Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë shumë e ashpër në akuzat e bëra në adresë të kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur atë jo vetëm të droguar, por edhe peng të mallit që i shesin.
Nga foltorja e Kuvendit, Kryemadhi deklaroi se nuk ka shpresë për miratimin e vetingut në politikë, pasi Rama do të ishte gijotina e parë.
“Nuk kam ndonjë shpresë që vetingu në politikë do të pranohet se si mund të pranojë Rama të vetohet sepse i bie që pa u miratua akoma të largohet nga politika. Deputete e ministra shkojnë në bankën e të akuzuarve, si mund të pranojë Gjiknuri vetingun kur duhet të japë llogari për firmën e falsifikuar, si mund të pranojë Ahmetaj, në falsifikimin për të hequr nga xhepat e oligarkëve miliarda euro të depozituara në prag krishtlindjesh u bënë dhurata të jashtëzakonshme, kam mbi 300 milionë euro që do ua falë 5 oligarkëve.
Si mund të pranojë Rama kur problemin e parë e ka më gruan që drejton një bankë dhe offshore, kur problemin ka me vëllanë, kur koncesionet me miliarda lekë që u vidhen shqiptarëve nuk dihet se ku shkojnë e shërbejnë për pastrimin e parave të drogës.
Ai është gijotina e parë e SPAK dhe BKH, ti masin analizën e gjakut se një kryeministër që drogohet, dje na kishte ardh me antiplumb, ai është peng i mallit që i shesin, varet ca malli i shesin. Të shikojmë kartelën shëndetësore, i është fshehur kartela nga Mira Rakacolli, nuk po them për burrin e saj, që e kuron nga astma dhe i them mos të pi drogë, se i bën keq për astmën.
Ai ka një problem tjetër, përballjen me vetveten, se në 20 vite kemi dëgjuar njeriun modern, trendy që merr vesh nga çdo gjë, por në fakt merr vesh vetëm nga psikopatia sesi të dhunojë njerëzit e tij dhe t’i fusë në vorbullën e vet.. Do të jetë KLP që do ta çojë para drejtësisë.
Se Edi Rama është bërë si këto shtojzovallet e pyetjeve të Europës, që i shkelin syrin njëherë njërit njëherë tjetrit, por harron që para interesave kombëtare nuk ka shkelje syri.
Edhe pse ju mendoni se KLP deh KLGJ i kontrollon Ulsi Manja, kjo do të jetë e pamundur Ulsi, sepse gjërat do të lëvizin… Mirë, mirë… po, po , normal faleminderit, por të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët thonë që paraqitemi tek Ulsiu me bakshishin për të kaluar vetingun, kshuqë edhe me këto duhet të përballesh ti, mos u çudit… Ulsiu merret vetëm fjalën se lekët i merr Edi Rama me Don Agacin, Ulsiu merr fjalët, por paratë i merr tjetër njeri. Ulsi ti e di që gjithmonë të kanë përdorur kshuqë mos të të vij keq vlla, se mua vjen dhe keq se të kam nga anët e mija, por… ”- tha ajo.
Fjala e plote e Kryemadhit
Të nderuar qytetarë,
Studentë,
Prindër të studentëve,
Të nderuar oligarkë!
Në fakt nuk kam ndonjë shpresë që Vetting-u në politikë do të pranohet, sepse si mund të pranojë Edi Rama të vettohet?! Sepse i bie që pa u miratuar akoma, pa u futur në rend dite, të largohet nga politika.
Si mund të pranojnë deputetë apo edhe ministra, të cilët në momentin që ky ligj hyn në fuqi, jo vetëm dalin nga politika, por edhe shkojnë në bankën e të akuzuarëve. Si mund të pranojë Damian Gjiknuri Vettingun politik, kur duhet të japi përgjegjësi për falsifikimin e firmës së Sekretarit të Shtetit që u ngrit një off hore, vetëm për të marrë vetëm 18 milion euro në një lot, pa llogaritur sa e sa të tjera.
Si mund të pranojë Arben Ahmetaj Vetting politik, kur futemi në një strukturë shumë të shëmtuar falsifikatore, siç është ajo e rastit të djeshëm, për të hequr nga xhepat e oligarkëve miliona dhe miliona euro, të cilat janë të depozituara në 5 vitet e qeverisjes së Edi Ramës?! Dhe një ditë të bukur me diell, në prag të Krishtlindjeve i bën një dhuratë të jashtëzakonshme, ku iu thotë unë nuk kam 40 milion euro për studentët që t’u rregulloj kushtet, por kam mbi 300 milion euro që do ua fali 5 oligarkëve. Pra 5 veta janë të barabartë sa 140 mijë studentë herë 5 herë. Kjo është ajo çfarë përfaqëson kjo qeveri.
Si mund të pranojë Edi Rama Vetting në politikë, kur problemin e parë e ka me bashkëshorten e tij që drejton një Bankë dhe një offshore që s’dihet se paratë e kujt janë dhe paratë e kujt lëvizin?! Si mund të pranojë Edi Rama Vetting në politikë, kur problemin më të madh e ka me vëllain e tij?! Si mund të pranojë Edi Rama vetting në politikë, kur koncesionet me miliarda lekë që u vidhen shqiptarëve, nuk dihen se ku shkojnë dhe shërbejnë si transaksione për pastrimin e parave të trafikut të drogës?! Si mund të pranojë Edi Rama Vettingun në politikë, kur e di shumë mirë që ai është personi i parë, apo mund të themi edhe gijotina e parë e SPAK-ut dhe e Byrosë së Hetimit?!
Në fakt unë do të dëshiroja që këtij Vetting-ut në politikë t’i shtonim edhe atë analizën e drogës, t’ja marrin njëherë atë analizën e gjakut, se e meriton ai dhe ta shikojmë. Sepse një kryeministër që drogohet është peng i spaçatorëve. Mirë dje na kishte ardhur me antiplumb, por problemi është që ai njeri është edhe peng i mallit që i shesin, se varet se çfarë malli i shesin.
Në Vetting ne duhet të shtojmë edhe kartelën shëndetësore, çfarë përfaqëson ky njeri, nga se vuan. Prej 20 vitesh i është fshehur kartela e tij mjekësore nga zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakaçolli. Nuk po merrem me burrin e Mirës, doktor Perlatin se ai e kuron nga azma dhe i them mos pi mall se të bën shumë keq për azmën dhe ia thotë kjo doktoresha këtu. Që të ketë mundësi dhe frymë që të përballet këtu, por nuk mund ta pranojë dot ai këtë gjë. Nuk mund ta pranojë këtë gjë, sepse ai kërkon që të gjithë shqiptarët t’i fusi në vorbullën e vet.
Ai ka një problem tjetër shumë më të madh, përballjen me vetveten. Sepse në 20 vite kemi dëgjuar “njeriun modern”, “njeriun trendy”, njeriun që merr vesh nga çdo gjë, por që në fakt merr vesh vetëm nga psikopatia se si ti dhunojë njerëzit e tij dhe se si ti detyrojë ata që ti fusin ë vorbullën e vetë. Do të mbajnë përgjegjësi për “Ligjin e Teatrit” Zëvendëskryeministrja, Ministrja e Kulturës, sepse do mbajnë përgjegjësi këto. Ai nuk ka thënë asnjë fjalë këtu në Parlament. Asnjë firmë. Sepse do hapet një ditë “Ligji për Teatrin”, sepse këta anëtarë KLP-je do të jenë ata që do ta çojnë përpara Edi Ramën përballë bankës së të akuzuarve. Sepse Edi Rama është bërë si shtojzovallet e pyjeve të Europës, që i shkelin syrin herë njërit, herë tjetrit, por harron që përpara interesave kombëtare nuk ka shkelje syri. Sepse nuk të fal njeri sot, as për vendin, as për sigurinë kombëtare dhe as për interesat kombëtare. Edi Rama duhet të kuptojë një gjë, që edhe ai veprim i djeshëm që është bërë nga Komisioni i Ekonomisë, do ti drejtohemi Prokurorisë për ta hetuar, që nga Protokolli i Kuvendit, kur është protokolluar shkresa, që nga njoftimet që u janë bërë anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë, që nga rregullorja që bëhet për mbledhjen e komisionit dhe për futjen në rendin e ditës, të gjitha me rradhë. Edhe pse ju mendoni që KLP-në dhe KLGJ-në i kontrollon Ulsiu. Por kjo do të jetë e pamundur Ulsi, sepse gjërat do të lëvizin. Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, Ulsi thonë që paraqitemi te Ulsiu me bakshishin për të kaluar Vettingun, kështu që edhe më këtë do të përballesh ti. Mos u çudit edhe për këtë. Edhe për DSIK-në e famshme që është nën hyqmin e Ramës, që është bërë si dyqan gjobash atje, për polici, për gjyqtarë, për prokurorë, për të gjithë. Mos u çudisni sepse do dalin fakte të reja, çdo ditë e më shumë. Ulsiu i shkretë merr vetëm fjalët, sepse lekët i merr Edi Rama me Don Agaçin.
Ka një problem të nderuar kolegë. Jua thashë dhe dje, po ja u them edhe sot. Përgjegjësia që do të keni nesër do të jetë shumë e madhe. Sot jemi të qetë, por mos harroni nuk do të ketë bigerinë veze që do ta ndalojë Edi Ramën.
Edhe dy minuta dua. Shoku Gramoz, faleminderit shumë. Sikur të ishe kaq korrekt, edhe me atë falsifikim mbi 300 milion eurosh që keni bërë dje si komisioni i ekonomisë, do të ishte shumë e shëndetshme për parlamentin, por do të ishte edhe një mesazh shumë i mirë edhe për ndërkombëtarët.
Këto dy minuta, ju drejtohem të gjithë ambasadave që janë në Shqipëri, të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Prej ditësh jemi në komunikim me ju, për të ecur përpara me axhendën për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Duhet ta kuptoni që ky grup grabitësish, ky sekt kriminal me emrin Rilindje, jo vetëm që nuk ka dëshirë të hapi negociatat, jo vetëm që nuk ka dëshirë të integrojë Shqipërinë në Bashkimin Europian, por ka vetëm një qëllim, vdekjen e këtij vendi, shkatërrimin e këtij vendi, dhe kthimin e këtij vendi në një institucion kriminal, terrorist për rajonin dhe Europën. Ky kryeministër, i cili nuk është gjë tjetër veçse një kriminel i kapur nga bandat dhe krimi i organizuar, peng i drogës dhe i kokainës që përdor, nuk është gjë tjetër veçse shkatërrimi dhe një minë me sahat jo vetëm për Shqipërinë, por për rajonin dhe Europën.
Komentet