Pas sulmeve që Presidenti i Serbisë ndaj Deputetes konservatore dhe Kryetares së Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Britanit Alicia Kearns ka patur shumë reagime solidarizuese. Voal.ch po sjell rewagimin e z. Charles Flanagan, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtje të Irlandës. Më parë Charles Flanagan ka shërbyer si Ministër për Drejtësi dhe Barazi nga 2017 deri në 2020, Ministër për Punët e Jashtme dhe Tregti nga 2014 deri në 2017, Ministër për Çështjet e Fëmijëve dhe Rinisë nga maji deri në Korrik 2014 dhe Kryetar i Partisë Parlamentare Fine Gael nga viti 2011 deri në 2014.
“Regjimi serb mbetet një mjedis jomiqësor dhe armiqësor në Ballkan. Persekutimi i shtypit, mbrojtja e kriminelëve të luftës, mohimi i gjenocidit dhe ambivalenca ndaj vlerave demokratike, të gjitha të dukshme në sjelljen aktuale të qeverisë.