Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha ka konfirmuar se vdekja e Astrit Deharit është duke u konsideruar si “vdekje e dyshimtë” derisa ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, Prokuroria, Shërbimi Korrektues dhe janë duke i pritur edhe mjekësinë ligjore.
“Na jemi në vend të ngjarjes dhe të gjitha ekipet janë duke u marrë me këtë çështje. Po presim edhe arritjen e mjekësisë ligjore dhe unë personalisht jam këtu”, ka thënë Hoxha, për Express.
“Ne e kemi konsideruar si vdekje të dyshimitë dhe më pas do të dalim me të gjetura”, ka shtuar ai.
Komentet