Ndërkohë që të gjithë sytë e Perëndimit mbeten të ngulur tek Greqia, një krizë financiare potencialisht shumë më e rëndësishme, po zhvillohet në anën tjetër të botës. Në disa qarqe, që tani ka nisur të quhet 1929¬a e Kinës viti i krizës më të rëndë të bursës në histori dhe fillimi i katastrofës ekonomike të Depresionit të Madh. Në çdo verë normale, një rënie me 30 pikë në bursën kineze një humbje vlere pak a shumë e barabartë me të gjithë prodhimin ekonomik të Mbretërisë së Bashkuar vitin që kaloi pas një ngjitjeje që kish parë më shumë se dyfishim të çmimeve të aksioneve, në harkun e një viti, do të kish bërë lajm në faqet e para të gazetave të të gjithë botës. Seria dramatike e ndërhyrjeve qeveritare për të frenuar panikun deri tani të pasuksesshme, duhet thënë do të kish qenë gjithashtu në krye të agjendës së lajmeve. Megjithatë, pantomima e bisedimeve për borxhin grek, bashkë me tragjikomedinë “a do e lënë a nuk do e lënë Euron”, e kanë degdisur këtë lajm për krizën kineze në skajet e faqeve të brendshme ndonëse 940 kompani, më shumë se një e treta, tashmë kanë pezulluar tregtinë me dy indekset kryesorë të Kinës.
Paralelet me 1929 janë të çuditshme. Pas më shumë se një dekade rritje ekonomike të pandalshme, krijimi pasurie të jashtëzakonshme dhe teprimesh, të dy ekonomitë – Amerika në 1929 dhe Kina sot – janë pak a shumë në të njëjtat faza të zhvillimit ekonomik. Për më tepër, të dy këta bume ekonomikë, shpjegohen pjesërisht prej një rritjeje tejet të shpejtë të kredidhënies. Bumi i kredive në Kinë e bën të ngjajë shumë i vockël, edhe ai i “Viteve të zhurmshëm Njëzetë”. Paratë e marra hua luajtën një rol madhor në të dy këta shpërthime të teprimeve spekulative. Eshtë e vërtetë, fluska e bursës kineze është vetëm një¬vjeçare, ndërkohë që u deshën shumë vite deri sa të mbërrihej në krizën e madhe të 1929¬ës. Por edhe kështu, krahasimi është i vlefshëm. Siç shkruan JK Galbraith në rrëfimin e tij klasik “Rënia e madhe e 1929”, deri në vitin 1927 në SHBA argumentohej se aksionet kishin vlerë të mirë. Vetëm në vitin e fundit, ndodhi “arratia drejt fantazisë”, kur bursa u rrit me pothuajse 50 pikë. Kjo gjë vlen dhe për Shanghai Composite. Edhe sfondi makroekonomik është pak a shumë i ngjashëm. Atëherë, ashtu si tani në Kinë, punëtorët ruralë kishin emigruar në qytete, me shpresën për një jetë më të mirë në sektorët industrialë që rriteshin me shpejtësi. Në Amerikën e viteve ’20, të gjithë këta sektorë që nga çeliku, tek automobilët dhe teknologjitë e reja të radios dhe mallrat konsumatore u rritën ashtu si “Topsy”, duke frymëzuar familjarët që të investojnë në to, dhe të rendin pas fitimeve në dukje të bollshëm që ato po gjeneronin.
Një shpërthim i ngjashëm në aktivitetin industrial ka ndodhur në Kinë, vetëm se edhe më i madh. Kina ka patur më shumë zhvillim në harkun e pak dekadave, se sa çdo vend tjetër në historinë e njerëzimit, duke krijuar një ngopje mbarëbotërore në kapacitetet industriale që edhe kërkesa globale, e jo më ajo kineze, po përpiqet shumë që t’i akomodojë. Edhe këto janë shenja paralajmëruese të një ngadalësimi, të ngjashme me ato që i paraprinë krizës së 1929¬ës – presion mbi çmimet e mallrave dhe një zbrazëti virtuale në rritjen e tregtisë globale. Ekonomia kineze është si një prej atyre personazheve të filmave vizatimorë, që arrijnë të vrapojnë edhe pasi kalojnë buzën e shkëmbit, por shohin poshtë me shumë vonesë dhe bien në humnerë. Natyrisht, ka edhe veçanti, mbi të gjitha fakti që Kina është ende në thelb një ekonomi e centralizuar, e cila ia ka dalë deri tani të sfidojë ligjet e zakonshëm të ekonomisë. Mendimi i gjithëpranuar është se këtë herë nuk do të jetë ndryshe, se, edhe nëse bursa vazhdon të bjerë, impakti nuk do të jetë më i keq se sa 2007¬08¬a, kur bursa e Shanghait ra me dy të tretat.
Megjithatë, pas një stimuli të madh fiskal dhe monetar, ekonomia në tërësi nuk humbi pothuajse aspak. Mos kini frikë, autoritetet kineze kanë gjithçka nën kontroll. Besojeni po të doni. Unë nuk e besoj. Në të vërtetë, shoh shumë pak shenja që të më tregojnë se elita teknokrate e Kinës ka gjithçka nën kontroll. Frenat e emergjencës që Kina vuri në përdorim gjatë fundjavës, për të zbutur panikun, janë praktikisht jo shumë të ndryshme nga ato që u vunë në zbatim gjatë krizës së 1929¬ës, vetëm se këtë herë janë para publike dhe jo private, ato që premtojnë të shuajnë zjarrin. Në 1929¬ën dështuan në mënyrë spektakolare. Këtë herë kanë hedhur lavamanin e kuzhinës mbi zjarrin e problemit, por deri tani ka prodhuar një tërheqje të butë. Zjarri vazhdon të digjet, dhe kërcënon të shpërthejë sërish. Përveç kësaj, Kina nuk mund të vazhdojë t’i përgjigjet gjithmonë një fluske, duke krijuar një fluskë tjetër, si Greenspani.
Në fillim ishte floriri, pastaj tregu i banesave, dhe më pas masat ftohëse rrezikuan një shpërthim total në tregjet e banesave dhe ndërtimit, më pas rubinetat u rikthyen sërish, duke prodhuar një vërshim parash në tregun e aksioneve. Autoritetet ishin të lumtur të toleronin tregun në fillim, me shpresën se do të inkurajonte një kalim nga borxhet, tek financimet e ekuiteteve, por sot duket se ka shumë pak shanse. Bumi i bursës ia ka dalë vetëm t’i shtohet borxhit. Nëse një pjesë e kësaj krize do të shndërrohet në një katastrofë ekonomike, kjo varet nga pjesa tjetër e reagimit. Politikëbërësit kanë mësuar një apo dy gjëra që nga 1929¬a; ne e dimë tashmë se dëmi real në krizat financiare shkaktohet jo nga vetë kriza, por nga kolapsi i sektorit bankar. Tregjet e aksioneve janë vetëm një sinjal i kontraktimit të kredive që pritet të vijë. Edhe kështu, kam dyshime se Kina ka në kontroll bankat e saj, e sidomos sektorin bankar hije, siç pretendon.
Edhe një tjetër mendim për këta paralele. Tani që modeli i rritjes ekonomike i orientuar nga eksportet duket se ka mbërritur në fundin e tij të natyrshëm, të paktën për Kinën, presidenti Xi jinping i ka shpresat e tij tek kërkesa e brendshme konsumatore për të nxitur rritjen ekonomike, dhe ai është betuar që të vazhdojë me reformat e tregut të lirë të paraardhësve, për të mundur të arrijë këtë. Fatkeqësisht, po rezulton një tranzicion i vështirë. Një pjesë e problemit me tregjet e lirë është se, për definicion, ata nuk mund të kontrollohen. Shpërthimet janë po aq shumë pjesë e ADN¬së së tyre, sa edhe cilësia e bumit të tyre, që sjell begatinë.
Komentet