Ka një referencë a dëshmi nga GREQIA e LASHTË: Demosteni me qiri në dorë kërkonte të gjente njerinë. Dhe unë,tani 80-vjeçar,dua të bie për lexuesit ca NJERËZ që më nuk ua gjen të gjajshmit. Këta që do bie për lexuesit,ngaqë shkenca ka përparuar,do ishte mirë të”klonoheshin” si modele që duheshin ndjekur. Të gjithë kanë qenë të thjeshtë,por me sjelljen e tyre kanë arritur lartësi që zor se arrihet nga kushdo.
* * *
LLAZAR DOKO ka qenë muzikant profesionist në orkestrën e shtëpisë së Kulturës në FIER. Nuk po e sjell si mjeshtër në muzike,por si NJERI.Siç e shihni,fjalën”Njeri” po e shkruaj me gërmë të madhe dhe ja përse:
PO pija kafen me të. Zakonisht,kur pi kafe, do shkëmbesh dhe biseda. Qe më i madh se unë dhe,ndërsa mori fjalën dhe unë e dëgjoja me vëmendje,ai tak e ndërpreu bisedën dhe gati thirri:
-Ti nuk më do!
-Po si nuk të dua?- u mundova të mbrohesha unë.
-Nuk po më kundërshton,- tha si me dhëmbje.
* * *
Ka qenë fundgushti dhe gruaja e sekretarit të parë të Fierit,po vinte nga Lushnja për Fier. Mbrriti në fshatin Vajkan(rreth 10 km nga Fieri) dhe,tek hedh sytë poshtë, në fushë,pa një parcelë plot misra të njomë.Epo njihet”nepsi” i grave dhe i thotë shoferit:
-Vangjel(është fjala për të ndershmin Vagjel Hysi(nuk ka të bëj fare me mua)- zbrit dhe shko na merr ca misra të njomë! Zbriti dhe pasi bëri nja 1-km rrugë,iu afrua parcelës.
– Ku shkon kështu?- e pyeti roja
-Të marrë ca misra për sekretarin e parë,- tha Vangjeli.
-Prit,- tha roja,- t’i them brigadierit.
Brigadier ishte i ndershmi SIMON MINO nga Verria. Sado që ishte komunist dhe,më shumë se kushdo e njihte autoritetin e sekretarit të parë,i tha rojes:
-Kjo parcela me misër nuk është imja,por e kooperativës.I thuaj atij që të jap qoftë dhe diçka,duhet të aprovojë Asambleja,se kështu e thotë statuti i kooperativës!!!
Kështu,siç i tha,duarthatë shoferi u rrëfye tek”sekretarja. Kjo,me të ,mbrritur në shtëpi,iu ankua më tepër se iu rrëfye të shoqit.
Qëlloi,që të nesërmen në mëngjes,për një punë kryetari i kooperativës,i ndershmi Rrapi Gjini,shkoi në komitet të partisë,Sekretari i parë,sa e pa,jo vetëm e takoi,por siç tregoi me gojë të tij,kryetari,e mbërtheu me dy duartë nga koka,dhe i tha:- Kryetar! Sa e ruani pasurinë e përbashkë!Dy kallinj misër dhe do mblidhni asamblenë.I zënë ngusht,kryetari mblodhi tërë kuadrot e kooeprativës dhe,kur u tregoi ç’kish ndodhur,tha:-Do t’ju lutem shumë,nëse dikush ju kërkon diçka,jepjani menjëherë dhe për “dëmin” shënoni emrin tim! Të tërë sikur u ndjen mirë,por SIMONI:
-Sekretarët,kryetarët dhe ne,të tjerët,vijmë dhe ikim,por kooeprativa ka një statut dhe,veç tij,nuk njoh urdhër tjetër unë.
* * *
NEBI SHKËMBI qe prokuror në Prokurorinë e Fierit.Kisha shkuar për një punë time atje dhe,tek po bisedonim,hyn kryeprokurori dhe i thotë:-Nesër është e dielë dhe si kolektiv do shkojmë të urojmë PROKUROIN e PËRGJITHSHËM se ka ardhur me pushime në Divjakë. Do vëmë edhe nga një pesëqindleksh si dhuratë.
Dhe NEBIU:-Respekt kam,por të bëj një pyetje:”Kur shkoi unë me pushime,a vjen të më urojë ai?Asnjë lekë dhe nuk vij!!!
* * *
Kam qenë dëshmitar okular.ditën e 2 marsit 1967 në LEZHË. U mbajt Kuvendi që”pagëzoi fjalën e 6shkurtit 1967 të Enver Hoxhës. Qe kundër fesë,kishave,teqeve e xhamive dhe kundër klerikëve. Kam parë me këta sy një KLERIK DINJITAR dhe ky qe PRIFTI KATOLIK I LEZHËS. Jetonte në një shtëpi-vilë(e vetmja në të kohë në LEZHË),sa kaloje urën e DRINIT,në të djathtë të xhades për në Shkodër, Mësyn një grup militantësh tek vila dhe i thanë PRIFTIT:-Dom,hiqe atë kryqin mbi vilë!
-Jo,mor,-kundërshtoi ai i revoltuar.
-Hipni dhe hiqeni,-urdhëroi dikush.
Hipën dhe hoqën dhe,ndërsa plasi entusiazmi.,foli PRIFTI:
-A,e hoqët,a? I thoni partisë që unë kryqin e kam”çetu”dhe me dorë shënoi zemrën.
* * *
FERRIK LIKA qe kooperativist nga fshati PETOVË në rrethin e FIERIT.Me trup ishte sa i gjërë dhe aq i lartë,Kur lëviste luante toka dhe kishte një shpirt qelibar prej pëllumbi.Qe punëtor i madh dhe punonte si furrxhi nlë furrin e kooperativës. I dalluar si askush tjetër,erdhi një ditë që KUVENDI POPULLOR e dekoroi me “Medalje të punës”.U bë një ceremoni për të dekoruarit që ,pasi merrnin dekoratën,duhej të falnderonin partinë.
FERRIK LIKA,- foli i deleguari,-je dekoruar me “Medaljen e punës”.Shkoi Ferriku dhe tha:-E di partia që unë,kam qenë ca ditë me Ballin?!!!
Plasi një e qeshur,por Sekretari,BANI TEGO,një burrë zotëri.ndërhyri:-E di,o Ferrik,e di.Merre se e meriton!
Tiranë,20 gusht 2023