Kthehet mjegulla e natës në kalin Kostandinit të vdekur,
kthehen të vdekurit e njëqind vjetëve në zogj e në milingona,
kthehen yjet e detit në yje galaktikash të largëta,
kthehen fjalët e të dashuruarve në ylberë e zogj ëndrrash,
kthehen gjethet e lisave në zogj stuhish,
kthehet kupola e qiellit në plantacione qershish.
Kthehet shpirti im në erë, në zë e në frymë,
në gjethe vjeshte që vërtitet qiejve papushim.
Komentet