VOAL

VOAL

Kryemadhi: Numëruesit shitën me urdhër të Bashës tri mandate të LSI-së

April 21, 2022

Komentet

I vuri flakën në Kuvend, Dash Sula pa xhaketë në studion e News24: Ja pse e bëra…

Deputeti demokrat Dashnor Sula dogji sot xhaketën e tij në ambientet e jashtme të Parlamentit në kuadër të reagimit të ligjvënësve opozitarë.

Sula tërhoqi vëmendjen me veprimin e tij, ndërsa disa orë pas këtij veprimi, u shfaq në studion e rubrikës “Opinion” në News24, ku ka shpjeguar pse e dogji xhaketën.

Sula u shpreh se djegia e xhaketës sot në oborrin e Kuvendit, erdhi si pasojë e irritimit me gjithçka që po ndodhte. Ai tha se gjithë kjo që po bën opozita bëhet për qytetarët.

“Kam parë më parë vuvuzela, përmbysje karrigeje, më gjeni një deputet që është dënuar më shumë se 10 ditë dhe nuk lejohej të hynte në Kuvend, flas për opozitën e atëhershme. Kishte edhe tek ne koka të nxehta në mbledhje të grupit, por Berisha thoshte opozita është në hall, Duhet t’i lejohet hapësirë të shprehet. Këta duan të marrin para edhe nga karriget”, tha ai. bw

Agron Shehaj për mosbindjen civile: Nuk mjafton më! Duhet gjetur një mënyrë tjetër. Mazhoranca kërkon të frikësojë, arrestoi deputetin se tha një të vërtetë!

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj në fjalën e tij për mediat pasi u largua nga seanca plenare ku nuk u zhvillua interpelanca e thirrur me ministren e Kulturës dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, u shpreh se mosbindja civile nuk mjafton më.

Ai kërkoi nga opozita që të fokusohet te rikthimi i besimit të saj te qytetarët. Shehaj tha se veprimet e deritanishme nuk kanë rritur mbështetjen, ndërsa shtoi se në Parlament duhet të diskutohet duke denoncuar shkeljet dhe abuzimet dhe shpalosur alternativën në mënyrë që nesër vendi të ketë një qeveri të pakorruptuar.

Gjithashtu, Shehaj denoncoi veprimet e mazhorancës duke rrethuar Kuvendin me gardistë, por edhe arrestimin e deputetit të PD, Ervin Salianji, përpjekje këto sipas tij nga ana e shumicës parlamentare, për të frikësuar zërat kundër.

“Parlamenti është i vetmi vend ku mund të shprehemi. Unë mendoj që duhet një mënyrë tjetër, nuk mjafton mosbindja civile. Opozita është me shpatulla pas murit. Një përfaqësues i opozitës është në burg se tha një të vërtetë, tha vëllai i ministrit të Brendshëm i cili duhet të kapë ata që janë në kërkim nga Italia është i lirë dhe ministri duhet të kapë të vëllanë. Kjo gjë nuk shkon, për këtë arsye ai është në burg. Unë nuk ndaj të njëjtin mendim për formën e protestës së opozitës. Thjesht nuk mjafton.

Unë mendoj se ne nuk duhet të ndalojmë së komunikuari, së foluri me elektoratin. Opozita duhet të fitojë besueshmërinë e qytetarëve. Duhet të vrasim mendjen, kjo që po bëjmë a na sjell mbështetjen e qytetarëve? Po apo jo? Çdo veprim që bëjmë dhe disa veprime që janë bërë nuk na çojnë në atë drejtim. Opinioni publik duhet të dëgjojë për korrupsionin, ne duhet të vazhdojmë, duhet të ngulim këmbë se kështu fitojmë besueshmërinë që nesër do t’i sjellim vendit një qeveri të pakorruptuar. Nuk ka zgjidhje tjetër.

Në një demokraci zgjidhje është vota e qytetarëve. Dhe lufta e opozitës duhet të jetë si të fitojë besimin e qytetarëve, votën e qytetarëve. Këtë bën opozita. Kështu funksionon një demokraci. Kushtet në të cilat veprojmë janë jashtëzakonisht të vështira. Frika është elementi i ri i shtuar nga mazhoranca dhe Rama. Këto shfaqje në Parlament, të rrethuar nga Garda kanë këtë synim, frikën, të trembin njerëzit. Sot kam folur me një qytetar që pati kurajon të denonconte live se si djali i tij vdiq se si iu ndërpre kura me ilacce. Unë fola me të dhe i kërkova të vazhdojë këtë betejë, por ajo që kërkova ishte se zotëria ishte i ndrojtur, kishte frikë. Kjo po ndodh në Shqipëri, paratë dhe frika janë instrumentet e kësaj mazhorancë. Problemi në çdo demokraci është mazhoranca, qeveria, jo opozita”, tha ai.

Shehaj tërhiqet nga interpelanca me Kumbaron: E pamundur të vazhdohet kështu si po trajtohet opozita, lejoni deputetët të futen në seancë

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj është tërhequr nga interpelanca e kërkuar me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro.

Në fjalën e tij në Kuvend, Shehaj tha se është e pamundur të zhvillohet seanca, për shkak të trajtimit që po i bëhet deputetëve të opozitës në sallën e Kuvendit dhe jashtë saj.

“Do të doja shumë ta bëja këtë interpelancë, ministrja duhet të japë përgjigje, por në një vend normal ministrja duhet të japë përgjigje në Prokurori por kjo nuk ndodh në Shqipëri. Zonja kryetare është e pamundur të bëjmë detyrën në këto kushte dhe është detyra juaj. Lejoni deputetët të futen në Kuvend”, u shpreh Shehaj.bw

REL: Deputetët e përjashtuar opozitarë tentojnë të hyjnë me forcë në seancën e Kuvendit në Shqipëri

Deputetë të opozitës përpiqen ta kalojnë me forcë gardhin metalik të vendosur para hyrjes së Kuvendit të Shqipërisë, 17 tetor.

 

Jetmira Delia-Kaci

Pjesëtarë të përjashtuar të opozitës janë përpjekur të futen me forcë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, i cili u mblodh të enjten në një seancë të rregullt plenare.

Garda e Republikës vendosi gardh metalik pranë hyrjes kryesore në ndërtesën Kuvendit, për ta parandaluar hyrjen e 24 deputetëve të opozitës, të cilët janë të përjashtuar përkohësisht nga pjesëmarrja në seancat e Kuvendit.

Kuvendi i nisi punimet me deputetët e shumicës, të cilët shkuan në sallë një orë para nisjes së seancës për të shmangur përplasjet e mundshme me deputetë opozitarë, dhe me një grup të vogël deputetësh opozitarë.

Por, seanca u ndërpre përkohësisht, pasi deputetja opozitare, Elda Hoti, hodhi një lëndë që ajo tha se ishte “aromatizues”. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, kërkoi përjashtimin nga seanca të tre deputetëve të opozitës, pasi ata gjithashtu grumbulluan karrige para foltores për ta penguar punën.

Spiropali kërkoi të verifikohet se çfarë ishte lënda që hodhi deputetja Hoti në drejtim të deputetëve të shumicës, pasi tha se ka marrë ankesa nga deputetët së në sallë vjen erë benzinë, dhe se ka dyshime se ajo hodhi benzinë.

Deputetë të opozitës, që morën pjesë në seancë, thanë se janë penguar dhe pretenduan se janë sulmuar nga punonjës të gardës.

Ata tentuan ta djegin një banderolë ku shkruhej “Edi Rama Mafia” para Kuvendit, por nuk u lejuan nga punonjësit e sigurisë.

Më herët, kreu i grupit parlamentar të partisë kryesore opozitare, Partia Demokratike, Gazmend Bardhi, e quajti “akt të turpshëm” vendosjen e gardhit metalik përreth ndërtesës së kuvendit.

“Kuvendi nuk është burg dhe as qeli burgu, edhe pse shumica e përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse duhet të ishte në burg dhe jo në atë sallë. Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm që, nga njëra anë, është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Evropian, dhe, nga ana tjetër, rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët ‘armiq'”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Në kohët e fundit opozita në Shqipëri ka protestuar në mënyra të ndryshme për ta kërkuar largimin e partisë në pushtet të kryeministrit Edi Rama, Partia Socialiste, dhe zëvendësimin e saj me një qeveri teknike para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

Deputetët – të cilët u përjashtuan më 2 tetor për një periudhë prej 10 deri në 60 ditë për shkak se dogjën ulëset e tyre në Kuvend – tentuan të hynin me forcë duke u përpjekur ta hiqnin gardhin metalik, por nuk u lejuan nga Garda.

Pranë ndërtesës së Kuvendit në gatishmëri janë edhe automjete të policisë dhe zjarrfikësve, për shkak të situatave të kaluara, kur janë djegur karrige dhe disa manekinë.

Më 30 shtator, deputetë të Partisë Demokratike nxorën jashtë sallës së Kuvendit karriget e tyre dhe u vunë zjarrin në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji. Ai u dënua me një vit burgim për sajimin e një audio-përgjimi.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për skenat që u panë më 30 shtator në Kuvendin e Shqipërisë dhe u bënë thirrje pushtetit dhe opozitës që të zhvillojnë dialog.

Javën e kaluar, opozita organizoi një protestë kundër burgosjes së Salianji, gjatë të cilës u hodhën mjete shpërthyese në drejtim të Kryeministrisë dhe disa objekteve tjera.

Dhjetë zyrtarë policorë u lënduan si pasojë e hedhjes së molotovit, lëndëve piroteknike dhe sendeve tjera të forta.

Policia ka iniciuar kallëzim penal për tre drejtues të Partisë Demokratike në lidhje me këtë protestë. REL

Bardhi: Shndërrimi i Kuvendit në ‘qelinë e rrethuar me hekura’ të Pëllumb Gjokës, akt që turpëron Shqipërinë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi përmes një postimi në Facebook, ka sjellë pamjet nga Kuvendi mëngjësin e sotëm, ku pritet të zhvillohet seanca plenare, i cili duket i rrethuar më shumë nga forca sigurie sesa deputetë.

“Kuvendi nuk është burg dhe as qeli burgu, edhe pse shumica e përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse duhet të ishte në burg dhe jo në atë sallë”- shkruan Bardhi.

Postimi:

Ky është Kuvendi i Shqipërisë sot në mëngjes! Dera kryesore e tij e rrethuar me hekura dhe me më shumë forca sigurie sesa deputetë.

Shqipëria bëhet kështu vendi i vetëm, që nga njëra anë është vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, dhe nga ana tjetër rrethon hyrjen kryesore të Kuvendit për ta mbrojtur nga deputetët “armiq”!

Kuvendi nuk është burg dhe as qeli burgu, edhe pse shumica e përfaqësuesve të mazhorancës qeverisëse duhet të ishte në burg dhe jo në atë sallë. Shndërrimi i

Kuvendit në “qelinë e rrethuar me hekura” të Pëllumb Gjokës e të ngjashmëve të tij është një akt që turpëron Shqipërinë dhe çdo shqiptar! sn

Pas dy minorenëve, kthehen edhe dy emigrantë të tjerë nga Shëngjini, kishin probleme shëndetësore

Pas konfirmimit të kthimit pas të dy prej refugjatëve që mbërritën në Shqipëri në kuadër të skemës së dakordësuar me qeverinë italiane, është konfirmuar se edhe dy refugjatë të tjerë do të kthehen.

Sipas asaj që ka raportuar gazetari i News24, Elidon Ndreka bëhet fjalë për dy emigrantë të cilët kanë pasur probleme shëndetësore.

Ata janë dërguar në anijen “Libra” të marinës italiane, e cila ndodhej në det të hapur dhe që mëngjesin e sotëm solli 16 emigrantët e parë.

Dy emigrantët e parë që u raportua se do të ktheheshin pas rezultuan pas verifikimeve të kryera në Shqipëri se ishin minorenë.

 

Sakaq, 12 emigrantët e tjerë janë dërguar në kampin e Gjadrit në Shëngjin.

Sipas marrëveshjes mes shtetit shqiptar dhe atij italian në kampet në Shqipëri do të mbahen vetëm emigrantët meshkuj, ndërsa gratë dhe minorenët do të procedohen në qendrat e refugjatëve në Itali.bw

Gazetari: Dy nga 16 emigrantët e parë kthehen mbrasht, ishin minorenë

Në emisionin ‘Task Force’ gazetari Klajdi Bodlli bëri të ditur për Syri TV se, dy prej 16 emigrantëve që erdhën ditën e sotme nga Italia drejt Kampit të Gjadrit janë kthyer mbrapsht pas procedurave të kryera ku ata rezultuan minorenë.

Sipas rregullores të vendosur nga qeveria Italiane, minorenët, gratë me fëmijë apo të moshuarit duhet të ndjekin procedurat e për azil në shtetin Italian.

‘Dy nga 16 emigrantët janë kthyer mbrapsht në Itali sepse pas kontrrollit dhe plotësimit të formularëve ka rezultuar që janë nën 18 vjeç.

Duke qenë minorenë, rregullorja e miratuar nga qeveria Italiane, parashikon që ato të marin dhe të aplikojnë proçedurën e azilit në shtetin Italian.

Rregullore kjo, që përcakton këtë proçedurë jo vetëm për minorenët por edhe për të moshuarit, nënat me fëmijë por edhe për shtresa të tjera të cilat sipas qeverisë Italiane janë  të margjionalizuara dhe mund të diskrimonohen në këto kampe.

Mbas verifikimit, janë nisur me një skaf të policisë Italianë drejt anijes ‘Libra’ e cila është ende në det, për ti dërguar në Itali dhe për të nisur proçedurat e azilit në shtetin Italian.

Është pikërisht ky udhëzim i qeverisë italiani i cili ka hapur një debat dhe ka sjellë dhe një vendim të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, e cila e konsideron këtë vendim të qeverisë italiane si një vendim diskiminues.’

Diplomatët britanikë në selinë e PD- Temë e diskutimit, përndjekja politike e eksponentëve të opozitës dhe qeveria teknike

Diplomatja Shakira Birtwhistle, e cila ndjek çështjet politike në Ambasadën Britanike në Tiranë, u takua në selinë e Partisë Demokratike me drejtuesen e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë Ilda Zhulali dhe drejtuesin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti.

Në takim u diskutua situata politike, ku përfaqësuesit e PD i përcollën qëndrimet mbi domosdoshmërinë për qeveri kujdestare me synim sigurimin e standardeve minimale për zgjedhjet e vitit 2025.

Kjo skemë e përdorur me sukses në Maqedoninë e Veriut mund dhe duhet të zbatohet në Shqipëri, si garanci minimale për zgjedhje garuese.

Kjo përputhet dhe me dy rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR që kërkojnë marrjen e masave për keqpërdorimin e burimeve shtetërore si armë për tjetërsimin e votës dhe shitblerjen masive të votës përmes fondeve publike.

Përfaqësuesit e PD e informuam diplomaten britanike për sulmin politik të qeverisë ndaj opozitës, përmes burgosjes politike të kryetarit të opozitës, Sali Berisha, nënkryetarit të Grupit Parlamentar, Ervin Salianji, anëtarit të Këshillit Kombëtar, Jamarbër Malltezi, dhe kërcënimit publik drejtuar kryetarit të Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi.

Në fund të takimit u ra dakord për shpeshtim të kontakteve mes Ambasadës Britanike dhe përfaqësuesve të PD.sn

Image

Emigrantët e parë në Shëngjin, aktivistët protestë: Marrëveshja me Italinë cënon të drejtat e njeriut!

Kanë mbërritur sot në Shëngjin kontingjenti i parë i emigrantëve në kuadër të marrëveshjes Rama-Meloni.

Një grup qytetarësh janë mbledhur sot duke protestuar kundër emigrantëve në vendin tonë.

Me pankarta në duar, ato u shprehën se këtu merr fund ëndrra europiane, ndërsa shtuan se marrëveshja mes vendit tonë dhe Italisë, cënon të drejtat e njeriut.

Sidorela: Kërkesa jonë që në fillim që e kemi marrë vesh, ka qenë që marrëveshja të shpallet jo kushtetuese. GJK për fat të keq ka vendosur që marrëveshja nuk është jokushtetuese, në gjykimin tonë kjo marrëveshje cenon të drejtat e njeriut. Praktikë jodemokratike dhe shkelen të drejtat e njeriut. Ne do të vazhdojmë të ngremë narrativën tonë, për të treguar që Perëndimi po mbështet liderë autokratikë si Rama dhe Meloni dhe kriza e emigrantëve nuk është një krizë që zgjidhet duke i rënë në qafë disa popujve të tjerë. bw

Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën për pezullimin e dënimit, Salianji reagon nga burgu: Sakrifica më motivon, për më shumë qëndresë e betejë!

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar pas refuzimit të Gjykatës së Lartë ndaj kërkesës për pezullimin e dënimit të tij.

Salianji u shpreh se është i qartë edhe më shumë që dënimi pa ligj e pafuqia e çdo institucioni të pushtetit, veçse i hap shikimin e rrit reagimin njerëzve të ndershëm, opozitarë ose jo, që vuajnë keqqeverisjen.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Ervin Salianjit për të pezulluar ekzekutimin e vendimit të dënimit me 1 vit burg.

Deputeti i PD është dënuar me 1 vit burg për dhe ndodhet aktualisht në IEVP Fier. Në vitin 2018, Salianji denoncoi vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj duke thënë se edhe pse ishte i dënuar me 7 vite burg në Itali, prej disa vitesh jetonte i lirë në Shqipëri falë mbështetjes së të vëllait politikan. Gjithashtu, Salianji denoncoi Agron Xhafajn se rezultonte i përfshirë në trafik droge Shqipëri-Itali dhe si provë për këtë u publikua një audiopërgjim.

Reagimi i Salianjit:

Ndonëse i burgosur, i kufizuar i privuar, e me një mandat me shumë mund të fituar, e që e shoh të trafikuar; përballë vetes e jush, jam njeri i lirë.

Po, jam njeriu më i lirë, më i lirë se ca shërbëtorë, them atë që mendoj e vendos mbi atë që besoj!
Nuk shitem, nuk blihem, nuk trysnohem e as lëshohem nga padrejtësia, e prapë qëndroj e mbroj interesin publik. Përtej kostove, sakrificave, politikën atë çfarë kam bërë e bej , e kam zgjedhje dhe mision.

E di shumë mirë, që shumë shqiptarë vuajnë padrejtësitë njësoj e ndoshta më keq çdo ditë.
Shumë shqiptare e prekin persekutimin nga padrejtesia, e varfërinë nga pamundesia, qe ja vjedh ja dhunon Edi Rama vete, dora e tij e shtrire si zgjatime sherbetoresh, kudo.

Nuk di nëse kam më shumë keqardhje apo më shume përbuzje për shërbëtorët, që përthyejne shpinën në përkulje ndaj pushtetit, jo thjeshtë të korruptuar por kriminal.
Banda që vendosin për njerëz me diploma!

Të Pengmarrë në integritetin e tyre profesional, i nënshtrohen urdhërit arbitrar që vjen direkt nga skutat e krimit.

Jam i qartë edhe më shumë që dënimi pa ligj e pafuqia e çdo institucioni të pushtetit, veçse i hap shikimin e rrit reagimin njerëzve të ndershëm, opozitarë ose jo, që vuajne keqqeverisjen, emigrimin, korrupsionin, e shkeljen me kembe nga milioneret e pushtetit te krimit.

Sakrifica më motivon, për më shumë qëndresë e betejë!

E ta themi qarte, Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj, ndihmojne trafikun e drogës, e mbrojne me gjyqësorin e kontrolluar.
E bekojnë dhe e mbrojnë vete, ndaj nuk u hetua trafikanti i drogës dhe as u hetua përdorimi e institucioneve të ministrisë së brendshme për lehtësimin e përfshirjen ne trafik droge.

Trafikanti vëlla apo xhaxha, nuk bëhet hero!

E vërteta nuk mbulohet nën dritën e diellit!

Dështon tenderi 400 milionë euro- Bien planet e Ramës për Portin e Durrësit

Tenderi më i madh i këtij viti që synon të ndërtojë një port të ri për Shqipërinë pas privatizimit të portit ekzistues të Durrësit dështoi të tërheqë ofertues, bëhet e ditur nga Agjencia e Prokurimit Publik.

BIRN

Tenderi me vlerë afro 400 milionë euro që synonte të gjente kontraktorë për të kryer punimet e fazës së parë të një projekti kontrovers të qeverisë që synon privatizimin e portit ekzistues dhe ndërtimin me fondet e taksapaguesve të një porti të ri, dështoi të tërheqë ofertues, bëhet e ditur nga Agjencia e Prokurimit Publik.

Tenderi me titull: Porti i Ri Tregtar i Integruar i Durrësit në Porto Romano – Faza I, me fond limit 39.3 miliardë lekë dhe që është  planifikuar të financohet nga ndryshimet me procedurë të përshpejtuar në ligjin e buxhetit të shtetit, kishte për qëllim kryerjen e punimeve për një port të ri nën pronësi publike dhe të financuar nga taksapaguesit për t’u zhvilluar në zonën e Porto Romanos në veri të Durrësit. Arsyeja e ndërtimit të këtij porti është se qeveria e kryeministrit Edi Rama, përmes procedurave të negocimit të drejtpërdrejtë dhe sekrete me një palë private ka vendosur që të privatizojë pa kundërshpërblim portin ekzistues dhe të lejojë kompaninë private të përdorë kalatat dhe territoret ekzistuese të portit për të ndërtuar pallate.

Rrjedhimisht, për shkak se Durrësi është i vetmi port efikas në Shqipëri dhe përpunon mbi 96% të mallrave që importohen apo eksportohen me rrugë detare në vend, Shqipërisë i nevojitet të ndërtojë një port të ri. Planet fillestare të qeverisë për ta ndërtuar portin me koncesion dështuan të tërheqin investitorë potencialë, gjë që shtyu qeverinë të ndërmarrë ndërtimin e portit të ri me financim nga taksapaguesit.

Tenderi për fazën e parë u thirr me procedurë të kufizuar, pra ku një numër operatorësh të përzgjedhur nga qeveria u ftuan të marrin pjesë dhe vetë kryeministri Edi Rama doli publikisht në hapjen e tenderit për të promovuar projektin. Por së fundmi, procedurat u anuluan me shënimin: “nuk është paraqitur asnjë kërkesë përkatëse në procedurat me faza.”

Projekti i privatizimit për të ndërtuar pallate në Portin e Durrësit ka çuditur shumë ekspertë mbi paparashikueshmërinë vendimmarrëse. Planet për ndërtim pallatesh gjithsesi nuk duket se po ecin sipas dëshirës. Një pikë kontroverse në kontratën e koncesionit me sipërmarrësit Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, e cila i ofronte pasaportë shqiptare çdo të huaji që blinte një apartament aty, hasi në kundërshtinë e Bashkimit Evropian ndërsa tani, dështimi i planeve për ndërtimin e një porti të ri e bën të pamundur mbylljen e portit ekzistues.

‘Cenon lirinë akademike’: Rektorët kundërshtojnë projektligjin e Ramës

Të thirrur në dëgjesë në Komisionin për Edukimin dhe Median, rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha dhe rektorë të universiteteve të tjera publike dhe private në vend ngritën shqetësimet e tyre se dispozitat e reja janë anti-kushtetuese, cënojnë lirinë shkencore dhe nuk zgjidhin problematikat e vërteta që ka fusha e kërkimit shkencor.

“Është deklarativ dhe nuk zgjidh asgjë,” tha Hoxha, duke shtuar se “në vend që të bëjmë një rregullim për shkencën do të krijonim një anomali për shkencën, ose një ligj që vjen në kundërshtim me Kushtetutën me dispionimet kushtetuese”

Konferenca e Rektorëve, ku Hoxha është kryetar, i ka dërguar Kuvendit një oponencë të gjatë me argumente kundër draftit qeveritar, duke kërkuar tërheqjen e tij nga diskutimi ose riformulimin e tij nga Kuvendi duke marrë parasysh shqetësimet e universiteteve.

“Kemi kërkuar pezullim të procedurave parlamentare”- tha ai duke iu referuar kësaj shkrese dhe argumentoi se ligji shkel lirinë e kërkimit shkencor, i mbivendoset ligjit për Arsimin e Lartë duke krijuar një kontradiktë në zbatimin e tij.

Hoxha e cilësoi të “trishtë” faktin që projektligji është miratuar në dy komisione të tjera parlamentare, atë të Ligjeve dhe të Financave.

“Nëse kjo është gjendja e faktit të kryer i bie që ne të flasim dhe të mos sjellim asnjë efekt pozitiv në proces,” iu drejtua ai deputetëve.

Ligji i ri parashikon ngritjen e një organi të ri mbikqyrës “Këshilli Kombëtar për Shkencën dhe Kërkimin Shkencor”, i cili do të drejtohet nga Kryeministri. Pavarësisht se ky organ do të ketë vetëm rol këshillues praktikisht merr përsipër të rekomandojë, jo vetëm politikat mbështetëse në këtë drejtim, por dhe të orientojë fushat e kërkimit shkencor.

Por duket se shqetësimi më i madh i rektorëve lidhet me nxjerrjen e kërkimit shkencor jashtë dyerve të universiteteve, pasi nisma parashikon që ky aktivitet të ushtrohet dhe në institute dhe njësi të veçanta, parqe teknologjike dhe shkencore, qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore; apo institucione të tjera të krijuara me ligj.

Edhe kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, shfaqi disa rezerva për projektligjin edhe pse  ASH i ka dhënë pëlqimin në parim draftit të qeverisë.

Ai tha që ka nene që krijojnë ambiguitet dhe duhet të riformulohen në frymën e ligjit për arsimin e lartë, ndërsa shqetësimet kryesore ndaj ligjit i lidhi me problematikat e financimit për kërkimin shkencor.

“Ne diskriminohemi për projekte, duhet që Këshilli i Ministrave të caktojë një masë më dinjitoze se sa përcakton paga bazë”- tha ai, duke kërkuar që të përcaktohen “shpërblime për punë të veçant” dhe masa të veçanta për pagesat për punën jashtë orarit.

Gjinushi nuk shfaqi kundërshtim për nenin që parashikon ngritjen e Këshillit për Shkencën, por kërkoi që atij tin jepet një rol më i fortë në vendimmarrje. “Ne jemi për idenë që të riformulohet në një mënyrë më të saktë, ose duke i dhënë peshë më të drejtpërdrejtë,” tha ai.

Por, për përfaqësuesen e ministrisë së Arsimit shqetësimet e rektorëve për cënimin e lirisë së kërkimit shkencor në universitete nuk qëndrojnë.

“Bindja jonë është se projektligji nuk e prek aspak as autonominë akademike dhe absolutisht nuk prek as lirinë e kërkimit shkencor,” tha Ana Kapaj, zëvendësministre e Arsimit, duke shtuar se ligji do të shtojë bashkëpunimin mes universiteteve dhe institucioneve arsimore.

Nismë është kundërshtuar dhe nga opozita si një përpjekje e qeverisë për të kontrolluar kërkimin shkencor.

“Me këtë projektligj nuk ka financim po nuk i pëlqeu qeverisë, nuk ka kërkim shkencor që kundërshton politika të caktuara ekonomike, sociale, bujqësore, teknologjike etj..”- i tha BIRN-it, Ina Zhupa, kryetare e komisionit për Edukimin, e cila bojkotoi mbledhjen në bazë të një qëndrimi politik të Partisë Demokratike.

Sipas Zhupës, dispozitat ligjore të reja parashikojnë “centralizimin dhe politizimin e kërkimit shkencor”.

Pas disa orë dëgjesash me rektorët, mazhoranca u duk se bëri një hap pas dhe ofroi më shumë kohë për diskutimin e projektligjit në komision para se ai të miratohet.

Nënkryetarja e Komisionit, Evis Kushi, e cila po drejtonte mbledhjen, i cilësoi shqetësimet e rektorëve si “shumë serioze” dhe premtoi se projektligji nuk do të miratohet me nxitim në Kuvend.

“Ta studiojmë dhe një herë, ta analizojmë pikë për pikë dhe të reflektojmë,” u tha ajo rektorëve.sn


Send this to a friend