Kryeminsitri i Shqipërisë gaboi rëndë me vendimin e tij përsonal për anullimin e mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Kosovës në Gjakovë, duke shkuar shumë larg në qendrimet e tij të njeanshme ndaj Kosovës, apo duke kaluar ate qe shpesh konsiderohet si kalim i vijes se kuqe.
Ashtu si në të kaluarën edhe tani, do të jetë Kosova dhe çështja kombëtare shqiptare që do të përcaktojnë fatin e kryeministrave të Shqipërisë, pra edhe të Ramës.
Ndërsa nuk lë rast pa justifikuar qendrimet thellësisht antiperëndimore të presidentit serb A. Vuçiç në lidhje me raportet e tij të ngushta me Rusinë dhe hezitimin e Beogradit për të denuar agresionin rus në Ukraninë, në lidhje me refuzimin e embargos perendimore ndaj Moskës, Republikes Serbcka dhe Dodiçit, etj, kryeminsitri i Shqipërisë ka anulluar mbledhjen e dy qeverive shqiptare të parashikuar për t’u mbajtur të merkuren në Gjakovë, me pretekstin absurd se nuk mund të mbante një qëndrim tjetër përveç atij nderkombëtar. Në mënyrë të pabesë Qeveria e Ramës i bashkohet zërave për sanksione ndaj Kosovës, duke treguar një zell të verbër për ta praqitur vetën të distancuar nga Kosova dhe aspiratat e saj për të ndërtuar demokracinë dhe forcuar shtetin ligjor në të gjithë territorin e saj.
Rama, ndërsa me Vuçiçin ka zgjedhur të sillet si avokat, me Albin Kurtin ka parapelqyer të jetë vetëm prokoror i padrejtë.
Siç dihet këtij qëndrimi anullues të Ramës, i parapriu një diskurs i egër i tij ndaj Albin Kurtit dhe qeverisë që ai drejton, në vend te një vizite në Prishtinë dhe dëgjimit nga afër të kauzës së tij.
Rama është parë gjithë këto ditë të gjendjes konfliktuale të porositur nga Serbia të justifikojë dhunën serbe ndaj policisë së Kosovës dhe ushtarëve të NATO-s.
Rama është parë që në mënyrë të papërgjegjshme të justifikojë dislokimin e armatës serbe në kufij me Kosovën me pretekstin se kërcënimi i tyre është zero. Sigurisht kjo nuk është përgjigjja e një kryemsinistri shqiptar, dhe as e një kryeministri të një vendi anëtar i NATO-s !
Rama ka injoruar mbajtjen në kontroll prej 24 vjetësh të veriut të Kosovës nga bandat kriminale dhe paramilitare serbe të ardhur nga Serbia, këtij rajoni të Republikës së Kosovës që mbahet nën krontrollin e Beogradit prej Çlirmit të saj në 12 qershor 1999.
Në mënyrë të pashpjegueshme Rama distancohet nga kryministri i Kosovës Albin kurti, një heroi i gjallë i Luftës së shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi, i zgjedhur në mënyrë demokratike në krye të qeverisë së Kosovës, ndërsa e shpall si partner luajal, presidentin e Serbisë Vuçiç, një lidër autokrat dhe ish-zëdhnës i kriminelit të luftës Millosheviç, që mban në kontrol gati 1/3 e territorit në veri të Kosovës, sic dihet me mjete dhune dhe kërcënime.
Pra Rama distancohet nga Kurti nje filozof i perkushtuar ndaj ideve te Republikws, nje intelektual paqesor qe ka kaluar vitet e rinse ne burgjet serbe vetem pse ka luftuar per liri, ndersa shpall mik Vucicin i cili mban lidhje të ngushta me Republikën seperatiste Serbcka dhe presidetin Dodiç të bojkotuar nga komuniteti perëndimor, duke e mbrojtur publikisht dhe trimëruar atë per ta ndare Federaten Boshnjake.
Rama në vend që të kërkonte anullimin e mbledhjes së përbashkët, duhet të trajtonte në Gjakovë shqetësimin e tij dhe të aleatëve perëndimorë.
Stili arrogant i Ramës me projektin e tij ndërkombëtar, duke injoruar dhe poshtruar qeverinë shqiptare të Kosovës, konkretisht duke dërguar një plaformë në Bon apo Paris, ndërsa do të duhej diskutuar së pari me Prishtinën, e ka hedhur në erë besueshmërinë e tij për të qënë edhe ndërmjetës në konfliktin shqiptaro-serb për veriun.
Rama tha të martën në darkë se po anullote mbledhjen e përbashkëtr të të dy qeverive, pasi nuk do të bëhet palë me Kosovën në këtë konfltik, duke u dhënë përgjgije të gjitha pikëpyetjeve që kishin qendrimet e njëanshme të tij ndaj Kosovës.
Shqipëria është palë me Kosovën sepse Kosova është pjesë e Shqipërisë, e ndarë padrejetësisht prej trungut amë me një vendim të padrejtë të Fuqive të Mëdha më 1913.
Dezertimi i Ramës nuk përfaqëson qendrimet e popullit shqiptar të Shqipërisë i cili është i revoltuar për këtë qendrim përsonal dhe të pakonsultuar me askënd në Shqipëri. Këto vendime i kalojnë dukshëm kopetencat e një kryeministri dhe duket që zoti Rama ka kaluar vijën e kuqe.
Rama nuk thotë asgjë për projektin kroat të Kurtit lidhur me asosacionin dhe as për projektin boshnjak të Vuçiçit, po për asosacionin e pakicës serbe në Kosovë që ndryshojnë thelbësisht. Projekti Kurtit kerkon forcimin e Republikes së Kosoves, ndersa variant boshnjak krijon Republikën Serbcka.
Rama thotë se asosacioni do të bëjë Kosovën anëtare të OKB-së, por Prishtina ka një përvojë shumë të hidhur lidhur me premtimet e ndërkombëtareve.
Prej 24 vjetësh Kosova ka firmosur çdo marrëveshje dhe projekt diskriminues të vënë në tavaolinë nga nderkombëtarët, pasi në çdo rast i është premtuar se pak kësaj do ta njihte Serbia si shtet i pavarur.
Në të vertetë Serbia ka refuzuar ta njohë Pavarësinë e Kosovës edhe pse Kosova ka pranuar Paketën Ahtisari dhe shumë lëshime të tjera që po e pengojnë demokracinë dhe funksionalitetin e ligjit dhe demokracisë në Kosovë.
Rama ka ironizuar vendosjen e kryetarëve të dalë nga zgjedhjet e fundit të komunat serbe në veri, si “të vetëngujuar apo vetëvendosur”, sido që zgjedhjet prej të cilave dolën këta kryetarë ishin të kordinuara edhe me ndërkombëtarët.
Rama tregon se ose nuk merr vesh shumë nga bota e konflikteve dhe luftrave, ose është krejt i njëanshëm. Vuçiç dhe të tjerët para tij, mbajnë nën kontroll territoret e komunave serbe në veri, në mënyrë që të vendosin ndërkombëtarët dhe sidomos aleatët tanë strategjikë SHBA-të, para faktit të kryer. Ai në tavolinë shkon gjithnjë me një epërsi në terren, pasi kontrollon komunat me shumicë serbe me dhunën e bandave të armtasura, aq sa Prishtina vetëm pas 24 vjetësh arrin ta vendosë flamurin e Kosovës në këto komuna.
Kurti ka bërë atë që paraardhësit e tjerë në krye të qeverive të Kosovës nuk e kanë bërë. Ka zbatuar kushtetutën duke vendosur flamurin e Republikës së Kosovës në komunat serbe. Pra ka bërë një veprim kushtetues dhe europain në terren dhe shkuar në bisedime sa më i barabartë me palën serbe.
Rama duhet të kishte pyetur ndërkombëtarët nëse duan që kontrolli i qeverisë legjitime të Kosovës të vendoset në të gjithë territorin e saj apo duan këtë territor t’ia lënë me cdo kusht Serbisë. Qysh prej krijimit të shteteve antike e deri me sot, dy elementë e dallojnë atë: territori dhe rëndi, pra ushtrimi i sovarnitetit në çdo cep të tij. Nëse Kosova nuk e ushtron këtë autoritet dhe pengohet nga ndërkombëtarët për ta ushtruar, ajo do të duhet të bashkohet më Shqiëprinë.
Qendrimi Ramës për të anulluar mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Gjakovë ka shokuar të gjithë shqiptarët.
Qeveria e Kosovës është legjitime, është në të drejtën e saj të ushtrojë kopetenca që i jep kushtetuta, është në të njejtat valë me SHBA-të sa i përket luftës në Ukrainë, luftës kundër korrupsionit, krimit të organizar, lirive dhe të të drejtave themelore të njeriut, përfshirë edhe minoritetet, lirinë e medias, zgjedhjet dhe për çdo çeshtje tjetër në botë. Deklaratat e Kurtit kanë qënë po kaq të qarta edhe gjatë se martës, duke ripohuar qartë se vendi është i përkushtuar ndaj demokracisë, forcimit të lidhjeve me perëndimin dhe SHBA-të, ndërsa ndahen përsa i përket ballafaqimit me mbeturinat paramilitare të Millosheviçit në komunat serbe në veri, të sponsorizuara nga shteti serb, sigurisht që Kurti nuk mund të pajtohet sic janë pajtuar deri tani ndërkombëtarët, duke krijuar një konflikt të ngrirë, për fat të keq të pranuar edhe nga qeveritë pararëndëse në Prishtinë.
Serbia po mban peng Kosovën, të ardhmen e saj në familjen euroatlantike, vetë demokracinë funksionale të bazuar tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme, duke mbajtur ndezuar konfktin në veri dhe demtuar statusin ndërkombëtar të Kosovës. Kjo gjë duhet të shqetësojë qeverinë e Republikës së Shqipërisë, parlamentin e saj, presidentin, pozitën dhe opozitën.
Rama bëri një gabim të rëndë që anulloi një mbledhje të dy qeverive të parashkuar për t’u mbajtur në Gjakovë të merkuren, më 14 qershor 2023.
Mbledhja nuk kishte asnjë agjendë që do të shkonte kundër Serbisë, apo që e kërcënonte atë dhe as ndërkombëtarët, përkundrazi rreth 13 marrëveshje të reja që do të nënshkruheshin parashikonin nxitjen e levizjes së lirë, turizmit, tregtisë, sipërmarrjes dhe nxitjen e projekteve të përbashkëta që shkojnë në pajtim me Procesin e Berlinit apo konceptet e Ramës për Balkanin e Hapur.
Pyetja është se përse qeveria e Shqipërisë bën këtë distancim ndaj Kosovës ? Çfarë do të bënte Rama sikur Kosova do të hynte në luftë me Serbinë? Do të priste qendrimin e ndërkombëtare, do t’i kthente shpinden apo te vijonte avokatinë e çuditshme Vuçiçit ?
Tani unë me duhet t’i kërkoj falje Fatos Nanos ndaj të cilit kam shkruar qindra shkrime për qëndrimet e tij ndaj Luftës në Kosovë me akuzën se pse nuk ndërhyri me ushtri në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999, edhe pse Nano e furnizoi me armatime UCK-në dhe lejoi që Shqipëria të kthehet në një bazë të luftës çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës.
Si mundet që krymisnitri i Shqipërisë t’i kthejë shpenden Kosovës në këto kushte? Pse nuk mblidhet Kuvendi i Shqipërisë? Pse opozita e djathë nuk e kërkon këtë mbledhje urgjente?
Populli i Shqipërisë nuk do ta braktisë Kosovën dhe vëllëzërit tanë në Kosovë edhe në këtë ballafaqim që i ngjan një lufte. Ditët në vazhdim do të shohim levizje të forta qytetare.
* Autori eshte botues i gazetes Nacional ne Tirane dhe drejtor i Institutit te Studimeve dhe projekteve Nacionale