36000 mije njerez ne vit mund të shkojne kapacitetet e qendrave te pritjes emigranteve te huaj ne Shqiperi,u tha ne Itali ne takimin Rama-Meloni.
Ketu lind një pyetje:
-Shqiperia i ka borxhe Italisë apo vendeve afrikane…sepse emigrantet nuk jane italianë apo jo?
-Sipas llogjikes se borxhit te kesaj natyre i bie qe ti kemi borxh Greqise, Zvicres, Gjermanise, Anglise , Belgjikes e krejt botes se kane pritur emigrante shqiptare.
-E ne se vazhdojme me kete llogjike per te lare borxhet, i bie qe te gjithe shqiptaret te ikin emigrante dhe ky vend te kthehet kamp refugjatesh nga te gjitha vendet e botes.
Mirepo per hir te se vertetes, Shqiperia nuk i ka borxh askujt dhe shpikja e ketij borxhi eshte nje gjetje djallezore , per te justifikuar veprimet e papergjegjshme ne dem te vendit.
Sa per borxhin e supozuar, ate e kane lare 10 fish shqiptaret, jo vetem duke falenderuar cdo dite vendin prites, por duke punuar e kontribuar atje me te gjitha mundesite e tyre , per begatine e atyre vendeve dhe sigurimin e nje jetese modeste per veten e tyre.
Italise jo e jo ,por asnje vendi te zhvilluar nuk i mungojne territore apo kapacitete akomoduese per emigrante .
Perendimi ka zgjidhje plot per te ndaluar emigracionin ilegal, duke investuar ne vendet e origjines se emigranteve, duke ndaluar lufterat dhe duke lejuar qe pasurite e medha te atyre vendeve te perdoren per mireqenien e shtetasve te tyre.
Po gaboni me keto qendra, do tju ndodhe si me kampin e Manzes dhe kusuret do jene per shqiptaret.
Ne kushtet kur tregu shqiptar i punes eshte i hapur, afrikanizimi apo arabizimi i Shqiperise sipas projektit te shpallur dje ne Rome eshte i pajustifikueshem . Ai i sherben vetem axhendave globaliste te perqafuara nga jakobinet e rinj ne Tirane ,ne dem te interesave te shqiptareve.