenda vetës së saj e, bashkë më të, të varroseshin të gjallë, jo më 34 vetë, por me qindra e qindra, pa përmendur të tjerë në kullën e dytë e sa e sa viktima që ndodheshin nëpër avionë?
Me frymën të mbajtur pezull nga ankthi që na kishte pushtuar, mësuam pastaj se një pjesë e Pentagonit, e goditur nga një avion i tretë, ishte bërë shkrumb e hi.
Kur ora nuk kishte arritur 10.30, pamë nga ekrani të shëmbej edhe kulla e parë. Ashtu si edhe kulla tjetër… Dhe jo vetëm kaq:
Nga lajmet e mëpasshme, mësojmë edhe një lajm tjetër; një avion i katërt është rrëzuar në Pensilvani. Katër sulme me avionë,katër atentate terroriste. Kuptojmë se kjo katastrofë është pasojë e një plani djallëzor, i përgatitur imtësisht deri në detajin më të vogël.
Tejet të tronditur, dalim nga shtëpia dhe pa e kuptuar as vetë, arrijmë në aeroportin Ndërkombëtar Logan.
Të tërë terminalet e Loganit, pra, të hyrjeve nga ku udhëtarët kalojnë, për t’u futur nëpër avionët që i shpien jo vetëm në aeroportet e Amerikës, por edhe të vendeve të ndryshme të botës, janë të shkreta.Nuk shohim, si zakonisht, më burra, gra me fëmijë e canta e valixhe nëpër duar, që rrinë e presin nëpër kafene duke biseduar gjallërisht me njeri-tjetrin.
Vendin e tyre e kanë zënë policë, ushtarë të armatosur me automatikë, me qenër ujq pranë, që skërmiten egërsisht, agjentë të FBI-së, që shquhen qartë, se i kanë këto shkronja të shkruara në pjesën e prapme të zhaketave të shkurtëra blu, që do të thonë: Federal Buro Investigation, pra, Byroja Federale e Investigimit, e cila ka si qëllim të mbrojë Amerikën nga terrorizmi, krimi, korrupsioni…
Nuk i kishim parë herë të tjera të vinin kështu kaq hapur, me fytyra kaq të murrëtyera, ku shprehet dhëmbje,zymtësi,ashtu sic shprehin edhe fytyrat e kujtdo në aeroport.Edhe fytyrat tona.Eshtë e natyrshme:kanë humbur jetë njërëzish, numrin e të cilëve ende nuk e dimë: në katër avionët që fluturuan nga Bostoni Uashingtoni dhe Nju Xhersi dhe godiy tën kullat binjake pentagonin,kurse i fundit u rëzua në Pensilvani,pa u ditur ende se cfarë objekti do të godiste…
Si u shkaktua kjo tragjedi?
Sapo u futëm në terminalin A, ku punonim, shokët tanë, amerikanë dhe të kombësive të tjera, që kishin mbaruar ndërresën e parë,pra, në orën 13.00, na shpjeguan menjëherë se tashmë ishtë bërë e qartë që atentatet ishin kryer nga terroristë fondametalistë islamikë, të cilët kishin kaluar në terminalin B, që nuk ndodhej larg terminalit ku punonim ne.
Përderisa ishin anuluar të tëra fluturimet, ne nuk kishim punë. Qëndronim në pikën tonë të kontrolit vetëm për të kontrolluar ata punonjës të aeroportit, të cilët kalonin në këtë pikë e futeshin në mjediset e brendshme për punë të ndryshme sipas specialiteteve të tyre. Edhe fytyrat e tyre shprehnin dhëmbje, edhe ata si e flitnin me zë të ulët.
Për të ditur më shumë hollësi, nuk desha të pyesja manaxherin tim, por nxitova në terminalin B. Edhe atje kishte shqiptarë që punonin ashtu si unë në pikat e kontrollit të këtij terminali.
Dhe ishte njeri prej tyre që më shpjegoi më me hollësi se c’kishte ndodhur. Nga listat e udhëtarëve dhe regjistrimi i kamerave të fshehta në pikat e kontrollit, tashmë ishte bërë e qartë se në dy pikat e kontrollit të këtij terminali, kishin kaluar terroristët arabë që duhej të kishin rrëmbyer dy avionët e parë. Pastaj duhej t’i kishin drejtuar ata kundër kullave binjake të Nju Jorkut,duke shkaktuar shëmbjen, shkatërimin e tyre dhe vdekjen mizore të udhëtarëve në avionë dhe punonjësve të këtyre kullave.
Ky ishte përfundimi në të cilin specialistët e FBI-së kishin arritur deri ato caste, pra, jo më shumë së katër orë pas atentateve terroriste.
Po si kishin arritur t’i rrëmbenin dy avionët?Cfarë mjetesh kishin përdorur, kur dihej se sipas rregullores, në pikën e kontrollit nuk lejoheshin të kalonin jo më armë të nxehta, por as armë të ftohta, (thika, a brisqe të përmasave të mëdha). Mos ndoshta shokët tanë ishin treguar kaq të pavemendshëm dhe kishin lënë të kalonin në ekran armë të tilla? Edhe ky rast nuk përjashtohej. Por këtu ishte fjala për katër grupe terroristësh të vendosur në të katër avionët-predha!
E vetmja mundësi ishte që terroristët të kishin kaluar nga pika e kontrollitt me brisqe të vogla. Më saktë, me brisqe më të vogla se fotodokumenti që është i detyruar të mbajë në gjoks, ose në krah, cdo punonjës i aeroportit, ose i cdo institucioni të rëndësishëm këtu në Amerikë e në vende të tjera, duke përfshirë edhe Shqipërinë.
Sidoqoftë, në ato caste të ankthshme,duke qëndruar para brenda pikës së kontrollit, përfytyroja se si kishin kaluar aty terroristët.Kishin lënë në rripin përcues cantat, ose bagazhet e tjera,rripat e brezit, të cilat duhej të kalonin nëpër ekran, kishin lënë cdo send metalike, (celësa,brisqe,gërshërë,të holla…),të nxjerra nga xhepat, për t’i lënë në një enë të vogël, të quajtur kontenier, dhe kishin kaluar nëpër atë që quhet derë.Na rast se ajo do të kishte lëshuar një tingull të mprehtë pak a shumë “bip”,sic e quajnë amerikanët, ata do të ishin prapësuar.Do të kishin nxjerrë atëherë edhe ndonjë send tjetër metalik të harruar prapë nëpër xhepa dhe pasi duke kaluar dera, nuk do të ishte dëgjur sërishmi tingulli në fjalë, do të kishin bërë përpara.
Atëherë,punonjësi i sekjuritisë,pra të sigurimit, do të kishte marrë sipas rregullores briskun e lënë në enë, do ta kishte matur me fotodokmentin e tij,gjatësia e të cilit nuk i kalon 9 centimetrat dhe me një buzëqeshje të mirakandsme,do t’i kishte thënë “You all set” pra:” Ju jeni në rregull”.
Kështu do të kishte ndodhur edhe me udhëtarët e tjerë terroristë.Edhe ata kishin marrë nga enët brisqet e tyre,kishin përshkuar mjediset e mëdha të pjesës së brendshme të terminalit B,për t’u futur pastaj nëpër avionët që kemi përmendur, me të cilët në oren 8.00, njeri pas tjetrit ishin nisur për në Los Enxheles.
Pastaj,me këto brisqe kishin kërcënuar ekipazhin,kishin shtënë në dorë avionët, i kishin drejtuar nga kullat, duke kryer kështu një nga tragjeditë më të mëdha të këtij fillimshekulli.
Po thua vetëm duke përdorur këta brisqe të vegjël,tehu i të cilave, pa dorezë, nuk i kalonte të pesë centimetrat, kishin arritur të mposhtnin ekipazhin,duke përfshirë edhe pilotët?
Ato caste përfytyrimi im nuk arrinte të krijonte ndonjë variant tjetër. Aq më tepër, që edhe nga lajmet që vazhdonin te jepeshin nga stacionet televizive, nuk po përcaktoheshin shkaqet e vërteta të kësaj tragjedie.Por ajo që dihej saktë, ishte se punonjësit e sigurimit në pikën e kontrollit, pranonin se kishin lënë të kalonin, si edhe herë e tjera, udhëtarë me brisqe më të vogla se përmasat e fotodokumentit të tyre, pra, se kishin zbatuar me saktëtsi rregulloren që ishte përpiluar nga FAA-ja,(Federal Aviaton Administration,-Administrata Federale e Aviacionit), që ka pë detyrë të ruajë, të kontrollojë dhe të administrojë cdo sektor të aeroporteve në Amërikë.
Edhe sikur terroristë të tillë të kishin kaluar aty ku punoja,pra,në pikat e kontrollit të terminalit A, unë kështu do të kisha vepruar.Nuk do të kisha bërë gjë tjetër, vecse,si shokët, do të kisha zbatuar rregulloren e FAA-së.
Mirëpo ja c’kishte ndodhur. Terroristët kishin përfituar nga kjo “licencë” që u dhuronte rregullorja dhe, pa ngurrimin më të vogël,pa qenë nevoja, pra, të futeshin në territorin e brendshëmtë aeroportit me revolverë, a thika, të cilat mund t’i kalonin vetëm po të përfitonin nga syleshëria e punonjësve ne ekran, kishin hyrë qetësisht në pikën e kontrollit. Si pasojë, përgjegjësia binte tërësisht mbi FAA-në.Do të ishte mjaftuar që punonjësit e saj të na urdhëronin që cdo brisk, sado i vogël që të ishte, të mos lejohej të kalonte në pikën e kontrollit dhe dhe kjo tragjedi nuk do të kishte ndodhur kurrën e kurrës.
Të them të drejtën, neve, që punonim në pikat e kontrollit të terminaleve A,B,C,E,të aeroportit Logan të Bostonit, na bënte përshtypje se si për hir të kësaj rregulloreje, ishim të detyruar të linim të kalonim që atje udhëtarë që mbanin brisqe, vërtet brenda përmasave që përmenda pak më sipër, por edhe të dhëmbëzuar, të cilët ishin njëmend po aq të rrezikshëm sa edhe thikat.
Por një ditë, gruas sime,Natashës,që ishte mbikëqyrëse,(supervisor,në anglisht), nuk iu durua, kur pa një brisk të tillë dhe vajti e bisedoi më manaxheren, një grua amerikane shumë e arsyeshme.I tregoi briskun që i përkiste një udhëtari, gjithashtu,amerikan.
Ajo e këqyri me vemendje briskun, pohoi se vertet ai ishte armë e rrezikshme,por edhe shtoi me një nënqeshje të hidhur:”Përderisa ka përmasat që lejon rregullorja e FFA-së,ne duhet që ta lemë udhëtarin të kalojmë së bashku me të.” Mjerisht, ne nuk i njihnim personalisht inspektorët e FAA-së.Dhe kjo,sepse ata ndaleshin vetem kur na bënin teste,pra, kur, paraqiteshin në pikat e kontrollit kinse si udhëtarë, me canta,brenda të cilave kishin futur armë mësimore, (revolverë, bomba, thika, detonatorë), për të cilat do të bëj fjalë më pas. Në rast se ndonjeri prej nesh, që punonte në ekran,duke mos pasur vëmendjen e duhur, i lejonte të kalonin këto “armë”, atëherë inspektori tregonte distingtivin e tij dhe, gjithnjë sipas rregullores së FAA-së,kishte të drejtë madje edhe ta pushonte atë nga puna,për mungëse vëmendjeje.
Në rast të kundërt,pra, kur punonjësi para ekranit arrinte të dallonte ndonjë nga “armët” e mësipërme, atëherë, inspektori, duke treguar gjithnjë distingtivin e tij, e përgëzonte atë. Jo vetëm kaq, por kompania jonë e sigurimit që mbulonte pikat e kontrollit, ose kompanitë ajrore, e shpërblenin atë me 25 $. Edha mua më ka rastisur që të dalloj armë të tilla dhe të shpërblehem në këtë mënyrë.
Ato orë që kaluam atë pasditë të 11 shtatorit 2001 në aeroport,do të kisha dashur që të shihja ndonjë inspektor të FAA-së.Nuk di,por ndoshta do të kisha marrë guximin që t’u thoja se në rregulloren e saj kishte qenë gabim i madh që ishte lejuar të kalonin udhëtarë me brisqe të një madhësie më të vogël se fotodokumeti.
Sidoqoftë,së bashku me Natashën biseduam me manazheren amerikane, e cila shprehu të njejtin mendim që kishim ne.Nuk di nëse ajo e ngriti këtë problem në sferat më të larta të Messportit, pra, të Aerportit të Mesecjusetsit në Boston.Në të njejten kohë, mendoja se pas kësaj që ndodhi, do të kishte shumë koka turku nga të FAA-së. Por ngjarjet e mëpasme nuk pohuan asnjë nga këto hamendësimë të miat dhe të shokëve tanë.
2
Zhvillime të reja…
Ndërkohë vazhdoja të rrija ende në mjediset e Terminalit B dhe pëpiqesha të përfytyroja se si kishin kaluar terroristët disa orë më parë në pikën e kontrollit.Që ishin arabë,për këtë nuk kishte pikë dyshimi, sepse nga njoftimet që dëgjonim nga transmetimet televizive dhe bisedat me eprorët tanë në aeroport,që kishin kontrolluar listat e udhëtarëve në avionët që kishin goditur kullat,ishte vërtetuar kombësia e tyre arabe.
Orvatesha të rikrijoja ato caste kur ata kishin lënë cantat e tyre në rripin përcues të ekranit, si kishin lënë pastaj sendet metalike, pra, celësat, të hollat dhe…brisqet, si punonjësit e sigurimit të terminalit B, duke i matur ato me fotodokumentet e tyre, i kishin lënë të kalonin dhe ata qetësisht ishin futur pastaj nëpër avionë.
Them qetësisht, sepse askush nga ne,qoftë edhe unë, po të isha ndodhur aty,kështu do të kisha vepruar,pavarësisht se ndonjë herë kisha bërë shaka me udhëtarë,që kishin pasur brisqe të tilla,duke u thënë se ato ishin shumë të mprehta dhe ndonjëri prej tyre më ishte përgjigjur se e përdorte atë për të therur peshq,kur shkonte për gjueti.
Dhe i zhytur në përsijatje të tilla, komentatorë nga ekrani televiziv,zunë të jepnin hollëi të reja, që plotësonin edhe më mirë kuadrin e këtyre ngarjeve tragjike,të cilat po i paraqes më poshtë sipas renditjes kohore:
8.45-Avioni Amerikan Fllajt 11,i nisur nga Bostoni, godet kullën e veriut,(të parën), në Nju Jork;
9.03-Avioni Junaited Eirllajns Fllajt 175,edhe ky i nisur nga Bostoni, godet kullën e jugut,( të dytën);
9.17-FAA-ja mbyll aeroportin e Nju Jorkut;
9.40-FAA-ja,për herë të parë në historinë e Amerikës mbyll tërë aeroportet;
9.43-Avioni Amerikan Eir Fllajt 77,i nisur nga Nju Xhersi, godet Pentagonin;
9.45-Boshatiset Shtëpia e Bardhë. Presidenti Bush flet në TV nga Florida, ku ndodhet për vizitë pune;
10.05-Bie Kulla e Jugut;
10.10-Bie një pjesë e godinave të Pentagonit;
10.12-Avioni Junaited Eirllajn Fllajt 93,i nisur nga Uashingtoni, rrëzohet në Samerset Cauntri,në afërsi të Pitsburg,(Pensilvani);
10.28-Bie Kulla e Veriut;
10.45-Zbrazen të gjitha godinat zyrtare të Uashigtonit.
Të gjitha këto kishin ndodhur brenda dy orësh,dhe kishin tronditur tmerrësisht Amerikën.Ajo tashmë ishte përgjunjur nga goditje të tilla kaq të befasishme dhe mizore.Do të përgjunjej edhe më shumë, kur të mësohej numri i saktë i viktimave, të cilat deri atëherë ishin me qindra e qindra dhe do të arrinin në mijëra.
Që e tëra kjo ishte vepër e Osama Bin Ladenit,për këtë cilido nuk kishte më të voglin ngurrim.Por,sidoqoftë,cdo hamendësim, a dyshim tjetër, u shua, kur ky kriminal gjakësor,pohoi në një radiokasetë të dhënë rrjetit radioteleviziv Al Xhazira dhe pas disa ditësh para kamerave të po këtij rrjeti duke buqëqeshur skërmitshëm,se atentatet e kryera me anë të katër avionëve,ishin drejtuar nga ai vetë,ndaj po i jepte këto lajme të mira tërë botës.
Shfaqej kështu përsëri hija e përbindshme e fondamentalizmit islam, që pasi ishte ngritur kërcënueshëm mbi vende të tjera të botës, kishte përfshirë pas një heshtjeje të gjatë Amerikën,dhe përësri në kullat binjake,ashtu sic do të shohim vite më parë, por këtë radhë me përmasa apoliktike.
Cili ishte Osama Bin Ladeni?
Lindur më 1957 në Arabinë Saudite në një familje të pasur, dhe vrarw nga njwsi speciale amerikane mw 2 maj 2011 nw qytetin Abotataban, ( Pakistan), më 1979 përfundon fakultetin e inxhinierisë së Universitetit të Riadit.Më 1980,i pushtuar nga urrejtja kundër trupave sovjetike që kanë pushtuar Afganistanin,renditet krahas forcave atdhetare afgane,të cilat mbështeten edhe nga SHBA-ja.Dhe, për ironi të fatit, janë amerikanët ata që e ndihmojnë që të vendoset atje.
Pastaj, kthehet përsëri në Arabinë Saudite dhe fillon të punojë për kompaninë “Said Bin Laden Grup”, të krijuar prej tij.Bashkohet me forcat që ngrihen kundë regjimit monarkist, të cilat janë aleate të Amerikës.Si pasojë,dëbohet që andej. Atëherë lëshon kushtrimin “fatah”, me të cilën u bën thirrje tërë myslimanë që të të luftojnë dhe t’i asgjësojnë amerikanët, ushtarakë, a civilë, kudo që të ndodhen.
Në të njejtën, kohë shpall botërisht dhe arsyet e luftës së tij kundër Amerikës:
-Mbështetje e saj ushtarake dhe ekonomike që i jep Izraelit dhe regjimit të tij kundër Palestinës;
-Ngritja e bazave ushtarake në vende të Gadishullit Arabik, duke dhunuar kështu tokat e Shenjta islame dhe diktati i saj ndaj shteteve të këtij gadishulli;
-Rrëmbimi i pasurive vajgurore të këtyre vendeve;
-Agresioni kundër Irakut.
Dy nga aksionet më të rëndësishme terroriste te drejtuara prej tij para vitit 2001:
-Në tetor të vitit 1993, 18 ushtarë amerikanë që ndodhen në Mogadisho,(Somali),vriten nga forca terroriste islamike.
-Në gusht të viti 1998 hidhet në erë ambasada amerikane në Nairobi,(Kenia) dhe Dar El Salam,(Tanzani),ku humbin jetën qindra njerëz të pafajshëm,amerikanë dhe vendas.
Por urrejtja e besimtarëve islamikë kundër krishtërimit ka nisur që në periudha historike më të lashta, me kryqzatat, (1096-1270). Sic dihet, kryqzatat ishin ekspedita ushtarake dhe koloniale të feudalëve të vendeve të Evropës Perendimore,të mbështetur nga kleri katolik roman dhe franko-gjerman, si dhe nga shtresat e pasura të borgjezisë që po lindte në ato vende,për të pushtuar hapësira të reja në Lindje.
Shkak për të nisur kryqzatat, ishte pushtimi i Jeruzalemit,qytet i shenjtë edhe për të krishterët,nga pushtuesit turq, më 1070. Por mizoritë e kryera nga kryqtarët në viset arabë gjatë kryqzatave,që zgjatën për rreth dyqind vjetë, vrasjet, plackitjet, përdhunimet, lanë përshtypje shumë të këqia te banorët e ketyre vendeve myslimane dhe krijuan tek ata urrejtje,që u përcua shekuj pas shekujsh deri në ditët tona.Ja përse Perendimi personifikon Satanain te besimtarët fondamentalistë, ose fanatikët islamë.
Të kthehemi përsëri te Osama Bin Ladeni.Pasi u end në vende të ndryshme afrikane,ai,gjithnjë,për qëllime terrroriste,nga fundi i viteve ’90 vendoset përfundimisht në Afganistan.Ne thellësi të viseve të fshehta të këtij vendi shumë të madh, rrëzë pyjesh,malesh,gërxhesh,për t’iu shmangur bombardimeve ajrore, sic kishte ndodhur më 1999,kur me urdhër te ish-presidentit Klinton,u goditën disa pika strategjike të ngritura prej tij, ndërton kampe ushtarake për stërvitjen e luftëtarëve fondamentalistë islamë, që vinë atje nga vende të ndryshme të botës.
Bin Ladeni krijoi kështu grupe ushtatarake terroriste të Al Khaedës, (forca të kundërveprimit të shpejtë),të përbëra nga njerëz që u përkasin shumë kombësive-arabë,cecenë,pakistanezë,madje edhe evropianë,bashkëpunëtorë të së cilës sot veprojnë të maskuar në rreth 60 vende të botës.Në këto brigadë bënin pjesë edhe talebanë,pjesëtarë të një sekti fetar fondamentalist afgan, kryesisht të rinj,që njohin vetëm një libër,kuranin, të cilin e mësojnë përmendësh,pa ia ditur kuptimin.
Kur vite më parë morën përdhunisht pushtetin në Afganistan,talebanët kërkuan të rrënonin cdo gjë përparimtare, sidomos ndaj grave dhe vajzave, të cilat nuk duhej të ndiqnin shkollat,nuk kishin të drejtë të bënin vizita mjekësore e të kuroheshin dhe ishin të detyruara të mbuloheshin me një veshje të zezë,të quajtur burka,që i mbulonte nga koha deri te këmbët dhe mund ta soditnin botën nga dy vrima për sytë dhe të flitnin nga një e carë e kësaj veshjeje, nga ku mezi dukeshin buzët.(Cuditërisht,edhe sot,në vende të mëdha dhe të zhvilluara myslimane, si Arabia Saudite, komiteti olimpik i këtij vendi,i trysnuar nga tradidat fanatike fetare,u detyra që të mos të përfshinte asnjë sportiste femër në ekipin e vet që do të merrte pjësë në Lojërat Olimpike të Pekinit të këtij viti. As qeveria,sipas kryetarit olimpik saudit, nuk e gjeti të mundshem të nuk ndërhynte për të zgjidhur këtë problem).
Duke u kthyer sërishmi te synimet e Osama Bin Ladenit,ai, krijoi , edhe brigada ndërkombëtare, të cilat stërviten cdo ditë nën një regjim të ashpër spartan.Ato kanë armë të llojeve të ndryshme.Dhe në në sasi të mëdha.Për t’i blerë ato, ka derdhur miliona dollarë nga pasuria e tij e ruajtur në shumë banka të botës, e shumuar edhe nga fitimet që ka pasur nga bizneset e tij si dhe nga tregtimi i i drogës që kultivohet në fushat e Afganistanit,ndër prodhuesit më të mëdhenj të tij në botë,fitime të depozituara në banka të ndryshme të botës,të cilat pas atentateve terroriste të 11 shtatorit ’01, u ngrinë.
Qëllimi kryesor i Al Kaedës është Lufta e parreshtur kundër krishtrimit dhe sionizmit izralelit. Në të gjitha frontet,me të gjitha mënyrat.
Kur e përgatit Bin Ladeni planin djallëzor të sulmit ndaj kullave binjake në Nju Jork?
Jemi në mesin e vitit 1999, kur zë e skicohet ky plan. Synimi, i parë mund të ketë qenë që kullat të goditen nga brenda. Një plan që është zbatuar në vjeshtë të vitit 1993, me vendosje bombash që shpërthyen në katet e nëndheshme të njerës kullë, në të cilat, vec dëmeve materiale, pati disa të vrarë e të plagosur. Por këtë radhë Bin Ladeni kërkon që atentatet kundër kullave binjake të kenë sa më shumë viktima. Dhe ja që këtu, sic zbulohet më pas, i vjen në ndihmë një ndër bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë: Khalid Mohamed Sheiku, nga Pakistani.
“Jo, kullat do të goditen me predha”,-thotë ai.
Për një cast Bin Ladeni do të këtë menduar se miku i tij është duke lajthitur.
Por me siguri ka hapur sytë me habi dhe admirim,kur ai ka vazhduar:
”Ne, si herë të tjera, duhet të rrëmbejmë avionë dhe ata do t’i shndërrojmë kështu në predha, për të goditur kullat.Dhe jo vetëm ato…”.
Kështu nga kjo mendje satanike sendërtohet plani i goditjes së kullave.Të ketë sa më shumë të vdekur.Nuk ka rëndësi se janë të pafajëshëm.Janë amerikanë!…
Natyrisht,që për kryer këtë akt, duhen zgjedhur njerëz që të mësojmë si të drejtohen avionët,t’u sulen kullave dhe kështu të japin jetën.Të gjejë të tillë, Bin Ladeni nuk e ka aspak të veshtirë.Por duhet të paktën që disa prej tyre të jenë të kulturuar dhe, doemos të dinë anglisht.Edhe të tillë, natyrisht që gjenden.
Dhe të mendosh se vëllai i tij,me nënë tjetër,Tareku,që si tërë pjesëtarët e familjes Bin Laden,e kanë mohuar Osamën,duke e cilësuar si kriminal bastard,sot një nga biznesmenët më të mëdhenj në botë,bën të kundërtën.Ai nuk rrënon, por ndërton.Shembulli më domethënës është projekti që ka përfunduar kohët e fundit kompania e tij, për ngritjen e një ure gjigande mbi pjesën jugore të Detit e Kuq,në anën tjetër të Kanalit të Suezit,më saktësisht në ngushticën Bab El-Mandeb,që do të lidhë Xhibutin, me Jemenin,pra,Afrikën, me Azinë,një kryevepër arkitektonike, e gjatë 28 km.Dhe jo me ndihmën e zotit të fondamentalistëve, por me 70 miliardë dollarët të investuar për këtë qëllim prej tij.
Disa nga autorët e atentateve të 11 shtatorit ’01
Për ata mësuam që të 11 shtatorit në mbrëmje, ende pa u larguar nga aeroporti.Nga kamerat televizive që ndodheshin në pikat e kontrollit dhe të nesërmen nga gazetat amerikane, njohëm se cilët ishin, si dhe hollësi nga jeta e tyre. Sic,dihet,ata ishin 19,të shpërndarë në të katër avionët, dy nga të cilët u nisën nga Terminali B i aeroportit të Bostonit. Të tërë të rinj, jo më shumë se 22-25 vjec.
Ndër ta më tërhoqi vemendjen ai që mbahej ndër përgjegjësit e grupit në avionin e parë,Amerikan Eir Flljat 11, që kishte goditur kullën e parë: Muhamed Ata, egjiptian, 22-vjecar, lindur në Kairo, ku kishte mbaruar universitetin dhe ishte diplomuar per arkitekturë. Që andej, më 1999 kishte shkuar në Hamburg, për të ndjekur një kurs specializimi, gjithnjë për arkitekturë.
Nga fotoja e tij shihja një fytyrë të zeshkët, me nofulla pak të mëdha, me sy dhe flokë të prerë fare shkurt, pamje të qetë, fëminore, madje të përdëllyer. Nga të dhënat, mësohej se Mohamed Ata nuk ishte afruar deri atëherë me rrethet fondamentaliste islamike.Dukej se ai jetonte me ëndrrat e tij të praruara për t’u bërë arkitekt sa më i mirë.
Po atëherë, si ndodhi ky shndërrim kaq i vrrullshëm i tij,cfarë rrethanash ndikuan që ai, jo vetëm të shndërrohej në një mysliman fanatik fondamentalist, por edhe të shkonte në Afganistan, të ishte pjesëtar i grupeve ushtarake të Al Kaedës? Mos ndoshta në Hamburg u njoh me ndonjë leshverdhë amerikane që nuk përfilli ndenjat e arkitektit të ri dhe ndodhi kështu që dashuria e tij kthehej në urrejtje për të dhe për amerikanët?Mos ndoshta gjatë leksioneve, profesorë gjermanë, ose edhe amerikanë, duke shpjeguar me krenari veçoritë e ndërtimit të rrokaqiejve që shtillen në ajri, trazuan shpirtin e tij të brishtë,i ndërmendën piramidat që ishin ngritur mijëra vjet më parë nga stërgjyshërit e tij, mjeshtra gjenialë të arkitekturës antike,kur në viset ende të pazbuluara të Amerikë indigjenët lëkurëkuq jetonin në tenda primitive, madje edhe në shekullin e 19-të?Mos ndoshta kështu edhe atij iu ngjall krenaria për ndërtimet e mëpastajme të periudhës arabe,që nga hijeshia nuk bien më poshtë se mrekullitë e arkitekturës amerikane, a perendimore?Mos ndoshta, pra,kjo krenari i rriti edhe më shumë në zemër urrejtjen për Amerikën dhe vendosi të ishte pjesë e hakmarrjes kundër qytetërimit të saj? Këto janë vërtet hamendësime,por e verteta është se djaloshi i qetë,arkitekti Muhamed Ata,shumë shpejt u kthye në fanatik fodamentalist.
Ja përse në Hamburg njihet me Ramzi Binashbilin, ndër kokat e grupeve fondamentaliste që pastaj do të kryenin aktet terroriste në Amerikë. Ja përse në fund të vitit 1999, niset në Afganistan, ja përse fillon atje të stërvitet aq ashpërsisht në kampet ushtarake;ai, që me gjishtrinjtë e hollë nazikë hiqte vija mbi kartonët e bardhë, që përvijonin godina të bukura, si kullat binjake,tani po me këta gjishtërinj mëson përdorimin e llojeve të ndryshme të armëve,nga thikat e madje edhe brisqet,te armët e nxehta,eksplozivët, që bëjnë të kundërtën e atyre që ka projektuar në kartonë të bardhë: shkaktërrojnë kulla të tilla, deri sa arrin në strese psikologjike, që ia shtojnë edhe më shumë besimin dhe forcat në luftën e shenjtë,(xhihad), kundër Perendimit dhe Amerikës.
Dhe atje njihet me Bin Ladenin,i cili i shpalos planin e llahtarshëm që i ka paraqitur Khalid Sheik Muhamedi,për të cilin folëm pak më sipër.Muhamed Ata, si dhe të tjerë që do të njohim më pas, pranon plot hovëzim shpirtëror të jetë pjesë e këtij plani.Këtë, sipas pohimeve të gazetës angleze “Taims” e 10 janarit të vitit 2006, e dëshmon edhe një videokasetë në të cilën Muhamed Ata shihet pranë Bin Ladenit.Të dy bisedojnë përzeërsisht, ndërsa pas tyre vigjëllon,Abu Jandili, një rojat nga më besnikë të tij,i cili, në rast të ndonjë sulmi të papritur, do ta vrasë menjëherë Bin Ladenin, në mënyrë që ai të mos bjerë në duart e ndonjë armiku të beftë që mund të jetë diku aty rrotull.
Të njihemi tani me pjesëtarë të tjerë të grupit që u ndodh në avionin Amerikan Eir Flljat 11, që sulmoi kullën e parë.
-Abdulazim Al Omari, 25 vjec, nga Arabia Saudite, me origjinë fshatare, i martuar. Në fillim të viti 2000, braktis pa lajmëruar gruan dhe fëmjën dyvjecar, shkon në Afganistan dhe bashkohet me grupet e Al Kaedës.
-Satam Al Sukami, 25 vjec, nga Arabia Saudite, student ne fakultetin e drejtësissë së Universitetit Mbretëror në Riad. I pamartuar.
-Vail Al Shahri, 24 vjec, nga Arabia Saudite, mësues i kulturës fizike. I pamartuar.
-Valid Al Shahri, vëllai i Vailit, pa profesion, i pamartuar. Të dy shkojën në Afganistan dhe bashkohen atje me forcat ushtarake të Al Kaedës.
Pak a shumë, të përafërta janë edhe të dhënat jetëshkrimore të pjesëtarëve të tri grupeve që u vendosën në avionët e tjerë.Pra,të tërë të rinj, jo më shumë se 25 vjec,një pjesë me arsim të lartë,të tjerë fshatarë,pa profesion,por të tërë fondamentalistë islamikë,të vendosur që të japin jetën në luftën e shenjtë,xhihad, kundër Amerikës për të këqiat që ajo u ka sjellë vendeve islamike.
3
Nga veprimet e terroristëve …
Kështu,pra,krerët e terroristë fondamentalistë islamikë,që përmendëm më sipër, të cilët ngarkohen nga Bin Ladeni të mësojmë si të drejtojnë avionë, nga Afganistani,pas takimesh në Gjermani dhe Spanjë,në qershor të vitit 2000 fluturojnë në Amerikë, vendosen në qytetin Venos të Floridës dhe, duke parapaguar nga 40 mijë dollarë secili regjistrohen në një shkollë aviacioni, në të cilë për disa muaj do të bëjë nga 260 fluturime.Në zyrat e CIA-s dhe FBI-së nuk ka asjë shqetësimpër lëvizjet e tyre.Për ta,sic do të shohim më poshtë,kur të njihemi me “Memorandumin Feniks”, të rinjtë arabë,me dokumente të rregullta, janë thjesht njerëz që duan, si kushdo tjetr,të mësojnë si drejtohen avionët.
Pastaj,pasi kryejnë kurset e pilotimit, terroristët bëjnë lëvizje të tjera,nëpër Evropë, kryesisht në Spanjë, ku në gusht të vitit 2001 kanë takime me Ramzi Binashbilin,një nga drejuesit kryesorë të grupeve terroriste.Po afron koha që ata të vene në veprim planin e përbindshëm.
10 shtator 2001…
Muhamed Ata dhe Abdulazim Al Omari arrijnë në Boston dhe që andej ,për të mos shkaktuar dyshime, shkojnë me makinë në Portland, qytet i afërm me Bostonin.Aty blejnë bileta për fluturimin e nesërm Portland-Boston të orës 6.00 të mëngjesit dhe e kalojnë natën në një hotel.Eshtë nata e fundit e jetës së tyre.
Përse kjo,lëvizje? Se mendojmë, dhe ashtu ndodh,që kontrolli në aeroportin e Portlandit është më pak i rreptë se në aeroportine Bostonit.Por duke lëvizur nga avioni, që i sjell në Boston, për t’u nisur në Los Enxheles,valixhja e vetme e Muhamed Atës,për shkak të vonesave mbetet në aerportin e Bostonit.
Tani ndodh ajo që këmi përshkrur më sipër: Kalimi në pikën e kotrollit të terminalit B.Pa më të voglën pengesë,se brisqet që do të jenë armët e tyre themelore për rrrëmbimin e avionëve, kanë madhesi që lejon rregullorja e FAA-së-janë më të vogla se fotodokumenti i punonjësve të sigurimit të aeroportit.
Pas një qëndrimi të shkurtër në fronat ku udhëtarët jënë në pritje,ata, së bashu me 92 udhëtarët e tjerë, futen në avionin e parë. Në të njejtën kohë po kështu,pa asnjë shqetësim, në avionin e dytë futen të pesë terroristët e tjerë.Ndërkohë, në aeropoportet e Uashingtonit dhe të Nju Xhersit, po këto veprime të ndërlidhura mirë bëjnë edhe dy grupe të tjera terroriste.
Avionët nisen njeri pas tjetrit pas orës 8.00 të mëngjesit. Dhe ndodhin ato që dihen:avioni i parë në orën 8.45 godet kullën e veriut. Në orën 9.03 avioni i dytë përsërit të njetin veprim: godet kullën e jugut.Pastaj, në orën 9.43 avioni i trëtë godet një pjesë të të Pentagonit. Aktet terroriste mbyllen me rrëzimin e aviont të katërt në afërsi të Pitsburgut në Pensilvani.
Pasojat tashmë dihen. Janë më shumë se katastrofike.Aeroporti Ndërkonbëtar Logan i Bostonit, si dhe 400 aeroportet në të gjithë Amerikën, mbeten të mbyllura.Me mijëra udhëtarë,politikanë,njerëz të artit kulturës, shkencës, bizmesmenë, nuk mund të udhëtojnë, jo vetëm në qytete te tjera amerikane e jashtë saj, por edhe në kontinente të tjera, si dhe me mijëra udhëëtarë nga vende të tjera nuk mund të fluturojnë për në Amerikë. Ajo mbetet për pjesën tjetër të botës e njohur, si para vitit 1492 kur u zbulua nga Kristofor Kolombi. Janë me miliona dollarë humbjet e kompanite ajrore që kanë ndërprerë për këtë arsye madhore veprimtarinë e tyre. Shumë të mëdha edhe dëmet materilale të kullave për ndërtimin e të cilave janë shpenzuar milarda dollarë.
Por mbi të gjitha janë humbjet njerëzore. Gjatë asaj jave Aeroporti Ndërkombëtar Logan i Bostonit, ku ne cdo ditë shkojmë për të punuar, duket gjithnjë e më i shkretuar; nga lajmet që dëgjojmë nëpërmjet ekraneve televizive, ose lexojmë nëër gazeta, njoftojnë numurin e viktimave që vazhdon të rritet në mënyrë të paprashme;mbi një mijë,dy mijë …pastaj rreth tre mijë njerëz që ndodheshin atë ditë në të dy kullat dhe katër avionët.
Misioni “i shenjtë”i 19 terroristëve,i drejtuar nga kryekrimineli Bin Laden, ka mbaruar.Tashmë ata janë të vdekur, janë martirë të islamit. Ata kanë shkruar, ashtu sic ka ky predikuar ky udhehqësis i tyre shpirtëror, sic e quajmë ata, në… Parajsë.
Si arritën terroristët të rrëmbejnë avionët dhe të godasin me to kullat? C’ndodhi në të katër avionët?
Gjatë atyre ditëve kur aeroporti ende nuk kishte nisur jetën e tij të zakonshme, duke përcjellë e pritur udhëtarë, që hipnin dhe zbritnin thuajse cdo orë nga avioët, deri në fund të shtatorit ’01, kam lexuar rregullisht dhe me vemendje të madhe gazetat më të njohura të Amerikës-nga “Nju Jork Tajmsi”,”Boston Gllobi”,”Uashington Posti”, “USA Tudei”…Kërkoja që të gjeja përgjigjen e këtyre pyetjejeve që më mundonin.Dhe, besoj, jo vetëm mua, por edhe vetë amerikanët:Si arritën, pra, pesë tërroristë në cdo aavion ku ndodheshin, të carmatosnin pilotët,stjuartesat,dhe për më tepër udhëtarët?
Përderisa që të gjithë ata që fluturonin në katër avionët,mbetën të shkrumbëzuar,përderisa,si pasojë nuk ka mbetur asnjë dëshmitar i gjallë,nuk na mbetet që unë dhe ju, lexues të nderuar, të futemi në botën e hamendësimeve.
Të gjykojmë me gjakftohësi se c’ndodh në avionin e parë, ku grupi i terroristëve drejtohet nga Muhamed Ata. Janë vetëm pesë dhe ndodhen përballë 92 udhëtarve dhe 11 pjesëtarëvëe të ekipazhit të avionit Amerikan Eir Fllajt 11.
Avioni niset për fluturim nga Bostoni. E vetmja dëshmi që ka arritur nga avioni, është se në orën 8.15 në zyrat e FAA-s dëgjohet një zë, që më pas vërtetohet se është i Muhamed Atas, sepse ishte i vetmi nga terroristët që dinte të drejtonte avionin.
“Kemi pushtuar avionin. Rrini të qetë. Gjithcka do të kalojë mirë. Po kthehemi aeroport.”
Pas njëzetë sekondash përsëri ky zë shqipton:
”Askush të mos lëvizë. Gjithcka do të kalojë më së miri. Nëse kërkoni të veproni, do të rrezikoni veten dhe avionin. Mos u shqetësoni”.
Kaq dihet nga ngjarjet që ndodhën në këtë avion.Natyrisht që pasi u dëgjuan këto këshilla në formë ultimatumi,forcat e ushtrisë, policisë,FBI-së rrethuan Aeroportin dhe fushën e tij, në pritje të avionit që normalisht do të zbriste pas jo më shumë se gjysmë ore më pas.Do ndodhte ajo që kishte ndodhur në tërë historinë e rrëmbimeve të avionëevë:pra, do të nisnin bisedimet midis terroristve dhe organeve shtëtërore amerikane,mbase për lirimin e të burgosurve politikë në këtë, ose atë vend, në këmbim të lirimit të udhëtarëve të mjerë që tashmë ishin peng të terroristëve.
Kështu duhet të kenë menduar të tmerruar edhe udhëtarët, burra e gra, madje edhe fëmjë, që ndodheshin në këtë avion edhe në avionët e tjerë, ku pak a shumë duhet të jetë përsëritur e njejta histori.Kjo do të zgjaste disa ose shumë orë, por,në fund të fundit, duke vuajtur nga uria etja, pagjumësia, ankthi, tmerri, ata dikur do ta ndjenin veten të lirë, si të kishin parë një ëndërr të keqe.
Por nuk ndodhi kështu.Muhamed Ata duhet të ketë treguar se nuk ishte vetem arkitekt i talentuar,por po aq i talentuar më thurjen e këtij mashtrimi vrastar, sepse në të vërtetë avioni nuk po kthehej në Boston, nuk po fluturonte për në Los Enxheles, ku kishte destinimin,por po vërsulej drejt Nju Jorkut, drejt kullave binjake.
Po si e shtinë terroristët në dorë këtë avion?
Versioni me të cilin ne,punonjësit e aeroportit, u njohëm gjatë 11 shtatorit dhe ditëve të tjera, sic e kam thënë, ishte se ata kishi përdorur… brisqet.Jo!Vec brisqeve ata duhet të kenë përdorur edhe mjete të tjera.Për shembull, shishe qelqi,me pije alkoolike,lëndë lotësjellëse me spërkatje a stërpikje(sprai),të futuara në shishe aromatizuese,metalike që u lejohej udhëtarëve t’i mbanin me vetë në avionë.Për të mos thënë shishka me lëndë djegëse që cdo njeri mund t’i blejë në dyqane dhe t’i përdorë për vetembrojtje kundër vjedhësve, ose atyre që e sulmojnë.
Pra,avioni niset.Tre nga terroristët janë ulur në klasën e parë dhe dy të tjerët tjerë në kabinën e klasesë së dytë.Puna nuk pret:fluturimi nga Bostoni në Nju Jork nuk zgjat më shumë se një orë. Kësisoj,disa minuta pasi avoni ngrihet, dy nga terroristët e klasës së parë u sulen dy stjuartesave duke, përdorur brisqet dhe lëndët stërpikëse,(sprai). (Në vend të brisqeve mund të kenë përdorur edhe gryka të thyera shishesh,që shkatojnë të njejtat pasoja).
Stjuartesat coroditen, tmerrohen dhe dorëzohen. Duke u vënë brisqet në fyt, terroristët kërcënojnë udhëtarët se, po lëvizi dikush prej tyre nga vendet ku janë ulur, ata do t’i therin stjuartesat si bagëti dha pa më të voglën mëshirë.Dhe udhëtarët binden, duke gjykuar se tani kanë të bëjnë më një rrëmbim avioni.
Ndërkohë,terroristi i tretë, sipas planit, troket në derën e kabinës së pilotimit dhe u kërkon pilotëve ndihmë, sepse dicka e rëndë ka ndodhur.Pastaj qëndron pas derës duke mbajtur në dorë një shishe një të madhe. Dhe kur njeri nga pilotët del nga kabina, me siguri i alarmuar,terroristi i fshehur prapa derës, e qëllon me force pas koke.
Nga goditja e befasishme, piloti bie.Terroristi e qëllon përsëri, derisa e lë të vdekur.Udhëtarët tmerrohen.Piloti i parë, që drejton avionin, kur sheh se shoku i tij po vonohet, i merakosur del edhe ai dhe pëson të njejtin fat.
Në këto e sipër,e njejta gjë ndodh ne klasën e dytë; të dy terroristët mbërthejnë dy stjujartesat që kanë pranë. Kërcënojnë edhe ata udhëtarët të mos lëvizin, se, me brisqe a me gryka të thyera shishesh, do t’ua presin stjuartesave grykën si të zogjve.Udhëtarët, ashtu si ata të klasës së parë, mbeten të tulatur. Nuk kanë si të bëjnë ndryshe.
Ndërkohë, Muhamed Ata ndodhet në timon dhe me aftësitë e fituara në kurset e pilotimit në Florida, i qetëson udhëtarët me këshillat që janë përmendur më sipër, kur, ndërkohë avionin e drejton nga kullat. Udhëtarët në këto caste, me anë të celularëve kanë kohë të bisedojnë me njërëzit tyre dhe t’u rrëfejnë c’po ndodh në avion.Dhe të tilla telefonime janë bërë prej tyre.
Pastaj vjen akti përmbyllës i kësaj tragjedie: Avioni i drejtohet kullës së parë binjake. Udhëtarët, duke parë fundin e tyre të pashmangshëm, mbase janë ngritur dhe janë sulur terroristëve. Por ka qenë tepër vonë. Avioni, si të ishte predhë gjigade, është përplasur mbi kullë.
Kjo skenë e llahtarshme përsëritet edhe në avionin e dytë, që pas pak godet kullën tjetër.Por tragjedia nuk ka marrë fund me kaq:një avon tjetër godet një pjesë të kompleksit të ndërtesave të Pentagonit. Dhe, së fundi, avioni i katërt rrëzohet në afërsi të Pitsbutgut në Pensilvani,pa goditur asnjë objekt.
Përse?Cfarë do të ketë ndodhur brenda na avion gjatë atyre pak orëve të fluturimit nga Bostoni?
Pak më sipër thamë se udhëtarët në avionët e parë, duke e kuptuar tashmë se avionët po u drejtoheshin kullave,(i treti- godinave të Pentagonit), edhe mund të jenë ngritur dhe të jenë përleshur me terroristët.Por ka qenë vonë. Megjithatë, këtë hamendësim e vërtetojnë ngjarjet në avionin e katërt,që është rrëzuar në afërsi të Pitsburgut. Dhe kjo ka një arsye shumë të fortë:Gjatë fluturimeve të të tre avionëve të parë, ka pasur telefonime midis udhetarëve fluturues dhe të afërmëve të tyre në qytete të ndryshme të Amerikës. Kjo ka ndodhur edhe në avionin e katërt. Dhe gjatë këtyre bisedave, të afërmit e udhëtarëve i kanë njoftuar ata se cka ndodhur më tre avionët e parë. Atëherë, udhëtarët e avionit të katërt, pilotët, stjuratesat, doemos që u janë sulur rrëmbyesve dhe janë përleshur me ta. Gjatë përleshjeve pilotët,ose rrëmbyesit, kanë humbur kontrollin e avionit, që si pasojë është përplasur në tokë dhe ka shpërthyer.
Kështu duhet të ketë ndodhur.Pra, ky duhet të jetë hamendsimi më i mundshëm se si u kryen aktet terroriste në katër avionët e rrëmbyer nga terroristët fundamentalistë më 11 shtator ’01.Besoj se edhe lexuesit e këtyre radhëve, kështu gjykojnë, përderisa nuk ka dëshmitarë pamorë që t’i kenë përjetuar këto ngjarje të tmerrshme tragjike.
Ndërkohë, në shtypin amerikan dhe botëror, madje edhe kohët e fundit, ka pasur shumë debate,bile kundërtore dhe janë shkruar edhe libra lidhur me fatin e këtij avioni. Vërtet ky avion u përplas në tokë?Përse gropa që krijoi nuk kishte përmasat që duhet të krijojë një avion i tipit Boing,sic ishin të katër avionët e rrëmbyer nga terroristët fondamentalistë islamë? Përse pas rrëimit të tij nuk u gjetën shumë pjesë të mbetura të këtij avioni?…
Madje,edhe për dy avionët e parë që goditën kullat binjake, janë ngritur hamendësime. Me këtë rast, mjafton të përmendim librin “11 shtatori-një gënjështër globale”, shoqëruar me DVD, që përmban një dokumentar të shkurtër televiziv,të autorit italian, Masimo Macuka,(2006) në të cilin, midis të tjerash, vihen në dyshim nëse pilotët ishin arabë, të cilët me një kurs të shkurtër paskëshin arritur të zotëronin aftësi të tilla, sa të godisnin me saktësi të madhe kullat dhe godinat e Pentagonit,(?!), kur për këtë qëllim kërkohet përvojë dhe aftësi të mëdha.
Por të shkojmë më tej:Edhe në gjuhën shqipe, vitet e fundit është botuar libri “11shtatori, mashtrim i frikshshëm”,(në origjial “Mashtrim i pabesueshëm”),i gazetarit francez Tieri Maisan,(Thiery Meyssan), që është botuar,gjithashtu, edhe në 27 vende të tjera të botës, duke u bërë bestseller i vërtetë.Edhe ky autor vë krejtëssht në dyshim të vërtetat që tashmë dihen për për këtë tragjedi të madhe që pësoi Amerika.
Këtij libri i shtohet edhe një tjetër, me titull “Zero,-sepse versioni zyrtar për 11 shtatorin eshtë i genjështërt”, i autorëve italianë Xhaneto Kieza dhe Roberto Vinjoli,shoqëruar me me intervista gazetarësh të tjerë italianë dhe të huaj, midis të cilëve dhe të Tieri Maisanit, që vënë dyshim shumë të vërteta të ngjarjeve të 11 shtatorit, sidomos të atentatit që ndodhi në Pentagon.
Nuk do të zgjatem me këto hamendisme,të cilat për qëllime sensacionaele do të vazhdojnë edhe në të ardhmen të mbushin faqet e gazetave, a revistave e,bile,të botohen edhe libra të tjerë.
Sidoqoftë, vepra të tjera publicistike, shkencore, a letrare, teatrore, muzikore, filma dokumetarë, ose artistikë, kushtuar tragjedisë së 11 shtatorit ’01, dëshmojnë të kundërtën e librave të cituar më sipër.Të tillë janë romanet “Në shpirt”, i shkrimtarit Pet Ford, “Skajësisht i rëndë dhe pabesuesmërisht i mbyllur”, i shkrimtarit Xhonatan Sofran Foer, filmi artistk “Uordll Treid Center”,(“Qendra Botërore e Tregtisë”), i regjisorit të njohur Oliver Stoun,që i kushtohet heroizmit të zjarrfikësve që dhanë jetën në rrënojat e kullave binjake, për të shpëtuar jetë njerëzish etj., etj.
Fakti që pas një një jave, gjatë se cilës në të gjitha aeroportet e Amerikës dhe besoj edhe të botës,filluan fluturimet e rregullta, që udhëtarët iu nënshtruan kontrolleve shumë të rrepta në pikat e kontrollit të terminaleve, dëshmon se FAA-aja,pra, Administrata Federale e Aviacionit, kishte kuptuar, më së fundi,se rregullorja që kishte hartuar vite më parë, kishte pasur mangësi të tilla, që kishte sjellë këtë tragjedi me permasa të stërhatashme.Si pasojë, i kishte bëbë asaj ndryshime të rrënjësishme.
4
Cilat qenë këto ndryshime?
-Së pari, asnjë udhëtar nuk lejohej të kalonte me brisqe, gërshërë, qofshin ato të përmasave fare të vogla. Jo vetëm kaq: “Frika ruan vreshtin”,-thotë populli. Si pasojë, nuk u lejua të kalonin bile as brisqe rroje të tipave të rinj, që nuk paraqisesin kurrëfarë rreziku. (Më pas kjo masë e tepruar dhe qesharke u hoq).
-Nuk lehohej të kalonin shishe qelqi të të gjitha madhesive, të mbushura, me pije alkoolike, parfume madje as të boshatisura. (Më pas nuk u lejua të kalonin as shishe plastike me ujë, ose pije freskuese).
-Nuk lejoheshin të kalonin edhe shishe metalike me lënde erëmuese, me sprucim, (sprai).
-Para se të kalonin në pikat e kontrollit, udhëtarët duhej dorëzonin kuti me shkrepëse cakmakë të të gjitha madhësive.
-Të gjithë telefonat celularë dhe kompjuterët duhej të vendoseshin në rripin përcues, për t’iu nënshtruar kontrollit në ekran.
-Na rast se, duke kaluar nëpër derë, udhëtari lëshonte tingullin “bip”,që do të thoshte se kishte me vete sende metalike,ai nuk lejohej të kalonte si më parë për t’iu nënshtruar kontrollit më anë të një shkopi magnetik, që dallonte këto sende nga një sinjali i një tingulli,por duhej t’i zbrazte ato deri në atë pikë sa, kur të kalonte sërishmi nëpër derë, të mos lëshonte më tingullin “bip”.
-Megjithatë, edhe kur kalonte nëpër derë dhe nuk lëshonte tingullin e mësipërm, punonjësi i sigurimit, kishte të drejtë që të bënte atë kontroll të quajtur në anglisht “rendëm”, pra, të rastit. Natyrisht, pasi t’i drejtohej udhëtarit me pyetjen:”Zotëri, a mund t’ju kontrolloj?” Dhe ai ishte i detyruar ta bënte këtë. Po kështu veprohej edhe për kontrollin e cantave, edhepse ato kishin kaluar nëpër ekran, pa ndonjë dyshim. Kjo masë u mor që udhëtari të kuptonte se, ndonëse kalonte pikën e kontrollit, ai ishte deri në fund nën një vëzhgim të rreptë.
-Në pikën e kontrollit udhëtarët tani ishin të detyruar të hiqnin këpucët, sandalet,madje edhe lëpitkat dhe t’i linin në rripin përcues të ekranit.Kjo masë u mor që të mënjanohej nga cilido cdo synim që në shojet këpucëve të futeshin lëndë eksplozive, sic kishte ndodhur një heë më një terrorist, që u diktua dhe u arrestua menjë herë, madje pas ngjarjeve të 11 shtatorit. (Kishte udhëtarë që kur hiqnin këpucët, kërkoninn falje se u kundërmonin këmbët nga djersa gjatë kontrollit trupor, por ne, gjithsesi ishim të detyruar ta kryenim këtë detyrë me imtësi).
-Kur udhëtari paraqitej në biletari,(ticket countri), për të lënë cantat, ose valixhet e mëdha, që përcilleshin,sic dihet në pjesën e poshtme të avionit, një kompjuter jepte herë pas here një njoftim që x, ose y cantë, a valixhe, duhej të kontrollohej. Ishte sërishmi një kontroll i rastit,(në anglisht,rendom-rendëm). Atëherë udhëtari detyrohej të paraqitej në një pikë tjetër, ku një punonjës i sigurimit, i caktuar për këtë qëllim,e hapte valixhen dhe bënte kontroll. Edhe kjo masë u mor për t’i lëë udhëtarëve të kuptonin se, përderisa ata udhëtonin, do të ishin nën vëzhgime të tilla të pandërprera. Rastiste që masa e fundit, t’i nervozonte, ose edhe frikësonte udhëtarët,sic më ka rastisur edhe mua në raste të tilla.
Ata shprehnin habi se përse pikërsisht valixhet e tyre duhej t’i nënështroheshin kontrollit. Atëherë ne kishim urdhër që me takt e buzëqeshje t’u shpjegonim atyre se këto masa nuk merreshin se dyshohej për atë udhëtar a një tjetër,por, rastësisht sipas “tekave” të kompjuterit,dhe kishin si qëllim për t’i mbronin ata vetë nga cdo synim i mundshëm i elementëve terroristë.
Megjithëse kudo në hyrje të terminaleve të Aeroportit Ndërkombëtar Logan të Bostonit dhe sidomos në pikat e kontrollit u vunë afishe me lista të sendeve që nuk lejoheshin të merreshin me vete në avionë dhe,për më tepër, megjithëse nga fortafolësit, kudo para biletarive dhe pikave të kontrollit, një zë lexonte këtë listë në c’do pesë minuta, prapëseprapë jo vetëm atëherë,por madje edhe tani ka udhëtarë që marrin me vete ndonjë brisk,gërshërë,shishe,pra, nga ato që përmendëm më sipër.Pakujdesi e udhtërëve,indiferetintizëm!
Disa ditë pasi fluturimet kishin nisur përsëri, një udhëtar zeshkan, me pamje hokatare, vendosi në rripin përcues një cantë të rëndë. Kur ajo kaloi në ekran, punonjësi që vëzhgonte atje, thirri sipas rregullores: “Cantë kontroll!(Bag check!)”. Duke qenë ato caste me detyrë pranë rripit përcues, hapa cantën dhe pashë që nja pesë shishe me verë të markës së famshme franceze “Bordo”. I shpjegova atij me keqardhje se shishet, aq më tepër të një madhësie trecerekëlitërshe, sic ishin të tiat, sipas rregullores së re, ndaloheshin të merreshin në avion.
Vuri buzën në gaz me habi dhe zuri të thoshte se c’e keqe do të vinte nga ato shishe që s’kishin brenda vecse …verë. Dhe, si për ta vërtetuar këtë, ngriti njëren prej tyre, që e kishte e hapur dhe piu disa gllënjka.
Sado që i shpjegova se problemi nuk ishte te vera, por te shishja që përbënte armë me të cilën, po të godisje dikë në kokë, mund ta lije shakull në vend, ose, po të thyje grykën e saj, ajo shndërrohej gjithashtu në armë, me të cilën terroristët mund të kërcënonin këdo avion e, sidomos pjesëtarët e ekipazhit, sic besoj kishte ndodhur më 11 shtator, sipas shpjegimit që kam bërë më sipër, ai u esëllua dhe me keqardhjje të madhe u detyrua të ndahej nga ato shishe aq të dashura për të. “I kisha marrë, -më tha,- për miqtë e mi në Brazil, që t’i thaja, kur “Santosi”,(skuadër e njohur braziliane në futboll, ku ka luajtur edhe Peleja i famshëm), të mundte “Flamengon”, një skuadër tjetër braziliane me të cilën do të ndeshej pas disa ditësh. Kur i shpjegova se ne mund t’i ruanim ato shishe dhe t’ia jepnim kur vinte përsëri në Boston, ai ma ktheu se do të vinte sërishmi në këtë qytet në… mijëvjecarin tjetër,(next milenum).
Po c’e kishte penguar FAA-në t’i merrte këto masa më parë? Apo duhej të ndodhte tragjedia e 11 shtatorit?…
Rritet numri i viktimave në kullat binjakë, tashmë të shkrumbëzuara
Ndërkohë, numri i të vdekurve të cilët kishin qenë në të katër avionët, dihej me siguri, sepse emrat e tyre ishin të regjistruar në listat e udhëtarëve dhe personeli i avonëve, në listat e kompanive përkatëse fluturuese,(rreth 400 vetë).Po ashtu nuk ishte e vështirë të gjendej edhe numri të vrarëve në atë pjesë të ndërtesës së Pentagonit, që u godit avioni i tretë. Por asgjë e saktë nuk mund të thuhej për numrin e atyre që kishin humbur jetën në të dy kullat binjake të Nju Jorkut,ku punonin rreth 50 mijë njerëz në 350 kompani të Qendrës Botërore të Tregtisë,(Uordll Tred Center).
Këtu duhen përfshirë edhe mijëra e mijëra turistë, që cdo ditë vizitonin këto kulla dhe, për të soditur bukuritë e mahnitshme të Nju Jorkut,ngjiteshin deri në terracat e kateve të 107-ta të tyre, në lartësi rreth 300 metra,si dhe forca të zjarrfikësve e të policisë që ia behën në cast në kulla, u futën me guxim të pashnbëllt përmes flakëve për të shpërtuar jetë njerëzish dhe mbetën atje,për t’u përjetësuar në përpjekjet e tyre heroike.
Nga qindra e qindra të munguar në ditët e para,numri i tyre arriti në njëmjijë, dy mijë dhe,nga njoftimet që jepeshin ng stacionet radiotelevizive dhe në shtyp,po i afrohej shifrës 3000.Madje “Nju Jork Taimsi”, gazeta më e madhe në botë,duke u bazuar në shifrat, tashmë të sakta të të humburve,nisi të botonte edhe listat emërore të tyre.
Krejtësisht të zhdukur ishin natyrisht ata që në castin e goditjeve të të dy avionëve, u ndodhën në katet e sipërme të të dy kullave.Një pjesë u shkrumbëzua nga shpërthimi i zjarrit të krijuar nga rreth 100 tonë karburant,të serbatorëve në krahët e secilit prej të dy avionëve, “Boing”.Ky shpërthim, që sipas specialistëve, kishte forcën e dy bombave të vogla atomike,nga nxehtësia e krijuar, që i kalonte të 1000 mijë gradët, shkriu strukturat e celikta të kullave të cilat pastaj filluan të binin.
Pjesa tjetër e njerëzve mbeti në katet e sipërme, pa pasur asnjë mundësi shpëtimi, sepse asensorët u bllokuam nga mungesa e energjisë elektrike, që u ndërpre në cast, si dhe ngaqë shkallët e sigurimit u shkatërruan plotësisht.Por, edhe sikur ato të mos ishin prishur,ishte e pamundur që ata të shpëtonin,sepse, që të zbrisje që andej, deri në katet e poshtme e që atje të dilje jashte kullave që po rrëzohëshn, duheshin më shumë se katër orë,kur dihet se ato u shëmbën brenda një periudhe më pak se dy orësh.
Sidoqoftë, njerëzit që ndodheshin në këto kate,punonjës të kompanive,a turistë,edhe në ato caste të tmerrshme,nuk i humbën shpresat.Dëshmtarët pamorë të këtyre skenave ngjethëse, të cilët ndodheshin larg rrugëve të cilat të shpinin tek kullat,kanë shquar nëpër dritare, burra,gra që lëkundin në ajër pëlhura të bardha, me siguri edhe mbulesa të tryezave të restoranteve,që bënin shenja të dëshpëruara me duar, telefononin e kërkonin ndihmë. Dhe pastaj, më e llahtarshmja: sic duket, duke e kuptuar se nuk kishin më asnjë shpresë shpëtimi,ata kanë parë edhe njerëz që hidheshin nga dritaret, duke parapëlqyer kështu që më mirë të vdisnin menjëherë, se sa të përcëlloheshin plot dhëmbje e tortura sfilitëse nga flakët e zjarreve që kishin përpirë katet e sipërme të kullave.
Më të lehtë për të zbritur nga shkallët dhe për t’u larguar nga kullat, e patën ata që u ndodhën në katet e poshtme, në hollet ose, për arsye të ndryshme, për rreth kullave, të cilët arritën të shpëtonin,sic thamë, edhe falë ndërhyrjeve të shpejta dhe heroike të reparteve të zjarrfikësve dhe policisë.
Megjithatë, pati edhe nga ata që,ndonëse arritën të dilnin nga kullat dhe vrapuan për të shpëtuar në sheshet, para ose pas tyre, u përfshinë nga gjuhët e flakëve që u përhapën në një sipërfaqe të madhe përreth kullave e bashkë me to, tymrat, pluhurat dhe avujt mbytës, të shkaktuar nga shembja e tyre e kështu vdiqën pak hapa larg shpresës së shpëtimit, jetës, lumturisëe bashlkë me ta edhe shmë nga zjarrfikësit.
Ata u përhapën me shpejtësi skëterrore si llavë që derdhet nga gryka e vullkaneve dhe dëmtuan rëndë të gjitha ndërtesat, atypari, hotelet, restorantet, dyqanet, pra, gjithcka përrreth në rrugen Liberti, midis të cilave rrokaqiej, si Merriot Uordll, Dojc Benk Bilding, Kisha Ortodokse e Shën Nikollës e shumë të tjera.
Ato ditë në Nju Jork erdhi presidenti Bush.Kishte po atë pamje të trishte e të zymtë, që kishte pasur më 11 shtator,kur kishte folur para kamerave televizive nga Florida, ku ishte ndodhur për vizitë. Përkrah kishte Xhulianin,governatorin e këtij qyteti. Vizitoi, krateret gjigande, të mbushura plot hekurishte, copëra betoni të themeleve që kishin mbetur nga kullat, nga ku, megjithë shirat që kishin rënë ato ditë dhe pompat e fuqishme me ujë, të zjarrfikësve, që i kishin përdorur për t’i shuar zjarret, ato ende nxirnin tym.
Bushi, sic dihet edhe nga pamjet pamjet televizive të përcjella në të gjithë botën, me zë të pikëlluar shprehu dhëmbjen për këtë tragjedi që kishte goditur Amerikën,akuzoi drejperdrejt Bin Ladenin dhe forcat e errëta të fondamentalizmit, që nuk kishin asgjë të përbashkët me fenë islame,premtoi që të ndihmoheshin mijëra familjet që s’do t’i kishin më kurrë të afërmit e vdekur atje,kompanitë që kishin humbur bizneset dhe punonjësit e tyre,premtoi që kullat do të ngriheshin përsëri,po aq të hijshme sic kishin qenë.
Pas disa ditësh “Nju Jork Tajmsi” njoftoi përfundimisht se numri i atyre që kishin humbur jetën në të dy kullat binjake të Uordll Tred Centerit,arrinte shifrën 2987 njerëz.Të tërë, me ndonjë përjashtim të rrallë,kur eshtrat e gjetura,u vërtetuan shkencërisht se kujt i përkisnin, të bërë shkrumb e hi atë mëngjes të bukur të 11 shtatorit 2001, të tërë pa një gjurmë që t’i identifikoheshin, për të pasur të paktën një varr. Midis tyre ishin edhe tre shqiptarë.
5
Rrok Camaj, Mon Gjonbaba dhe Simon Dedvulaj, shqiptarët e shuar në kullat binjake.
Me emrat e tyre u njoha një mëngjes fillimshkurti të vitit 2000, kur nga Bostoni, ku isha vendosur së bashku me familjen prej disa muajsh, u nisa për në Nju Jork. Një udhëtim pre jo shumë se katër orësh me makinë në këtë qytet që, vec bukurisë së vecantë që ka,jo më kot quhet kryeqedra ekonomike e kulturore e tërë rrruzullit tokësor.
Cdo njeri që viziton për herë të parë Nju Jorkun,ka dëshirë të shohë kurreshtitë më të njohura të tij, Statujën e Lirisë,zemrë e tij, Menhetenin me rrokokaqiejtë e mahnitësh që ngriehen mospërfillës mbi këtë qytet dhe,doemos, edhe dy kullat binjake. Meqë qëndrimi im në Nju Jork do të ishte i shkurtër, së bashku me një mikun tim që banonte prej vitesh në atje,vizituam kullat binjake.
Për fat të keq,qielli atë mëngjes ishte i ngrysur nga re të dendura, që mund të shpërthenin në shi, sic ndodhi njëmend më pas.”Mos u mërzit”, – më tha shoku që më shoqëronte. Mandej kuptova se përse m’i tha ato fjalë.
Asensori ku hipëm,na ngjiti shumë shpejt bash në katin e 107-të,pra, më të lartin e njerës prej kullave ku ndodheshim.Por ajo që më bëri përshtypje ishte se ne u ndodhën tani mbi shtëllunga resh gjigande, që me siguri po shtrydhnin mbi Nju Jork rrekë shirash e bubullimash që vini mbytuarzi deri te ne.
Kur më pa të habitur, shoku më buzëqeshi. Atbotë, kuptova domethënënien e fjalëve të tij. Poshtë, me siguri, mileti kishte nxjerrë ombrellat që të mbrohej nga shiu, kurse ne na praronte një diell i kursyer, jo i ngrohtë, po të marrim parasysh lartësinë e madhe dhe erën e ftohtë, por, të paktën i këndshëm.
Aty shoku më shpjegoi se në kullat binjake punonin tre shqiptarë që i njihte. Të tre nga trojet shqiptare të Malit të Zi.Njeri,Rrok Camaj,që nga viti 1975 punonte pastrues i qelqeve të jashtme të dritareve të mëdha në katet më të larta të kullës ku ndodhehim. Punë shumë e vështirë, ku atij i duhej që në një kosh të madh, që vihej në lëvizje me energji elektrike, të zbriste nga lart-poshtë, qoftë edhe ditë të ftohta me erëra cingëruese,që e lëkundin koshin sa një një krah, në tjetrin. Intuita e gazetarit më shtyu që të njihesha me këtë bashkatdhetar, por ai, mjerisht, nuk punonte atë ditë. Shoku më shpjegoi se për këtë punë që kaq të guximshe të Rrok Camajt, kishin shkruar edhe gazeta amerikane, si “Nju Jork Tajms”, “Deili Njuz”, gazeta shqiptare “Illyria”, që botohet prej vitesh në Nju Jork. Madje, edhe dy gazetarë të tjerë amerikanë kishin botuar një libër të vogël, shoqëruar me foto, që ia kushtonin Rrokut.
Tjetri ishte Mon Gjonbalaj, që punonte pastrues në një kompani në katet e larta të kullës së parë.Edhe ai si Rroku kishte vite që punote atje. Madje, megjithëse kishte mbushur moshën e pensionit,vazhdonte të punën, që kështu, pas disa vitesh të kthehej në viset ku ishte lindur dhe ku kishte dëshirë të varrosej.
I treti, Simon Dedvulaj, punonte mbikëqyrës në një kompani që i kishte zyrat në kullën e dytë binjake. Ishte i ri, i porsamatuar dhe ndjehej shumë i gëzuar. Shoku im kishte pasur rast të bisedonte me ta, kur ishte takuar disa herë në një një kafenetë në Bronks, kuartier i Nju Jorkut,ku vinin shumë shqiptarë.Ai shtoi se në kulla punonin edhe shqiptarë të tjetë, të cilët nuk i njihte.
Shoqëruesi ynë, një amerikan i shkathët dhe gazmor,na tregoi pastaj historinë e ndërtimit të kullave binjake, që ishte nisur më 1966, sipas projektit të arkitektit të njohur japonez,Minoru Jamasaki, me investues Port Autority of Nju York.Për të krijuar hapësirën e nevojshme që duheshin për to,ishin shkatërruar 164 ndërtesa të mëdha e të vogla. Kishin punuar rreth 10 mijë punëtorë, nga të cilët 60 kishin gjetur vdekjen aksidentalisht. Kulla e parë,( e veriut), kishte përfunduar së ndërtuari në dhjetor të vitit 1970, dhe e dyta,( e jugut),në janar të vitit 1971. Në të dy kullat ishin vendosur zyrat e Qendrës Botërore të Tregtisë,(WTC).
Pasi u kthva në Boston,pata rast të lexoja edhe për diaa ngjarjë që kishin ndodhur te kullat dhe që të bënin të vija buzën në gaz:
Në gusht të vitit 1974 francezi Pëti nga Parisi, kishte arritur të lidhte një litar të trashë midis dy kullave dhe si pelivan kishte kaluar mbi të nga njera, deri tek tjetra kullë.
Një vit më pas kishte qenë një amerikan me emrin Kuin,që me parashutë kishte arritur nga një avion të ulej mbi kullën e dytë. Por ajo që të bëi të qeshja me të madhe ishte bëma e amerikanit tjetër,Uiling, që një mëngjes të viti 1977, duke përdorur mjete alpinisti,kishte arritur të ngjitej në faqet e jashme të njerës kullë.Kur kishte arritur në një nga katet e larta, ia kishin behur policët.Megjithëse e kishin urdhëruar me rreptësi që të zbriste, Uilingu kishte vazhduar pa e bërë qejfi qeder të ngjitej dhe pas më shumë se katër orësh ishte gjendur në terracën e asaj kulle. Atje policët,duke e pandehur të shkalluar, e kishin kapur për zverku dhe e kishin dërguar menjëherë në spital.Por mjekët kishin përcaktuar se ai kishte qënë me trup dhe me mendje të shëndoshë.
Pas atentateve të 11 shtatorit ’01, u kujtova për shqiptarët e mëspërm që punonin në kulla, por nuk arrita të mirrja mora asnjë njoftim për fatin e tyre.Shoku që më kishte shoqëruar gjatë vizitës te njëra nga kullat, në shkurt të vitit 2000,ishte larguar nga Nju Jorku.Dhe koha jonë e mbushur me hallet e ditës, kishte bërë të veten.Të them të drejtën,thuasje i kisha harruar ata,aq më tepër që nuk i kisha njohur së afërmi.
Mirëpo më 2004 kolegu im, Vehbi Bajrami, sot botues i gazetës “Illyria”, gjatë një takimi në Boston, më dhuroi librin e tij madhor “Shqiptarët e Amerikës”, me një parathenie të shkëlqyer të shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare, deri tani një nga veprat më të mira të publicistikës shqiptare, me 1007 faqe e qindra e qindra foto, në të cilën shpaloset tërë historia e ardhjes së mërgimtarëve shqiptarë në Amerikë nga fundi i shekullit të 19-të, deri më 1991. Dhe, duke e lexuar me shumë kurreshtje këtë libër, në kapitullin “Shqiptarët që mbetën në gërmadhat e 11 shtatorit dhe ata që shpëtuan”,u njoha me tre bashkatdhetarët që përmenda më lart.Që të tre, për fat keq kishin humbur jetën atë ditë duke u ndodhur në ato kulla.
Eshtë interesant të theksojmë se një nga tri reportazhet,atë kushtuar Rrok Camajt,publicisti Vehbi Bajrami e ka botuar para kësaj tragjedie në gazetën “Illyria”.Aty njihemi me emocionet që kishte përjetuar ai gjatë atentatit që u bë në njerën nga kullat më 1993,kur, si zakonisht, i ndodhur brenda në kosh, po pastronte dritaret e kateve të sipërme të kullës së parë. “Ishte mesditë e 26 shkurit të vitit 1993,-shkruan autori,-kur Rroku dëgjoi dëgjoi një dridhje të lehtë të ndërtesës, që u pasua me fikjen e dritave.”Mund të jetë ndonjë ndonjë defekt në katin e sipërm”,kishte menduar.Më vonë dalloi tymin që vinte nga poshtë e futej si gjarpër në të gjitha pjesët e ndërtesës.Pastaj klithmat e njerëzve,thirrjet për ndihmë. “Nuk shpresova se do të shpëtoja gjallë”,-vazhdoi Rroku, i cili zbriti poshtë,përmes shkallëve pas tri orë e gjysmë, me frymëmarrje të vështirësuar nga gazrat që kishin shpërthyer.” (V.Bajrami,”Shqiptarët e Amerikës”, faqe 592).
Kurse në shënimin që është bërë nga autori pas botimit të këtij libri më 2004,ku përfshihet ky reportazh,shkruhet kështu për Rrok Camajn:”Në ditën tragjike ai shkoi në punë si zakonisht,në orën 9.15 minuta, të mëngjesit.Pasi ndërtesa ku punonte,u godit nga aeroplani,ai kishte telefonuar në shtëpi nga kati 105-të dhe kishte biseduar me të shoqen,Katrinën:”Jam shëndoshë e mirë.Në dorë të zotit jemi e c’ka bahet,le të bahet.Pa marrë parasysh se cdo të ndodhë,mos i shqetëso fëmijët,”-ishin fjalët e fundit të Rrokut.
Në shkrimin tjetër për Mon Gjonbalajn, Vehbi Bajrami shkruan:
-Disa minuta pasi terroristët sulmuan ndërtesën e parë, Moni telefonoi në shtëpi dhe bisedoi më të vëllanë, Bekimin, i cili atë cast po ndiqte kanali televiziv CNN,-tregon i biri i tij, Salihu.
-Dicka ndodhur këtu. Një bombë ka shpërthyer në ndërtesën tjetër. -ishin fjalët e Monit.
-Nuk është bombë, por aeroplan,-ia ktheu i biri.
-Aeroplan?- kishte pyetur Moni.
Në orën 9.09 minuta, Moni telefonoi sërish në shtëpi dhe bisedoi me Albanën, të shoqen e Bekimit:
-Gjendem në katin e e 86-të. Jemi bllokuar të gjithë. Nuk shohim gjë tjetër, vecse tym. Nuk di a do të shihemi më. Të keni kujdes veten dhe fëmijët.”(Po aty, faqe 593).
Në rrethana pak a shumë të njejta humbi jeten edhe Simon Dedvukaj, që punonte atë ditë në katin e 27-të të kullës së dytë.Xhaxhai i tij,Deda,dëshmon se Simoni telefonoi në orën 8.30 e pastaj zëri i tij nuk dëgjua më.Një vit më pas, me anë të analizave shkencore u arrit të identifikoheshin disa nga eshtrat e tij dhe ai u varros më 2 shtator të vitit 2002, pas një ceremonie,ku morën pjesë rreth 3500 shqiptarë,të krishterë e myslimanë, të ardhur edhe nga qytete të tjera amerikane, ku banonin shqiptarë.Jo vetëm kaq, por shumë biznemenë shqiptarë e njerëz të thjeshtë, dhanë ndihma për familjet e sipërpermendura që pësuan këtë fatkeqësi të kobshme.
Në faqet e këtij libri u njoha edhe me pjesëtarët e një familjeje shqiptare, që punonin në kullën e dytë binjake dhe të cilët kishin shpëtuar mrekullisht. Një ndër pjesëtarët e kasëj familjeje ishte Bardhyl Quku, prindërit e të cilit, kur ai ishte vetëm pesë vjec, ishin larguar nga Shqipëria para vendosjes së regjimit komunist, më 1944 dhe pastaj kishin mërguar në Amerikë. Bardhyli ishte nënpresident i një kompanie investimesh dhe vajzat e tij, Lori dhe Daniela, punonin së bashku më të.
“Bardhyli,-shkruan Vehbi Bajrami në librin e tij,-nuk ndodhej në ndërtesë kur ndodhi tragjedia.Ai e kishte zakon shpesh herë që të shkonte në punë pas orës 10.00 .Edhe vajzat e tij qenë më fat.E para, atë ditë kishte shkuar te dentisti;e dyta, kur mori vesh për sulmin në ndërtesën e parë, nga kati i 73-të, sipas një njoftimi, zbriti shkallët.
-Kur arrita në katin e 4-të,dëgjova njoftimin tjetër se të gjithë duhej të ktheheshim në vendet e punës ,sepse nuk parashikohej ndonjë rrezik.Mirëpo unë sikur e ndjeva se edhe këtu do të ndodhte ajo që ndodhi në ndërtesën e parë.Me shumë mundime dola nga ndërtesa, kur ajo u godit,-tregon Daniela,vajza e parë.”(Po aty,faqe 597).
Kurse vajza tjetër,Lori, shpëtoi se atë mëngjes kishte shkuar për vizitë të dentisti.
-U përpoqa t’i telefonoja Danielës,-thotë ajo,-por lidhjet ishin bllokuar. Pastaj mora vesh se edhe ajo ishte shpëtuar se bashku me babën”.(Po aty).
Kështu si pjesëtarët e kësaj familjeje shqiptare, edhe shumë e shumë amerikanë dhe të kombësive të tjera,arritën të shpëtojnë pas sulmeve të pabesa të terroristëve fondamentalistë islamikë.Edhe terroristë humbën jetën,por ata me besimin e verbër se bëmave të tyre do të shkonin… në Parajsë.
Cfarë tragjikomedie,të cilën do të përpiqëm ta shpjegoj më poshtë.
Fondamentalizmi islam – burimi shpirtëror i terroristëve
-Besimi në ringjalljen e njeriut,në vazhdimin e jetës së pasosur të tij në botën tjetër,kur në ditën e gjykimit tënd para Allahut, do të vijë edhe shpërblimi, ose ndëshkimi për veprat e kryera në këtë jetë. Ke bërë mirë, do të shpërblehesh duke jetuar në Parajsë. (Pra,ke vrarë një kaurr, një amerikan, një tëpafe, ti meriton të shkosh në parajsë).
-Ligji i Allahut duhet të jetë i barabartë nga shkretëtirat e Arabisë, deri kampet universitare amerikane.
-Njerëzit duhet të dallohen jo nga kombësitë, ose racat, por vetem nga besimi .Ata që bëjnë pjesë në umna,(bashkësia e besimtarëve), dhe ata që nuk bëjnë në të,(kafirët,të pafetë), por që ftohen të jenë pjesëtarë të saj.
Nuk ka shtete, kombësi moderne. Të gjithë besnikët duhet të bëjnë pjesë në një shtet të përbashkët mysliman, si dikur në kohët e madhnueshme të Kalifatit arab të Bagdatit, një nga perandoritë më të fuqishme të periudhës së Mesjetës, që shtrihej që nga tokat e Irakut të sotëm, deri në pjesën jugore të Spajës.
Këto janë disa nga parimet që udhëheqin shpirtërisht fanatikët fondamentalistë.
Që të vihen në jetë këto parime,krijohen grupe luftëtarësh, (Të Al Khaedës, pra, grupe terroristësh), ku bëjnë pjesë besimtarë nga cdo kombësi. Si pasojë, Al Kaeda,sic është vënë vë dukje edhe më lart në këtë shkrim, është brigadë ndëkombëtare,me pjesëmarrjen e cdo banori të rruzullit tokësor që i ka vënë vetes si qëllim të zbatojë me bindje sa më të plotë parimet e mësipërme.
Fondamentalizmi është i bindur që e vetmja rrugë për ngdhnjimin e mësimeve të Allahut, është xhihadi,lufta e shenjtë dhe e armatosur kundër të këqiave që sjell Perendimi, Satanai i madh.
Disa parime të tjera:
-Nuk ka rëndësi numri i tankeve, ose i raketave që ka armiku. Allahu i plotfuqishëm do të na japë fitore mbi ta.
-Në qoftë se fitorja nuk arrihet, kjo ndodh sepse nuk jemi ende të denjë për këtë luftë të shenjtë. Sakrificat, humbjet, shkatërrimet, nuk shkurajojnë luftëtarët islamikë, që janë të sigurtë se Allahu do t’u japë fitore.
-Së fundi, besimtarët do të fitojnë, sepse ata nuk kanë frikë nga vdekja. Kurse perendimorët do të pësojnë humbje, sespe ata mendojnë vetëm për jetën e tyre.
Shkurt, ky është kodi i fondamentalizmit islamik,i cili duhet të zbatohet rreptësisht nga cdo luftëtar i xhihadit.Dhe është zbatuar dhe zbatohet.Ndryshe, nuk do të kryheshin prej tyre sa e sa akte terroriste,në emër të luftës së shenjtë,në emër të Allahut.
Kështu u kryen edhe aktet terroriste të 11 shtatorit ’01.Terroristët me gjakftohësnë më të madhe u futën nëpër avionë të lumtur që ishin zgjedhur nga Bin Ladeni për ato që do të bënin,të ndërgjshëm se do të vrisnin pa më të voglën mëshirë mijëra njerëz që nuk kishin bërë asnjë mëkat ndaj tyre.
Eshtë përmendur në këtë shkrim se, duke kaluar nga avioni që solli Muhamed Atën dhe një terrorist tjetër nga Portlandi në Boston, për shkak të vonesave, një valixhe e tij mbeti në në Terminalin B,nga ku ai ata u bashkuan me terroristë të tjerë, për t’u nisur me avionin Amerikan Eir Fllajt 11 për në Los Anxheles, i cili pas disa minutash, sic tashmë e dimë, u rrëmbye prej tyre dhe u kthye në predhë gjigande, për të goditur njerën nga kullat.
Kur pas atentateve kjo valixhe u hap nga agjentët e FBI-së, në të u gjetën disa uniforma pilotësh civilë, një manual me udhëzime për fluturime ajrore dhe një letër.Në këtë letër,të shkruar në gjuhën arabe, ishin shkruar këto radhë : “Të jemi të qetë, sepse koha me të cilën do të martohemi me Parajsën,është e afërt.Kontrollo armët e tua para se të nisesh.Shtërngo thikën dhe mos u trishto nga shtazët.”
Lind me të drejtë pyetja:”Si është e mundur që një djalosh 22-vjecar, i diplomuar për arkitekturë,që vazhdonte kurse specializimi në Hamburg,pra, në një qytet perendimor,të kishte kaq urrejtje për perendimorët,sa t’i quante shtazë,si mund të besonte se ai me shokët e tij, pas këtij aksioni do të shkonin në Parajësë?”
Në qoftë se do të ishte fjala për Abdulazim Al Omarin, 23 vjecar, fshatar nga vise të humbura të Arabise Saudite, gjysmanalfabet, i rritur në një mjedis fetar, i cili në vitin 2000 kishte lënë gruan me një fëmijë dy vjec dhe kishte shkuar në Afganistan, ku ishte stërvitur për të kryer aktet terroriste të 11 shtatorit në kullat binjake të Nju Jorkut, për të dhënë edhe jetën e tij atje, se paskëtaj do të do të shpërblehej nga Allahu duke vajtur në Parajsë, kjo edhe mund të kuptohet. Megjithatë, a kishte menduar ai për familjen që e kishte braktisur, pa i thënë të paktën gruas se ku po degdisej dhe përse. Mos ndoshta ka pandehur se Allahu do të dërgonte në Parajsë edhe atë me djalin?
Por injoranca,fanatizmi arrin caqe të papërfytyrueshme kur po të njejtin veprim kryejnë edhe dy vellezër,Vail dhe Valid Shehri,i pari mësues i kulturës fizike dhe i dyti pa zanat, që edhe ata sakrifikojnë jetën në këtë aksion të përbindshëm, që të venë edhe ata në Parajsë.Të dy vellezër nga një familje.Të zëzat nëna e baballarë!
Pasi mori vesh lajmin humbjes së djalit të tij, Muhamed Atës,i ati në një intervistë televizive deklaroi se ai besonte se i biri ishte ende gjallë.Pastaj u krenua që në emër të Allahut ai kishte dhënë jetën për një qëllim të tillë të lartë(?!). Dhe nuk ishte injorant.
Po të shkojmë më tutje.Në mars të vitit 2005,ideuesi i sulmeve me avionët që u rrëmbyen më 11 shtator ’01,Khalid Sheik Muhamedi, u kap në Pakistan.Së bashku me të edhe disa bashëpunëtorë të tjerë të Bin Ladenit, Abdul Azizi, Ramzi Binalbishi, Mustafa Ahmed Al Vasari, Valid Bin Atashi. Ata tani ndodhen të burgosur në bazën ushtarake amerikane të Guamtanamo,në Kubë, ku po zhvillohet dhe procesi gjyqsor kundër tyre për krimet e kryera atë ditë.
Gjatë seancave të deritanishme këtij procesi,ata,jo vetëm që nuk kërkojë falje,jo vetëm nuk pranojnë të kenë avokatë mbrojtës,por,duke akuzuar Amerikën dhe aleatët e saj për luftën në Afganistan dhe Irak,e quajnë veten martirë të Islamit dhe presin me krenari të vdesin për këtë qëllim.
Ja,pra ku të shpie filozofia e fondamentalizmit islamik, e nxitur dhe ushqyer nga një nga ideuesit e saj,Osama Bin Ladeni dhe ata që e rrethojnë:Që besimtarët e këtij sekti të bëhen mish për top.Dhe këtë akt nuk e kanë kryer dhe nuk mund ta kryejnë perendimorët, ashtu sic theksohet në kodin e fondamentalizmit, i cili nuk është gjë tjetër, vecse vazhdimi i traditës së rrënjosur në Japoninë perandorake, kur ushtarakët ishin gati në cdo cast të bënin hara-kiri për perandorin,ashtu si samurajët në Mesjetë, pra,të thernin barkun e tyre,(hara-bark,kiru-ther),si dhe, po ta lypte nevoja, pilotët, të sakrifikonin veten, pra, të ktheheshin në kamikaze,(kami-perendi, kaze-erë), ose, më shkoqur, avinoët t’i shndërronin në predha që goditnin anijet amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Por,kur ka qenë nevoja, në luftëra atdhetare, perendimorët, që ironizon kodi i mësipërm,shkonin sypatrembur në veprime luftarake,duke e ditur që edhe do të jepnin jetën.Për këtë mjaftojnë me qindra shembuj heroikë nga dy luftërat botërore të shekullit të kaluar, dhe sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore nga ushtarët, qofshin francëzë, anglezë,rusë,amerikane,ose partizanë shqiptarë,kundër armiqve nazistë-fashistë.
Megjithatë,në një ditë pranvere të këtij vit,mbeta i habitur, kur në një nga emisionet e RAI-t, pamjet e të cilit i shohim edhe në Amerikë, krahas kanaleve të tjera të huaja, duke përfshirë dhe kanale shqiptare, pashë një vajzë palestineze 16-vjecare që më mbërtheu me rrëfimin e saj e saj tronditës:me zë të qetë, por të sigurtë, ajo po tregonte se kishte qene gati që me eksplozivin e mbajtur fshehur në brez, të hidhte veten në erë e, bashkë me veten, edhe shumë të rinj izraelitë, që ndodheshin në një kafene të Jeruzalemit.Por në castin e fundit kishte hequr dorë, duke kuptuar se ky vetëflijim dhe, në të njetën kohë, ky krim i llahtarshëm,ndaj njerëzve të pafajshëm, pra ky akt terrorist, nuk ishte dhe nuk mund të ishte kurrë arma për të zgjidhur ceshtjen palestineze.
Të shpresojmë që edhe të tjerë myslimanë,kudo qofshin, që kanë rënë në kthetrat e fondamentalizmit islam,të gjykojnë si kjo vajzë e guximshme dhe të heqin dorë kështu përfundimsht nga aktet terroriste.
6
Tragjedia e 11 shtatorit mund të kishte ndodhur edhe më parë, ose nuk do të ishte ndodhur kurrë
Janë dy shprehje shumë kundërtore me njera-tjetrën, por që ngërthejnë një të vërtetë të madhe.
Të analizojmë shprehjen e parë:
Kjo tragjedi mund të mos kishte ndodhur.
Doemos,sikur në rregulloren e FAA-së ,sic është shpjeguar disa herë në këtë cikël- dossier,nuk duhej të liheshin të kalonin në pikën e kontrollit objektet që tashmë dihen-brisqet, shishet etj., etj.
Por jo vetëm kaq.Me keqardhjen më të madhe duhet pohuar se Amerika, madje dhe bota, megjithë masat që kishte marrë, që nga viti 1968, kur u shënua rasti i parë i rrëmbimeve të avionëve nga terroristët islamikë, që do të kulmonte më 11 shtator 2001,prapë se prapë, nuk ishte e përgatitur ashtu sic duhej për t’u mbrojur nga sulmet e tyre.
Vërtet ishte hartuar rregullorja e FAA-së,vërtet në hyrjë të terminaleve ishin vendosur pikat e kontrollit, vërtet ishte krijuar një armatë prej rreth 35 mijë punonjësish të kompanive të sigurimit (Security),që funksiononte në 400 aeroportet civile që ndodhen në tërë Amerikën.Por personeli i këtyre kompanive në shumicën e rasteve nuk ishte i përgatitur,ashtu sic duhet.Në të nuk bënin pjesë elementë gjithnjë të zotë.Shkaku është i thjeshtë:kompanitë e sigurimit të aeroporteve gëlltitnin shuma të konsiderueshme parash nga kompanitë ajrore dhe i paguanin shumë pak punonjësit e tyre.
Kur në nëntor të viti 1999 unë së bashku me të tjerë shqiptarë, ose të huaj,filluam të punonim në aeroport,paga fillestare ishte 7.00 $ për orë.Madje,një kompani merrte guximin t’i paguante punonjësit e saj me… 5.75 $ për orë.Shumë pak.Si pasojë, ishin shumë të paktë ata amerikane që pranonin të punonin në këto kompani.Ose, edhe po të ndodhte kjo,punonin vetem disa javë e pastaj largoheshin përv të gjetur punë me pagë më të madhe.
Kështu, kompanitë private pranonin pa ngurrim emigrantë, si ne, që natyrisht kishin dokumente të rregullta dhe kartën e gjelber,(green card). Megjithëse ishte e domosdoshme që të njihje deri diku anglishten, këto kompani mbyllnin njerin sy dhe pranonin njerëz, bile, njerëz që nuk dinin fare anglisht.
Kjo ishte e metë e madhe, sepse në raste të ndryshme lindnin probleme kur duhej të komunikoje jo vetëm me eprorët e kompanisë, por edhe me udhëtarët.Por edhe këtu mbyllej, kërë radhë… syri tjetër.
Kursi trajnimit bëhej brenda tetë orësh,pra,brenda një dite(?). Në këtë kurs, së pari me anë videokasetash, të përgatitura për këtë qëllim, na tregoheshin se cilat objekte ne nuk duhej të lejonin të kalonim pranë ekranit, një ndër pozicionet më delikate të punës sonë.
Sic dihet, këto objekte ishin detonatorë,granata,bomba dore, në formë tubi,revolverë, të të gjithë tipave…(Për brisqe të vogla,a shishe,as që bëhej fjalë). Gjatë trajnimit, një pjesë e mirë e pjesëmarrësve të kursit nuk kuptonin fare anglisht,midis të cilëve dhe unë,ndonëse dija të lexoja anglisht.(Nuk kisha vecse disa muaj që kisha ardhur në Amerikë). Si pasojë, kishte nga ata që nuk arritën t’u përgjgjeshin pyetjeve të testit me shkrim,hartuar nga FAA-ja,test i cili, të them të drejtën, ishte përpiluar me një gjuhë shumë të specifikuar teknike.Atëherë, trajneri, meqë kompania jonë e Sigurimit e quajtur “Argenbrajt”(Argenbright),kishte nevojë të ngutshme për njerëz, i plotësoi vetë fletëtestet tona,(!?).
Pas këtij …trajnimi, të nesërmen ne filluam punën.Eshtë e vërtete se gjatë ditëve të para kishim kontrolle të vazhdueshme nga manexherët e kompanisë, është e vërtetë që FAA-ja bënte edhe testime, pra, kontrolle,gjatë të cilave, sic është përmendur, punonjës të saj, të maskuar si udhëtarë, futnin në cantat e tyre objekte nga të mësipërmet.Por ato ishin kaq të dukshme në ekran, sa që vetëm të ishe i përgjumur nuk do të mund t’i shquaje atje.Dhe më e bukura,kur ne i pikasnim ato,punonjësit e FAA-së na përgëzonim sikur cfarë të kishim zbuluar.Pale,po edhe kompania na shpërblente!Në fakt, FAA-ja duhej të na bënte teste më të ndërlikuara, që kështu aftësitë tona të rriteshin edhe më shumë.
Sic thashë,meqënesë paga ishte e vogël,punonjësit largoheshin e kompania ndodhej jo rrallë,në hall të madh për t’i zëvendësuar.Rastiste që në një pikë kontrolli të punonin vetëm 7 vetë,kur duheshin 12 deri 14 të tillë.Dhe, merret me mend se c’ndodhte,sidomos gjatë pushimeve shkollore, a studentore,kur numri i udhëtarëve dyfishohej.Radha e tyre për të kalur në pikën e kontrollit bëhej aq e madhe, sa që rrezikohej që ata,për shkak të vonesave në pikat e kontrollit,të humbnin avionin.Si pasojë e trysnisë që udhëtarët ushtronin ndaj nesh, kontrolli ynë në ekran,ose kontrolli trupor bëhej thuajse formal.
Habitem se si pikërisht në periudha të tilla terroristët nuk ndërmorën akte për rrëmbimin e ndonjë avioni.Do ta kishin pasur të lehtë që të futeshin në pikat e kontrollit, jo më me thika,por, ndoshta, edhe me armë zjarri.
Në një rast të tillë skadaloz,kur në pikën e kontrollit për shkak të mungesës së njerëzve, po punonin vetëm shtatë vetë,ndër të cilët edhe unë,kompania ajrore “British”, anuloi kontratën me kompaninë tonë, për ta nënshkruar me një kompani tjetër.Sidoqoftë, edhe ma pas u përsëritën raste kur ne vazhduam të punonim duke pasur pak punonjës në pikat e kontrollit. Dhe po për të njejta arsye.(Njerëzit largoheshin nga puna,për shkak të pas së ulët,ndonëse nga marsi i vitit 1990 ajo u rrit në 7.50 $ dhë në qershor të po atij viti në 8.25 $).(Por,sic dukej,te krerët fondametalistë islamikë ende nuk kishte lindur mendimi satanik,që avionët e rrëmbyer të shdërroheshin në predha për të goditur godina të një rëndësie të madhe, sic ndodhi njëmend më 11 shtator ’01).
Jo vetëm kaq.Ngaqë përbërja jonë ishte heterogjene,kryesisht emigrantë edhe nga vendet e Lindjes së Mesme,te unë ka zënë gjithnjë rrënjë mendimi i rrezikshëm i rekrutimit të ndonjë punonjësi, kryesisht arabë,nga Al Khaeda,që, kundrejt një page të majme,ai gjatë kohës kur do të punontë në ekran,( ne në cdo 30 minuta ndërronim vendet e punës),të linte të kalonin armë,që mund të ishin futur në cantën e ndonjë terroristi.Fatmirësisht një gjë e tillë nuk ndodhi.Me këtë rast duhet të vë në dukje se tërë emigrantët arabët që pata takuar pas tragjedisë së 11 shtatorit,jo vetëm nuk u pajtuan me aktet terroriste të fondamentalistëve islamë,por i dënuan ato, duke i cilësuar kriminale, që shkojnë ndesh me parimet e Kuranit dhe mësimet e predikuara nga Hazreti Muhameti.
Natyrisht, ka pasur nga ata që janë shprehur me admirim për këto akte, duke dhënë madje edhe intervista,në të cilat shpreheshin se ato ishin shprehje e luftës kundër synimeve pushtuese të Amerikës ndaj vendeve arabe.Dhe, nga ana tjetër, hanin bukën e amerikanëve, që i kishin pritur dhe u kishin dhënë mundësi që të punonin, të jetonin shumë më mirë se në vendet arabe që kishin lënë dhe të bëheshin edhe qytetarë amerikanë.
Kjo, pra, ishte gjendja ne pikat e kontrollit të terminaleve në Aeroportin Ndërkombëtar Logan të Bostonit,deri më 11 shtator ’01.Për mua,me të meta, edhe për arsyen që Amerika mbronte aeroportet në pjesën dërmuese të tyre.. me emigrantë,të cilët ,për më tepër, vazhdonin të paguheshin pak.Ngushulloheshim me pagat overtime,(overtajm-mbi tetë orë), për të cilat shpërbleheshim 150 pëqind,ku kishte dhe abuzime të mëdha në kurriz të kompanive ajrore.Më keq se në Shqipërinë komuniste.Punonim 5 orë më shumë pas tetorëshit dhe nga mbikëqyrësit, që gjithashtu përfitonin si ne, na shënoheshin në listë 8 e, madje më shumë orë pune, që nuk i kishim kryer,(!?).
Ideja e rrëmbimit të avionëve dhe shndërrimit të tyre në predha, sic është theksuar në këtë cikël, lindi më 2000 mendjen e përcudnuar të Khalid Sheik Mohamedit, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Bin Ladenit, për t’u vënë në jetë atë të martë të zëzë.
Por 11 shtatori mund të mos kishte ndodhur kurrë Dhe ja sepse…
Memorandumi Feniks
Kam përmendur në një nga kapitujt e mësipërm të këtij cikli shprehjen “Memorandumi i Feniksit”.Dhe ja sepse:Më 10 korrik,të vitit 2001, pra,tre muaj para atentateve të 11 shtatorit,Keneth Uliamsi,agjent i FBI-së në qytetin Feniks të Amerikës,u dërgoi eprorëve të tij të Shtabit të përgjithshëm, me qendër në Nju Jork, një memorandum,(shkurtimisht memo), në të cilin njoftoi se sipas të dhënave që kishte, Bin Ladeni kishte porositur që djem të rinj arabë të ndiqnin kurse për të drejtuar avionë,pra, për t’u bërë pilotë.Dhe, në fakt, sipas njoftimit të tij, këta djelmosha kishin filluar kurse të tilla në Florida.Uiliamsi shprehte dyshimin se mos ata po mësonin të drejtonin avionë civilë, në mënyrë që në një të ardhme të merrnin pjesë në atentate të mundshme terroriste.
Dhe është shumë e cuditshme se si zyrtarët e lartë të FBI-së, pasi lexuan këtë memorandum,që ka hyrë tashmë në histori me shprehjen “Feniks Memo” dhe mund të lexohet në internet në anglisht dhe gjuhë të tjera, me titullin e mësipërm,nuk u shqetesuan për të këto të dhëna kaq të cmueshme të njerit prej vartësve të tyre, me arsyetimin se ato “…nuk përbëjnë ndonjë shkak për të ngritur alarm”.Me fjalë të tjera,ata nuk e gjetën me vend që të merrnin masa,që,në bashkëpunim me CIA-n,(Central Inteligens Agensy-Agjensia për Shërbimin e Informacionit Amerikan në vendet e huaja),) të mbanin në vëzhgim cdo veprim të të rinjve arabë që po mësonin në këto kurse.
Po të ndodhte kjo,atëherë FBI-ja do të zbulonte ato lidhje që janë shpjeguar në kapitujt e parë të këtij cikli.Do të dilte në pah bashkëpunimi i Muhamed Atës me pjesëtarë të tjerë të grupit që vepronte në Hamburg,lëvizjet e tyre nga Amerika,në vende të tjera,pastaj,sërishmi në Amerikë,udhëtimi i Muhamed Atës me Abdulazim Al Bashrin më 10 shtator ’01 nga Boston,në Portland me makinë dhe,anasjelltas, nga ky qytet me avion në Boston,takimi i tyrë me terroristë të tjerë në mjediset e Terminalit B të Aeroportit Ndërkombëtar Logan të Bostonit…
Pas gabimeve të rënda të FAA-së, ndodhte kështu një gabimi edhe më i rëndë,kësaj radhe i FBI-së-injorimi i një njoftimi me kaq rëndësi.
Po të ishte vepruar ështu,nuk është aspak cudi që fijet e këtij komploti, me përmasa të stërhatashme, të ishin zbuluar dhe terroristët, jo vetëm të dështonin,por edhe do të kapeshin si miu në cark.Por pas akteve terrosiste të 11shtatorit ’01,FBI-ja zuri të shqyrtonte cdo të dhënë,ose veprim që mund të ishte i dyshimtë.Në vorbullën e këtyre dyshmeve një ditë do të futesha edhe në.
Ja se si ndodhi.
Një agjent i FBI-së në apartamentin tim!…
Në mëngjesin e datës 5 prill të këtij viti, ditë e shtunë, para se të shkoja në punë, nga rruga Uashington u ktheva në rrugën Steit dhe u futa në një nga rrokaqiejtë më të hijëshm të Bostonit. Ai të magjeps me përndritjen e dritareve dhe balloreve krejt të zeza të tij, dhe për një cast të krijon shëmbëllimin e një dinozauri me gjymtyrët e para të mbledhura pas trupit, që i mbështetur në këmbët e pasme, ka mbetur i ngrirë, i mbështjellë nga një bukuri e frikshme, në përpjekjet për të hovur lart, drejt qiellit.
Qëllimi im ishte i thjeshtë: doja të dija nëse në hyrje të këtij rrokaqieli ishte vendosur pikë kontrolli i njëllojtë me ato të aeroporteve. Isha në përfundim të një romani me titull “Shtatori i gjëmës së madhe”, kushtuar tragjedisë tashmë të njohur, dhe nuk dija ndonjë të dhënë që më dukej shumë e rëndësishme: a kishte pasur pikë të tillë kontrolli edhe në të dy kullat binjake?
Për fat të keq, atë ditë shkurti, kur së bashku më një shokun tim isha ngjitur në katin e 107-të, nga nxitimi nuk mbaja mend të kisha kaluar në një pikë të tillë. Edhe, kur pyeta disa shokë të tjerë që ishin ngjitur në kulla si unë, edhe ata nuk mbanin mend.
Ja, pra se përse u paraqita atje të nëpunësi i sigurimit. I shpjegova se isha shkrimtar dhe gazetar, dhe i bëra pyetjen e mësipërme, që të vazhdoja pastaj të kërkoja të më ndihmonte të dija nëse në kullat binjake të Nju Jorkut kishte pasur pika kontrolli.
Punonjësi m’u përgjgjigj se në atë rrokaqiell nuk kishte pikë të tillë dhe më kërkoi një dokument, të cilin e fotokopjoi. Pastaj më dha një kartvizitë të manaxherit të përgjthshëm të kompanise së sigurimit, i cili mund të më ndihmonte në këtë drejtim. Të them të drejtën, meqë të shtunave dhe të dielave zyrat e kësaj kompanie ishin të mbyllura, e lashë që t’i telefonja këtij manaxheri një ditë tjetër.
Mirëpo, të mërkurën tjetër, rreth orës 10.00 të mëngjesit, kur po punoja për të përfunduar romanin, dëgjova të trokitura në derën e apatamentit ku jetoja. E hapa dhe pashë një burrë rreth të pesëdhjetave, me pamje të qetë, fytyrë të bardhë e sy të hirtë, i cili, duke më përshndetur, më paraqiti një distingtiv dhe hyri drejt e në temën e bisedës që dotë bënte:
”Jam punonjës i FBI-së. A keni qenë ju të shtunën e kaluar në ndërtesën… në rrugën Steit?” Pohova cuditërisht me gjakftohtësi dhe menjëherë i rashë më të se përse kishte ardhur. E ftova të ulej dhe i shpjegova arsyen e kësaj vizite në ndërtesën në fjalë. Më dëgjoi më shumë vemendje. Megjithatë, nuk ndërhyri. Vetëm vazhdoi të më dëgjonte.
I shpjegova arsyet e pyetjeve të mia, i tregova pastaj se kisha punuar në aeroport bash ato ditë kur kishte ndodhur tragjedia, se për mendimin tim FAA-ja kishte bërë gabim të rëndë që në rregulloren e saj kishte lejuar të futeshin udhëtarë më brisqe, shishe e gjithcka tjetër, të cilat tashmë u janë bërë të njohura lexuesve. Madje, edhe ndërtova skenat e rrëmbimt të avionëve, ashtu sic e kam përshkruar më sipër:
Terroristët mbërthejnë stjuartesa, kërcënojnë udhëtarët që të mos bëjnë as gëk as mëk, se atëherë do t’i therin. Mandej njoftojë pilotët se në avion po ndodh dicka e rëndë: Kështu, njeri prej tyre del nga kabina dhe një terrorist tjetër e godet me shishe në kokë e kështu, që të mos zgjatem, asgjësojnë edhe plotin tjetër dhe bëhen zotër të avionëve.
Dhe, ndërkohë që flisja tërë zjarr, e shoqërova këtë ligjëratë, duke mbërthyer në duar, herë një brisk të vogël, të nxjerrë nga një sirtar, herë një shishe vere, herë shishe metalike, me lëngje erëmuese, spërkatëse,(sprai), që mora dollapët e aneksit të kuxhinës. Përfundova kështu që përgjegjësia kryesore mbi ngjarjet e 11 shtatorit 2001 binte mbi FAA-në…
Përmenda pastaj, por këtë radhë jo me kaq zjarr, që edhe drejtuesit e FBI-së nuk i shpëtonin përgjegjësisë, përderisa nuk kishin përfillur njoftimin e agjentit të tyre, Keneth Uiliams, dërguar nga Feniksi atë ditë korriku të vitit 2001, pra, para tragjedisë.
Gjatë tërë kësaj ligjërate agjenti i FBI-së vazhdoi të më dëgjonte pa më ndërprerë as edhe një grimë dhe, sic thotë një sentencë latine, “Të heshtësh, do të thotë të aprovosh”, (Tacere est consentire), edhe ai dukej që miratoi me heshtjen e tij ato që kisha rrëfyer, qoftë edhe për hamendësimet e mia rreth sulmeve të terroristëve fondamentalistë nëpër avionë dhe, të them të drejtën, me pasion, dhëmbje dhe rrëmbim.
Pastaj nga një cantë të vogël që mbante me vete, nxori një foto të marrë me kamera të fshehtë: njoha veten me pallto, shallin me katrorë, të hedhur pas e flokë të shpupurisur, në hyrjen e këtij rrokaqielli të zi në rrugën Steit, ku isha ndodhur atë të shtunë. Jo vetëm kaq, por, këtë radhë, duke buzëqeshur lehtë, më zgjati dhe një fotokopje të nxjerrë nga rrjeti i internetit Gugël (Google), ku pashë të shkruar të dhëna të miat jetëshkrimore dhe listën e disa prej romaneve që kisha shkruar vitet e fundit në Amerikë.
Më këtë, ai sikur donte të më thoshte. “Ne i dimë të tëra.” E përcolla deri jashtë apartamentiti tim, ku u ndamë miqësisht. Ato caste, nuk pata guxim të shtoja: “Kështu duhej të kishte vepruar FBI-ja pas “Memos se Feniksit” me të rinjtë arabë. T’i kishte mbajtur nën vëzhgim dhe ndjekur, ashtu sic më paskeni vëzhguar e ndjekur edhe mua…”
Shënim:
Për të shkruar këtë cikël-dossier autori, veç kujtimeve nga ngjarjet që ka përjetuar si punonjës i Aeroportit Ndërkombëtar Logan, të Bostonit, në shtator të viti 2001, ka shfrytëzuar gazetat amerikane, “Nju Jork Tajms”, “Boston Globe”, “Boston Herald”, “Uashington Post”, “USA Today” etj., të asaj periudhe, si dhe materiale nga interneti që u kushtohen këtyre ngjarjeve tragjike, të cilat tronditën botën.
Komentet