Humbëm Tiranën!
Humbëm Elbasanin, Shkodrën, Lezhën, humbën gjithë Shqipêrinë!
Humbëm votues që votuan një neo lëvizje komuniste në një vend me një plagë shpirti të hapur nga komunizmi!
Humbëm votues që u paguan për të mos votuar!
Humbëm votues që u paguan për të votuar kundêr koalicionit BashkëFitojmë!
Po humbëm dhe vota që u blenë, por nuk më preokupon kjo sepse kush paguhet për të votuar ata që i vjedhin ka vjedhur veten!
Humbëm se vota nuk u mbrojt gjatë fushatës e në kafene lagjeje e shkallë pallati patronazhistët u lanë të punojnë duke e blerë e nuk mundëm të jemi efikas për ta ndaluar!
Humbëm sepse Departamentet e PD i fryjmë me njerëz pa kontribut duke harruar se politikani formohet në terren e në terrenin e kësaj fushate nuk pashë askënd të zbres nga departamentet të ndihmoj bazën.
Humbëm se në ditën e votës qëndrat e votimit u pushtuan nga bandat e administratës e nuk ditëm t’i mbronim!
Humbëm se strukturat janë lënë pa burime njerëzore, pa burime financiare e kultura politikbërjes nuk mund të improvizohet e duhet të nis nga parimi bazë i demokratit ; kolegjialiteti.
Humbëm sepse nuk mundëm të bindnim të votojnë të rinjtë, e se të rinjtë u mungojnë strukturave demokrate!
Humbëm se luftuam njëri tjetrin e nuk kuptuam se lufta është me diktaturën.
Humbëm sepse ka hyrë dreqi në bark e cdo sakrificë o risk profesional komentohet si rrezik personal mediokër për atë copë jo pushteti që ka opozita.
Humbëm sepse hapja e Partisë nuk duhet të vijë nga sipër, por nga baza me elementë historikë, pa interese, të pregatitur e të respektuar në kontributin partiak.
Humbëm se nuk kuptuam se Partia nuk duhet të jetë vend punësimi në bazë mbiemrash nepotizmi por portë joshëse për figura profesionale e për aftësi menaxhuese e politikbërëse.
Humbëm se nuk ështe investuar pêr kulturë politike të djathtë shqiptare.
Humbëm se nuk u vlerësuan emigrantët e kontributi politik i tyre sidomos në Itali ku e kam ndjekur prej vitesh hap pas hapi, por u promovuan njerëz për meskinitete personale.
Humbëm se qe garë mes mafias e të ndershmit e fitoi leku.
Fituam veten ne kurajozët mbi 500 mijë që besojmë tek demokracia!
Humbëm por fituam kundër asgjesimit.
Humbëm se sot po numërojmë fitoret.
2025 erdhi, a do ja dalim në 2 vite të korrigjojmë humbjet?