Kryezoti:
Unë jam këtu lart jam nga këtu
s’ju dëgjoj dot ç’janë ato zëra ç’murmuritni në buzë
jam shumë lart shumë larg jam s’ju shoh dot
s’ju shoh dot më dukeni të vegjël miza më bëheni
para sysh a më dëgjoni
Turma:
Ne jemi këtu poshtë jemi nga këtu
s’dëgjojmë dot ç’është ai zë, ç’të del nga buzët e fryra
s’të shohim dot na dukesh i vogël mizë na bëhesh
para syve gjithashtu a na dëgjon
Komentet