GJENEVË – Michael Lauber, kryeprokurori zviceran i cili kryen hetimet për ryshfet dhe korrupsion në FIFA njoftoi se Presidenti i UEFA-s Michel Platini ka dhënë deklaratën e tij si “i pandehur dhe si dëshmitar”.
Lauber sipas lajmeve në median zvicerane ka pohuar se: “Nga Platini nuk kemi marrë informacion vetëm si dëshmitarë. Kjo nuk është e vërtetë. Ne kemi kryer hetime kundrejt tij si dëshmitar dhe si i pandehur”.
Platini në një deklaratë të mëparshme kishte vënë në dukje se ai ishte thirrur si dëshmitarë ku kishte pohuar se: “Me zyrtarët zviceranë jam takuar ditën e premte për të dhënë informacione dhe jo si i akuzuar”.
Platini ishte përfshirë në hetim me arsyetimin se në vitin 2011 kishte marrë një pagesë prej 1.8 milionë eurosh nga Presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter.
Gjyqësori në Zvicër është i mendimit se FIFA ka pësuar humbje me 1.8 milionë eurot e paguara në shkurt të vitit 2011 ndaj Platini për shërbimet e kryera nga ai gjatë viteve 1999-2002. Platini pas viti 2002 kur ai hyri në Bordin Drejtues të FIFA-s theksohet se ka patur një rol të rëndësishëm në rizgjedhjet e mëvonshme të Blater.
Komentet