Në “Loro Boriçi” të Shkodrës po zhvillohet ndeshja e xhiros së dytë të Grupit I kualifikues për Botërorin “Rusia 2018”, mes Kosovës dhe Kroacisë. Më poshtë mund të përcillni komentin e drejtpërdrejtë të ndeshjes.
17’ – Rashica gjuan nga afër, por goditja e tij pritet me duar nga mbrojtësit kroatë. Kjo nuk vërehet nga gjyqtari kryesor dhe loja vazhdon.
16’- Rasti më i mirë i Kosovës deri tash. Në metrat e fundit para portës, kroatët largojnë topin e harkuar nga Rashica.
15’ – Korneri i parë i ndeshjes. I takon Kosovës.
11’ – Kosova ka rastin e parë. Milot Rashica ishte afër që të gjendej i vetëm para portierit kroat, por atij iu largua topi në sekondat vendimtar nga mbrojtja kroate.
10′ – Kroacia po vazhdon me sulme.
6′ – KROACIA NË EPËRSI. Mario Manxhukiq shënon me lehtësi.
3’ – Kroacia mban topin në pronësi, duke dominuar minutat e parë.
Nis ndeshja. Kosova luan e para me topin.
Komentet