Se dashuria ndaj legjendës argjentinase të futbollit Maradona në Napoli asnjëherë nuk pushoi dëshmon edhe portreti i Diegos i vizatuar në njërën nga ndërtesat në qytetin italian
NAPOLI – Se dashuria ndaj legjendës argjentinase të futbollit Maradona në Napoli asnjëherë nuk pushoi tregon edhe portreti i Diegos i vizatuar në njërën nga ndërtesat në qytetin italian.
Edhe pse Maradona për klubin italian Napoli ka luajtur para një çerek shekulli, dashuria dhe simpatia ndaj këtij futbollisti kurrë nuk pushoi.
Këtë e dëshmoi edhe piktori italian Jorit Agoch duke vizatuar portretin e Maradonas në një ndërtesë banimi në Napoli, i cili mund të shihet nga shumë pika të qytetit.
Maradona për Napolin ka luajtur në periudhën ndërmjet viteve 1985 dhe 1991. Për gjashtë vite ka luajtur në 188 ndeshje dhe ka shënuar 81 gola. Maradona ka qenë dhe do të mbetet për napolitanët e zjarrtë biri i Napolit, legjendë e përjetshme dhe e paprekshme.
Historia tregon se madje 20 mijë votues në zgjedhjet lokale të cilat u mbajtën ato ditë në listën e votimit kanë shkruar “Viva Maradona!”
Në ato kohëra 25 për qind e fëmijëve të lindur në Napoli e kanë marrë emrin Diego.
Komentet