Kryetari i Londrës, Sadiq Khan ka përshkallëzuar debatin e tij me presidentin e Amerikës, Donald Trump duke sugjeruar që vizita e këtij të fundi në Britani të anulohet.
Khan duke folur në Channel 4 News tha se Britania nuk duhet të vë qilim të kuq për presidentin e Amerikës kur politikat e Trumpit po shkojnë kundër çdo gjëje, transmeton lajmi.net
Komenti erdhi pas një zënke tyre, pasi që Khan natën e sulmeve në Londër kishte thënë se nuk ka diçka për tu alarmuar.
“Të paktën 7 të vdekur dhe 48 të plagosur pas një sulmi terrorist dhe kryetari i Londrës thotë se nuk ka arsye për tu shqetësuar”, kishte reaguar presidenti i Amerikës.
“Ka shumë gjëra në të cilat Trump është duke gabuar”, tha kryetari i parë mysliman i Londrës.
Protesta për anulimin e vizitës së Trumpit në Britani kishte pasur që nga koha kur presidenti amerikan kishte marrë zyrtarisht detyrën. /Lajmi.net/
Komentet