Vizita e tyre realizohet në kuadër të organizmit të Konferencës së parë të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon
TIRANË – Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, Tetovës, Teuta Arifi, Ulqinit, Nazif Cungu dhe Preshevës, Shqiprim Arifi kanë vizituar Shqipërinë, ku sot kanë realizojnë një takimin me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Vizita e tyre realizohet në kuadër të organizmit të Konferencës së parë të Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.
Në një njoftim zyrtar nga Bashkia e Tiranës theksohet se në këtë takim është diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit, por edhe shkëmbimit të përvojave më të mira për zhvillimin dhe mirëqenien e faktorit shqiptar në rajon.
“Fati i Shqipërisë është se rrethohet nga shqiptarë të tjerë, ndaj besoj se është shumë e rëndësishme që të mësojmë nga njëri-tjetri. Ky është takimi ynë i parë, ndaj edhe dua t’i uroj mirëseardhjen Teutës, Shpendit, Nazifit e Shqiprimit në Tiranë, si takim i parë i rrjetit të komunave dhe bashkive shqiptare në Ballkan. Ky është hapi i parë i krijimit të rrjetit të kryetarëve të bashkive dhe komunave të të gjitha qyteteve të rajonit që drejtohen nga shqiptarët”, ka deklaruar Veliaj në një konferencë për shtyp pas takimit.
Kryetarët e komunave shqiptare të rajonit u pritën në një takim të veçantë edhe nga kryetari i Këshillit të Bashkisë së Tiranës, Aldrin Dalipi.
Gjatë qëndrimit të tyre dy ditor në Tiranë, delegacionet do të vizitojnë në terren edhe disa nga projektet që Bashkia e Tiranës ka nisur të zbatojë, si rehabilitimi i Sheshit “Skënderbej”, i cili është konceptuar që të përfaqësojë të gjitha trevat shqiptare, apo rindërtimi i stadiumit “Qemal Stafa”.
Nesër nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës, do të mbahet Konferenca e Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit. aa
Komentet