Ata që pëcjellin aktivitetin e Vatrës dhe të Gazetës Dielli, nuk ka asnjë mundësi që të mos kenë vënë re konfuzionin apo paqartësinë e qëndrimeve “as mish as peshk” të Kryetarit dhe nënkryetarit të Vatrës, si dhe Editorit të Diellit.
-Nga njëra anë, Kryetari dhe nënkryetari i Vatrës pozojnë si miq me Dr. Berishën, dhe nga ana tjetër per 9 muaj nuk lanë “gur pa luajtur” për të dështuar përpjekjet e Diasporës për të mbështetur aksionet politike te opozitës së vërtetë në Shqipëri.
-Nga njëra anë, në festën 110 vjetorit të Vatrës editori lexon një raport, jo të ri për publikun, mbi veprimtarinë e sigurimit të shtetit, sikurse e titullon autori, “spiunët që masakruan Vatrën”, dhe nga ana tjetër, po në të njëjtën festë, me propozim të Vatrës dekorohet një ish oficer i sigurimit të shtetit të Partisë së Punës. Paradokset janë të qarta dhe unë do ti shpjegoj sipas mënyres time të kuptimit dhe informacionit, dhe nëse nuk është kështu, le t’i shpjegojnë vetë më mirë.
Si lexues i përditshëm i gazetës Dielli, në më se nje vit Vatra dhe Dielli e kanë braktisur komplet realitetin politik, shoqëror dhe ekonomik në Shqipëri. Po të bësh nje bilanc artikujve dhe editorialeve të shkruara në gazetën Dielli, vë re se:
-40% e tyre janë në lidhje me jetën politike dhe ekonomike të Kosovës,
-40% e tyre janë lajme të vonuara botërore, shkrime letrare, promovime individësh të panjohur, përkthime apo plagjiatura të gatshme;
-10% mbulojnë aktivitetin e Kryetarit dhe Vatrës;
-8% jane artikuj të marrë (shared) nga gazetat e tjera dhe numërohen me gishta artikujt mbi Shqipërinë.
Për mendimin tim, dy janë arsyet:
E para, Kryetari i Vatrës nuk e njeh Shqipërinë, kohezionin politik dhe problematikat e saj;
E dyta, nuk ka vullnet apo dëshirë për sa kohë në qender të lajmeve që vijnë nga Tirana, janë aksionet politike të Dr. Berishës dhe skandalet dhe denoncimet për korrupsion ndaj Edi Rames dhe qeverisë së tij. Dukshëm, asnjë nga këto nuk shkojnë përshtat axhendës së Kryetarit dhe shokëve të tij.
Neni 12 i Kanunores ia lejon 100% kryetarit dhe Vatrës që të mbajnë qëndrime, thirrje apo të përkrahin lëvizjet popullore në mbrojtje të demokracisë dhe votës së lirë:
“Neni 12. Federata Vatra përkrah çdo iniciativë ligjore dhe nënligjore që përmirëson ligjin elektoral dhe iniciativa te tjera që përmirësojnë sistemin demokratik në trojet shqiptare duke u bërë thirrje votueseve që të ushtojnë të drejtën e tyre themelore të votës së lirë”.
Çfarë ka ndodhur është e kundërta, kryesia e vogël e Vatrës, Kryetar, nënkryetar, arkëtar dhe editor i Diellit, që nga 9 shtatori kanë punuar etshëm për të censuruar zërin konservator në Vatër. Nuk është shkruar një editorial apo lejuar te botohet një shkrim i vetëm për lëvizjen demokratike të Foltoreve, zgjedhjet e 6 Marsit, mitingun e madh të 7 Korrikut, nuk është përmendur një herë të vetme për mirë Sali Berisha, nuk është lejuar botimi i asnjë shkrimi që denoncon qeverisjen e Ramës, dhe direkt i kanë shërbyer aksionit neutralizues “nul” të Lul Bashës, dhe indirekt pushtetit autoritar dhe të krimbur nga korrupsioni të Edi Ramës.
Ndërsa për këto ngjarje politike të opozitës shqiptare kanë shkruar gazeta dhe media presigjoze në Evropë dhe Amerikë, gazeta Dielli, si gazetë e gjithë shqiptarëve, jo që nuk ka përkrahur, por perkundrazi ka vepruar si kurrë më parë në mënyrën më të egër dhe primitive dhe të njëanëshme kundër të djathtëve në Vatër. Ndër këto akte veçoj: refuzim për botim të shkrimeve apo opinioneve, ndalim të dërgimit me postë të Gazetës Dielli vatranëve, megjithëse e parapaguar, fshirje pafund të komenteve të vatranëve që mendojnë ndryshe, kërcënime për përjashtime, heqje të së drejtës se komentimit, reagimit apo dhe bllokim të plotë të vatranëve nga Faqja zyrtare FB, këto në asnjë rast për thyerje të etikës,
Por nga ana tjeter, editori i Diellit, nën kujdesin dhe drejtimin Mero Bazes, kjo e faktuar, dhe bekimin e kryetarit të Vatrës që vepron edhe si menaxher i gazetës Dielli, nuk ka ngurruar në asnjë rast që të botojë shkrime dhe axhenda të Jonida Godoles, sekretares së Bashës gjoja për të përndjekurit politikë, (shoqata e të perndjekurve e mohuar Godolen si perfaqësuese të tyre. Gazetat shkruajnë se i ati i saj ka qenë jo i përndjekur por officer ushtrie në kufi), shkrime të Agron Gjekmarkajt apo bashistëve të tjerë.
Po të duan debat mbi këto, unë jam i gatshëm që t’ju paraqes fakte dhe prova.
Edhe justifikimi i Editorit dhe Kryetarit të Vatrës se gjoja i paska kontaktuar Ambasada Amerikane apo Departamenti i Shtetit për të pasur kujdes me qëndrimet e Vatrës, mban “erën e çorbës” dhe të influencës së Bashës në Vatër.
Tashmë, aksioni i tyre politik në shërbim të Bashës ka dështuar bashkë me Bashën. Sikurse edhe Basha dhe grupi i tij në PD janë në minorancë, po ashtu bashistët në Vatër, të cilët kanë mbetur si “peshku në zall”, janë në minorancë dhe nuk përfaqësojnë më frymën e Vatrës apo vullnetin e shumicës së Vatranëve.
Në këtë situate të dështimit shumë-dimensional të tyre, unë mendoj se vatranët duhet që të kenë kurajon për t’i kërkuar dorëheqjen Kryetarit, nënkryetarit dhe editorit të Vatrës, me akuzë dhe arsye se:
Bazuar në interesa personale dhe qëndrime të njëanshme politike,
• kanë shkelur në vazhdimësi Kanunoren e Vatrës dhe parimet e saj
• kanë minuar demokracinë e brendshme të Vatrës
• kanë minuar lëvizjet demokratike të opozitës dhe shoqërisë civile në Shqipëri.
I vetmi i zgjedhur është kryetari i Vatrës, i cili po të kërkojë një votëbesim në një Kuvend të jashtëzakonshëm të Vatrës, të cilin e kanë kërkuar shumica elitare e Vatrës, ai nuk do t’i merrte votat e nevojshme për të vazhduar drejtimin e Vatrës. Dy të tjerët nuk kanë kaluar kurrë në një process zgjedhjeje apo votimi, nënkryetari është i vetë-emëruar, ndërsa editori i Bashës dhe i Bazes është i emëruar pa vendim Kryesie nga nënkryetari.
Çdokush që aspiron lidership apo si pasojë e situatave kaotike te Vatrës i ka ngelur lidershipi në dorë, duhet që të ndërmarrë një program personal të vetë-zhvillimit dhe vetë korrigjimit. Askush nuk mund të urdhërojë një njeri të zhvillohet, por nëse vetë-korrigjimi nuk ndodh, atëherë vetë shoqëria që e ka zgjedhur, nëse ka në nivel më të lartë të ndërgjegjes dhe të emancipimit, i përcjell jashtë si të pavlefshëm.
Në këtë shekull të 21-të, dhe 110 vite të Vatrës, ndjenja e parë që më përshkon është ajo e keqardhjes për këtë stad të ulët përfaqësimi të saj, por me shpresë që të jetë e përkohshme dhe të tjerë vatranë stoikë dhe patriotë, të mbështjellë tashmë më shumë nga ndjenja e dytë, ajo dashurore ndaj Vatrës e kolosëve të saj, do t’a mbrojnë dhe t’i japin Vatrës nderin dhe dimensionet që ajo meriton.
Valentin Lumaj
Michigan, me 11 Korrik 2022
Komentet