Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të zhvillojë ditën e sotme një takim me diasporën shqiptare në Napoli.
Takimi do te zhvillohet ne oren 15:00.
Berisha e ka shpallur vitin 2025 si vitin e Diasporës, për shkak se për herë të parë shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit, do të vendosin për të ardhmen e Shqipërisë, duke votuar nga vendet ku janë.
Takimi do të zhvillohet në kuadër të turit të kryedemokratit Sali Berisha me emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të Europës.
Takimi në Napoli është i treti i organizuar nga Partia Demokratike, pas atyre në Romë, Milano dhe Parma.
Takimet me shqiptarët që jetojnë në Itali kanë pasur një pjesëmarrje madhështore. sn