pse harron Perendinë e Dashurisë
që urë psherëtimi (ngriti për vu’jtjet)
mbi kalan prej gurëve
(mbase bota ishte e ngujuar)
e me duar t’i vrasim muret.
pse sfidon Perëndinë kur ta fali bukurin
e akujt shpërthyen prej zjarrmisë në shpirt
(pse harron të lutesh në tempullin e shenjtë
pastaj, të ndezësh një qiri për fatin e blertë)
më prit! Do vijë sa të bie terri
me lulezemër në dorë.
… apo, mos, në shtratin e akullt prehesh!
është apo s’është Zoti i dashurisë?
është apo s’është çasti i shenjtërisë!?
është apo s’është tisi yt i hirtë
apo zgjuar jam si feniks i trishtë
zgjohu edhe ti sonte! Sa më merrë lemza
për ëndrrat e bardha mbi retë e zeza…
të prehemi qetë në një “piramidë”
aty ku prehen të gjitha dashuritë!
Komentet