Ose kush i gllabëron projektet në Zvicër ?
*****************
Portalët anonimë janë për anonimët!
Portalët anonimë janë edhe shkelës të ligjit, edhe anonimët që i shfrytëzojnë për t’u shpallur yje të mediokritetit!
Por kujdes! Sfungjeri është i ngopur nga tejmbushja !
Kush pranon të promovohet prej portaleve anonimë, t’i përdorë si PR apo të bashkëpunojë me ta është njëlloj shkelës ligji!
Që të jetë një portal legjitim, së pari duhet të ketë transparencë, të dihet se kush e boton,
bashkë me stafin e gazetarëve që duhet të jenë profesionistë.
Ka institucione përkatëse që vërtetojnë profesionalizmin e gazetarëve.
Amatorizmi nuk është profesionalizëm. Është hobby deri sa nuk është profiter.
Kur një amator përfiton projekte atëherë është abuzues, shkelës ligji.
Kthemi tek portalët. Botuesi i një portali mund të mos jetë i fushës, mund të jetë mecenat, bamirës, biznesmen
por ai duhet të jetë i pavarur politikisht dhe të angazhojë ekip profesionistësh të identifikuar me emër dhe mbiemër.
Kush reklamohet apo jep intervista nëpër portalë pa botues dhe pa gazetarë,
atëherë është thjesht jo vetëm një trushplarës/e, por edhe manipulator/e!
Ne shqiptarët jetojmë në një kohë shumë absurde kur shtetet rumpallë në Shqipëri dhe Kosovë me diplomaci rumpallë në diasporë
kanë pas vetesh kopenë e anonimatit profiter, të cilën e promovojnë ose me trofe qeveritare
ose nëpër televizione që varen prej politikës apo nëpër portale anonimë –
por kjo praktikë ushtrohet rëndomë edhe nga të profesionistët e televizioneve të Tiranës,
që shkelin mbi të vërtetën dhe keqinformojnë publikun,
sepse pa asnjë lloj verifikimi bëhen pjesë e falsifikimit dhe trushplarjes kolektive.
Ka ardhur koha t’i themi “jo” këtij lloj protagonizmi pa protagonizëm,
që nuk prodhon asnjë vlerë përveçse është në mënyrë eksplicite korrupsion në xhepin e anonimit
apo të dikush-askushit që ka monopolin e projekteve!
Shqiptarët janë shembull suksesi në fusha të ndryshme ku kontribuojnë në Perëndim
ata identifikohen me vlerat që krijojnë,
e njëjta gjë vlen edhe me artistët të cilët ne i shohim jo vetëm në skenat botërore,
ka edhe plot artistë shqiptarë që fitojnë jetën e tyre me dinjitet,
në kontakt direkt me publikun shqiptar në Shqipëri, Kosovë,
por edhe me publikun e diasporës,
nuk kam parasysh klubet, por festat, gëzimet familjare dhe rrallë sallat e koncerteve !
Që shesin artin e tyre ! Sepse me atë jetojnë!
Që meritojnë mbështetje por nuk përfitojnë asgjë.
I tillë është organizimi, i mbrapshtë.
Sepse të gjitha projektet i akaparon mediokriteti, injoranca dhe anonimiteti !
Një ftesë e kam për rrjetin social,
që të mos kthehet në bagëti, që të ketë respekt për veten!
T’i mbrojë shijet e krijuara por edhe të jetë koshient
se i shërben të mirës, duke qenë qytetar i përgjegjshëm !
A meriton të pëlqehet shëmtimi, surrugatoja,
apoteoza e vulgares a nuk duhet t’ju sjellë nauzea –
sepse është në antitezë të plotë me artin, të vërtetën, fjalën –
apo me të bukurën, universale që është e perceputueshme me pesë shqisa!
Ka një dallim të madh midis qytetarëve dhe turmës!
Qytetarët pëlqejnë vlerën, turma mediokritetin.
Mediokriteti shihet si shkëlqim nga sytë e publikut mediokër, thotë Joseph Joubert !
Andaj ju lutem dhe ju ftoj të identifikoheni me “qytetarin”.
Komentet