PAUL KLEE
1879 – 1940
.
Ernst Paul Klee (shqiptohet [Paul Kle], Paul Clee) (Münchenbuchsee, 18 dhjetor 1879 – Muralto, 29 qershor 1940) ishte një piktor gjerman i lindur ne Zvicër, ngai ati gjerman dhe me nënë Zvicerane, të dy muzikantë.
Figurë e shquar e shekullit të njëzetë. Në periudhën e formimit të tij Paul Klee u muar me muzikë, poezi, pikturë, duke zgjedhur më në fund duke zgjedhur formën e fundit të shprehjes si i privilegjuar dhe kështu fillon një nga përvoja më të larta dhe më të frytshme artistike të shekullit të njëzetë. Ai mbeti, megjithatë, me të ardhurat nga aktivitetet e tij si instrumentist pranë Orkestrës së Bernës.
Eksponent i artit abstrakt, e konsideronte artin si një diskurs për realitetin dhe jo si një prodhim të thjeshtë. Pra në veprat e tij realiteti, është kaq i rrallë, prodhim esencial, nganjëherë bëhet në linja të thjeshta apo aplikim uniformë me ngjyrë. Kërkimi i tij i palodhshëm manifestohet gjithashtu edhe përmes zgjedhjes së medias, duke filluar nga pëlhura tradicionale, në letrën e gazetës, në jutë, kanavacë, në kartomçinë të çdo lloj cilësie dhe spesori, trashësie.

1915
Nga nëntoka
Lind ylli im
Ku banon në dimër dhelpra ime?
Ku fle gjarpri im?

NJË NGJASHMËRI
Dielli ngroh avujt;
Avujt ngrihen
Dhe luftojnë kundër tij.
(1899)

PËR DHIMBJET
Unë të gjykoj,
Për dhimbjet e të shumtëve dhe të miat
Për atë që ti s’ke bërë.
Të gjykoj
Për djalin tënd më të mirë,
Për shpirtin tënd të patrembur,
I ngjashëm me ty,
Dhe aq i ndryshëm njëherësh nga ti.

ANEKDOTA TË VËRTETA
Një
Kur dhimbja më e madhe
Rrit dhëmbë prej bishe.
Duhet të jetë një lloj anijembytjeje,
Kur nga të moshuarit
Zemërohen ende, për diçka.
(1905)

EPIGONI
Brenda meje rrjedh gjaku i një kohe më të mirë.
Sombnambul i së tashmes
Varem nga një atdhe i moçëm,
Nga varri i atdheut tim.
Toka gëlltit çdo gjë
Dielli i jugut s’i zbut dhimbjet mia.
(1902)
Përktheu: Faslli Haliti
This is a famous pictor