Kristo Kirka – Lindur në Korçë, më 1883.
Mbasi mbaroi shkollen fillore dhe te mesme ne Korçe fillon te kete kontakte me patriotet Shqiptare qe donin shkeputjen nga perandoria otomane, detyrohet te emigroje ne USA Boston MA ne 1905.
Kirka vazhdon aktivitetin patriotik
1907 me shoqerine ” Besa-Besën”
1908 president i shoqerise ” Besa-Besën”
Jep nje ndimese dhe eshte nga organizatoret e krijimit te shoqerise ”VATRA”dhe njekohesisht dhe drejton revisten ”DIELLI”organ i shoqerise ”Vatra”
1913 Perfaqeson ”Vatren”ne Rumani
1913 Durres ne pritje te Princ Vidit
1914 eshte pjestar ne ceten e Themistokli Germenjit
1915 emigron prap ne USA ku kongresi i ”Vatres”e zgjedh zevendes president
1921 kthehet ne Shqiperi si perfaqesues i ”Vatres”dhe shoqeron Nolin
1921 Deputet ne Parlamentin Shqiptar per zonen e Korces
1922 nje nga organizatoret e Kongresit te Beratit per krijimin e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare
1924 eshte Konsulli Shqiptar per Boston dhe New York
1925-1929 eshte president i ”Vatres”
1935 Kthehet ne Shqiperi se bashku me familjen dhe behet zevendes prefekt i Himares
1937 zevendes prefekt ne Bilisht
1940 arrestohet nga qeveria Greke dhe dergohet ne burg ne Athine
1942 lirohet nga burgu mbas pushtimit te Greqise nga Gjermanet dhe kthehet ne Korce ku i bashkohet forcave nacionaliste te Ballit Kombetar
Arrestohet nga Komunistat me 12 Qershor 1946
Denohet me 20 vjet burgim
vdes ne burgun e Burrelit me 28 Prill 1955
Keshtu u shua jeta nga qeveria komuniste e rilindasit te fundit Shqiptar
Ne Shtator 2014 nderohet me titullin e larte
”Nderi i kombit”
Me shume respekt
Beniamin Bakalli
Komentet