As jeta as vdekja nuk më takojnë mua
Unë jam vetëm ai që në hije
Të atij që në kohë
tejkohohet
Këtu është ai
Që e kanë lakmi ligjorët e zinj
E varën në orën e gjashtë të asaj dite
Para habitjes së tij nemiten egërsirat dhe ushtarët
Kur i lidh për tokë me diellin e kryqit të vet
Duke shtrirë duart nga dora në dorë
Ai fiton
Vdekjen
Vdekja kërkoi por nuk gjeti asgjë
Nuk gjeti as eshtrat as mishin as gjakun
I mbeti vetëm përfytyrimi i parë i ngrirë
Për herë të parë, për diçka vdekja dhëmb nuk kishte
Shih si kërcen tash si pa kokë
Qan dhe klith dhembshëm
Dhe pa qef.
As jeta as vdekja nuk më takojnë mua
Unë jam vetëm ai që në hije
Vdekja nuk mund t’i bëjë asgjë
Ai që shkrihet në shtyllë
Diellore
Unë jam vetëm ai që në vjeshtën e tij
Nga gjiri i materies, nga vuajtjet lëndore,
Në ato prehjet e largëta diellore
Shtrin
Duart
(Përktheu: Fatim Imeraj-Zeqiri)
*Mehmedalija “Mak” Dizdar (17 tetor 1917 – 14 korrik 1971)- Poet boshnjak. Lindi në Stolac të Hercegovinës. Poezia e tij konsiderohet si poezia më autentike e Bosnjë-Hercegovinës.
Komentet