Joe DioGuardi: Përse Izraeli nuk e njeh Kosovën zyrtarisht?
Më 27 Janar 2014 – në kujtim të Ditës të Holokaustit në OKB – Joe Dioguardi kërkon njohjen nga Izraeli të pavarësisë të Kosovës. Joe DioGuardi jep argumenta se përse shqiptarët
Vlerësohet lart akti trimëror dhe i pashembullt i shqiptarëve në mbrojtjen e hebrenjve gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.
OKB – Nju Jork – Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara në bashkëpunim me B’nai B’rith International – mbajti në përkujtimin vjetor Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, 27 Janarin – me një panel përkujtimor për të vënë në pah edhe një herë shembullin trimëror dhe të pashembullt të shqiptarëve në mbrojtjen që u bënë hebrenjve – gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Të mirëpritur nga Allan J. Jacobs , Presidenti, B’nai B’rith International në panelin përkujtimor folën H.E. Ambasadori Ferit Hoxha , Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në OKB, duke përfshirë në diskutim edhe folësit të ftuar Shirley Cloyes DioGuardi, Johanna Neumann, Majlinda Myrto dhe Melina Lito. Kjo ngjarje u moderuar nga Daniel S. Mariaschin, Vice President Ekzekutiv, B’nai B’rith International dhe u mbajt në sallën e Konferencave numër 3 në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara.
Ky panel në të cilën morë pjesë dhjetëra vetë, madje edhe figura të njohura të komunitetit hebraik në SHBA, veprimtar shqiptarë, anëtarë të bordit të drejtorëve të lobit të vetëm dhe të parë shqiptarë në Amerikë, LQSHA, të udhëhequr nga Presidenti vullnetar – ish kongresisti i Nju Jorkut, Joe DioGuardi u mbajt me moton ” Një komb shpëtimtar : Shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri ”
Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit – 27 janar 2014, nga Kombet e Bashkuara, Këshilltarja e Çështjeve Ballkanike, Shirley Colyes DioGuardi, mbajti një fjalim me titull :”Shpëtim Shqiptarë të Hebrenjve Europianë “
Në fillim të fjalës së saj ajo tha se unë dua të falënderoj Misionin shqiptar në Kombet e Bashkuara, veçanërisht Ambasadorin Ferit Hoxha, dhe organizatën B’nai B’rith International. “Për të kuptuar shpëtimin shqiptar të hebrenjve evropianë , ceku në fjalën e saj Cloyes – DioGuardi, autore e disa shkrimeve mbi Holokasutin, unë besoj se është e nevojshme për të kuptuar historinë e gjatë të tolerancës fetare shqiptare dhe rezistencën e tyre kundër shtypjes që e bëri shpëtimin e mundur, dhe, gjithashtu se si erdhi reagimi shqiptar deri tek ajo e Holokaustit, do të shfaqet dhe vazhdon të ketë për të zbuluar . Ky është roli unikë që shqiptarët në Shqipëri, kan luajtur gjatë këtij akti ( dhe të cilën ne tani e dimë edhe për shqiptarët në Kosovë, gjithashtu kan bër të njëjtën gjë ) në shpëtimin e të gjithë hebrenjve, që ose jetonin në Shqipëri, ose kërkuan strehim atje është ende në proces për të zbuluar edhe më shumë “, ka nisur fjalën e saj Cloyes – DioGuardi.
Këtë, zbulim të asaj që ka ndodhur gjatë holokaustit në Shqipëri, dhe në të gjithë ish- Bllokun Lindor, tha ajo do të përfshijë një llogari të shumë pritur të epokës komuniste, në këto vende. Sepse, sapo që vendet e Europës Lindore, dolën nga tmerret e papërshkrueshme të Naziismit, ata ishin vënë nën zgjedhën e komunizmit, e cila jo vetëm i ka shtypur këta popuj – por ka ndaluar çdo diskutim të Holokaustit dhe çdo shpërndarje të informacionit në lidhje me të. Kjo, ceku Cloyes -DioGuardi, nuk do të ndryshonte deri në rënien e ish-Bashkimit Sovjetik në vitin 1990 , dhe rënies së diktaturës komuniste në Shqipëri në vitin 1991. Kjo është arsyeja pse roli i shqiptarëve, në shpëtimin e hebrenjve nuk u zbulua deri në vitin 1990.
Për këtë arsye Këshilltarja e Çështjeve Ballkanike, Shirley Colyes DioGuardi, gjatë fjalës së saj në këtë panel, ia kushtojë shumicën e diskutimit, punës për zbulimin nga i pari të kësaj çështje Joe DioGuardi, dhe i mbijetuari i Holokaustit ish kongresisti i ndjerë Tom Lantosh, duke e zgjeruar diskutimin e saj edhe për disa nga temat e rëndësishme që kanë dalë prej këtyre studimeve dhe zbulimeve të saj .
Zbulimin në fjalën e saj zonja DioGuardi, e pa në tre zhvillime të rëndësishme historike, pa të cilat mendon ajo se edhe ne nuk mund të ishim këtu sot në këtë përkujtimore. “E para, u shpreh ajo ka ndodhur në maj 1990, kur i ndjeri Kongresisti Tom Lantos – një hebre hungarez, i cili, i shpëtoi Holokaustit dhe themeluesi i Komisionit të të Drejtave të Njeriut i Kongresit, udhëheqës i këtij Komisioni – dhe ish- kongresisti republikan i Nju Jorkut, Joe DioGuardi, i biri i një babai arbëreshë (një shqiptar etnik nga Italia) dhe një anëtar kyç i Komisionit të Drejtave të Njeriut të Kongresit(1995 -1998), vendosi të bëjë një udhëtim në Shqipëri – Ata ishin zyrtarët e parë amerikanë, që të hyjnë në vend komunist i izoluar totalisht në 50 vjet”.
Zhvillimi i dytë historik, sipas saj ishte duke çuar dokumentet e Shqipërisë për shpëtimin e Hebrenjve dhe njohjen e saj nga muzeu Yad Vashem, në Izrael, ku janë mbledhur të gjitha dokumentet nga e gjithë bota, dhe natyrisht që kjo ishte në një udhë paralele, me zbulimin që ka ndodhur me Holokaustin pas Luftës së Dytë Botërore.
Sipas saj: “Arsyeja kryesore për shqiptarët për të shpëtuar hebrenjtë, ishte historia e tyre e besimit dhe tolerancës ndëretnike në bazë të Kanunit, një sërë ligjesh zakonore, që kanë rregulluar sjelljen shqiptare që nga paraardhësit e tyre ilirë, dhe arriti të mbijetoj në mijëra vjet në Gadishullin e Ballkanit. Me kodin e tij bazë moral të Besës , duke theksuar dhembshuri dhe tolerancë, Kanuni është transmetuar gojarisht dhe ka mundësuar shqiptarëve për të rezistuar dhe për të mbijetuar shekujt e persekutimit “.
Në këtë kontekst ajo tha se Besa lidh nderin personal për respektimin dhe barazi me të tjerët.
Në fund të fjalës së saj Këshilltarja e Çështjeve Ballkanike, Shirley Colyes DioGuardi, fjalimin me titull :”Shpëtim Shqiptarë të Hebrenjve Europianë”, konkludoi se:” Detyra e parandalimit të gjenocidit në kohën tonë do të ndihmohet duke e shqyrtuar pse shqiptarët iu përgjigjën ashtu siç bënë ndaj Holokaustit . Ne kemi bërë përparime të mëdha, tha ajo në avancimin teknologjik në shekullin e 21, por ne jemi mjerisht prapa në përparimin moral. Kuptimi i shembullit shqiptarë mund të forcojë vendosmërinë e popujve kudo për t’i dhënë fund krimet masive, që unë besoj se është çështja më e rëndësishme e njeriut e të drejtave të njeriut të kohës sonë”.
Më pas foli edhe Joana Neumann, e cila është një nga të mbijetuarat e Holokaustit, e cila u ndihmua nga një familje shqiptare, Familja Pilku për ti shpëtuar terrorit nazist. Aktualisht Neumann është punonjëse në Muzeun e Holokaustit, duke u shndërruar në këtë mënyrë në një ambasadore të promovimit të imazhit të Shqipërisë dhe të virtyteve të çmuara të shqiptarëve, besës dhe mikpritjes, të cilat u shpëtuan jetën rreth 2000 hebrenjve që u strehuan dhe u mbrojtën nga shumë familje të thjeshta shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në trojet shqiptare në rajon.
Presidenti i Lobit të vetëm dhe të parë shqiptarë në Amerikë, LQSHA,- ish kongresisti republikan i Nju Jorkut, Joe DioGuardi, në një interferencë, mbasi falënderoi të gjitha ato vende që ndihmuan në lirinë e pavarësinë e Kosovës, duke përfshirë edhe Izraelin popullin Hebraik, tha se “Kosova deklaroi pavarësinë me 17 shkurt 2008. Dhe, deri tani 106 entitete sovrane, nga të cilët 104 nga 193 shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara, e kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës.
Joe DioGuardi, në fund shtroi pyetjen se “Përse Izraeli nuk e njeh Kosovën zyrtarisht ashtu si e kanë njohur edhe 104 shtete të tjera, kryq e tërthor botës!?”
Në fund të kësaj veprimtari ishte dhe një nga momentet mbresëlënëse të aktivitetit. Ai kur zoti Sejdi Husenaj veprimtar i dalluar i komunitetit i dorëzon, të mbijetuarës së Holokaustit , zonjës Johan Nuamn, fotografinë në kornizë, të saj me ish Kryeministrin Berisha. Një moment ky i fiksuar dy vjet më parë në Uashington – kur ish Kryeministri Berisha, i pat dorëzuar zonjës Neumann çmimin e mirënjohjes akorduar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha me motivacionin: “Zonjës Neumann, në shenjë mirënjohje për punën dhe kontributin e saj të çmuar në promovimin e virtyteve fisnike të Shqiptarëve si dhe të Besës Shqiptare për mbrojtjen dhe shpëtimin e jetëve të gjithë hebrenjve që jetuan në Shqipëri, ose kërkuan strehim në Shqipëri gjatë Holokaustit”.
Fjalën e ish Kongresmenit Joe DioGuardi-t po jua sjell në video.
Vehbi Skënderi, një individualitet i shquar krijues i poezisë shqipe –
Memorie.al / Poeti Vehbi Skënderi ka lindur në Ersekë më 18 maj të vitit 1927, në familjen e një kleriku të lar . . .
Hyrje
Duke konsudëruar krimn mizor në kampin famëkeq të Tepelenës ku vdiqën 300 fëmijë, pa gjurmë varri e pa emër, veç numërit të tyre, në vendosëm të iu japim një identitet se kane ekz . . .
Luto Refat Sadikaj futet në aradhën e pilotëve “elitë” të aviacionit shqiptar të të gjitha kohëve. Ai ishte njëri nga pilotët e grupit të parë që u përgatit, që nga fillimi, në shkollën . . .
Amos Chapple
Në një pasdite të ftohtë të një të shtune marsi, dy burra hapën me kujdes një hangar të epokës sovjetike, teksa tentonin që të ngadalësonin lëvizjen e derës të cil . . .
Turneu Moisi i fotografuar për Dagbladet në Østbanen këtë mëngjes. Nga e majta në të djathtë në rreshtin e parë : Raul Lange, i cili luan Valentinin, Moisiu, Karin Ewans, Elsa Basserman . . .
Aleksandër Moisiu — Burimi : Morgenbladet, e hënë, 5 shtator 1932, faqe n°3
Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Mars 2025
Gazeta norvegjeze “Morgenbladet” ka botuar, të hënën e 5 shtatori . . .
1911-Tkurrja e menjëhershme e një muskuli ose e një grupi muskujsh shoqnue me dhimbje të forta quhet ngerrç… Asht shumë i perhapun nder “historianë” dhe “letrarë” antigegë!..
Asht i nj . . .
Muzeu Oriental “Bratko” në Korçë është shtëpia e disa prej siluetave të George D. Mborjes. Këto vepra janë të ruajtura në formatin e tyre origjinal, të kornizuara dhe të shënuara me emr . . .
Gjithçka fillon me një legjendë, gjithçka vazhdon si në legjendë. kalaja e Shkodrës, që mban emrin Rozafa, është një monument mijëvjeçar i ngritur në atë një kodër shkëmbore në hyrje të . . .
Një kryengritje kundër regjimit komunist, ka ndodhur në vitin 1948. Ajo nuk ka qenë popullarizuar shumë, ndërsa ka qenë objekt studimi i studiuesve Uran Butka e Sadik Bejko. Kryengritja . . .
‘National Geographic’, realizoi në numrin e tetorit 1980, një reportazh në Shqipërinë e izoluar prej regjimit komunist. Plot 36 vjet më vonë, ky shkrim i gazetarit turk, Mehmet B . . .
Vendimi i Byrosë Politike: “Çamët të dërgohen me forcë në Greqi, për të luftuar kundër Monarko-fashistëve”!
Në vitin 1944, të mbërritur me mijëra në Shqipëri, çamët nuk do të gjenin një . . .
Komentet