Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka publikuar të tjera dokumente për aferën e inceneratorit të Elbasanit.
Në një postim në Facebook, ajo shkruan se Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe ish-ministri Lefter Koka, kanë miratuar një koncesion të paligjshëm duke shkelur çdo parashikim të ligjit.
Në dokumentet e publikuara nga Kryemadhi, Eduard Ahmeti, në cilësinë e Drejtorit të Agjencisë së Prokurimit Publik, e ka njoftuar zyrtarisht Ministrin Koka dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, se procedura e përzgjedhur “negocim pa shpallje” për inceneratorin e Elbasanit, nuk parashikohet në legjislacionin e koncesioneve.
Por në shpërfillje të këtij njoftimi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi ka vijuar me procedurën e miratimit të VKM për financimin e një kontrate të paligjshme.





Komentet