Ku shkoj, nga ç’vend vij,
Pse jam lagur.
Shkojmë, s’është e vështirë ta kuptosh.
Po bie shi.
Unë eci nën shi – dhe pastaj,
Dhe pastaj asgjë tjetër.
Shkoni në rrugën tuaj,
Si unë në timen.
Pse llokoçitem në baltë?
Sepse më pëlqen.
Po shiu, më bën për të qeshur.
Qesh me gjithçka, gjithçka, gjithçka, gjithçka.
Po patët lot në xhep,
Është mirë që të ktheheni në shtëpi,
Është mirë që të qani veten tuaj,
Por lërmëni, ju lutem, lërmëni, lërmëni,
Po, lërmëni, ju lërmëni.
Tingullin e zërit s’dua ta dëgjoj,
Shkoni në rrugën tuaj,
Shkoni në rrugën tuaj,
Si unë në timen.
I vetmi njeri që doja
Ishit ju ata që e vratë,
Që e rrahët me shkop, që ecët mbi të…
Që e goditët për vdekje.
Pashë gjakun e tij të rridhte,
Të rridhte në prroskë,
Në prroskë.
Shkoni në rrugën tuaj,
Si dhe unë në timen.
Njeriu që doja vdiq.
Koka në baltë.
Ah,sa mund t’ju urrej.
T’ju urrej… është marrëzi… është e pabesueshme.
Dhe ju mallëngjeheni,
Ju jeni të mirë,shumë të mirë me mua,
Eh po,besomëni,tepër, tepër të mirë.
Të mirë… të mirë si vrasës minjsh ,me minj,
Por një ditë… një ditë të bukur,miushi do t’ju Kafshojë…
Shkoni,shkoni në rrugën tuaj
Njerëz të mirë… njerëz për së mbari.
Komentet