Atje poshtë në luginë më presin kuajt e marsit
Nën një hënë që më do.
Pranvera çdo ditë gdhend në celulozë zërin tim
Mbështjellë egërsisht me thikat e gjetheve.
Isha nisur të vdes për këtë tokë të lashtë
Statujash të gërryera nga uria.
Kuajt e marsit do të hingëllinin mbi mua
Nën hënën e një nate të prerë përgjysmë.
O toka ime, nën një ajër tingëllonjës daullesh!
Në çdo gur është fshehur një statujë nëne.
Anës detit ilir, mitet, çdo natë
Dalin nga amforat me sytë plot lotë.
Komentet