Intervistë me Z. Kujtim Hajdaj kryetar i Degës së LDK-së në Beneluks
VOAL – Z.Hajdaj, jeta prej mërgimtari, dhe njëherit veprimtari, si shkojnë këto të dyja së bashku?
Hajdaj: Së pari ju faleminderohem për mundësinë që më ofruat që menjëhere pas zgjedhjes sime si kryetar i ri i Ldk-së, Dega për Beneluks, të zhvilloi këte intervistë me ju. Po, jeta e mërgimtarit është një jetë jo e lehtë, e padëshirueshme për asnjeri, por ja qe kur atë e diktojnë rrethanat e jashtëzakonshme edhe duhet ta pranosh si të tillë, duke mos e humbur kurrë shpresën se një ditë prapë do t’i kthehesh atdheut. Preokupimi kryesor i një mërgimtari është që të kërkoi një mjedis më te sigurte jetese për veten dhe familjen e tij, pra të kërkoi një jetë më të mirë, kur atë nuk ia mundësojnë rrethanat e krijuara, politike apo ekonomike në vend. Ndërsa, jeta prej nje mërgimtari duke qenë i përfshirë edhe në veprimtarine politike dhe kombëtare është një ngarkesë më e madhe, duke patur parasysh se perveq kujdesit që ke për familje, duhet të interesohesh dhe angazhohesh në sfera tjera të jetës, pra për të qenë aktivishte i organizuar rreth një ideali që të mundëson të jesh në rrjedha të perhershme të ngjarjeve, për të parë se çka po ndodhë me vendlindjen dhe atdheun tanë.
VOAL – Z.Hajdaj, Brukseli, apo thënë edhe ndryshe kryeqyteti i Europës demokratike perëndimore, ishte dhe mbetët një qender e rëndësishme për ne shqiptarët. Me thuani se çfarë paraqet për ju kjo veprimtari dhe cilët ishin ata bashkëveprimtarë tjerë qe punuan me dekada të tëra për Kosovën?
Hajdaj: Po është e vërtet se Brukseli ka qenë dhe është një qender apo metropol i rëndësishëm i Europës, prej ku mund të zhvillosh veprimtari politike në mbrojtje të vlerave të qytetërimit europian, kur është në pyetje cenimi i të drejtat dhe lirive të njeriut, apo ato të një populli si nacion, siq ishte rasti me Kosovën nën okupimin serbo-sllav. Jo edhe rastësishte, gjatë viteve te 80-ta u formua dhe zhvilloi veprimtari politike-kombëtare këshilli që atëhere quhej “Komiteti për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë” i udhehëqur nga patrioti dhe ambasadori i shquar Enver Hadri, dhe i perkrahur nga veprimtarët e atëhershem të devotshem Gani Azemi, Reshat Sahitaj, Ramadan Gashi, Ramiz Zekolli, Riza Budakova, Qamil Zekolli, Agim Radoniqi, Agim Demaj, Besim Hajdaj e kështu me radhë. Megjithë atentatin që e ekzekutuan agjentët e Serbisë ndaj Enver Hadrit me 25 Shkurt 1990 në qendër të Brukselit, ky këshill vazhdoi me punën deri sa u krijuan rrethanat e reja të krijimit të institucioneve në fillim të viteve 90-ta në Kosovë. Edhe une, si shumë atdhetar dhe bashkëveprimtar të atëhershëm të shumtë në Belgjikë, pata fatin të njihem me Enver Hadrin dhe bashkëpuntorët e tij, dhe të angazhohem rreth atyre lëvizjeve që kishin për qëllim denoncimin e politikës okupuese-shtypëse të Serbisë ndaj shqiptarëve, dhe sensibilizimin e çështjes se Kosovës përpara faktorit ndërkombëtar, kryesishte atij perëndimor.
VOAL – Dihet se ne vitet e 90-ta fillon ecja e institucioneve tona të para në Kosovë, dhe Ldk-ja ishte shtylla kryesore e formimit të tyre. Po në Belgjikë, kur u themelua Dega e juaj, dhe kush ishin veprimtarët e parë të angazhuar rreth saj?
Hajdaj: Po menjehere pasi u themelua Ldk-ja në Kosovë, me 23 Dhjetor 1989, ku kryetar u zgjodhe Presidenti dhe Lideri i jonë historik, Ibrahim Rugova, lindi interesimi që edhe në vendet perëndimore, pra edhe këtu në Belgjikë, të formohen degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, rreth së cilave pritej të angazhohej një armatë e tërë e aktivistëve dhe veprimtarëve për të ndihmuar proceset e rënda politike dhe ekonomike nepër të cilat kalonte populli i okupuar shqiptarë në Kosove. Fillimishtë, me të angazhuarit rreth formimit të degës sonë ishin Gani Azemi, Ramiz Zekolli, Ramdan Gashi, Haki Iberdemaj dhe aktivistë tjerë, të cilët parapërgaditën terenin e themelimit të degës sonë, me 16 Qershor 1990. Ne zgjedhjet e para demokratike të degës sonë të organizuara në shtëpinë e Ldk-së në Bruksel, që atëhere shquhej edhe si shoqata ‘Anton Qeta’, u zgjodhën kryetari i degës, kryesia dhe kryetari i kuvendit. Udheheqja e deges iu besua z.Ismail Bytyqi, ndërsa mua mu besua detyra e kryetarit të kuvendit te degës.
VOAL – Presidenti Rugova ishte shpesh në Bruksel, dhe veprimtarët si Gani Azemi e të tjerë ishin gjithnjë afër Presidentit. A mund të veqoni ndonjë rast të këtij bashkëpunimi?
Hajdaj: Takimet me Presidentin Rugova ishin takime të një natyre mburrejeje për çdo mërgimtarë dhe veprimtarë tonin në Belgjikë. Rugova e kishte diktuar me kohë se në Belgjikë kishte terren të përshtatshëm veprimi politik, e që këte ia lehtesonin edhe veprimaterët e atëhershem si Ganiu, Reshati, Ramadani, Beharja, Mejremja dhe miq tjere Belg. Më vonë, me kapërcimin e kohës, dega e jonë ka luajtur një rol të pamohueshëm në të gjitha takimet e organizuara që Presidenti Rugova i realizonte me institucionet belge dhe ato europiane, në senatin belg dhe parlamentin europian, për sensibilizimin e zgjidhjës së çështjes politike të Kosovës, si shtet i lirë dhe i pavarur.
Vizita e fundit e Presidentit Rugova e realizuar në Belgjike, ishte ajo në Senatin Belg, ne Prill 2005.
VOAL – Takimet e Rugovës, po edhe të zyrtarëve tjerë aso kohe ishin te realizuara fal angazhimit te degës suaj, Ldk-së, si arrihej kjo?
Hajdaj: Kjo arrihej përmes kontaktit dhe angazhimit tonë të përhershëm që e kishim në teren me bashkëatdhetarët tanë, me institucionet belge dhe ato europiane me seli ne Belgjikë. Ne kishim në dispozicion mundësitë organizative, faktorin njeri-diplomat dhe atë financiar, që na mundësonin lëvizjen tonë dhe atë te Presidentit Rugova, por edhe të delegacioneve tjera shqiptare që vinin me misione të caktuara diplomatike në Belgjikë, siq ishin: Anton Qeta, Idriz Ajeti, Zekiria Cana, Fehmi Agani, Sali Berisha, Azem Hajdari dhe delegacione tjera të Ldk-së nga Kosova. Dega e jonë e kishte edhe selinë e vet diplomatike, që njihej si ‘Zyra e Republikës së Kosovës’, që udhëhiqej nga Gani Azemi, përmes së cilës bëhej koordinimi i aktiviteteve tona, atyre diplomatike dhe realizimit të ndihamave financiare dhe humanitare për Kosovën.
Vlenë të theksohet se dega e jonë ka kontribuar edhe në ndarjen e shumë çmimeve që iu janë dhënë Presidentit Rugova nga institucionet belge dhe ato europiane, si shenjë mirënjohje për vizionin dhe angazhimin që kishte për zgjidhjen e çështjes politike të Kosovës, si ishin: shpallja e E Rugoves Doktor Nderi (Honoris Cause) i Univerzitetit te Parizit me 1996; me 1998, Rugoves i ndahet çmimi ‘Sakharov’ i parlamentit europian; me 2 Shkurt 2004, në nje ceremoni solemne të zhvilluar në qyetetin e kulturës europiane, ne Antwerpen te Belgjikes, Presidenti Rugova shpallet Senator nderi nga Senati i Europës.
VOAL – Ldk-ja në Beneluks mbetet ende e fortë, tash sa e mbajtët kuvendin zgjedhor të degës dhe ju u zgjodhet kryetar, a do të thotë kjo se Ldk-ja ende duhet të jetë aktive në mërgim?
Hajdaj: LDK-ja, Dega për Beneluks, dhe degët tjera të organizuara në Zvicer, Gjermani, Suedi, Norvegji, Austri e gjetiu, kanë lëne një gjurmë të pashlyeshme në historikun më të ri të çlirimit, dhe shtetndërtimit të R.së Kosovës. Une mendoi se organizimi i degëve të Ldk-së jashtë Kosove është i nevojshëm, dhe besoi se ende ka mundësi që të lihen gjurmë të reja të organizimit efektiv, në të mirë të proceseve tona integruese politike, kulturore dhe ekonomike pranë shteteve ku veprojmë, në të mirë të Ldk-së, por edhe vet Kosovës. Rugova thoshte shpeshë “Atu ku nuk ka shoqëri te organizuar, nuk ka as komunitet të zhvilluar”. Derisa statuti i Ldk-së parasheh organizimin e degëve të Ldk-së edhe jashtë Kosove, ato duhet të konsiderohen si të këtilla dhe të trajtohen njësoi sikur edhe degët tjera në Kosovë. Në nje të ardhme tjetër të afërt ndoshta edhe mund të shqyrtohen forma tjera të organizimit më profesional, por që në këte proces duhet të përfshihen edhe degët tona. Ajo çka mua me shqetëson më se shumti ndoshta nuk ka të bëje veq me fatin e organizimit të metutjeshëm të degëve të Ldk-së jashtë Kosove, por të asaj që shërbime të ndryshme qoftë ato të Serbise apo të SHIK-të, po tentojne në çdo mënyre të pasivizojnë totalishtë organizimin e shqiptarëve jashtë vendi, duke qenë të vetëdijshme se ato kanë luajtur një rol të jashtëzakonshem në çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. Nëse sot do të më kërkohej mendimi se kujt duhet t’i takon merita kryesore dhe statuti (që me aqë zhurmë të madhe po mirret në Kosovë), si ‘Veteran i Luftës’, atehere do të thoja pa pikë hamendje se ai i takon diasporës shqiptare.
VOAL – Tash këto ditë mbahet edhe kuvendi qendror zgjedhor i Ldk-së në Prishtinë, dhe aty këtu ka ankesa se procesi zgjedhor nuk ka shku për së mbari, por dihet se në pergjithësi ai ishte një proces i zhvilluar në formë demokratike, si e keni percjell ju këte?
Hajdaj: Sigurishte, duke qenë edhe vetë pjesë e këtij organizimi, e kam përcjell me vëmendje formën e organizimit të kuvendeve zgjedhore që eshte zhvilluar së pari me nëndeget, e pastaj edhe me degët. Po pajtohem me ju, në përgjithesi ka qenë proces i qetë dhe në frymen çfarë e ka traditë Ldk-ja. Por, rezultati final do të jetë ai i kuvendit qendror të partisë, dhe këtu duhet patur kujdes që mos të keqpërdoret forma demokratike e zgjedhjes së kryetarit dhe strukturave tjera udheheqëse të Ldk-së. Une besoi se do ta kalojme me sukses edhe këte proces zgjedhor.
VOAL – Ne disa media dhe rrjete sociale shpeshe po kalkulohet , besa edhe manipulohet me emra kandidatesh, për kryetar-e të Ldk-se. A mendoni ju se duhet të kandidojnë sa me shumë të interesuar, por që kjo të bëhet edhe zyrtarisht?
Hajdaj: Po une mendoi se nuk ka nevoj të frigohemi kur kemi të bëjme me një apo më shumë kandidatura për kryetar, kjo i shërben zhvillimit të demokracisë në Ldk. Ajo, ne çka duhet të interesohemi më shumë është të shohim se me cilin kandidat do të ketë më shumë stabilitet politik Ldk-ja, por edhe vetë Kosova.
VOAL – Deri me sot janë paraqitur 3 kandidatura zyrtare, ajo e z.Isa Mustafa, znj.Vjosa Osmani, dhe së fundmi Lutfi Haziri por edhe nëse ka të tjera, a do të ruhet uniteti politik edhe pas kuvendit zgjedhor, pa marre parasysh kush del fitues nga vota demokratike?
Hajdaj: Une besoi fort se të gjithë ata që mendojnë të kandidohen për kryetar partie do të kenë parasysh se Ldk-së i duhet një unitet dhe stabilitet edhe me i qendrueshem politik dhe kombëtar se sa qe e kishte gjerë me tani. Ju e dini se Kosovës iu janë imponuar marrëveshje shumë të veshtira dhe të dhimbshme me Serbinë, dhe atë për hir të paqes dhe stabilitetit politik në rajonin, apo Ldk-së me rastin e lidhjes së koalicionit me Pdk-në. Pse diçka e këtille mos të shqyrtohet edhe mbrenda Ldk-së, kur jemi një familje politike? Une mendoi se Z.Isa Mustafa dhe znj.Vjosa Osmani, që të dytë janë kandidat serioz dhe me të votuarit nga elektorati i Ldk-së, dhe të aftë për të udhëhequr me partinë. Por, nëse e kerkon nevoja, le të shkohet edhe në marrëveshje të përbashket, që të kemi një kryetar/re gjithëpërfaqesues/e, me kusht që mos të rrezikohet qeverisja e Ldk-së me Kosovën, dhe në anën tjetër të kemi një udheheqës që do të përqendrohet kryesishtë në zhvillimin e reformave të mëtejshme dhe forcimin e Ldk-së që t’i fitoi zgjedhjet e ardhshme lokale dhe nacionale. Për mendimin tim, është gabim të shkohet me tutje me logjiken e gjertanishme që ne zgjedhje të mbrendshme të Ldk-së, te kemi fitues dhe humbës të mëdhenjë. Nëse shkojmë nga praktika se të gjithë mund të dalin nga pak fitues, për të ndërtuar diçka të re pa shkatërruar atë çka është ndërtuar gjerë me tani, atëhere mendoi une do të fitoi Ldk-ja në terësi. Kompromiset janë pjesë e demokracisë, qoftë ato që zhvillohen në familje apo në shoqëri.
VOAL – Ju personalisht, a keni të preferuar për kryetar-e të Ldk-së?
Hajdaj: I preferuari im i vetem është që të fitoi fryma demokratike dhe logjika e të udhëhequrit në baza të shëndosha njerëzore dhe kombëtare, vlera këto qe na i ka lënë si trashëgim, Presidenti dhe Lideri jonë historik, Ibrahim Rugova.
VOAL – Dhe në fund, sa delegatë do të dërgoi dega e juaj në kuvendin qendror të Ldk-së në Prishtinë?
Hajdaj: Në kuvendin tonë zgjedhor të degës, kanë dal dy propozime, ajo për kryetarin e gjertanishëm z.Valon Halimi dhe kryetarin e nderit, z.Ismail Bytyqi, dhe qe te dyja janë votuar nga delegatët e kuvendit.
Komentet