Më rrej diçka mik i dashur
Në këtë pis kohë
Dua të dal nga lëkura
Njeriu me gishtërinj flet
Në prag të shtëpisë ulet e qan
Pyet për Nënë e Babë e fëmijë
Qenin shalon varrezave
Boem i letrave shqipe
Në kafenenë e Talib Furrës
E zë nata agu e çel.
Mes varreve të çikave shtrihet
Mik i dashur më rrej diçka
Qielli a Hapet
Kur i madhi ngrit shpatën
Në shesh të Nënës Terezë
Trupat shndërrohen në shenja
Populli i së nesërmes t’i lexojë
Koha është: Të zgjohemi
Mik i dashur më rrej diçka
Mbyllet maratona e Marathonomakut
Flutrat ndritin Kepin e Pashtrikut
Në fund të horizontit
Ku Tokë e Ujë puqen
Shfaqet luftëtari ynë
Në shtëpi kthen
Duke kënduar
Në krah të djathtë ka një Shkabë
(Ulpianë, 1980-2000)
Komentet