Nisur nga nje video qe qarkullon rrufeshem on-line nese eshte e vertete si dhe nga shkrimi sensibel e brilant i gazetarit patriot
Dosti ndjehem i brengosur per cka lexova dhe perseri lexoj.
Fatkeqe per fatin e saj Parashja , siç e quanim ne te gjithe ne Redaksine e muzikes ne Radio-Tirana Parashqevi Simakun kur na e sugjeruan per here te pare ne mesvitet 80 ca miq tane si kengetare dhe si ne film me kalojne pasazhe …
-“Eshte shume e mire, na tha Rexhep Hasimi muzikant i njohur e kompozitor i cili drejtonte Shtepine e Kultures se rrethit…
Ishte pikasur si e tille ne grupet artistike te ndermarjes se Gozhde -Bullonave dhe paraqitja e saj e hijeshme si dhe qe vinte nga klasa puntore perbenin elemente te fuqishem per tu anoncuar ne aktivitetet elitare sic ishin emetimet ne RTSH.
Dhe fati nuk i vonoi per nje prezatim te saj te befte dhe shperthyes qe me daljen e pare .
Nuk po zgjatem me tej .. ndonese i jam deshmitar i kesaj periudhe dhe mund te shkruaja rradhe te gjate per te dhe karieren e saj te plote, te shkurter por brilante ne RTSH.
E bukur, simpatike, e embel, e mikluar, e padjallezuar nga impulset djallezote gjithfaresh te metropolit si Tirana…qe sillte njekohesisht admirimin e “skiftereve gjuajtes” qe i vinin rrotull por edhe e xhelozive te kolegeve te saja qe shihnin tek ajo vajzen e thjeshte ardhur nga provinca me ca rroba futur ne qese tu bente padashjen e tyre por dhe te sajen “karshillekun” brilant te nje artisteje pa “filtra” e “make-up” te zerit, performances, talentit.
Thene te verteten ndjeheshim disi te cuditur per disa ndryshime te menjehereshme dhe te dukeshme ne katakterin e saj. Dhe ja ku ndodhi, ne fillim vitet 90 te befasuar mesuam se Parashja perfundoi ne USA.
… Shume gjera mbeteshin pezull, nuk dinim asgje , vete vendi po kalonte nje tranzicion te cmendur dhe kaotik dhe pak te bente te mendoje per te tjere artiste dhe njerez publike qe moren rrugen per tia mbathur nga syte kembet ketij vendi .
Sidoqofte , rame ne kontakte me interesa te dyfishta qe Parashja te ftohej ne nje nga festivalet e RTSH- se pjesemarrese si e ftuar sebashku me bashkejetuesin e saj dhe ai artist kengetar te cilin e prezantoi vete me emrin Robert .
Dhe kaq , u mireprit si nje princeshe e rralle …
Vite me pas , por ne kushte dhe rrethana akoma me te veshtira dhe harrese Parashja u shfaq e interesuar te vinte per nje tur koncertesh ne vendin e te pareve te saj.
Martin Leka drejtues i larte institucionint i vuri me te drejte te merituar te gjithe predispoziten e tij , per te realizuar turin koncertor me formacionin artistik si dhe te gjithe kapacitetin me te mire teknik te asaj kohe .
.. Shume kohe kish kaluar, shume gjera kishin ndryshuar, njerezit te coroditur dhe me nje paikoze pasigurie dhe “rrumpalle” te nje vendi ku gjithshka shkonte me “veterrjedhje” nuk u realizua ajo qe enderrohej … cdo gje u rrenua, dhe u fashit … Parashja i hipi avionit per tu larguar pa u ndjere nga kish ardhur dhe jo vetem per te mos ardhur me kurre , por as per tu treguar e gjalle pergjate gati 30 vitesh .…
I jam trishtuar fort ketij mediatizimi galopal qe i behet kesaj videoje qe mbuloi rrjetet ne kete pozicion mjerues dhe mjaft denigrues per kete artiste e cila hynte dhe jepte gezim ne kohe mjerimi ne cdo vater shqiptare.
E shkel me kembe cdo qellim te keq denigrues dhe poshterues bere dhe perhapur duke meshiruar per ndihme dhe lemoshe jo vetem kesaj artisteje me plot emer e nder por edhe per cdo njeri bashkepatriot tjeter qe ndodhet ne keto rrethana te pabesueshme jetese sic demostrohet aq me shume ne nje shtet si USA ku njeriu vleresohet, cmojet dhe nderohet i kujdo rrangu dhe situate ekonomike apo shendetesore te ndodhet.
Kudo qofsh Parashe, ti je bije e ketij vendi , kavajesja artiste simpatike, bilbil i kenges se festivaleve te RTSH dhe njekohesisht magjistarja si askush si ti tjeter e kenges popullore te Shqiperise Mesme