….!
Atje të gjithë sikur shkruajnë dhe flasin ” bla-bla-bla “si në “kor” mbi shtetin e pavarur, sovran, integral, ligjor, qytetar, parlamentar dhe demokratikë në Kosovë. Edhe Isa Mustafa, edhe Skendër Hyseni, edhe Kadri Veseli, edhe Xhavit Haliti, edhe Edita Tahiri, edhe Sabri Hamiti, edhe Petrit Selimi, edhe Ismet Beqiri, edhe Hashim Thaçi, edhe Adem Grabovci, edhe Rashiçi, edhe Petroviçi, edhe Duda Balje, edhe Jabllanoviqi, edhe, edhe….Të gjithë.! Mbase, pikërisht ata që lirine, shtetin, popullin ( kombin) shqiptar, ligjin, pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e përgjithëshëm shtetëror, nacional, teritorial dhe politik të vendit tone, vazhdojnë t´i shkelin dhe dhunojnë përditë me të dyja këmbët.
Në ” xhunglën e madhe” të atyre ligjëve të pashkelura kushtetuese, administrative, juridike, institucionale, politike dhe të tjera, të të gjithë e synojnë ose pretëndojnë ” fronin” e ” mbretit të xhunglës”….!
Edhe hajnat ( hajdutët), edhe matrapazët dhe profiterët e njohur të luftës dhe pasluftës, edhe ” komandantët” ose ” komesarët” e ndryshëm të Bllacës, Stankovcit, vilave ose rezidencave të ndryshme të Enver Hoxhës në Shqipëri dhe gjithandej….Edhe demagogët, hipokritët, maniakët ose skizofrtenët e ndryshëm depresiv, infantil dhe patologjik ( shumica prej tyre joshqiptar dhe antishqiptar ) të kontrabanduar dhe inkriminuar në të gjitha mekanizmat ose institucionet e mundshme në Kosovën e pasluftës.
Ndërkohë që çështjet, aspektet, anomalite, patologjitë, paradokset, anakronizmat ose problemet e mesipërme reaksionare, retrograde, paradoksale dhe anakronike, në kuader të “dinamikes sociale dhe societale”, mund të jenë shkaktarët dhe faktorët me të rëndësishëm ose kryesorë të stabilitetit dhe instabilitetit ( jostabilitetit) të përgjithshëm shtetërorë, nacional, qytetar, kulturor, institucional, konstitucional, politik dhe kështu me radhë në vendin tonë.
Gjithnjë duke menduar dhe reflektuar këtu ne çështjet dhe aspektët e njohura të kriminalogjisë dhe psikopatologjisë së përditshme ose të përgjithshme të personit ose individit si dhe në mekanizmat ( institucionet) ose instrumentët e njohura shtetërore, nacionale, konstitucionale, ligjore ose juridike ( lëxo: mekanizmat dhe instrumentët e njohura të shtetit ligjor, qytetar, konstitucional, institucional, parlamentar dhe demokratik )- për sjelljën ose mirësjelljen e detyruar ose obligtive të çdo njeriu ose qytetari. Kjo pavarësisht racës, gjuhës, gjinisë, etnisë, profilit, postit (funksionit) ose përkatësisë së tij politike, institucionale, funksionale, shtetërore, qeveritare etj.Mbase, me anë të aparatit të njohur të shtetit ligjorë ose juridik.
Shih për këtë, socioantropologu i njohur frëng, Pjerre Clastres, në kuader të veprës së tij të njohur me titull “Antrophologie Politique” ( Antropologjia Politike ) Duke u shprehur se për dallim të antropologjisë klasike e cila njeriun dhe shoqërinë e lashtë primitive ose arkaike i përshkruan dhe prezanton si një shoqëri ose komunitet të pashtet dhe të pa pushtet. Gjegjësisht, si një shoqëri fragjile, heterogjene, poroze dhe tepër inkompakte ose ireverzibile. Në vazhdim nenvizon faktin bazë të parimëve, premisave dhe postulatëve të njohura shkencore dhe metodologjike të antropologjisë së përgjithshme kulturore dhe asaj politike ku gjithëçka ose çdo gjë mund të ndryshoi, transformohet dhe substituuohet në të mirën e gjithëmbarshme të shtetëve dhe shoqërive të ndryshme përkatëse ose respektive në qoftë se institucionët ose mekanizmat e njohura shtetërore, qeveritare, ligjore ose juridike nuk i definojmë dhe konceptojmë vazhdimisht si instrumente ose kategori të ndryshme represive, inkursive, restriktive, repërkusive etj. Por vetëm si njjë diçka të përbashkët dhe të barabartë në të mirën e gjithëmbarshme ( globale dhe universale) të njeriut ose individit. Respektivisht, shtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare.
Ndonëse, pa i harruar këtu edhe konceptët, pikëpamjet dhe teoritë e njohura shkencore ose filozofike të Karl Popperit, Thomas Kuhnit, John Watkinsit, Paul Feyerabendit dhe të tjerëve të shprehura dhe formuluara në kuadër të epistemologjisë së përgjithshme revolucionare dhe asaj politike. Duke e vërë theksin në historimzmin dhe ideologjinë e gabuar shtetërore, nacionale, politike, ushtarake ( luftarake), fetare, kulturore ose historike në themel të sistemeve ose regjimëve të ndryshme kriminale, autoritare, totalitare, mercenare, kuislinge, absolutiste, despotike, hegjemooniste, ekspanzioniste, imperiale, kolonialiste dhe të tjera. Respektivisht, në liberalizmin, parlamentarizmin, pluralizmin, edukatën, kulturën, disiplinën, etikën dhe emancipimin e gjithëmbarëshëm individual dhe kolektivë si racionalizëm kritikë dhe humanistë-kundër iracionalimit të papërmbajtur infantil ose patologjikë të personit ose individit . Sidomos kundër regjimëve dhe deologjive të ndryshme totalitare, autoritare, militare ose despotike si rënde të pandryshuara natyrore, ordinare, mesjetare ose arkiake.
Mbase, gjithnjë fjala mbi zhvillimët, procesët, fenomenët, turbulencat, destruksionet, dekontruksionet, patologjitë ose anomalitë e mesipërme individuale ose kolektive të shtetit dhe pushtetit ( regjimit) aktual në Kosovë ku akoma nuk njihen dhe nuk bëhën dallimet themelore ose elementare të kompetencave dhe ingerencave të njohura kushtetuese ose juridike mes legjislativit, ekzekutivit dhe juridikativit në funksion të shtetit ligjorë ( juridik), parlamentar dhe demokratik. Në funksion të antropolitikës, antropogjeografisë, antropohistorisë, antropogjenetikës, antropofizikës, antropokulturës etj. Në funksion të etnopolitikës, gjeopolitikës, realpolitikës etj. Në funksion të politikës dhe filozofisë së njohur shtetërore, nacionale dhe politike të një populli ( kombi) dhe shtetit të pavarur ligjor, sovran, integral dhe demokratik. Në funksion të dallimit esencial ose substancial mes analizave të ndryshme qeveritare ose politike dhe analizave të njohura shkencore, strategjike ose politologjike- kundër ” demarkacionëve kufitare” me Malin e Zi, Serbinë etjj., kundër ” zajednicës” ose ” republikës serbe” në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës dhe të ngjashme….!!!!
Komentet