1272 – 1278:
Pas rënies të Principatës së Arbërit (1255), më 21 shkurt të vitit 1272, në skenën e historisë arbërore shfaqet Regum Albaniae, me mbret Karli I Anzhuin (Carolus I, dei gratia Rex Napoli, Siciliae et Albaniae). Mbreti Karli I Anzhuin, mobilizoi shumë albanezë në shërbim të ushtrisë në Durrës dhe në gardën e oborrit mbretëror në Napoli. Kuptohet nuk kemi të bëjmë me emigrim të banorëve, por me transferimin e një grupi ushtarakësh albanezë, të cilët nuk u kthyen në vendlindje, por morën familjet e tyre dhe u sistemuan përfundimisht në Napoli dhe në qytete të tjera të mbretërisë.
Mbreti Karl I dhe pse u premtoi fisnikëve arbërorë mbrojtje dhe vetqeverisje sipas ligjeve lokale, nuk e mbajti fjalën dhe për të shmangur revoltat, mori peng disa fisnikë, të cilët i internoi në Itali, disa prej tyre dhe i burgosi.
Ne vitin 1278, rezultojnë të burgosur në Terni një grup fisnikësh, mes tyre Duka Tanush Dukagjini (Dux Ginus Tanusius Albanensis), ndërsa në Anversa, ishin te burgosur 5 fisnikë ndër ata edhe Duka Tanush Skura i Kunavisë (Dux Tanusius Scura).
1368 – 1410:
Dyndjet sllave dhe presionet e tyre për konvertimin e popullatës në ortodoksë, i detyroi disa familje nga Drishti, Danja dhe Shkodra, te braktisin trojet dhe të emigrojnë në Venecia.
Në vitin 1368, në kishën San Severo të Sestiero di Castello të Venecias, komuniteti albanez hapi shkollën e devotshmerisë (Scuola di Devozione), që funksionoi deri në fund të vitit 1443.
Studiuesi Ilia Karanxha, në shkrimin “Shkolla e shqiptarëve në Venedik”, botuar ne Zemra-shqiptare.net, tregon se më 21 qershor 1368, Këshilli i të Dhjetëve në Venedik, i dha lejen disa “personave të devotçëm” të krijonin një “scuola”, që do t’i dedikohej Shën Gallos në kishën e Shën Severo. Sipas Lucia Nadin (2008), këta të devotshëm ishin drishtanë, të cilët e vazhduan veprim-tarinë e tyre si bashkëvllazëri deri më 10 shtator 1443.
Sipas Zef Valentinit, Serenisimës nuk i pëlqeu entusiasmi i më se 200 albanezëve, për të formuar bashkëvllazërin e tyre, andaj arsyeja e vërtetë e mbylljes së shkollës ishte “që këta të mos guxojnë më të mblidhen në të ardhmen.” (G. Valentini: Acta Albania Veneta p.III, t. 18, doc. 5029/ P. Xhufi : Dilemat e Arbërit 2006, f.246 ).
Në fund të shekullit XIV, arbërit u përballen me sulmet e para të hordhive osmane, që pasi morën një pjesë të Moresë, Kosturin dhe Ohrin, në vazhdim pushtuan Beratin dhe Lushnjën.
Më 18 shtator 1385, Balsha II me reparte kalorësish i sulmoi turqit në Savër të Lushnjës, por u thye dhe Balsha II mbeti i vrarë. Pas kësaj fitore, turqit morën Krujën e më pas pushtuan dhe treva të tjera në veri të vendit.
Në këto situata të nderlikuara, një pjesë e popullatës të territoreve të pushtuara, për t’i shpëtuar reprazaljeve të barbarëve turqë, emigroi drejt Italisë. Fluksi i parë i albanezëve ishin 60 familje nga Shkodra, Lezha, Durrësi, Mati, te cilat u vendosën në Venecia, Trieste dhe Istria.
Historiani Pietro P. Rodotà në veprën “Dell’origine, progresso e stato del rito greco in Italia; vol 3, Roma 1775” shkruan: “… sulmet turke i tronditën albanezët, një pjesë e të cilëve, për t’i shpëtuar nënshtrimit dhe ndëshkimit të osmanëve, i braktisën trojet e veta dhe ikën ne Itali.
Ndër refugjatët e parë, që zbarkuan në brigjet italiane ne vitin 1396 janë 10 familje albaneze, të drejtuara nga Miko Dragovik. Këto familje u shpërndanë në Venecia (në fshatin Peroi), në Trieste dhe në Istria, ku u vendosen në komunat e Parenzo, Pola, Umago.
Në gjysmën e parë të shekullit XV, filloi emigrimi dhe nga trojet jugore arbërore. Tajani shkruan: ”Në vitet 1399 – 1410, grupe familjesh albaneze, të drejtuara nga fisniku Gjergj Matranga (Giorgio Matranga), zbarkuan në Siçili dhe u vendosen ne trojet rreth Palermos. Krahas impenjimit në punët bujqësore dhe me blegtori, një pjesë e burrave u vunë në shërbim të ushtrisë dhe te gardës te mbretit aragonez Martino (1399-1409)”. Tajani F. Albanesi in Italia. Cosenza. Casa del Libro. 1969.
1413:
Në muajin maj të vitit 1413, princi Gjon Kastrioti, i doli para ushtrisë turke e pas luftimesh të ashpra në Shkallë të Matit, ushtria albaneze u thye, duke lënë në fushën e betejës shumë të vrarë. Pasi morën kështjellën e Shkallës, hordhitë osmane i pushtuan fshatrat për rreth, duke masakruar banorët, ndërsa disa grupe familjesh, që i shpëtuan reprazaljeve, zbritën në Durrës e me ndihmën e anijeve veneciane ikën në Siçili, Marke dhe Venecia.
Grupi i familjeve që shkoi ne Siçili, u sistemua në trojet e komunës Mezzojuso.
1444:
Ushtarët e kapedanit Demetrio Reres, që i dërgoj Skënderbeu në ndihmë të Alfonsit V Aragona, u vendosën përgjithmonë me banim në Siçili dhe në Kalabri.
1461:
Reparti me 2800 kalorës, që shkuan në ndihmë të Mbretit Ferrante I Aragona i Napolit, nuk u kthyen në vendin e tyre, por qëndruan në Itali te shpërndarë në disa komuna në Pulia.
Në verën e vitit 1462, pas fitores të ushtrise albaneze kundër aleatëve të kontit Orsini, në betejën pranë qytetit Troia në provincën e Foggia (Foxhia), mbreti Ferrante I e konsolidoi pushtetin dhe për të kompensuar kontributin e Skanderbeut, i dhuroi feudet e San Giovanni Rotondo, Monte Sant Angelo, Terni etj, të cilat nga ajo kohë jane prona të familjes Kastrioti.
Në këto komuna ku u vendosën kalorësit albaneze dhe disa pjestarë të familjes të Gjergj Kastrioti.
1463– 1466:
Në këto vite, një valë emigrantësh albanezë, zbarkoi në brigjet e Italisë, ku filluan një jetë të re. Familje të shumta u sistemuan në Pulia e Molise, ku i dhanë jetë fshatrave Kampomarino, Kieuti, Kasalnuovo, Ururi, Faxhiano, Kazalvekio e Pulia, Portokanone, Shen Paolo, Santa Kroce Maliano, Montinjano, Monteparano, Shen Giorgio, Rokaforcata, Shen Marcano, Shen Martino, Sternaria, Zollino etj.
Nga 60 familje albaneze, që u vendosën në vitin 1462 në komunën Faxhiano në Pulja, në vitin 1545 u bënë 190 familje, ndërsa në vitin 1560, komuniteti arbëresh kishte 500 familje, madje me dekret mbretëror ishin përjashtuar nga taksa e oxhakut. Si pasojë epidemive, luftërave dhe migrimit të brendshëm, në Faxhiano ne vitin 1669, mbeten 123 familje arbëreshe. (Monografia – Faggiano: “Primo casale albanese nel tarantino”; Taranto 1930).
Albanezët në keto troje të reja, sidomos aty ku u vendosën si fise dhe në grupe familjesh, i ruajtën traditat, besimin ortodoks, madje në shumicën e këtyre komunave, banorët ende flasin gjuhën e të parëve, arbërishten.
Në vitin 1866, gjatë një vizite në Rokaforzata, një historian takoi një arbëreshe të moshuar e cila këndonte disa këngë në gjuhë shqipe dhe njera prej tyre ishte kënga e Shen Lazarit, të cilën pasi e degjoi disa herë, ai e transkriptoi dhe e botoi. Këtë tekst këngë po e prezantoj në vazhdim:
“O Zoti, madhe Zoti/Se ka deka Lazarini/E Zoti nenja gjender/Vemmi Eklishi/E shohu Lazarini/ E thirti Lazari ngridu/E Lazari ngridi uperbissi/neng pavi, neng favi/neng keshi.
Transkriptimi në shqipen e sotme: O Zot, i madhi Zot/Ka vdekur Lazari/E ti Zot nuk u gjende/Ne shkojme ne Kishe/Te shohim Lazarin/E therrasim Lazar ngrihu/Dhe Lazari u ngrijt ne gjunje/ Nuk shihte, nuk fliste, nuk qeshte/.
1467:
Në këtë vit, ushtria turke pushtoi shumë treva, çka nxiti valën e tretë të emigrimit të albanezëve. Shumë fise e grupe familjesh lanë trojet arbërore dhe emigruan në Itali. Ky fluks migrator kryesisht familje fisnikësh dhe kushërinj të Skenderbeut, shkuan Siçili, ku u bashkuan me komunitetet albaneze, që ishin vendosur vite më parë në ishull. Kjo masë e madhe refugjatësh, u nda në grupe dhe sipas familjeve u vendosën në komunat Kontessa Entellina, Mezzojuso dhe Palazo Adriano.
Për të garantuar jetesën në trojet e reja, shumica e albanezëve u impenjuan me punët bujqësore e me blegtori, ndërsa një pjesë hynë në shërbimin e milicisë të mbretit, ku krijuan repartet e stratiotëve jo vetëm në Itali, por dhe në Francë, Bohemi, San Marino etj.
Në fund të vitit 1467, ndër albanezet, që zbarkuan ne Sicili, ishin fisnikët: duka Pietro Emanuele Pravatà, duka Zakaria Groppa, duka Pietro Kuçia, duka Pal Mànsi, të cilët u sistemuan në pronat, që iu dhuroi mbreti Ferrante I i Napolit.
Familjet e Zakaria Groppa dhe e Giorgio Mirespia (Gjergj Mirëshpia) shkuan ne Palazzo Adriano; dhespoti Cernojeviç në Sant Angelo Muxaro, konti Elia Mullisi në Piana Albaneze, ndërsa kapedani Pal Mansi, u bashkua me bashkëvendasit e tij nga Kunavia, të vendosur vite më parë në feudin e Mezzojuso.
Populli italian u rezervoi pritje te përzemërti refugjatëve, që vinin nga Albania e martirizuar nga pushtuesit osmane. Kjo mikëpritje shprehte admirimin për heroizmin e këtij populli të vogël, që u rezistoi dyndjeve osmane, por ishte dhe mirënjohje për ndihmën e madhe që Skenderbeu i dha dinastisë Aragoneze, ashtu si nuk duhet nënvleftësuar dhe fakti si kjo mikpritje ishte një llogari politike e mbretërive të Spanjes, Napolit, Frances etj, të cilat kishin interesa t’i merrnin në shërbimin e tyre këta luftëtarë stratiotë të shquar.
1468:
Pas vdekjes të Gjergj Kastriotit, ndodhi eksodi i rreth i 300 000 albanezëve, që braktisën trojet e tyre dhe u vendosën në provinca të ndryshme të Italisë, Francës dhe Spanjës.
Fillimisht, gjatë avancimit të ushtrisë osmane, popullata albaneze u ngjit në zonat e thella malore, por reprazaljet dhe masakrat e turqëve, një gjenocid mizor kundër albanezëve, e detyroi shumicën e popullit të braktisi vendin dhe të emigroi drejt territoreve të Mbretërisë Aragoneze, Dukatit të Milanos, në Torino, në Val D’Aosta, në San Maurizio, ne Urbino, në Toskana, në Venecia etj, etj.
Grupe burrash të ngarkuar me teshat në kurriz, gra e femijë që qanin, të moshuar të rraspkapitur, të rrasur ngjeshur në stivat e anijeve veneciane, napolitane dhe albaneze, kapërcyen detin Adriatik dhe zbarkuan në brigjet italiane, ku gjetën një pritje miqësore, por një pjesë e madhe e tyre, do të vuanin një kalvar të dytë.
Të ndarë sipas fiseve, refugjatët albanezë u shpërndanë në disa komuna në Pulja, Abruzo, Kalabria, Sicilia, Toskana, Molisse, Abruco, Bazilikata, Kalabria, Sicilia, Kampanja, Lazio, Toskana, Umbria, Lombardia, Venecia, San Marino etj. Grupe familjesh albaneze, të shoqëruar nga priftërinjt dhe murgjër françeskanë të urdhërit minor, u sistemuan ne Trani, San Giovanni Rottondo dhe Monte Sant’Angelo, që ishin feudet e Gjergj Kastriotit, ndërsa i biri i Skenderbeut u vendos në kontenë e Galatina të Leçes. Një pjesë tjeter e këtij grupi të madh migrator, u vendosën në Kapitanata të provincës së Foxhia, San Xhiakomo Skiavoni, Peskiçi, Monte Sant Anxhelo, Manfredonia, Kastellu-cio i Saurit, ndersa ne Molise u vendosen ne Kampomarino, Portokanone, Ururi, Grottaminarda, Montecilfone etj.
Sipas dokumentave ne arkivin e Napolit, të gjitha këto komuna, në vitin 1483 banoheshin vetëm nga albanezët, të cilët flisnin gjuhën e tyre, kishin kishat e ritit ortodoks dhe ishin të përjashtuar nga taksa e oxhakut (fuoco). (Fra Primaldo Cocco: Gli albanesi nel Tarantino. Revista “Roma e l’Oriente” 1919).
Në fshatin Kazalvekio (Kasollet e Vjetra) në provincën e Foxhia, arbëreshët e ardhur me flukset e para emigraore, me urdhër të zëvendës Mbretit të Napolit, u detyruan ta braktisin këtë qendër banimi dhe u vendosën në Kastelnuovo të Daunia. Në vitin 1571, këtij komuniteti arbëreshësh iu njoh autonomia dhe tre vjet më pas, Kazalvekio u rindërtua dhe u ribanua nga arbëreshët dhe nga viti 1574 quhet Kasalvekio e Albanezëve.
Nje pjese e familjeve albaneze ne Kieuti dhe në disa komuna të tjera në Provincën e Foxhia, flasin gjuhën albaneze dhe në ditët e sotëme.
Sipas Giustiniani, emigracioni i albanezëve u intensifikua në vitet 1468 – 1506. Këto eksode të vazhdueshme janë pasqyruar në kengë të vjetra arbëreshe, ku në njërën prej tyre thuhet “Per tre qind mile trima iktin, çaitin detin, se të mbajën besën – treqind mijë trima, ikën e çanë detin, për të mbajtur besën. (I.Mazziotti: Immigrazione albanesi in Calabria nel XV secolo e la colonia di San Demetrio. Edizione: Il Coscile Castrovillari, 2004).
Albanezët zbarkuan në një periudhë të vështirë për mbretërinë e Napolit, që ishte tronditur nga luftërat e brendëshme, nga epidemite e murtajës dhe nga kriza e rëndë ekonomike, qe kishte çuar, në çpopullimin e disa fshatrave në territoret e Kampanjës e të Kalabrisë.
Një pjesë e familjeve albaneze u vendosën pikërisht në këto troje, por shumicën e detyruan të vendosën në toka djerrë, në gryka malesh, në thellësi të kodrave dhe të maleve të pabanuara, ku ata më shumë mundim dhe sakrifica hapën toka të reja bujqësore, blenë bageti, ndërtuan shtëpitë dhe formuan qendra të reja banimi.
Krahas këtyre vështirësive ekonomike, komunitetit albanez u përball dhe me vështirësi sociale, kështu p.sh shpesh u konfliktuan me popullatën vendase, e cila duke mos e kuptuar gjuhën e të porsardhurve, jo rrallë krijonin keqkuptime, që përfundonin dhe me grindje në mes tyre.
Në krijimin e këtyre konflikteve, ndikoi dhe kleri katolik i dioqezave të këtyre trevave, të cilët me nxitjen e ipeshkëve, nuk e pranuan praktikimin e riteve ortodokse të albanezeve dhe jo vetem kaq, por kleri i dioqezës të Acerenza, ndërmori veprime jo humane dhe jokristiane, duke i ndaluar të kryenin varrimet me ceremoni fetare ortodokse, madje filluan të bëjnë presione për t’i ripagëzuar fëmijet sipas ritit latin. (R. Di Fasanello: D’amore di Ruffano, D. Baffa-Trasci Amalfitani, Di Crucoli, Santa Sofia – Rapporti con la Città di Bisignano. Edizione MIT, Cosenza 2009).
Një ndër problemet e komunitetit albanez në Itali ishte ndarja, vendosje e familjeve te veçuara, në rajonet veriore, si në Liguria, Lombardia, Piemonte, Emilia Romanja, Toskana, të cilat me kalimin e viteve u asimiluan, shumica e harruan gjuhën e të pareve, por disa prej tyre i ruajtën mbiemërat e origjinës, si p.sh në Toskana ka familje me mbiemëra tipike shqiptare: Makashi, Konxhiu, Shini, Pepi, Papa, Mansi, Vata, Vatimo, Leti, Miraka, Alcani, Guxholli, Bardi (Bardhi), Bala, Skura, Renga, Granai, Presta, Sinja, Geci, Damesi, Kalo, Korbi, Blini, Çerri (Cerri) etj, etj.
Ndryshe ndodhi me emigrantët albanezë, që u vendosën në trojet jugore të Italisë. Përgjithësisht, ata u sistemuan së bashku, me fise e grupe familjesh, madje dhe në ditët e sotme, ka komuna të banuara nga shumica albanezë.
Këto vendbanime me bashkësi albanezësh, i favorizoi të ruajnë e të forcojnë lidhjet mes tyre, te organizojne jetën sipas rregullave dhe normave të vendit të origjinës, ruajten besimin ortodoks, hapën kisha te ritit otodoks, ku vendosën ikonat e marra nga kishat e vendeve te origjines , ruajtën gjuhën e atdheut, flisnin dhe ende vazhdojnë të flasin në dialektin arbëresh.
1470 – 1477:
Gjatë vitit 1470, drejt brigjeve Pulieze u dynd një valë tjetër refugjatësh albanezë, të cilët u pritën nga Geronimo Sansaverino, princi i Bisignano, i cili i sistemoi në pronat e tij, pasi në vitet 1410-1451, ishin çpopulluar gati tërësisht nga vdekjet masive, të shkaktuara nga epidemia e murtajës, por dhe nga vdekjet nga zia e bukes, si pasojë e thatësirës në ato vite, që i dëmtoi rëndë prodhimet bujqësore dhe blegtorale.
Në pritjen dhe sistemimin e këtij fluksi refugjatësh, u impenjua dukesha Irina Kastrioti, stërmbesa e Skenderbeut, dukesha e San Pietro dhe Galatina, e cila ishte e martuar me Antonio Sansaverino, i biri i Princit Geronimo Sansaverino të Bisignano.
Në vitet 1467 – 1471, refugjatët albanezë u sistemuan në brigjet e Koriliano të Kalabria Citra, troje pothuaj të çpopulluara, ndërsa në këmbët e Shillës, albanezët u vendosën në San Demetrio (Shen Mitri), Makia, Shen Kozmai, Shen Sofia e Epirit, Vakaricio, Shen Giorgio – Albaneze dhe Spezzano Albaneze, qendër banimi, që shtrihet pranë lumit Krati.
Në vitin 1471, familjet albaneze të sistemuara në San Demetrio Korone të provincës së Kozences, fituan të drejtën e pronësisë të trojeve dhe të shtëpive.
Ky sukses u arrit për merita te murgut arbëresh Paolo Greko, i cili më 3 nëntor 1471 i kërkoi noterit De Angelis, të hartonte aktet e regjistrimit të albanezëve dhe dhënien e tapive të pronësisë të tokave, që do të kultivonin.
San Demetrio është një ndër qendrat kulturore më të rëndësishme të komunitetit arbëresh, që ka ruajtur gjuhën albaneze, ritin ortodoks, kostumet, doket e origjinës dhe traditat patriotike.
Në periudhen e sundimit te Ferdinandit IV Borbon, në komunën e San Demetrio u hap “Kolegji Italo-Albanez i Sant’Adriano” (1732-1794), institucion i rëndësishëm fetar e kulturor, i konsideruar fari i identitetit albanez.
Në vitin 1524, me urdhër të mbretit Karlit V, në San Demetrio u sistemua një grup refugjatësh arvanitas, që erdhën nga Korone e Mores.
Në fraksionin Macchia Albanese (Makia – Maqa) të San Demetrio, u lind Jeronim De Rada, figura më e shquar e kulturës dhe e patriotizmit arbëresh, shkrimtari e publicisti në përmasa europiane, themeluesi i letërsisë moderne albaneze.
Në kodrinat në veri perëndim të Bisigano, në vitin 1471 refugjatët albanezë u vendosën ne komunën San Sofia D’Epiro. Nga 77 shtëpi që kishte në vitin e themelimit, me pas u bashkuan dhe banorët e fshatit Pedilati, kesisoj në vitin 1543 u zgjerua me 96 shtëpi. Në këtë komunë u vendosën albanezë nga fiset fisnike Mirako, Baffa-Trashi, Damesi, Beçi, Bujari etj.
1478 – 1479:
Gjatë këtyre dy viteve ranë Kruja dhe Shkodra, dy qendrat e rezistencës heroike antiturke.
Ushtria otomane, pasi i pushtoi këto dy qytete, vrau me dhjetramijëra banorë të pafajshëm dhe për këtë fakt, histriografia shqiptare ende nuk po pronocohet, për të treguar përmasat e këtij gjenocidi të popullit tonë. Jo vetëm vranë shume njerëz, por morën robër një pjesë të konsiderueshme banorësh, që i dërguan skllevër në Turqi.
Pasi pushtuan Krujën (1478), ushtria osmane i masakroi të gjithë luftarët dhe banorët, që ishin në kështjellën e Krujës dhe shumë pak nga ata që i shpëtuan reprazaljeve, si dhe një pjesë e vogël e ushtarëve milanezë, napolitanë dhe artilierët gjermanë, me shumë vështirësi, arrijtën në Kepin e Rodonit, ku i hypën anijeve veneciane dhe zbarkuan në brigjet italiane.
Në vitin 1479 ra dhe Shkodra, bastioni i fundit i rezistencës kundër hordhive osmane.
Më 25 janar 1479, në Stamboll u nënshkrua paqa Turko-Venedikase dhe nga kjo marreveshje, mbrojtësit e Shkodrës fituan të drejtën të largoheshin me armët dhe pasuritë e tyre.
Rreth 2500 luftëtarët dhe banorët, që i shpëtuan masakrave të ushtrisë otomane, hypen në anijet veneciane, që ishin ankoruar në lumin e Bunës dhe emigruan në Venecia.
Mbrojtja heroike e Shkodres, eshte perjetesuar në shumë kronika e në një varg veprash letrare, ndër të cilat mbishquhet Marin Barletti me veprën “Rrethimi i Shkodrës”, piktori Vittorio Karpaçi, me bazorilievin “Rrethimi i Shkodrës”, i vendosur në fasadën e shkollës së pikturës Shen Maria e Albanezëve, si dhe Paolo Veronesi me afreskun “Qendresa e Shkodrës”, që ndodhet në Sallën e Këshillit të Madh të Dozhëve të Venedikut.
Në Venecia, shkodranët gjetën një mjedis të favorshëm, për të shprehur kulturën arbërore, që i lejoi të integrohen denjësisht në rinashimenton italiane dhe europiane, ndër të cilët u shquan humanistët Gjon Gazulli, Pal Gazulli, Andrea Gazulli, Mikel Marullo, Marin Barletti, Nikolla Tomeo, Mikele Artisti etj.
Në këtë grup albanezësh të shquar, bënin pjesë piktorët dhe skulptorët Andrea Aleksi, Viktor Karpaçi, Mark Bazati etj, të të njohur në historinë e artit, si krijuesit e shkollës albaneze të pikturës.
Autori: Paolo Veronesi (1585). Kapidani Antonio Loredan, në luftimet e vitit 1479,
për çlirimin e Shkodrës të rrethuar nga ushtria turke.
Vittorio Carpacci: Bazorilievi “Rrethimi i Shkodres”,
i vendosur në fasadën e shkollës të Albanezëve, në rrugicën Piovan në Shen Mauricio – Venecia.
1480:
Në vitin 1480, Sulltan Mehmetit II – Fatihu, urdhëroi sulmin kundër Romës. Me 281 anije, dhjetra mijëra ushtarë turq zbarkuan në lokalitetin Roka të Otrantos, ku banonin dhe nje grup familjesh albaneze. Hordhitë turke sulmuan me egërsi, vranë, dogjën e shkatërruan gjithëçka që gjenin përpara. Pas një rezistence të mundueshme, 400 ushtarët dhe banorët e Roko u strehuan në keshtjellën e Otrantos dhe nuk pranuan t’i dorëzohen pashait turk. Pas dy javë luftimesh, artileria turke i shembi muret, e pushtoi keshtjellën dhe i masakroi të gjithë banorët arbëreshë dhe italianë. Me 28 gusht 1480, barbarët turq i prenë kokat 813 robërve. Skeletet e martirëve të masakrës të Otrantos, ruhen në katedralen Santa Maria Annunziata të Otrantos.
1481:
Eksodi masiv, i organizuar nga Princi Gjon Kastrioti, në bashkëpunim me Republikën e Venecias. Me mijëra albanezë, pas një lundrimi të gjatë e të mundueshëm, zbarkuan në Napoli.
1482 – 1492:
Familje albanezësh nga Çamëria dhe Himara, zbarkuan në Salento dhe në Siçili. Ata që u vendosën në Salento, përballuan sulmet dhe reprazaljet e ushtrisë turke, që vazhdonin te sulmonin qytetet bregdetare të Puljas. Në këto rrethana, një pjesë e albanezëve u detyruan të ikin e të shkojnë në Siçili. Pas një udhëtimi të gjatë, arrijtën në komunën Monreal ku u pritën nga ipeshkëvi Imzot Nikolao Trullenki, i cili u dha refugjateve feudet e Merco (Merko) dhe Daydingli në Palermo.
Në vitet 1482 – 1483 bëri dimër i egër, kështu himarjotët dhe çamët, që ishin vendosur në shpatet e malit Pizzuta (Picuta), u detyruan të zbresin poshtë në luginë dhe në pllajat, ku ndërtuan shtëpitë dhe themeluan komunën e famëshme Piana degli Albanesi. Disa familje të tjera, të fisnikëve Janni Barbati, Gjergj Gulemi, Janni Skirò, Janni Mankaluzi, Tomaso Thani, Gjon Borshi, Mateo Masa, Teodor Dragoti, Gjergj Barleci, Jani Thaminiti dhe familjet Muzaka, Mansi dhe Mazi, u shpërndanë në feudet Bronto, Mezzojuso, Sant’Angelo dhe San Mikele. (Raffaele P. A. Patitario: Casati albanesi in Calabria e Sicilia. Rivista Storica Calabrese: N.S. X-XI 1989 -1990 NN 1-4).
Refugjatë albanezë nga Parga, që zbarkuan në Pulja. Pikturë e vitit 1826 e FrançeskoHayez.
Avancimi i hordhive turke vazhdonte pandërprerje, duke pushtuar territore të gjera të Greqisë, ndër ato shumë vendbanime arvanitase. Në 1470 pushtuan ishullin Negroponte, më 1472 Vonizza, më 1479 dy fortesat Zarnata e Maina, më 1479 Navarino dhe Lepanto. Rënia e këtyre qyteteve u shoqërua me emigrime masive të arvanitasve dhe grekëve drejt Italisë. (C. Ciampi: Le sedi dei greci arvaniti. Rivista Geografica Italiana: XCII. 2, Giugno 1985).
1503:
Pas dështimit të kryengritjes së përgjithëshme të viteve 1501 – 1503, të udhëhequr nga Princi Gjergji II Kastrioti (nipi i Skenderbeut) dhe nga konti Progon Dukagjini, shumë familje albaneze emigruan në Itali, ndërsa Gjergji II Kastrioti me familjen e tij dhe një grup të vogël albanezësh, shkuan në Qipro.
1500 – 1540:
Arvanitas dhe grekë të Korone dhe Modone, dy qytetet më të rëndësishme të Moresë, të frikësuar nga lajmet e dhunës dhe të masakrave, që kryenin turqit ndaj popullatës në Zante, vendosën t’ia dorëzojnë qytetin Sulltan Bajzitit II, i cili më 9 gusht 1500 e pushtoi pa luftë.
Ky vendim për t’u dorëzuar turqëve pa luftë, nuk i favorizoi banorët e këtyre dy qyteteve.
Të ndodhur para presioneve dhe persekutimeve të vazhdueshme të ushtrisë turke, shumë arvanitas dhe grekë, të udhëhequr nga kapidani arvanitas Mark Militani emigruan drejt Italisë. Grupet e para të refugjatëve u vendosën në komunën Kaxhiano (Caggiano-Salerno). Trojet e kësaj komune dikur ishin feud i Luigi Gesualdo, i cili me që ishte përfshirë ne komplotin e baroneve kunder Ferdinadit II Aragona, pronat e tij ia mori mbreti dhe iu dha arbëreshëve të Xhiakomo Karaçiolos dhe më pas arvanitasve, që arrijtën nga Korone. Në vitin 1595, familjet arbëreshe në Kaxhiano, u përjashtuan nga taksa e zjarrit (Archivio di Stato di Napoli: Processo R. Cam. Nr 1251, vol 134).
Pas Korone dhe Modone, në vitet 1533 – 1540 ranë njeri pas tjetrit qytetet greke Egina, Malvasia, Naupalia dhe Patrassa në Morè. Pushtuesit turq edhe në këto qytete vazhduan me persekutime dhe masakra, andaj shumë familje arvanite dhe greke, i kërkuan Papes dhe perandorit Karlit V, të ndihmonin për shpëtimin e tyre. Sipas relacioneve të Giustiniani, në vitet e pushtetit të Perandorit Karli V, drejt Italisë vërshuan shumë familje arvanite dhe greke, mes tyre dhe pjestarë të familjeve mbretërore bizantine Laskari dhe Paleologu, që ishin zotër të shumë feudeve të Moresë, të banuara masivisht nga arvanitas.
Në vitin 1533, me ndërhyrjen e Papës Klementi VII dhe të Urdhërit Kavalierët e Shen Gjonit të Jerusalemit, perandori Karli V, vuri në dispozicion 200 anije tregtare, për të ndihmuar largimin e këtyre banorëve. Zevendës Mbreti i Napolit Pietro da Toledo, urdhëroi admiralin Andrea Doria, të transportonte familjet arvanite dhe greke në Napoli. Një pjesë e këtyre refugjatëve u sistemuan në Napoli, por shumica shkuan në komunat e banuara nga albanezët, të vendosur aty vite më parë.
Arvanitasit e Korone, te udhehequr nga kapidani arvanit Lazaro Mathes, themeluan fshatrat Barile, San Kostantino Albanese, San Paolo Albanese, Ginestra, Maschito (në provincën e Potenca); Castroregio (Kastrorexhio) e Farneta (në provincen e Kozenca); Greci (Avellino), San Xhiakomo, ndërsa një grup familjesh shkuan në ishullin Giglio (Xhilio) në Toskana.
Sipas shumë historianëve, qëllimi i pranimit të emigrantëve albanezë në trojet e mbretërisë së Napolit, inspirohej dhe nga qellimi për t’i rekrutuar burrat ne repartet e famëshme të stratioteve, që u shquan në luftimet në Itali, France, Bohemi, Dalmaci, Spanje etj.
Bashkë me banorët, në anijet e admiralit Andrea Doria ishin Ipeshkevi orotodoks i Korone hirësia Benedetti, ipeshkevi i Modone hirësia Gerasimo, ipeshkevi Monemvasia hiresia Makario, si dhe familje tregëtarësh e fisnikësh albanezë dhe grekë.
Shumica e luftetarëve arvanitas nga Korone dhe albanezët nga Himara, u mobilizuan në gardën e oborrit të mbretërisë së Napolit, madje iu paguhej rrogë e mirë dhe shumë prej tyre janë shkruar në “Librin e artë të patricëve”, mes tyre dhe stërgjyshi i Antonio Gramshit.
Stratiotëve albaneze u lejohej të mbanin armët, madje kishin të drejtë të hynin të armatosur në apartamentin e princit dhe konsideroheshin “le lance spezzate del re di Spagna“.
1552:
Grupe familjesh albaneze, zbarkuan në Pulja dhe u shperndanë në feudet e Rignano (Rinjano), Lesina, Guglionisi (Gulionizi), Ischitella (Iskitella), Carpino (Karpino), Bari, Civitate, San Martino, Foggia (Foxhia), Vico Garganico (Viko Garganiko), Larino, Apricena, Pescchici (Peskiçi), Monopoli, Manfredonia, Ruvo, Cassano di Acquaviva (Kasano Akuaviva), Casamassima (Kazamassima), Gioia (Xhioia), Toritto, Bitetto, Palo, Giovinazzo, Bisceglie (Bishelie), Molfetta, Andria, Barletta, Terlizzi dhe Bitonto. (Palumbo Manfredi: I comuni Meridionali, Montecorvino Rovella: 1910. f. 340).
Historiani Bernardino Biondelli ne vepren: “Prospetto topografico-statistico delle colonie straniere d’Italia”, in: Annuario geografico italiano pubblicato dall’ufficio di corrispondenza geografica in Bologna. Libreria Rusconi, 1845 shkruan: “Në disa qendra banimi si Portocannone, Ururi, Chieuti (Kieuti); Campomarino (Kampomarino), Santa Croce di Greci, Montelongo, Canore (Kanore) etj, banorët flisnin vetëm gjuhën albaneze, madje dhe në kishë, ritet liturgjike dhe meshën e zhvillonin në gjuhën albaneze”.
1647 – 1664:
Eksodi i arvanitëve dhe i grekëve nga Maina, të cilët u transportuan nga anijet veneciane. Pjesa më e madhe zbarkuan ne Livorno, një pjesë në Volterra, ndërsa 700 emigrantë shkuan në Korsikë.
1691 – 1750:
Vazhduan eksodet sporadike të albanezeve dfrejt Italisë. Në vitin 1691, ipeshkevi i Palermos Imzot Ferdinando Bazan, sistemoi shumë familje refugjatësh albanezë në feudin e Santa Cristina (Shen Kristina), ndërsa 82 albanezë i dergoi në Piana Albaneze (Hora Arbereshe).
Albanezët punonin tokat e Ipeshkevisë të Palermos dhe të Dukës së Gela (Xhela), por me që tokat ishin larg qendrave të banimit të Piana Albaneze, banorët e porsardhur, filluan të ndërtonin shtëpitë e veta rreth vendeve të punes. Në vitet e më pasme, me ardhjen e arvanitëve nga Morea, kjo qendër banimi u zgjerua dhe u organizua në komunë autonome me emërin Santa Cristina Gela.
1743:
Me 4 mars 1743, nje grup familjesh himariote dhe çame, arrijnë në Pulja dhe me urdhër të mbretit Alfonsi III Borbon, u sistemuan dhe themeluan Villa Badesse, ne provincen e Peskares – Abruco. Një grup prej 18 familjesh ishin me origjinë nga Piqerasi, ndërsa të tjerat nga Lukova, Kudhesi, Shen Vasili dhe Çameria. Së bashku me keta familjes ishin dy prifterinj ortodoksa, që iu dedikuan jetës shpirtërore të ketyre banorëve të rinj. Si shkruhet në enciklopeditë italiane, arbëreshët e Villa Badesse, e kane ruajtur kulturën etnike, ritin ortodoks dhe gjuhën albaneze.
1774:
Grupe të shumta familjesh albaneze, zbarkuan në Brindisi di Monatgna – Bazilikata, ndërsa një grup me rreth 70 persona, shkuan dhe u vendosen në Viterbo, në veri të Romës.
Kur arrijtën në Brindisi di Montagna, grupi i refugjatëve u bashkua me grupin e albanezëve, që jetonin në këtë feud, që nga viti 1536, kur i priti dukesha Irena Kastriotit, gruaja e princit Pietro Antonio IV dei Sanseverino di Bisignano.
Perpos ketyre eksodeve dhe gjatë shekujve XIX, vazhduan zbarkimet, kryesisht në grupe familjesh, që lundronin drejt brigjeve italiane, me ndihmën e anijeve veneciane dhe albaneze.
Sejcili nga këto eksode, përbën histori me vehte, e pamundur të trajtohen në një shkrim, andaj në vazhdim të këtyre kronikave, do të tregoj historinë e grupit të emigrantëve albanezë, që zbarkuan në Itali me kapedanin Demetrius Reres dhe për fluksin e refugjatëve albanezë te vitit 1481, të organizuar nga Gjon Kastrioti, i biri i Gjergj Kastriotit – Skenderbeu.
Emigrimi i albanezëve në vitin 1413 – 1444.
Ernesto Skirò (Schirò), në studimin “Origine degli insediamenti albanesi in Italia-Origjina e vendbanimeve të albanezëve në Itali” – Palermo 2009, përshkruan disa nga flukset emigratore të albanezëve, që fillimisht u vendosën me banim në Siçili.
Rreth këtij libri, me 12 qershor 2009, në Palermo u organizua një “tavolinë e rrumbullakët”, e ideuar dhe e drejtuar nga arbereshët dr. Romanjoli dhe Papas Vito Stassi. Ky aktivitet u zhvillua, disa ditë pas festës të Pentekoste, që kremtohet më 31 maj, që sipas liturgjisë orientale, është dita e përkujtimit të vdekurve, por për arbëreshët, evokon dhe dy ngjarje të dhimbëshme, thyerjen e ushtrisë të Princit Gjon Kastrioti më 1413 dhe rreth pesë dekada me pas, pushtimin Kostaninopolit nga hordhitë otomane.
Afresk i vitit 1525. Pamje e komunës arbëreshe e Mezzojuso,
e ngrijtur në këmbët e dy kodrave Brigna (Brinja) dhe Dirrachion (Durrësi).
Fotografi aktuale e Mezzojuso, me dy kodrat Brinja dhe Durrësi.
Festimi nga arbereshët i Pentekoste më 31 maj, lidhet me ngjarjen tragjike të vitit 1413, kur ushtria e Gjon Kastrioti u thye dhe shumë banorë u masakruan nga pushtuesit turq. Kjo ngjarje ka mbetur e pashlyer në memorien e arbëreshëve të Mezzojuso, që e kujtojnë me shprehjen: “Është e bukur të kremtohen të gjitha festat, por e shtuna e Shkallës (Scialla), mos ardhtë kurrë!”
Kjo shprehje mallkimi, i referohet të shtunës të 31 maj 1413, ditës së Pentekoste, kur pas luftimesh të ashpra në fshatin Shkallë të Matit, ushtria e Gjon Kastriotit u thye nga hordhitë turke, çka shënoi fillimin e dominimit otoman në Mat.
Një pjesë e popullatës e kësaj treve, që i shpëtoi reprazalieve turke, në vitin 1413 emigroi në Itali dhe u vendosen në troje te çpopulluara të Siçilisë.
E shtuna e Pentekoste, për arbëreshët është dita, që evokon këtë ngjarje të dhimbëshme të lidhur me atdheun, që u detyruan ta braktisin e të emigrojne drejt trojeve italiane dhe vendosjen e tyre në Siçili, kryesisht në komunën e Mezzojuso dhe në disa komuna në Kalabri.
Arbëreshët e Mezzojuso, prej 603 vite, ditën e shtunë të Pentekoste mblidhen në katedrale, ku mbahet mesha në kujtim të martirëve në betejën e Shkallës, ndërsa në perëndim të diellit, ngjiten në majen e dy kodrave Brigna (Brinja) dhe Dirrachion (Durrësi) dhe me fytyrat e kthyera nga lindja, këndojnë të gjithë së bashku këngën e famëshme “O e bùkura Morè”, një këngë krenarie kombëtare, këngë malli e trishtimi, këngë vuajtje e dashurie pervëlimtare për atdheun.
Eshte fakt i bukur, qe ne ndertesen e Komunes te Mezzojuso, eshte një afresk i vitit 1525, ku shihet qendar e banuar ne kembet e dy kodrave, te ende ruajnë emerat albaneze, më e madhja quhet (Brigna) Brinja dhe tjetra më e ulët quhet Dirrachion – Durrësi.
Emigrantët e parë albanezë, arrijtën dhe u sistemuan në Siçili ne vitet 1413 – 1440, ndërsa në vitet 1444 – 1448, u bashkua dhe një grup tjetër, i përbërë nga tre reparte kalorësish albaneze, të komanduar nga kapidani Demetrio Reres. Ky emigracion lidhet me dy rrethana politike të kohës:
– Së pari u diktua nga dyndjet barbare turke, që pasi i pushtuan trojet albaneze, kryen masakra në popullatën, gjenocidin e albanezëve, si dhe morën robër që i dërguan në Turqi si skllevër, ndërsa ata që i shpëtuan reprazaljeve morën rrugën e emigrimit drejt brigjeve italiane;
– Së dyti, lidhet me konfliktet e brendëshme në mbretërine e Napolit, si me revoltën e baronëve kalabrezë, që u ngritën kundër Alfonsit V Aragona, mbretit të Napolit dhe Siçilisë, i quajturi Magnanimo (fisniku dhe shpirtmiri). Ky rrebelim, i nxitur nga Anzhuinët, i organizuar nga Markezi Antonio Centelles, që ishte zevendës mbreti per Kalabrinë, e destabilzoi situatën në Kalabri, por mbreti Alfonso V Aragona, ishte i pafuqishëm ta shuante këtë revoltë, andaj i kërkoi ndihmë Gjergj Kastriotit. Në vitin 1444, Skenderbeu iu përgjigj kërkesës të mbretit Alfonso V, duke i dërguar 200 kalorës, të komanduar nga kapedani Demetrius Reres, me dy djemtë e tij Gjergji dhe Vasil Reres, të cilët udhëhoqën luftimet dhe triumfuan kundër koalicionit të baronëve kalabrezë proanzhuinë.
Nuk ka të dhëna nga cila trevë ishte origjina e Demetrio Reres dhe e kalorësve albanezë. Sipas dokumentave Veneciane mbiemëri ishte Renes ose Renessi dhe ishte kapedan i ushtrisë albaneze, i shquar në rezistencën kundër sulmeve të ushtrisë turke. (Domenico Zangari: Le colonie albanesi in Calabria: Storia e demografia nei secoli XV-XIX. Editore Caselli, Napoli 1941. XIX).
Johann Georg Hahn (1854), duke iu referuar histroianit italian Biondelli, shkruan se emëri i tij ishte Demetrius Reres Castriota, kushëri i Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, por ky opinion ka mbetur i pa konfirmuar. (Johann Georg Hahn (1854). Geographisch-ethnographische Uebersicht. Sind die Albanesen Autochthonen? Alphabet.Historisches.Verlag von Friedrich Mauke).
Repartet e kalorësve albanezë të Demetrio Reres, pasi zbarkuan në Siçili, u vendosën në kështjellën e vjetër saraçene të Bizyr (Bisiri), e ngritur në majën e një kodre, mbi fshatin e vogël Mazzarese, në krah të djathtë të lumit Mazzaro, 10 km larg nga grykëderdhja e lumit në detin Mesdhe.
Kapedan Demetrio, në krye të kalorësve albanezë, i sulmoi dhe i theu njeri pas tjetrit baronët kalabrezë, qe ishin ngritur kundër mbretit. Pas këtyre fitoreve reparti i kalorësve albanezë, u ngarkua me detyra të mbanin rendin publik dhe të mbronin bregdetin perëndimor të Siçilisë, si nga sulmet e flotës otomane, ashtu dhe nga sulmet e rastit të anzhuineve.
Në vazhdim të fitoreve, Kapedani Demetrio Reres, në krye të kalorësve albanezë dhe reparteve të mbretit, i dha goditjen përfundimtare forcave të markezit Antonio Centelles dhe në shkurt të vitit 1445, e shpartalloi dhe arrestoi markezin Centelles, të cilin ia dorezoi mbretit Alfonso V.
Pas kësaj fitoreje, kalorësit albanezë qëndruan dhe dy vjet të tjera në keshtjellën e Bizyr (Bisiri) dhe ndonëse nuk u impenjuan në luftime, ata kryen funksione të rëndesishme civile dhe në mbajtjen e rendit publik.
Ne mbyllje të konfliktit, mbreti Alfonso V i Napolit i konfiskoi pronat e markezit Antonio Centelles, të cilat ua dhuroi ushtarëve albanezë. Në vitin 1445, disa kalorës të Demetrio Reres u shpërndanë në Kortone, Katanzaro dhe Belkastro, ku u vendosën në fshatrat e çpopulluara nga banorët vendas dhe pasi i sistemuan tokat bujqësore dhe blenë bagëti, filluan jetën e re në këto troje.
Këto vendbanime me albanezë, dokumentohen në relacionet e Lorenzo Giustiniani (bibliotekar), i cili në fillimet e viteve ’800 ia dorëzoi Miliorinit, ministri i Drejtësisë i Mbretërisë të Napolit, për ta informuar rreth zotrimeve të albanezëve në këto troje.
Si tregohet në relacionet, prezenca e kalorësve albanezë, u vleresua pozitivisht dhe u mirëprit nga feudalët e vegjël, që u ndjenë të sigurtë me albanezë, pasi vetë nuk ishin në gjendje të mbronin pronat nga sulmet, nga grabitjet dhe shkatërrimet nga konfliktet ndërmjet baronëve. Kontributi i kalorësve albanezë, ishte vendimtar për normalizimin e jetës shoqërore, ekonomike, bujqësore dhe ushtarake në rajonin e Kalabrisë, andaj mbreti Alfonso V Aragona i Napolit, në vitin 1448 e emëroi kapedanin Demetrio Reres – guvernator i Provincës të Kalabrisë.
Kontributi i kapedanit Demetrio Reres, u vlerësua nga fisnikët dhe nga populli kalabrez dhe në nderim të veprës së tij, në komunën San Nicola Dell’Alto (Shën Nikolla e Sipërme) në Krotone të Kalabrisë, një nga rrugët kryesore mban emërin e tij: Via Demetrio Reres.
Në vitin 1450, përfundoi misioni ushtarak i forcave albaneze e një pjesë e kalorësve u transferuan në malet përtej lumit Belice, në bregun e Siçilisë jugore, në pritje për t’u riatdhesuar, por edhe ata ndryshuan mendim dhe qëndruan në Siçili e disa te tjere ne Kalabrinë jugore.
Bartolomeo Facio, në veprën: “De rebus gestis ab Alphonso I, botuar më 1562, shkruan: “Quo tempore Scanderbecus nobilis in Epiro Regulus ac magnae et spectatae virtutis adversus Tureos, a quibus obsidebatur, ad Alphonsum legatos auxilium oratum misit…”, pra për të shpërblyer ndihmën e ushtarëve të Skenderbeut, që luftuan dhe e thyen revoltën e baronëve, mbreti vendosi t’i dhuroi troje në Siçili dhe në Kalabri, ku shumica e këtyre ushtarëve themeluan, ose ripopulluan Piana degli Albanesi, Contessa Entellina (Kundës – Kudhësi), Santa Cristina Gela, Palazzo Adriano, Mezzojuso, Bronte, Biancavilla, San Giuseppe di Mastellaro, Sant’Angelo e San Michele, Taormina (in Si-cilia); Caraffa di Catanzaro, Carfizzi, Gizzeria, Pallagorio, San Nicola dell’Alto, Vena, Amato, Andali, Arietta, Belvedere, Marcedusa, Zagarise e Zangarona (ne provincen e Katanzaro).
Krahas këtyre vendbanimeve të para, në vitet 1461 – 1503, eksodet e tjera u shprehën me ardhjen e shumë familjeve të tjera albaneze, që u shpërndanë në 35 komuna, që aktualisht banohen kryesisht me arbëreshë, ku flitet gjuha shqipe në dialektin arbëresh. (Raffaele Patitucci D’Alfiera Patitario: Casati Albanesi in Calabria e Sicilia. Rivista Storica Calabrese: N. S. Nr. 4; X-XI: 1989 – 1999).
Sipas historianit I. Mazziotti, shtrirja gjeografike e vendbanimeve albaneze, nga Karfici, në San Pellegrino e San Nikola Dell’Alto, nga Marcedusa, Andali e Zangarona dhe zbritja në formë harku deri në Gizzeria pranë bregut të detit Tirren, të bëjnë të mendosh se këto qendra banimi, u populluan nga albanezët, sipas një plani strategjik të Demetrio Reres, për ta vënë nën kontroll ushtarak terrenin, për të survejuar qëndrimin e baronëve e kësisoj, të shtypnin çdo formë revolte.
Familja fisnike e Demetrio Reres u vendos në komunën e Mezzojuso, në një feud te bukur pranë një burimi uji, në anën tjetër të humnerës Salto, afër kishës normane Shën Maria Mëshirmadhe.
Në këtë lëndinë të bukur, Demetrio ndërtoi shtëpitë për familjen dhe për djemtë.
Kalorësit albaneze, që u vendosen në trevat e Siçilisë dhe të Kalabrisë, me që dispononin burime financiare, të fituara për shërbimet që kryen për mbretin Alfonso V, në vitet në vazhdim, blenë shtëpia dhe bageti, duke iu dedikuar me përparësi blegtorisë, pasi territoret e dhuruara nga mbreti, ishin të pasura me kullota mes pyjeve, të ngjashme me ato të fshatrave të origjinës.
Pjesa më e madhe e kalorësve albanezë, i morën familjet e veta, ndërsa të tjerë krijuan familje me vajzat vendase. Shumica iu dedikuan blegtorisë, por kur ishte e nevojëshme, merrnin armët për mbrojtjen e pronave dhe trojeve të komunës. (Robert Elsie – 19 March 2010. Historical Dictionary of Albania. Scarecrow Press. p. 17. ISBN 978-0-8108-7380-3. Retrieved 10 June 2013).
Ne fakt kalorësit e Demetrio Reres, janë grupi i dytë i albanezëve të vendosur në trojet e Siçilisë dhe Kalabrisë, madje këto banorë të rinj, administrata mbretërore i pajisi me një autorizim të rregullt pronesie, të quajtur “Licenti populandi” (leje banimi), të shoqëruar me aktin e noterit, që ligjeronte të drejtën e pronës të tokave. Prej rreth 6 shekujsh, arbëreshët janë pronarë të trojeve ku banojnë.
Djemtë e Demetrio, Gjergji dhe Vasil Rere, u shquan si strategë ushtarakë dhe vazhduan të mbanin komandën e kavalerisë, madje rekrutuan shumë albanezë dhe krijuan reparte stratiotësh, të cilët, si shkruan Paolo Petta, në vitet e më pasme u shtuan e shërbyen në rajone të tjera të Italise (Venecia, Milano, Firence etj), në Francë, Spanjë, Fiandra, Bohemia, Dalamacia, San Marino etj. (Dott. Paolo Petta: Stradioti – soldati albanesi in Italia durante secoli XV – XVIII).
Demetrio Reres dhe sidomos djemtë e tij, kanë dhënë një kontribut të madh në krijimin e reparteve të stratiotëve albanezë, që u shquan si luftëtarë trima në vitet 1450 – 1500. Stratiotët albanezë shkonin në luftë duke kënduar hymnin e tyre luftarak: “Nu la sèmo de Albania/Strattioti palikari/ kie in kavallo, in terra, in mari/non stimemo la Turchia – ne jemi nga Albania/stratiotë heronj me famë/mbi kuaj, në tokë e ne det/nuk trembemi nga Tuqia”.
Në kronikat e mesjetës (shekujt XV – XVIII), thuhet se albanezët nuk ishin ushtarë të çthurur, as varfanjakë, përkundrazi ishin kalorës trima, të rregullt dhe të bindur ndaj komandantëve.
Ne vitin 1628, shquhet stratioti Buzikio Renesi, feudatari i Rokaforzata dhe San Martino, i cili shkoi në Milano në sherbim të mbretit Filipi III. Së bashku me fisnikun Buzikio Renesi (Reres), ishin dhe stratiotët nga komuna arbëreshe e Faxhiano, ndër të cilët Dimiter Balza, Giorgio Fadati, Pietro e Giorgio Sgura, Kola Renesi, Pietro Pindao, Giovanni Traggina, Demetri Krescia, Demetri Gimata, Giorgio Kuedikano etj. Shumë familje arbëreshe në Faxhiano, ende ruajnë ushtat, shpatat, kamat dhe armaturat e këtyre stratiotëve të shquar në historinë arbëreshe. Miku im, shkrimtari, poeti dhe publicisti Luan Rama, në shkrimin “Da Vinçi, stratiotët shqiptarë dhe mbreti francez François I”, tregon se Leonardo Da Vinçi, i admironte stratiotët albanezë, andaj shpesh organizonte mjeshtë-risht spektakle në përkujtim të betejës së Marignano pranë Amboise. Në këto spektakle, krahas mbretit, princërve, dukëve, ambasadorëve, ishin dhe stratiotët albanezë, ata të cilët, të udhëhequr nga Mërkur Bua Shpata, në mëngjesin e 15 shtatorit 1515, fituan betejen e Marignano.
Leonardo da Vinci i njihte stratiotët nga betejat herë kundër francezëve e herë pro tyre: i njihte nga mbreti Charles VIII, i cili së bashku me kapedanin Konstantin Araniti, zbriti deri në Bari, për të filluar bashkë me albanezët kryqëzatën kundër turqve; ashtu si i njihte në sherbim të mbretit Louis XII dhe së fundi me Mbretin e ri, François I.
Leonardo Da Vinçi i kishte parë stratiotët në oborrin e Cesare Borxhias, ku dallohej prijësi stratiot; i kishte njohur kur kapën në Milano Ludoviko Sforca (Il Moro), të cilin e shoqëruan për ta burgosur në një kështjellë në Francë, e njihte Mërkur Bua Shpatën, apo “Dominus Mercurio” siç e quanin venecianët, komandantin e stratiotëve albanezë, që luftonin nëpër Itali.
Pikturë murale në kishën e San Giorgio dei Greci në Venecia, ku prezantohet në plan të parë
stratioti Joannis Manessi (Gjon Manesi) nga familja fisnike Manësi e Kunavisë.
Pranë mbretit rrinin Bokali me heronjtë stratiotë Buziki, Gjon Manesi, Frata, Reposhi e shumë të tjerë, madje, Bokali rrinte afër mbretit, pasi ishte shqytar i tij e bashkë me të, ishin dhe një aradhë stratiotësh, të gatshëm në mbrojtjen e mbretit francez. Stratiotët albaneze, në kohën e mbretit Louis II, formuan kalorësinë e lehtë franceze, e quajtur nga historianët francezë të artit luftarak “chevalerie albanoise – kalorësia shqiptare”.
Kapedani Antonio Fernando Kastrioti – medaljon i vitit 1549.
Në fund te shekullit XV u shqua dhe një kapedan tjetër, Gjergj II Kastrioti, nipi i Skenderbeut, i cili me 400 stratiotë albanezë nga Morea, Durrësi e Shkodra, i kishte shërbyer mbretit të mëparshëm Charles VIII, i cili e ftoi Gjergj II Kastrioti, i cili bashkë me Kostantin Arianitin, zbritën në Bari, ku ishin mbledhur shumë stratiotë arbereshë për të organizuar kryqezatën kundër turqëve.
Në mesin e shekullit të XVI, nga familja fisnike e kastriotëve, u shqua një tjetër komandant stratiot, duka Antonio Fernando Kastrioti.
Në vitet 1739 – 1745, komandant i regjimentit “Real Macedone” të mbretit Karli III Borbon, ishte stratioti arbëresh Gjergj Korafa, i cili mobilizoi shumë arbëreshë, që u dalluan në luftimet kundër austriakëve në betejën e Veletri-t më 1744. Komandanti i fundit i regjimentit mbretëror, ishte gjenerali Dhimiter Leka nga Dhermiu, të cilit Jeronim De Rada i dedikoi poemën e famëshme Milosao (Paolo Petta: Stradiotti, soldati albanesi in Italia. 2000 Ediz. Argo, Lecce).
Familja Reres, krahas kontributeve ushtarake dhe administrative, u integrua dhe në jetën shoqëro-re e shpirtërore të arbëreshëve dhe italianëve, në veçanti shquhet murgu Andrea Reres, stërnipi i Demetrit, i cili themeloi Manastirin Basilian të Mezzojuso.
Murgu Andrea Reres, i biri i Teodor Reres dhe Agnese Reres, vdiq në Mezojuso ne vitin 1609.
Jeta dhe aktiviteti i tij eklezistik i Andrea Reres, lidhen me manastirin e Mezzojuso, i urdhërit San Basilio Magno (1579) (Pietro di Marco – 2007). Në një memorial rreth Mezzojuso, arbëreshi Nikolla Filia, shkruan se albanezët, me nismën e murgut Andrea Reres, në vitin 1601 kërkuan themelimin e një manastiri të ritit ortodoks, pranë kishës të Shen Maries në Mezzojuso. Këtë fakt e konfirmon dhe arbëreshi Nikolla Keta, i cili tregon se ky akt u firmos nga noteri arbëresh Luka Kuçia (Cuccia) më 12 janar 1601, ku dokumenton se manastiri basilian i Mezzojuso u themelua nga Andrea Reres. (N. Chetta, Tesoro di Notizie su de’ Macedoni. Contessa Entellina 2002, f. 454).
N. Filia dhe N. Keta tregojnë se më 13 prill 1609, murgu Andrea Reres, e kishte depozituar testamentin te noteri Antonio Glaviano në Palazzo Adriano, ku thekson se murgjit në këtë manastir duhet të jenë vetem albanezë dhe grekë (arvanitas), të aftësuar në zbatimin e riteve ortodokse.
Pas vdekjes të murgut Andrea Reres, për ngritjen e manastirit ortodoks në Mezzojuso, u impenjuan nëna e tij Agnes Reres,trashëgimtaria universale e testamentit dhe komisarët zbatues të testamentit arbëreshët Nicolò Matranga di Paolo (nga Piana degli Albanesi), Paolo Reres (i vëllai i Andreas), Gregorio Droserò (nga Palazzo Adriano), të cilët bën publik vendimin e Papa Paolo V, të shpallur me bulën e 4 prillit 1617, ku urdhëroi themelimin e manastirit të ritit ortodoks në Mezzojuso.
C. Granà, në kronikat e tij thekson fisnikërinë, cilësitë morale dhe patriotizmin e murgut Andrea Reres, ideatorit të themelimit të manastirit basilian në Mezzojusso.
(Archivio Parrocchiale San Nicolò di Mezzojuso, vol. II, Documenti Manoscitti, p. 22).
(Onofrio Buccola, La Colonia Greco-Albanese di Mezzojuso. Origine, vicende e progresso, Palermo 1909, p. 42).
Vendim i Papa Paolo V, iu dorëzua ipeshkëvit të Palermos, kardinalit Giannettino Doria (1608 – 1643), i cili në vitin 1617 konsakroi hapjen e manastiri të San Basilio në Mezzojuso.
Në nderim të veprës të murgut arbëresh Andrea Reres, një nga rrugët kryesore të komunës të Mezzojuso mban emërin: Via Andrea Reres.
Manastiri i Mezzojuso, ka kontibuar jo vetëm në jetën shpirtërore të arbëreshëve, por ka dhënë një kontribut të madh në zgjimin e ndjenjave kombëtare, në hapjen e shkollave në gjuhën shqipe dhe ruajtjen e besimit të krishterë në banorët e Provincës të Himarës albaneze.
Disa murgjër arbëreshë siçilianë të urdhërit basilian, që ishin shugruar dhe kishin shërbyer në manastirin e Mezzojuso, në shekujt XVII – XVIII shkuan misionarë në Himarë, ndër të cilët permend: Imzot Neofito Rodinò, Imzot Simeone Lascaris, murgjit Onofrio Costantini dhe Giuseppe De Camillis, Imzot Arcadio Stanila, Don Nilo Catalano, Don Filoteo Zassi, Don Callinico Granà, ndërsa arbëreshët Don Basilio Matranga dhe Don Giuseppe Schirò ishin nga Piana degli Albanesi. (N. Borgia: I Monaci basiliani d’Italia in Albania, Appunti di Storia Missionaria, Secoli XVII-XVII, Roma 1942).
Manastiri i Mezzojuso kishte një bibliotekë të pasur me libra, me dokumenta e me dorëshkrime të vjetra, pra ishte një institucion kulture, ku murgjit e pa lodhur i kanë dhënë dituri dhe kulturë komunitetit arbëresh të Siçilisë. Në arkivin e Manastirit dhe të famullisë Shen Nikolla, ndodhen dokumenta interesante, ndër ato një dorëshkrim antik në dy vellime me titull: “Memoria per il Monastero di San Basilio di Mezzojuso”. Njeri nga këto vëllime është transkriptuar nga Karmelo Filia-Spata, murg arbëresh nga Mezzojuso. Memoriali fillon me një koment të shkurtër rreth testamentit të Andrea Reres dhe vazhdon me fakte dhe ngjarje fetare, shoqërore dhe kulturore në manastir. Ky informacion i dokumentuar vazhdon deri më 16 tetor 1706, ditën kur vdiq arbëreshi Don Nunzio Schirò, i cili e pasuronte rregullisht kronikën e manastirit.
Me rëndësi janë shumë dokumenta dhe dorëshkrime të tjera, të sistemuar në vellime të veçanta dhe të arshivuar në bibliotekën e manastirit nga murgu arberesh Kalliniko Granà.
Manastiri i Mezzojuso, pas një lulëzimi 200 vjeçar kaloi një periudhë dekadence, madje me ligjet e vitit 1866-67, iu hoq funksioni fetar, ndërtesa u braktis, murgjërit u larguan.
Gjatë Luftës I Botërore, ndërtesën e manastirit e shndërruan në gazerme dhe burg për robërit e ushtrisë austro-hungareze, madje në muajt e dimrit, ushtarët dhe të burgosurit, për t’u ngrohur, dogjën një pjesë të librave dhe të dorëshkrimeve të vjetra e me shumë vlera. Në vitet pas luftës, Vëllazëria Shen Maria e të Gjitha Meshirave, bazuar dhe duke respektuar kriteret e testamentit të Andrea Reres, e rikonstruktoi manastirin.
Në vitin 1920 Konfraterniteti vendosi që Fondacioni Andrea Reres, të shndërrohet në ’“Instituti Andrea Reres”, me objektiva edukimin dhe formimin kulturor të rinisë arbëreshe të ritit ortodoks. Ky mision iu besua Etërve Basilianë të Manastirit të Grottaferrata, ku ruhen libra të shumtë dhe plot dokumenta me vlera për historinë, kulturën dhe krishtërimin në trojet arbërore, por per fat te keq ende nuk jane studiuar. Ne kete manastir, historiani i krishterimit, murgu Nilo Borgia (Borshi), kishte zbuluar një shkrim në gjuhën albaneze i shekullit XIII, por ai vdiq dhe nuk arrijti ta bënte publik këtë dokument të rëndësishëm.
Ndërtesa e rinovuar e manastirit, ka dhe bibliotekën e re, ku janë depozituar pjesa e librave antike, që u shpëtuan nga djegiet, vjedhjet dhe nga shkatërrimet.
Kështu pra, historia e familjes Reres ne Itali, filloi si mision ushtarak, kontribuoi në jetën politike e administrative të Kalabrisë dhe të Siçilisë dhe vazhdon të jetë e pranishme e të ndihmoi denjësisht në jetën shpirtërore dhe kulturor të popullatës arbëreshe.
Eksodi i vitit 1481, i organizuar nga Princi Gjon Kastrioti, i biri i Gjergj Kastriotit.
Princi Gjon Kastrioti, i biri i Skenderbeut, pasi mobilizoi shumë bashkatdhetarë në Kalabri dhe Siçili, zbarkoi në Himarën heroike, ku organizoi një kryengritje mbarëpopullore, për të çliruar atdheun nga pushtuesit. Gjate vitit 1481 u zhvilluan luftime të ashpra, por forcat kryengritëse nuk mundën te thyenin ushtrinë e madhe turke, kështu Princi Gjon Kastrioti u detyrua të kthehej në Itali, i shoqëruar nga bashkëluftëtarët dhe me shumë familje albaneze.
Me që brigjet e detit Jon dhe të detit Adriatik patrulloheshin nga anijet e flotës turke, ishte e pamundur të lundronin drejt brigjeve të Puljas, andaj princi i organizoi banorët nga Parga, Himara, Vlora, Myzeqeja, Durrësi, Mati, Lezha, Shkodra, Ulqini, shumica duke lundruar me varka dhe anije dhe të tjerët duke udhëtuar nëpër rrugët malore, për t’u grumbulluar në Tivarin e Vjetër, ku do t’i prisnin galerat veneciane.
Mozaik i stemës të Kastrioteve në rezidencën e markezit Auletta, në lagjen Stella – Napoli
Stema Kastriotëve, në portën e rezidencës së familjes në lagjen Stella – Napoli.
Ky eksod masiv u organizua nga Gjon Kastrioti dhe princat e tjerë albanezë, në marreveshje me Dozhën e e Venedikut, që i premtoi të dërgonte anijet për transferimin albanezëve në Itali.
Historia e këtij eksodi pasqyrohet në një dokument të shkruar në vitin 1650 nga albanezi Agostino Toçi, banor i San Kozmo Albaneze dhe që u botua në Firence ne vitin 1860 nga Jeronim De Rada dhe Nikolo Jeno, si shtesë në veprën “Rapsodie di un poema Albanese”.
Sipas Prof Domeniko Kasiano, ky memorial është një dokument historik me rëndësi, se përmban lajme të vërteta dhe dramatike të vitit 1481, rreth udhëtimit të familjeve albaneze drejt Italisë.
Grupe fisesh albaneze, të udhehequr nga Princi Gjon Kastrioti dhe kapedanët Kol Mark Shini, Elia Mullisi dhe Mark De Mathia (Mark Mati), nisën lundrimin e gjatë dhe pas disa ditësh arrijtën në portin e Pristan në Tivarin e Vjetër, ku sipas marrëveshjes duhej t’i prisnin anijet veneciane, por aty u ndodhën para një të papriture të trishtueshme, në port nuk ishte asnjë anije. Venecianët, nga frika se mos revoltoheshin turqit për implikimin e tyre në këtë eksod, e shmangën portin e Tivarit të Vjetër dhe i ankoruan anijet më në veri, në portin e Pastroviç.
Masa e madhe e albanezëve, nuk u dekurajuan nga kjo pabesi. Të lodhur dhe të raskapitur nga udhëtimi i gjatë, para se të nisnin marshmin për në Pastroviç, vendosën të bëjnë një pushim të shkurtër, andaj u sistemuan në fortesën e qytetit dhe nëpër shtëpitë e pakta të Tivarit të Vjetër. Komandanti i garnizonit turk, Jusuf Pasha, i informuar për këte ikje masive të albanezëve, u vu në ndjekje me reparte kalorsish dhe arrijti t’i rrethoi në kështjellën e Tivarit te Vjetër.
Për të dalë nga rrethimi, burra e gra të armatosura, pasi i vranë rojet, u hodhën kundër turqëve, që të befasuar nga sulmi i guximshem, në atë natë me stuhi të forta shiu, u shpartalluan dhe nuk ishin në gjendje të organizoheshin për të përballuar situatën.
Pasi çanë rrethimin, masa e madhe e emigrantëve vazhduan udhëtimin gjatë asaj nate me kohë të keqe dhe me stuhi shiu, por para tyre doli një pengesë tjetër. Lumi që zbriste nga malet Perasto, dhe që kalonte në pllajën ndërmjet Tivarit dhe Pastroviç, kishte prurje të madhe uji dhe në këtë pjesë nuk kishte ura për të kaluar në anën tjetër. Prijësit dhe populli, që po marshonte në këtë ikje masive, vendosën të mos ktheheshin pas, për të mos rënë robër të ushtrisë turkve, që ishte vënë në ndjekie me repartet e kalorësve, andaj unanimisht vendosën ta kapërcejnë lumin.
Të kapur dorë për dore, me fëmijët në krah, të gjithë së bashku e kaluan lumin, por një pjesë e tyre, sidomos të moshuarit e drobitur nga ky udhëtim i gjatë, u mbytën nga valet e lumit të rrëmbyer. Pjesa më e madhe dolën në anën tjetër të lumit, ashtu të lagur e të cfilitur nga lodhja, vazhduan udhëtimin dhe sapo arrijtën në portin e Pristan, hypën në anijet e nisën lundrimin drejt Palermos. Ndoqën këtë intinerar lundrimi, sepse Ferrante I, mbreti i Napoit dhe Siçilisë, i kishte premtuar Princit Gjon Kastrioti, t’i sistemoi këta emigrantë, në komunat siçiliane, te banuara nga albanezët e emigruar në vitet e më parëshme.
Pas këtij lundrimi të mundueshëm shprese, masa e emigranteve u përball me një të papritur tjetër të hidhur. Mbreti Ferrante I Aragona, i friksuar nga ndonjë sulm hakmarrës i ushtrisë osmane, e urdhëroi zevendës-mbretin, të mos lejonte zbarkimin e albanezëve në Palermo dhe në portetet e tjera siçiliane. Kjo pabesi dhe vendim i pandershëm, që shprehte mosmirënjohje për ndihmën, që albanezët i kishin dhënë në mbrojtje të fronit të tij, i revoltoi Gjon Kastriotin dhe prijësit e tjerë albanezë, të cilët vendosën të vazhdojnë lundrimin drejt Salernos, me mendimin të zbarkonin aty dhe të vazhdonin udhëtimin në këmbë për në Napoli, por kur arrijtën ne Salerno përsëri u ndodhën para një të papriture që i revoltoi refugjatët. Zevendes-mbreti kishte urdhëruar të mos lejohej zbarkimi i albanezëve në Salerno.
Në këto rrethana, Gjon Kastrioti dhe prijësit albanezë vendosën të lundrojnë drejt Napolit dhe pa përfilluar urdhërat e zevendës-mbretit, zbarkuan në portin e Napolit, ku u pritën me dashuri dhe me nderime nga turma të mëdha napolitanësh, të cilët i shoqëruan për në fortesën e Castel Nuovo (Kastel Nuovo). Në këtë situatë të vështirë konfliktuale, princi Gjon Kastrioti, i shoqëruar nga disa oficera të tij, shkoi në Vatikan, ku takoi Papa Sisto IV, të cilit i tregoi për vuajtjet e bashkatdheta-rëve, për pabesinë dhe pengesat që iu kishte krijuar mbreti i Napolit dhe i kërkoi nderhyrjen e tij për sistemimin e albanezëve, që ishin larguar nga vendlindja, për t’i shpëtuar reprazaljeve dhe për të ruajtur fenë e krishterë.
Papa Sisto IV, kur u njoh me kalvarin e albanezëve, u mallëngjye dhe menjëherë u shkruajti letra mbretit Ferrante të Napolit, mbretit të Spanjes dhe mbretit të Francës, që të ndërhynin menjëherë për sistemimin e refugjatëve në trojet napolitane, ku ishin pronat e familjes Kastrioti.
Kjo mosmarreveshje mes mbretit Ferrante I dhe princit Gjon Kastriotit, ndikoi që shumë familje albaneze, të shpërndaheshin e të vendoseshin me banime në rrethinat e Napolit dhe në Siçili, ku ekzistonin disa vendbanime të kaherëshme me albanezë.
Mbreti Ferrante I, nuk u mjaftua me këto pengesa, por i kërkoi ndihëm mbretit të Spanjës, i cili në përgjigjie të Ferrantes, i dërgoi forca ushtarake, për t’i larguar me forcë albanezët nga Napoli.
Të ndodhur para ketyre presioneve, shumica e refugjatëve albanezë u grumbulluan në Avellino dhe në Ariano, ku i bënë rezistencë me armë ushtrisë spanjolle dhe napolitane, që u thyen para forcës të albanezëve. Pas këtyre përpiekieve të ashpëra, albanezët u terhoqën në Trebisaçia, ku u bashkuan me forca të tjera albaneze, që kishin ardhur nga Kalabria.
Perndjekia e refugjatëve albanezë nuk u kufizua me kaq, pasi mbreti Ferrante, me ushtrinë e tij shkoi në Koriliano (Corigliano) në shpinë albanezëve, duke ua mbyllur rrugët e kalimit për në jug dhe duke i vënë luftëtarët albanezë në darën e rrethimit.
Princi Gjon Kastrioti, me forcat albaneze, i ndodhur i rrethuar nga ushtritë napolitane e spanjolle, kërkoi armëpushim dhe vendojen e paqës, ashtu si kishte urdhëruar Papa Sisto IV.
Në bisedimet mes dy palëve, u vendos që Princi Gjon Kastrioti të kthehej në feudet e familjes ne San Pietro Galatina, ndërsa familjet e tjera u shpërndanë në disa komuna të mbretërisë, madje iu dha mbështetje modeste financiare, për të përballuar shpenzimet për sistemimin në trojet e reja.
Kështu u mbyll aventura e këtij fluksi të madh refugjatësh albanezë të vitit 1481.
Shpërndarja e arbëresheve dhe disa të dhëna nga regjistrat kishtare për familjet arbëreshe dhe italo arbëreshe.
Arbëreshët, prej 6 shekujsh janë minoranca etno-linguistike më e madhe në popullatën e Italisë. Ndonëse nuk ekzistojnë regjistrime të plota dhe të sakta të albanezëve, që kanë populluar rajonet italiane, në fakt ka edhe të dhëna, që orientojnë për prani më të madhe të arbëreshëve.
Spas të dhënave të ISTAT të Italisë, në censimentin e vitit 2015, rezultojnë 120 000 shtetas italianë me kombësi arbëreshe, por duhet t’i rikujtoj lexuesve, se ka dhe shume të tjerë, sidomos ata të familjeve italo-arbëreshe dhe pse të regjistruara me kombësi italiane, vetëm mbiemëri dëshmon se janë arbereshë. Për të argumentuar këtë fakt, por prezantoj të dhënat zyrtare italiane ISTAT, që komunikojnë, 4429 familje me mbiemërin Albanese (Albaneze) dhe 145 familje me mbiemërin Castriota (Kastrioti), nga të cilet disa pjestarë rezultojnë me shtetësi dhe kombësi italiane
Mbiemëri Albanese filloi të përdoret në shekujt e mesjetës. Banoret e porsardhur nuk ishin të regjistruar, shume familje nuk gëzonin të drejtën e “zjarrit” (Fuoco), madje diferencoheshin nga banorët vendas, që i quanin “coloro albanesi – ata shqiptaret”. Në vitet e më pasme këta banorë të rinj filluan t’i regjistrojnë me mbiemër Albaneze, pra se nuk ishin italianë. Ky regjistrim kryhej kur duhej të paguanin taksat fisnikëve, në aktet notarile të legalizimit të pronësisë te tokës, të shtëpiave dhe të mjeteve të tjera të jetesës, gjatë martesave në kisha, në regjistrimet e lindjeve dhe të pagëzimeve në kisha, të regjistrimit të fëmijëve në shkolla.
Mbiemëri Albanese përdorej jo vetëm për të treguar origjinën e familjeve të reja, që shtoheshin, por dhe për ta diferencuar nga pjesa tjetër e popullatës dhe në veçanti, për ta dalluar këtë popullatë të ritit ortodoks, nga pjesa tjetër katolike vendase.
Përdorimi i mbiemërit Albanese, u praktikua nga kisha katolike, e cila fillimisht nuk pranoi t’i pagëzonte femijët e lindur nga prindër të ritit ortodoks, kësisoj me kalimin e viteve regjistroheshin me emërin e atdheut të origjinës dhe që arbëreshët e pranonin me shumë krenari.
Shpërndarja sipas rajoneve italiane e familjeve arbëreshe me mbiemërin Albanese dhe Castriota.
Mbiemëri Albanese Mbiemëri Kastrioti
Val d’Aosta 16 –
Piemonte 316 13
Lombardia 413 11
Liguria 139 1
Emilia Romagnia 75 2
Trentino Alto Adige 22 –
Venetto 291 1
Friuli Venezia Giulia 42 –
Toscana 122 4
Umbria 11 5
Marke 23 13
Abruzzo 54 1
Molisse 85 20
Lazzio 328 3
Campagnia 489 52
Puglia 898 14
Basilicata 81 1
Calabria 465 2
Sicilia 546 2
Sardegna 9 1
Nje mbiemër tjetër i shpeshtë arberesh është Albanito, i cili u perdor nga administrata mbreterore, në regjistrimin kryesisht të familjeve arvanite, të emigruara nga Morea.
Krahas mbiemërit Albanese dhe Albanito, për arbereshët është perdorur masivisht dhe mbiemëri Esopsito – një mbiemër i neoformuar në kontekstin ex – esposito, pra jasht martese, që u përdor nga kisha katolike, gjatë regjistrimit të fëmijëve të lindur nga prindër të ritit ortodoks, pra nga çifte të martuar, por të pa celebruara nga kisha katolike.
Në se në listë, shtohen dhe ato me mbiemër Esposito, sigurisht numëri i arbëreshëve është shumë më i madh, se ato që referojne statistikat e ISTAT, më tha miku im shkrimtari, publicisti dhe prifiti arbëresh Franko Esposito.
Këto rrethana e kanë ndërlikuar saktesinë e të dhenave për numërin e banorëve arbëreshë në Itali.
Dua t’i rikujtoj lexuesve, se në arkivat e shumë kishave ortodokse dhe katolike, ende ruhen regjistra me emëra dhe mbiemëra te familjeve arbëreshe dhe italo-arbëreshe.
Megjithë vështirësitë në deshifrimin e shkrimeve, që jane zvenitur nga koha, është mundësuar të njihen shumë familje dhe disa prej tyre po i prezantoj në vazhdim e me siguri do të ngjallin shumë kuriozitet dhe surpriza të bukura, kur të lexojnë, se këto mbiemëra arbëreshe janë dhe në Shqipëri.
Theksoj një fakt të rëndesishëm: Arbëreshët, nuk e njihnin gjuhën italiane, kësisoj nuk arrinin të kuptoheshin me banorët vendas dhe me priftërinjt italianë.
Shpesh emërat dhe mbiemërat deformoheshin, si pasojë disa janë regjistruar me gabime, p.sh kur arbëreshi shqiptonte mbiemërin Kurtiqi, me që gjuha italiane nuk ka germën K dhe as tingullin q, atehere prifti e shkruante Curtichi dhe sipas fonetikes te gjuhes italiane shqiptohet Kurtiki.
E njëjta dukuri ndodh me mbiemërin Mazi. Në italisht tingulli i germës z – formohet me germën s, të vendosur para zanores, pra kur arbëreshi shqiptonte Mazi, prifti e regjistronte Masi.
Po kështu ndodhte me mbiemërin Kuçova, që në italisht shkruhet Cuciova etj.
I rikujtoj lexuesve, se disa fjalë të gjuhës italiane, nuk shqiptohen ashtu si shkruhen, p.sh shkruhet ciao – por shqiptohet çao, pikërisht kjo dukuri ka ndodhur me shumë emera e mbiemëra albaneze.
Megjithë këto inkonvenienca të vogla ortografike dhe fonetike mes gjuhës italiane dhe shqipes, nuk gjetëm vështirësi për identifikimin e emërave dhe mbiemërave të arbëreshëve.
Në regjistrat e famullive në Katanzaro dhe Mezzojuso – Siçili, janë mbiemëra familjesh albaneze, ose italo-albaneze, të lidhur me emigracionin e familjes Reres në vitet 1444 -1448.
B: Barbati, Barci (Barçi), Barcia (Barçia), Bardusci (Bardushi), Barlezi (Barleci), Balla, Barresi,
Barsetti, Bersi, Bidati, Bilotta, Blasco (Blasko), Boccula (Bokula), Borcì (Borçi o Borshi), Boria,
Borgia (Borshi), Borgi (Borxhi), Borshi, Braillo, Branciti (Brançiti), Brunarello, Bue, Buba,
Buccola (Bukola), Burrescia (Burreshia), Burnacasa (Burnakaza), Buschi (Buski ose Bushi).
C: Cacossa (Kakoza), Cacozza (Kakoca), Coccuzza (Kokuca), Calvaj (Kalvaj), Calfi (Kalfi), Calidaj
(Kalidaj), Camarda (Kamarda), Camera (Kamera), Camizzi (Kamixi), Candiota (Kandiota),
Carci (Karçi), Carnesi (Kamezi), Chiara (Kiara), Cicco (Çiko), Cirillo,Ciuglia (Çiulia), Ciulla
(Çiulla), Celejaro (Çelejaro), Comitascia (Komitashia), Conte (Konte), Costa (Kosta), Costantino
(Kostantino), Crapisi (Krapizi), Crepsi (Krepsi), Crialesci (Krijaleshi), Criesci (Krieshi), Crisia
(Krizia), Crispi (Krispi), Cucci (Kuçi), Cuccia (Kuçia), Curtichi (Kurtiki)
D: Damiano, Despoti, Dorengrichi (Dorengriki), Djanì (Xhani), Dragoti
F: Ferrante, Ferrara, Figlia (Filia), Foco (Foko), Franzi (Franci).
G: Ganaci (Ganaçi), Glaviano, Glesci (Gleshi), Glioscia (Gloshia), Gori, Greko, Groppa, Gulemi,
Golemi, Gugliotta (Gulota), Guzzetta (Guxeta).
J: Jers, Jessi
L: Lagresia (Lagrezia), Lala, Lecursìu (Lekurziu), Lesci (Leshi), Lescari (Leskari), Lojacono
(Lojakono), Lopez, Luca (Luka), Luci (Luçi), Lugli (Luli).
M: Macaluso (Makaluzo), Mancusi (Mankuzi), Manay (Manaj), Mandalà, Manesi, Manisi, Manisci
(Manishi), Masi (Mazi), Matranga, Mezzaracchio (Mexarakio), Mirditi, Mauro, Miceli, Minisci
(Minishi), Musacchia (Muzakia).
P: Parrino, Parrococchia (Parrokokia), Pachini (Pakini), Petta, Plescia (Pleshia), Pirri, Pravatà,
Proffera.
R: Rabalaj, Rafsi, Reppa, Rende, Rennis, Rennes, Rjebalati, Rùbesi
S: Scariani (Skariani), Sciglia (Skilia), Schirò (Skirò), Sochijpis (Sokjipis), Scurta (Shkurta),
Schioza (Shkoza), Staffa, Standila, Stanizzo (Stanico), Spata, Stassi, Sugli (Suli).
T: Teorga, Torga, Trajilla, Trapuzzano (Trapuxano), Thaminiti, Toja, Thana.
V: Vartusa, Veschio (Veskio), Vonazzo (Vonaco), Vrena, Vuoccola (Vuokola).
Z: Zacca (Zaka ose Xaka), Zaccheo (Zakeo), Zimbi, Zingana, Zenga etj
Mbiemëra familjesh albaneze ose italo-albaneze në vendabanime të tjera arbereshe.
Famullia e San Benedetto Ullano.
Regjistri i martesave në dekadën 1760-1769
Martesa ndërmjet albanezëve dhe martesa të përziera italo-albaneze:
A: Angotti, Ainello, Amato, Aquino (Akuino), Aloe.
B: Barci (Barçi), Basile, Bellusci (Bellushi), Brisci (Brishi), Bevacqua (Bevakua), Bastone
C: Como (Komo), Carci (Karçi), Caputo (Kaputo), Cittadino, Candreva (Kandreva), Cesario,
Capparelli (Kaparelli), Caruso (Karuzo), Candia (Kandia), Cervo, Cucinelli (Kuçinelli),
Caravello (Karavello).
D: Dores, Dorsi, De Luca (Luka), Doma, De Rose, Di Franco (Franko), Dragone, Di Linardo,
Diciancio (Diçiançio), Di Rosa, Di Muccio (Muçi), Draga, De Seta, De Marchi, Di Luca
(Luka), De Francisci (Fraançishi), Docimo.
E: Elmo
F: Fortino.
G: Greco (Greko), Grisolia (Grizolia), Guma, Gliosci (Lioshi), Gentile (Xhentile).
I: Iacotante, Iaconante, Iannuzzi (Januci).
L: Lambré, Lavalle, La Rosa.
M: Mosciaro (Moshiaro), Marchese (Markeze), Milano, Musacchio (Muzaka), Mele, Muratori,
Migliano (Miliano), Maio, Marano, Mustacato (Mustakato), Malito, Manesi, Masci (Mashi),
Molla.
N: Napolitano.
O: Ortino.
P: Pazzia (Pacia), Petruzzo (Petruco), Petrucci (Petruçi), Pinnola, Petrelli.
R: Rodotà, Russo, Russi, Ringa.
S: Sarpa, Sarro, Suriano, Salerno Tavolaro, Scovino (Skovino), Patitucci (Patituçi).
T: Tavolaro, Trotta, Tocci (Toçi).
U: Urgente
V: Vilotta, Votini, Vilecco (Vileko)
Regjistri i të vdekurve në vitet 1750-1759, në famullinë e San Benedetto Ullano.
A: Alfano, Angotti.
B: Brisci (Brishi), Becci (Beçi), Bellusci (Bellushi), Barci (Barçi), Buscio (Bushi), Bramuglia
(Bramuglia), Biffa, Baffa, Blumetto, Bianco (Bianko), Bonanno.
C: Calimà (Kalima), Chimento (Kimento), Candreva (Kandreva), Costabile (Kostabile), Coma
(Koma), Cittadino, Caracciolo (Karaçiolo), Cesario, Daniele Cannizzaro (Kanixaro), Carci
(Karçi), Capparelli (Kaparelli), Caratelli (Karatelli), Caravelli (Karavelli), Caputo (Kaputo),
Calimanni (Kalimani), Costanzo (Kostanco), Cavaliere (Kavaliere), Cavallo (Kavallo),
Caroppa (Karopa), Collina (Kolina).
D: Di Ciancio (Çiançio), De Franco, Dores, Se Sabato, De Buono, Di Tommaso, Di Mucio (Muçio),
Di Cuoco (Kuoko), Doma, Domo (Domi), Di Buono, Di Segno (Senjo), Draga, Di Micieli
(Miçieli), Di Buscio Bushi), Di Leonardo, Dramis, Di Nicastro (Nikastro), Dome, De Luca
(Luka), De Fabio, De Tommaso, Donnici (Donniçi), De Alexandro, Di Cerva (Çerva),
Di Luca, Di Santis, De Linardo.
E: Elmo.
F: Fortino, Falvo, Fionda, Fato.
G: Greco (Greko), Gentole (Xhentole), Grisolia, Gliosci (Loshi), Gendole (Xhendole), Guma,
Gambinigro (De Niro).
I: Iaconante, Iannone, Iannuzzi, Iuliano, Iannotta, Lucci (Luçi).
L: Lancelotti, Longo, Lopez, Le Rose, Lazzari, Presti, Lambrè, Lavalle, Leonardo, Li Donnici,
Lancellotta, La Rosa, Le Caio (Kaio), Linardo, Lagano.
M: Mosciaro (Moshiaro), Musacchio (Muzaka), Marchese (Markeze), Migliano (Miliano), Masci
(Mashi), Manes (Manesi), Mele, Mauro, Massimilla, Miceli (Miçeli), Morello, Malopera,
Mannara, Migano, Marcilia (Marçili), Mosacchio (Muzaka), Mosciaro (Mosharo.
N: Napolitano, Nicastro (Nikastro), Naticello (Natiçello).
O: Ortino, Ordino.
P: Petrone, Pinnola, Pati, Pazzia. Patitucci, Pellicano (Pelikani),
R: Russo, Rodotà, Ringa, Riggio (Rixhio).
S: Sarro, Spallato, Scarlato (Skarlato), Sarpa, Soriano, Sproviero, Stamile, Santoro.
T: Tavolaro, Tocci (Toçi).
U: Urgente.
V: Vilotta, Villano, Vetere, Vilecco (Vileko), Valente.
Komuna e Falconara ALBANESE (FALKONARA).
Ditën e 10 Janarit 1741 – në trojet e Falkonara janë këto 9 lagje (kuartiere) arbëreshe: Manësit; Mbi Krua; Keshtjella; Nën Timpa dhe Sheshi i Muzakeve; Zonja e Papërlyme, Koliadola; Rreth Kishës; Kisha e Re; Kisha Nënë dhe Piazza (Sheshi qendror).
Këto lagje janë të regjistruara në kadastrën e mbretërisë të Napolit të Karlit III Borbone.
Abruceze (Abbruzise).
A: D’Aniello, D’Amico di Bucita (Amiko di Buçita).
B: Bucieri (Buçeri), Bacco (Bako), Barone, Balella, Bundo, Brisci (Brishi), Bruzzato (Bruxato),
Fionna, Barbato, Borgia (Borxhia – Borshi), Belluccio (Belluçi), Balella Manes, Baffa, Basta,
Barone, Bruno, Bianco (Bianko), Bonante, Bonnace (Bonaçe), Britia.
C: Canata (Kanata), Candreva (Kandreva), Carce (Karçe), Caccopa (Kakopa), Cavallo (Kavallo),
Como (Komo), Conte (Konte), Camodeca (Kamodeka), Coraggio (Koraxhio), Curcio (Kurçio),
Candreva Stamato, Karnevale, Camda (Kamda), Canda (Kanda), Di Banola, Di Cerisano
(Çerizano),
D: Del Gesù.
F: Fionna, Franzese (Franceze), Fionna Meccica (Meçika), Formosa, Fortino.
G: Greco (Greko), Greci (Greçi), Gangalasco (Gangalasko), Gliosci (Loshi), Giancarlo (Xhiankarlo),
Giamarco (Xhiamarko), Goliasco (Goliasko), Genovese (Xhenoveze). Gambaniro (De Niro).
I: Imbardello
J: Jodice (Jodiçe).
M:Morelli, Manes, Morello, Masci (Mashi), Marino di Cerisano (Çerizano), Musacchio (Muzaka),
Mustamato Manesi, Manzaro, Manes Morello, Manes Panbindo, Manes Mustanato, Mustanato,
Mancino, Mosciaro (Moshiaro), Mannarino, Micieli di Longobardi, Mungaro, Manisco
(Manisko), Miele, Manes Pacebinolo, Manes Cazzola, Marchese (Markeze), Manes Bonante,
Massara, Mustaccato (Mustakato), Manca Balella.
N: Natale, Nesci (Neshi).
P: Pitta, Petrasso, Petruzzo (Petruco), Pacebindo, Pinnola, Pellegrino di Belmonte, Panbindo,
Pedimolla, Petrazzo, Pantanella.
R: Rocco (Roko), Rossato, Ragona, Riposo, Rippa, Rita, Ricchio (Rikio), Rusco (Rusco), Rosa,
Russo, Rotodà, Ristuccio (Ristuçio), Razza (Raca), Rizzo (Rico).
S: Staffa, Scaglione (Skalione), Staringi (Starinxhi), Stamato, Sacco (Sako), Salomone.
T: Tocci (Toçi).
V: Valente, Valle, Vela di Cerisano (Çerizano).
Z: Zappa.
Kleri arbëresh i San Mikele Arkangelo në Falkonara:
Reverendo Don Emanuele Manes, Rev.do D. Geniale Sacco (Sako),
Rev. do Don Domeniko Sacco (Sako),
Rev.do Don Francesco Ricchio (Rikio),
Dhjaku Don Valentino Petruzzo (Petruco),
Rev.do Don Giovanni Candreva (Xhiovani Kandreva).
Këto janë emërat e klerikëve të famullise, shkruara me doren time dhe të vuolsura me vulën time.
Falconara 28 shkurt 1742. Prifti Don Nicolò Barone.
San Giacomo (Shen XHIAKOMO).
Shtëpitë albaneze (familjet) në Shen Xhiakomo dioqeza e Bisignano, regjistruar me 30 gusht 1753, në librin e Kishës së San Giacomo Maggiore.
Kleri: Prifti Don Tommaso Smiriglio (Smirilio);
Rev. Sac. D. Giuseppe Sarro
Rev. Sac. D. Filippo Parise da Torano, Ekonomat i famullisë.
A: Albanito
B: Barci, Bersito, Baffa
C: Capparelli, Custo, Candreva, Cavallo
D: Di Fazio, Di Sancti, Dramis, Dammis, Diano
F: Ferrara, Ferro, Ferra
G: Golemme (Golemi), Galetta
I: Iani (Jani)
J: Juliano, Juliana
L: Licursi (Likursi), La Croce (Kroçe), Lidonnici (Lidoniçi), Li Pera.
M: Mazzei (Macei), Maffei, Malicchio (Malikio), Musacchio (Muzaka).
P: Pinnola, Percacciante (Perkaçiante), Pace (Paçe), Pucci (Puçi).
R: Rizzo (Rico), Rotondò, Ritondò, Russo.
S: Sarro, Smiriglio (Smirilio), Stamile.
T: Tocci (Toçi), Talarico (Talariko), Tudda, Trotta.
Famullia e Cavallerizzo (KAVALLERICO)
Shtëpitë albaneze (familje) të shkruara në “Aktet preliminare” në Cavallerizzo, në kishat e San Giorgio dhe te San Markut, sipas dëshmive të nëpunësit të kadastrës Dioguardi (Dio Guardi).
A: Audino
B: Barci (Barçi),Becci (Beçi), Baffa, Bagano, Becce (Beça).
C: Caparello (Kaparello), Cappellano (Kapellano), Candreva (Kandreva), Catroppa (Katropa),
Cavallo (Kavallo).
F: Ferrara, Ferro, Franzese.
J: Jerbis.
L: Lata, Lento, Licursi (Likursi).
M: Melicchio (Melikio), Mosciaro (Moshiario), Grimano.
P: Pirrotta, Pinnola, Petta, Parise, Posteraro, Parrotta.
R: Ricioppo (Riçiopo), Rizzo (Rico), Russo, Romeo.
S: Staffa, Santo.
T: Tuoto, Tudda, Tuota.
Prifti i famullisë Don Antonio Luce (Luçe).
Spezzano Albanese (SPECANO ALBANEZE).
Emërat e klerit të Spezzano Albanese, për vitet 1598 – 1620, të shkruara në librin më të vjetër të kësaj famullie. Këta janë priftërinj ortodoks, andaj kanë përkrah dhe emërat e grave.
D. Martino Barbati – Kapelan; bashkeshorti i Viena Lanna faqe 3.18.27.43.58.132.148.
D. Andrea Magnicavallo bashkëshorti i Carolina Tuccio (Karolina Tuçi) f. 21.27.30.37.43.65.76,
76.88.92.
D. Antonio Ribecco (Ribeko), bashkeshorti i Domenica Capparella (Kaparella); faqe 1.7.55 dhe 80.
D. Paulo Tocci (Toçi), bashkeshorti i Baba Barcia, (Barçia), faqe 2, 23.
Treguesi alfabetik i emërave, ose i mbiemërave të fëmijëve arbëreshe të pagëzuar në kishat e Spezzano Albanese në vitet 1598 – 1620, në vëllimin e parë të regjistrit.
A: Andropoli
B: Basta, Barbati, Baccaro (Bakaro), Brunetti, Borsci (Borshi), Belluccio (Belluçi), Barbato, Barci
(Barçi), Bulmetta, Blanga, Bellezza (Belleca), Blundo, Buono, Buzzo, Basilacchio (Bazilakio).
C: Camodeca (Kamodeka), Conti (Konti), Cuccio (Kuçio), Cassiano (Kasiano), Como (Komo),
Candreva (Kandreva), Collissa (Kollisa), Colissa, Caparello (Kaparello), Cuccia (Kuçia), Chiurca
(Kiurka), Chiurco (Kiurko), Cucci (Kuçi), Corifa (Korifa), Colliffa (Kollifa), Cucia (Kuçia),
Colista (Kolista), Cantreva (Kantreva), Cuomo (Kuomo).
D: Dorssa, Dorsa, Delli Preti, Drachina (Drakina), Dellipira, Drachino (Drakino), Draga, Dorrisa,
Dorsa Stefano.
E: Elmo, Elma.
F: Frascino (Frashino), Franzino (Francino).
G: Goronezza (Gorenca).
J: Jerjanni.
K: Kreaa.
L: Lanza, Luci (Luçi), Latti.
M: Magnicavallo (Manjikavallo), Melicchio (Melikio), Manese, Manesi, Morffa dhe Molfa, Marches
– Marchese (Markes – Markeze), Mesuca (Mezuka), Marco (Marko), Melicchia (Melikia),
Manasi, Mapasi.
N: Nemojani, Nemojanni.
P: Potto Jano.
R: Ribecco, Ribeco, Rebecco, Rebecchi (Ribeko, Rebeko, Rebeki).
S: Staffa, Saracco (Sarako), Siracco (Sirako), Scura (Skura), Sciamaro (Shamaro), Squillizza
(Skuilixa), Scilizzo (Shilixo), Salo.
T: Toccio (Toçi), Turco (Turko), Trofano.
V: Vaccaro (Vakaro), Vascia (Vasha).
Mbiemëra të femijeve të lindur dhe të pagëzuar në shekullin xvii në komunën e FAXHIANO (FAGGIANO).
Femijë të lindur nga familje albaneze dhe italo –albaneze dhe të pagëzuar në vitet 1663 – 1664:
Pichierri (Pikieri), Palumbo, Marseglia (Marselia), Fumma, Magagnino (Maganjino), Assi, Canarile (Kanarile), Pellicaro (Pellikaro), Aramte, Grebiscia (Grebishia), Manesi, Pansera, Motulese, Arianiti, Decarlo (Dekarlo), Tripaldo, Chirana (Kirana), Scirbisci (Shirbishi), Scorrano (Skorrano), Arirpoli, Colluccia (Koluçia), Grusi, Herri, Gollemmi (Golemi).
1637 – 1670: Ne regjistrin e Famullise te Faxhiano jane regjistruar disa martesa:
1637: Arbereshi Demetrio Muzaka nga Belvedere, martohet me arbëreshen Adriana Panikio nga
Faxhiano.
18 mars 1640, martesa e arbëreshëve Karlo Savino nga Foxhia me Dionora Kervina nga Belvedere.
1670: Arbereshi Françesko Spada nga Monteparano, martohet me arbëreshen Adriano Ariero nga
Faxhiano
Viti 1670: Lista e mbiemërave të familjeve arbëreshe ne famullitë e Faggiano (Faxhiano):
Vitale, Maurichio (Maurikio), Castriota (Kastrioti), Manesi, Barletta, Borsci (Borshi), Bociari (Boçari), Allisto, Cresci (Kreshi), Likamati, Pinto, Pisarri, Cusano (Kuzano), Vallari, Groppa, Lombardo, Zacca (Zaka), Sollegati, Gallucia (Galluçia), D’Angelo (Engjelli), Macripodi (Makripodi), Rois, Lanza, Moncello (Monòelo), Rochera (Rokera), Delli Ponti, Rubica (Rubiku), Coso (Kozo), Chirama (Kirama), Matarante, Battamule, Abbate, Sarruca (Sarruka), Daloye, Mataranga, Ragale, Coxa (Koksa), Pulieri, Mathes, Cavallo (Kavallo), Mosca (Moska), Mosciocchio (Moshokio), Airo, Mazzarrocchi (Maxarroki), Galeone, Plescia (Pleshia), Chirano (Kirano), Mazzarreca (Mazreka), Salligati, Lillo, Venneri, Cella (Çela), Papari, Pisarra (Pizara), Savina, Becci (Beçi), Brigante etj.
LISTA E MBIEMËRAVE TË ARBËRESHËVE, TË MBLEDHURA NGA G. LAVIOLA.
Studiues të shumtë arbëreshë, kanë evidencuar emera dhe mbiemëra familjesh arbëreshë dhe një ndër ata është Giovanni Laviola (Xhiovani – Gjon Laviola), i cili në një letër të dërguar historianit Raffaele Patitucci D’Alfiera Patitario, i shkruan:
Carissimo Patitucci.
Eccoti servito! In parte, perché tra le mie carte dovrei trovare gli elenchi dei cognomi di altri nostri paesi arbëreshë.
Ti abbraccio. Tuo Giovanni Laviola.
Shume i dashur Patituçi.
Ja te sherbeva, pjesërisht, sepse ndërmjet letrave të mia do te gjeshë mbiemërat e vendeve tona arbëreshe.
Të perqafoj. I joti Gjon Laviola.
Në studimin “Casati albanesi in Calabria dhe Sicilia”, botuar në “Rivista Storica Calabrese – 1990”, historiani arberesh Raffaele Patitucci D’Alfiera Patitario, falenderon të gjithë ata, që kontribuan në mbledhjen dhe publikimin e emërave dhe mbiemërave të diasporës arbëreshe, kesisoj na prezanton grupin e studiuesve te historise se arberesheve dhe arvaniteve, qe prej shekujsh banojne ne Itali.
Në veçanti ai nderon arbëreshin Angelo Bugliari (Bujari), studiuesin Gerald Rohlfs, i cili mblodhi një pjese të madhe emerash dhe mbiemerash arvanitase, si dhe historianin Domeniko Zangari, për sudimin dinjitoz mbi kolonitë albaneze në Kalabri.
Mbiemëra albaneze, ose të italianizuar në KOZENCA dhe në periferitë kozentine, të banuar nga arbëreshët nga viti 1468 dhe në vazhdim.
A: Alescia (Aleshia), Archispoli (Arkispoli), Aricciopoli (Arçiopoli), Arcuri (Arkuri), Argondizza
(Argondica), Arianite, Avati.
B: Baffa, Barca (Barka), Barci (Barçi), Barducci (Barduci), Barletti, Barlezio (Barleci), Basile, Basta,
Bavasso, Bellizzi (Bellixi), Bellucci (Belluçi), Bellusci (Bellushi), Belluscio, Bianchi (Bianki),
Bilotta, Blaiotta, Blasciotta (Blashiota), Blascetta (Blasheta), Bludetti, Berrescio (Berreshio),
Braile, Brescia (Breshia), Bruna, Brunella, Brunettio, Bue, Buono, Buso.
C: Cacossa (Kakoza), Camodeca (Kamodeka), Canale (Kanale), Candie (Kandie), Candreva
(Kandreva), Castriota (Kastrioti), Cantisani (Kantizani), Capparelli (Kaparelli), Cassiani
(Kassiani), Cavalso (Kavalso), Chembesemi (Këmbëzemi), Chefalo (Kefalo), Chiurco (Qirko),
Ciriaco (Qiriako), Clausi (Klauzi), Comneno (Komneni), Concistré (Konçistre), Cortese
(Korteze), Csula (Ksula), Cucci (Kuçi), Cumano (Kumano)
D: Damis (Damsi), Deragò (Drago), De Luca (Luka), De Marco (Marko), De Mari, De Marchis
(Markis), De Metre (Metra), De Rada, Diodati, Dorsa, Dremia,
E: Eramisino, Epifanio, Elmo.
F: Fazio (Facio), Fareco (Fareko), Ferec (Ferek), Ferrara, Ferra, Fezzari (Fexari), Flocca (Floka –
Floko), Forte, Frascines (Frasheni), Fronzini (Fronxini).
G: Gervasi, Gramisci (Gramshi), Ghega (Gega), Groppa, Gulemi, Gullo, Gurasci (Gurashi).
I: Irianni, Jannuzzi, Jerovaste
L: Lanza, Laràs, Laurito, Leca (Leka), Lesci (Leshi), Leucedito (Leuçedito), Licursi (Likursi), Locito
(Loçito), Lopez, Loprete, Lugli (Luli).
M: Majerà, Manaj, Manes, Manesi, Marco, Mjeda, Marchianò (Markianò ose Marcianò), Masereca
(Mazreku), Masi (Mazi), Marcovicchio (Markovikio), Masci (Mashi), Mastrange (Mastranxhe),
Matranga, Matrangelo (Matranxhelo), Matanà, Mauro, Maurello, Mele, Milicchio (Milika),
Minisci (Minishi), Miracco (Mirako – Miraka), Molfe, Mortati, Muricchio (Murikio), Musacchio
(Muzaka).
N: Nemojanni, Nociti (Noçiti)
P: Pece (Peçi), Papadè, Parrotta, Pellicano (Pelikani), Perrone, Petta, Picchjicchie (Pikjikie),
Pisarra, Pisarri (Pizarri), Placco (Plaku), Policastro (Polikastra), Pristi (Pristi – Prista).
R: Rade (Rada), Rafti, Rennis, Riccioppo (Riçiopo), Rinaldi, Rodotà
S: Samengo, Santojanni, Sciroca (Shiroka), Scirchio (Shirkia), Scura (Skura), Serseo, Scuracchio
(Skurakio), Scuteri (Skuterra), Sisce (Sishe), Smilari, Spada, Spata, Spàno, Spanò, Staffa,
Straticò (Stratikò)
T: Tamburi, Tamburino, Todaro, Toma, Totarello, Toto, Totaro, Tocci (Toçi), Tosca (Toska), Toìa,
Trifiglio (trifili), Turchio (Turku).
V: Vaccaro (Vakaro),Vecchio (Vekio), Vicchio (Vikio), Vrana.
Z: Zacca (Zaka), Zaccaro (Zagari), Zaccaria (Zagaria), Zappa.
Familje arbëreshe dhe arvanite ne komunen e Fuscaldo (Fuskaldo) në kozentino.
Nikolin Lattari, Gino Oliviero, Ciccio Lattari (Çiço), don Alonso Vacari (Vakari), don Gennaro Valenza, don Domenico Mazzei (Domeniko Macei, arvaniti Gioacchino Mayerà (Xhoakino Majerà), Raffaela Smiriglio di Antonio (Smirili), Anna Felice d’Andrea (Feliçe), Tommaso Smiriglio (Smirili) Teresa Lattaro (Latari), Joannes Patitucci (Gjon Patituçi), Antoni Prancisci (Françishi), Salvatore a Tarsia, Isabella Casolino (Kazolino), Anna Isabella Amerise, Elena Corrado (Korrado), Hieronymo Patitutti (Jeronim Patituti), Elissabetta Grasso. etj
Mbiemëra arbëreshe, karakteristike në Salento albaneze, në Provincën e Taranto.
A: Airò, Alitri, Anastasia, Aranite, Ariciopoli (Ariçiopoli), Archiopoli (Arkiopoli), Anciopoli
(Ançiopoli)
B: Barbuzzi (Barbuci), Barletta, Basta, Bianca (Bianka), Biasca (Biaska), Bischettini (Bisketini),
Blaschi (Blaski), Borsci (Borshi), Briganti, Brois, Buba
C: Capuarimathi (Kapoarimadhi), Calegna (Kalenja), Camera (Kamera), Candieta (Kandieta), Carci
(Karçi), Capece (Kapeçe), Castriota (Kastrioti), Cella (Çela), Chirama (Kirama), Cocsa (Koksa),
Conte (Konte), Csàfilo (Ksafili), Curano (Kurani).
D: Damiano, Dello Vuolo, Di Comite (Komite), Di Lia
E: Ela
F: Fischietti (Fiskieti), Friuli.
L: Lanza, Licomati (Likomati), Luca (Luka).
M: Macripòdi (Makripodi), Manes, Massareca (Mazreka), Mathea, Matres, Mazzeracchio
(Mazeraki), Mauricchio (Maurikio), Mauro
P: Panico (Paniko), Panuzio (Panucio), Pascadopoli (Paskadopoli), Pinto, Pisarri, Picchierri
(Pikieri).
R: Renesi, Rennes, Renisi.
S: Saracò (Sarako), Sarrùca (Sarruko), Savino, Schivona (Skivona), Sollegati, Spanò, Saconi
(Sakoni)
Z: Zacca, Zaccari (Zagari), Zaccheo (Zakeo).
Disa mbiemëra albanezë të italianizuar në Provincat e Foxhia dhe Kampobasso.
Clescia (Kleshia), Geneci, Gleve, Intrevedi, Licursi, Muzachi (Muzaka), Neri.
Mbiemëra fisesh dhe familjesh albaneze në shekujt XV-XVI.
B: Brianite, Bua, Balscia (Balsha), Besta, Bjescka (Bjeshka), Blauka, Blasciete (Blashiete).
C: Commani (Komani).
D: Dregopsa, Damis, Ducagjini (Dukagjini), Dushmani.
G: Grops.
F: Frasseri (Frasheri)
G: Ghega (Gega), Golemi, Gramsci (Gramshi).
C: Castriota (Kastriota), Cuciova (Kuçova).
K: Kuqi, Lera, Lopez.
M: Mati, Muzaqi (Muzhaqi – Muzaka), Masereka (Mazreka).
P: Perroni, Peta, Progoni.
SH: Sciroca (Shiroka), Sharruna, Sapati (Shpati), Scura (Skura), Spanoi.
T: Tosca (Toska), Thopia.
V: Vrana.
Z: Zaccaria (Zagaria).
Lungro
Arari, Baccaro (Bakaro),
Baffa, Barci (Barçi), Battaglia (Batalia), Bavasso, Bellieza (Beleca), Belluscio (Belushi), Bolnetto, Buono.
Cagliolo (Kaliolo – Kaliola), Camisdeca (Kemishdeka), Candreva (Kandreva), Chiurca (Kurka),
Calò (Kalo), Cocozza (Kokoca dhe Kokuca), Conte (Konte), Cortese (Korteze), Cuccia (Kuçia),
D’Agostino, D’Urso, Denise, De Marco (Marko), De Pace (Paçe), Domestico (Domestiko), Dorsa. Elmo.
Fida, Flescia (Flesha), Frascino (Frashino-Frasheri), Frega.
Gramsci, (Gramshi).
Jurcianne (Jurçane).
Lardico (Lardiko),
Manes (Manesi), Massarecchia (Mazreka), Matano, Matino, Mercatante (Merkatante), Mezzacapo (Mexakapo), Mirditi, Murone, Mattinò.
Paladino, Pantosa (Pantoza), Parapugna (parapunja), Petta, Ragona,
Reres, Rizzo (Rico),
Solano, Scarparito (Skaraprito), Sgura (Skura).
Rota Greca (Rota GREKE)
Andronico (Androniko).
Belluscia (Belushi), Baudo, Blanette.
Caparello (Kaparello),
Golè.
De Paccia (Paçia). Mangiacavallo (Manxhiakavalo), Maza (Maca).
Platasco (Platasko).
Russo.
Scarano (Skarano), Scura (Skura), Spàlato.
Tocci (Toçi).
Russi.
San Martino Di Finita
Basti, Bua.
Calì (Kalì), Camodeca (Kamodeka, kjo familje themeloi qendrën e banuar të Castroregio – Kastroregio), Cartofiloca (Kartofiloka), Clavaro (Klavaro), Coppola (Kopola).
Dardes, Di Crisci (Krishi), Dramis.
Cunissi (Kunisi),
Ferraro.
Gliescia (Lesha), Golè, Greco (Greko).
Lanzillotta (Lançilota).
Melicchio, Migliano, Musacchio, Marchese (Markezi).
Namila.
Pillora.
Radì, Rotundo.
Silves, Spata, Sulla (Sula).
Tozio (Toco), Tocci (Toçi).
San Giacomo Di Cerzeto
Arbereshet e quajne Shën Japku i Qana
Bua, Burra – Burri.
Cenestabulo.
Franci.
Greco (Greko).
Migliano (Miliano).
Patitucci (Patituçi), Petta, Pistoya (Pistoja).
Soriano, Smiriglio (Smirili).
Trotta.
Serra Di Leo
Bua, Capparello, Lata, Tavolaro.
Cavallerizzo
Arbereshet e quajne Kajverici (themeluar me 1478)
Basta.
Capparello, Lata, Migliano, Rotondò.
Mongrassano
Arrigoni, Aragona, Ayerbes.
Capparello (Kaparello), Cingaro (Çingaro).
Dramis.
Lo Russo.
Migliano (Milano), Mosciaro (Mosharo).
Petta,
Rotundo,
Smilari,
Tavolaro.
Sartano
Aresci (Areshi).
Brayosta (Brajosta).
Corbi (Korbi), Corbelli (Korbelli).
Grisonisi (Grizonizi).
Leza, Nella, Pistoya.
San Lorenzo Del Vallo
Alfano.
Barbato, Barbati, Blances (Blançe), Brescia (Breshia), Bretta,
Chiodo (Kiodo), Camodeca (Kamodeka), Como (Komo), Coranezi (Koraneci), Costrono (Kostrone), Costa (Kosta).
Dorsa.
Lanza (Lanca).
Mangiacavallo (Manxhiakavallo), Manisi (Manesi), Melicchio (Meliko), Misuraca (Mizuraka), Molfa.
Osmato (Ozmato).
Piza (Pica – Pici)
Ribecca (Ribeka).
Rotondò.
Scalera (Skalera), Sgroi, Staffa.
Yelma.
Tucci (Tuçi), Turchio (Turku).
San Giorgio Albanese – Shen Gjergji i Albanezeve.
Bardi, Bellizo (Bellico), Buscia (Bushi),
Camodeca (Kamodeka), Camiscia (Kemisha), Cer (Çeri), Cerriconi (Çerrikoni), Chirigò (Kirigo), Gorchilan (Gorkilani), Cuccia (Kuçia), Canavè Kanavè), Cadicamo (Kadikamo).
Dramis.
Masci (Mashi), Masi (Mazi).
Pangrati (ndofta Progonati), Posito (Pozito).
Scandera (Skandera), Scura (Skura), Stancati (Stankati).
San Demetrio Corone
Bellusci (Bellushi), Bunetto, Buscia (Bushi), Baffa, Bellucci (Belluçi), Bloise, Braile, Bua.
Candrea (Kandrea), Candreva (Kandreva), Cucchia (Kuka), Cuccia (Kuçia), Chiodi (Kiodi), Chiurco (Qirko), Calenzi (Kalenci).
Dayena, Deavolizo, De Rada (nga Makia Albaneze).
Flocca (Floka).
Loscifo (Loshifo): Lopez
Marcianò (Marçianò), Matranga,
Saracino (Saraçina), Sarro, Sarrachino (Sarrakino), Saraceno (Saraçeno), Stamato.
Tocci (Toçi).
Papada
Patitucci (Patituçi), Strigari.
Yanizza (Janica, ose Jannuci).
Santa Sofia D’Epiro
Argondizzo (Argondico – kjo familje është shuar).
Baffa, Barci (Barçi), Brescia (Breshia), Bisulera, Bugliari (Bujari), Becci (Beçi).
Clanaro (Klanari), Curcio (Kurçi – familje e shuar), Como (Komo), Camidè (Kamide)
Elmo.
Guido.
Maierà, Macrì (Makri), Marchianò (Markiano), Masci (Mashi), Miracco (Mirako).
Scorza (Skorca).
Fise të shuara: Andropulo, Blescior (Bleshi), Candiopulo (Kandopulo), Cucci (Kuçi), Dandes, Archipoli (Arkipoli).
Familje fisnike: Bugliari (Bujari), Baffa, Masci (Mashi).
Spezzano Albanese – Specano Albaneze.
Avato.
Barbato, Basta, Bellusci (Bellushi), Brunetta, Barci (Barçi), Blundo (Bundo ?).
Candreva (Kandreva), Cucci (Kuçi), Cacossa (Kakoza), Camodeca (Kamodeka), Cassiani (Kasiani), Cadicamo (Kadikamo).
Dorsa.
Frascino (Frasheri).
Liguori, Luci (Luçi).
Mortati, Molfa, Yora (Jora), Manes, Marchianò, Masci (Mashi), Marini, Melicchio (Meliki), Musacchio (Muzaka).
Nemoianni, Nociti (Noçiti).
Occhineri (Okineri).
Patitucci (Patituçi).
Ribecco (Ribeko), Reris.
Staffa, Scorza (Skorca).
Tocci (Toçi).
Familie fisnike: Amerise, Candreva, Cassiani, Corrado, Cucci, Reris, Manesi, Mortati, Musacchio,
Nociti, Staffa, Tocci.
Frascineto.
Arcuri (Arkuri), Blaiotta, Braile, Bellizzi (Belici), Barbati, Buono, Colacino (Kolaçino), Cantisani (Kantizani), Copparelli (Koparelli), Chidichimo (Kidikimo), Camodeca (Kamodeka), De Paola, De Marco (Marko), Gesce (Geshe), Dorsa, Di Pace (Paçe), Di Tommaso, Frascino (Frashino), Groppa, Jeronimo (Jeronimi), Laurito, Lateano, Laleinna, Masci (Mashi), Maurello, Mirante, Pace (Paçe), Nocito (Noçito), Patitucci (Patituçi), Parapugna (Parapunja), Rinoli, Rodotà, Scutari (Skutari), Sculacchio (Skulakio), Spata (Shpata), Todaro, Troiano, Tocci (Toçi), Zuccaro (Xukaro), Zinnara (Xinara).
frashinote te shquar:
– Bellusci Michele: prift, shkrimtar dhe poet.
– Imzot. Bellusci 1774-1833, Ipeshkev i ngarkuar per albanezet e ritit ortodoks.
– Dorsa Vincenzo, profesor, filosof e filologo, pedagog i gjuheve latine e greke ne Liceun “Telesio”
– Bilotta Bernardo: prift, shkrimtar, poet, 1843-1918.
– Arcuri Costantino: Poet, 1810-1871.
– Parapugna Achille: Letterato 1855-1883.
– Pace Muzio: Patriota, deputet ne parlament 1797-1865.
– Pace Vincenzo: Patriota, keshilltar i provinces, deputat ne Parlament.
– Arcuri Peppino: avvokat penalist dhe civilist etj.
Mbiemëra albanezesh dhe arvanitësh nga Koronei të ardhur nga Morea në vitin 1534.
Airò, Altimati, Archipoli (Arkipoli), Aricciopoli, Arcuri (Arkuri), Argandizza (Argandica), Avet
Beffa, Bariha
Cabiceli (Kabiçeli), Cacossa (Kakoza), Camarda (Kamarda), Camodeca (Kamodeka), Cenadè (Çenade), Chefalo (Kefalo), Chiafadrisa (Qafdriza), Chinigò (Kinigò), Ciriaco (Qirjako), Clemendi (Kelmendi), Codra (Kodra), Cuchisi (Kukesi), Culla (Kulla), Cortese (Korteze).
Damis, De Marco (Marko), De Marchis (Markis), Deragò, Despoti (Dhespoti), Dregòti (Dragoti), Dremis, Grimolizza (Grimolica).
Hekali.
Jannuzzi, Jerovante
Larà, Lascari (Laskari), Laurito, Leucadito (Leukoditi), Licomati (Likomati), Loprete, Lopez, Luràasi (Lurasi – ose Luarasi).
Macripòdi (Makripodi), Majerà, Majda, Melizì (Melici), Marchianò (Markianò), Matranga, Metrangolo, Mauro, Mauricchio, Metanò, Mazzuca (Maxuka).
Papalà, Pancrezio (Pankrecio), Pescadòpoli (Peskadopoli), Pisarra (Pizarra), Pisarri (Pizarri), Provetà, Policastro (Polikastro).
Rada, Rodotà, Schirò, Santojanni, Siròpoli, Straticò (Stratikò), Stratigò (Stratigò).
Tocci (Toçi), Traggina (Traxhina), Virga, Zaccaro (Xakaro – ose Xagari).
Komentet