Kryetari i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë Menendez i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të adresojë dhunën në rritje në Kosovë.
Kryetari Menendez i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që ta adresojë dhunën në rritje në Kosovë
Komisioni i Senatit të Shteteve të Bashkuara për Marrëdhëniet me Jashtë.
UASHINGTON, 16 Qershor
Senatori Bob Menendez (D-N.J.), Kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, lëshoi deklaratën e mëposhtme duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bëjë më shumë për të adresuar përshkallëzimin e dhunës në veriun e Kosovës :
“Jam thellësisht i shqetësuar nga përshkallëzimi i dhunës në veri të Kosovës dhe gjithashtu i zhgënjyer nga reagimi i komunitetit ndërkombëtar.
Ndërsa të gjitha palët e përfshira kanë përgjegjësinë për të promovuar stabilitetin, ne duhet të jemi të qartë në vlerësimin e situatës dhe të jemi të gatshëm të theksojmë mangësitë nga të dyja palët.
Është e qartë se kjo ka ndodhur në lidhje me Kosovën, por unë kam parë se është ushtruar pak presion ndaj Beogradit.
Kosova ka qenë një partner jetik për Shtetet e Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe me NATO-n në objektivat politike dhe të sigurisë në të gjithë rajonin dhe botën.
Ndërkohë, presidenti serb Vuçiq nuk ka treguar një përkushtim ndaj dialogut të lehtësuar nga BE, mobilizoi ushtrinë e tij në kufirin e Kosovës, e ka çuar vendin e tij në një rrugë të vendosur jodemokratike dhe refuzoi t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe pjesës tjetër të Evropës në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. .
Unë sinqerisht shpresoj se komuniteti ndërkombëtar do të angazhohet për të mbështetur një proces të bazuar në realitet që promovon paqen dhe sigurinë në Kosovë.” ###